Në këtë hulumtim shkencor, do të prezantojmë një mendim të ri për zemrën e njeriut. Vite të tëra shkencëtarët studiuan zemrën në aspektin fiziologjik, dhe e konsideruan vetëm si pompë (qarkulluese) të gjakut, e jo më shumë e as më pak. Mirëpo, me fillimin e shekullit të njëzet e një dhe evoluimin e operimeve për transplantimin e zemrës, si dhe zemrës artificiale dhe shtimit të operimeve me të madhe, disa hulumtues filluan të vërejnë një dukuri (fenomen) të çuditshëm dhe lajthitës, gjë që nuk gjetën sqarim për të deri më tani.
Zemra nuk bën vetëm qarkullimin e gjakut
Vërtet kjo është një dukuri e shfaqjes së ndryshimit të gjendjes shpirtërore te pacienti pas operimit të transplantimit të zemrës. Këto ndryshime psikologjike janë të thella deri në atë shkallë sa që pacienti pas ndërrimit të zemrës së tij me një tjetër zemër natyrale apo artificiale tek ai ndodhin ndryshime të thella psikologjike, madje ndodhin ndryshime edhe në bindjet e tija nganjëherë, në atë që dëshiron (do) apo e urren, saqë ndikon edhe në besimin (fenë) e tij gjithashtu.
Nga këtu fillova të mbledh shumicën e eksperimenteve, kërkimeve, shikimeve (dëshmive) dhe fakteve rreth kësaj teme. Andaj, kam gjetur se çdo gjë që kanë zbuluar tanimë shkencëtarët, për të ka folur Kurani fisnik në formë të detajuar. Kjo vërteton përparësinë kuranore në shkencën mbi zemrën, kjo dëshmon madhështinë dhe saktësinë e Kuranit fisnik dhe se ai është libri i Zotit të botëve.
Hyrje
Ka hulumtues të cilët janë të bindur se zemra është vetëm një pompë dhe se nuk ka asnjë ndikim në ndërrimin e zemrës, gjegjësisht mund të ndodhin ca ndryshime psikologjike të vogla për shkak të ndikimit të operacionit. Disa të tjerë besojnë që zemra e përmendur në Kuran është zemra morale e padukshme, siç është edhe psikika dhe shpirti. Vallë, çfarë është e vërteta?!
E vërteta është që, nëse i përcjellim fjalët e mjekëve perëndimor, të cilët shkëlqyen në këtë fushë, d.m.th. në fushën e kardiologjisë, shohim se një numër i tyre nuk kanë studiuar zemrën në aspektin psikologjik, si dhe nuk i kanë kushtuar kësaj ane rëndësinë e dukur për ta studiuar ende.
Zemra krijohet para trurit në fetus, si dhe fillon rrahjen nga formësimi i saj e deri në vdekjen e njeriut. Meqenëse shkencëtarët besojnë se truri është ai i cili rregullon (sistemon) rrahjet e zemrës, ata megjithatë vërejtën diç të çuditshme gjatë operimeve për transplantimin e zemrës, atëherë ku vendojnë zemrën e re në kraharorin e pacientit, ajo fillon të rrah menjëherë, pa e pritur trurin të jap urdhrin për rrahje. Kjo sinjalizon punën e pavarur të zemrës nga truri, madje-madje disa kërkues kanë bindjen që zemra është ajo e cila e drejton trurin në punën e tij. Andaj çdo qelizë prej qelizave të zemrës ka memorie. Dr. Schwartz thotë: "Vërtet historia jonë është e shkruar në çdo qelizë të trupit tonë."
Faktet e zemrës
Zemra është motor, i cili ushqen më tepër se 300 milion qeliza në trupin e njeriut. Pesha e saj arrin 250- 300gr., dhe ka madhësinë e grushtit të dorës. Zemra e sëmurë shumë, mund ta arrijë peshën deri në 1kg, për shkak të hipertensionit. Zemra e juaj që nga fetusi kur jeni në barkun e nënës (pas 21 ditësh të shtatzënisë), fillon punën për qarkullimin e gjakut në pjesë të ndryshme të trupit tuaj. Kur ta arrish moshën madhore, zemra e juaj qarkullon më se shtatëdhjetë mijë litra gjak dhe atë çdo dikë, këtë sasi e qarkullon duke u tkurrur dhe zgjeruar, andaj ajo tkurret dhe rrah çdo ditë më tepër se njëqind mijë herë, ndërsa kur të arrish moshën 70 vjeçare, zemra juaj do të kryen tashmë qarkullimin e një bareli (fuqie) gjak gjatë kësaj periudhe.
Zemra nëpërmes gjakut furnizon qelizat e trupit me oksigjen, andaj qelizat marrin oksigjenin për ta djegur në prodhimin e ushqimit, ndërsa lirojnë gazrat e karbonit dhe mbetjet toksike (helmuese), të cilat i merr gjaku dhe qarkullojnë nëpërmes zemrës në mënyrë që mushkëritë ta kryejnë pastrimin e këtij gjaku dhe ta lirojnë gazin e karbonit. Natyrisht që mushkëritë marrin oksigjenin të cilin e thithim me anë të frymëmarrjes, si dhe lirojnë gazin e karbonit nëpërmes veprimit të frymë marrjes (thithjes dhe nxjerrjes). Në të vërtetë rrjeti i bartjes së gjakut nëpërmes arterieve dhe enëve, po që se do të lidheshin njëra me tjetrën do të arrinte gjatësia e tyre në njëqind mijë kilometra.
Raportet e trurit me zemrën
Vallë, a mos truri kontrollon punën e zemrës ashtu siç thonë shkencëtarët, apo mos është e kundërt e vërteta?! Lexues i nderuar, duhet që ta dish se shkenca e mjekësisë është akoma e prapambetur. Kjo është me vetë pranimin e shkencëtarëve perëndimor, sepse ata janë të paditur plotësisht në veprimet precize që ndodhin në tru, nuk dinë se si i rikujton njeriu gjërat, nuk dinë përse fle njeriu, përse rrah zemra, çfarë e bën zemrën të rrah, si dhe nuk dinë shumë gjëra tjera, prandaj ata publikojnë në kërkimet e tyre vetëm atë që shohin dhe nuk kanë ndonjë bazë apo rregull, prandaj çdo gjë tek ata është e mbështetur në përvojë, shikim dhe shqisa.
Mirëpo, ne si myslimanë kemi fakte absolute, e ato janë faktet për të cilat na ka folur Kurani fisnik para 14 shekujve, atëherë kur e ka konfirmuar në shumë ajete që zemra është qendra e emocioneve, e të menduarit, mendjes dhe kujtesës. Ka mbase vetëm tridhjetë vite që kur disa kërkues kanë filluar të vërejnë raporte ndërmjet zemrës dhe trurit. Mandej vërejtën gjithashtu që zemra ka rol në të kuptuarit (perceptuarit) e botës për rreth nesh. Tregimi filloi atëherë kur vërejtën një raport të fuqishëm ndërmjet asaj që kupton dhe që ndjen (reflekton) njeriu dhe ndërmjet numrit (normativës)
të rrahjeve të zemrës, shtypjes së gjakut, frymëmarrjes nëpërmjet mushkërive. Nga këtu, disa hulumtues filluan ta studiojnë raportin (marrëdhënien) ndërmjet zemrës dhe trurit, dhe gjetën që zemra ka ndikim në aktivitetin elektrik (energjetik) të trurit.
Shkencëtarët kanë dështuar të saktësojnë që zemra nuk ka të bëjë (raport) me emocionet, pra askush nuk mund të provojë atë, sepse ata nuk mund të zbulojnë të gjitha sekretet e zemrës, kështu që kur themi se zemra është ajo që drejton trurin në punën e tij, kjo është (fjalë) e logjikshme dhe nuk ka çfarë e mohon shkencërisht, dhe më e rëndësishmja është se kjo është në përputhje me Kuranin.
Gjë e provuar (vërtetuar) shkencërisht është se zemra komunikon me trurin nëpërmjet një rrjeti kompleks të nervave, dhe aty ka mesazhe të përbashkëta në mes të zemrës dhe trurit në formën e sinjaleve elektrike, dhe theksojnë disa dijetarë, se zemra dhe truri janë duke punuar vazhdimisht dhe në harmoni të mrekullueshme (të çuditshme), edhe nëse ndodh ndonjë defekt në këtë harmoni do të shfaqen çrregullime të menjëhershme.
Dr. Armour thotë që vërtet zemra ka një sistem të veçantë në trajtimin e informacioneve që vijnë nga pjesë të ndryshme të trupit, dhe për këtë arsye suksesi i transplantimit të zemrës varet nga sistemi nerv or i zemrës së transplantuar dhe aftësia e saj për t' u përshtatur me pacientin.
Skena emocionuese
Psikoterapeutja, Linda Marks pas punës së saj njëzetvjeçare në qendrën e kardiologjisë thotë: "Njerëzit më shtronin pyetje: "Çfarë jeni duke bërë në këtë vend, derisa ju e dini se zemra është vetëm një pompë gjaku, e cila nuk ka lidhje me gjendjen psikologjike për njeriun?" Përgjigjesha se unë hetoj (ndjej) ndryshimin i cili ndodh në psikologjinë (psikikën) e pacientit para dhe pas transplantimit të zemrës, ndjej ndryshim të emocionit, por unë nuk kam asnjë provë shkencore, përveç atë që unë shoh para meje. Mirëpo, që nga të nëntëdhjetat jam njohur me një nga të interesuarat për këtë temë, e ajo është Linda Russek, e cila arriti të regjistrojë marrëdhënien në mes të frekuencave elektromagnetike të emetuara nga zemra dhe frekuencave elektromagnetike të emetuar nga truri, dhe si fusha elektromagnetike e zemrës mund të ndikojë në fushën elektromagnetike të trurit të personit tjetër (kontrast).
Profesori Gary Schwartz, psikiatër specialist në Universitetin e Arizonës dhe dr. Linda Russek besojnë se zemra ka fuqi të veçantë me të cilën ruan informatat dhe bën përpunimin e tyre. Kështu që kujtesa nuk është vetëm në tru, por zemra është një motor dhe mbikëqyrës i tij (trurit). Dr. Gary bëri hulumtime që përfshiu më shumë se 300 raste të transplantimit të zemrës dhe ka gjetur se te të gjitha rastet kishin ndodhur ndryshime radikale (rrënjësore) psikologjike pas operacionit.
Dr. Schwartz thotë: "Ne bëmë transplantimin e zemrës te një fëmijë nga një fëmijë tjetër, nëna e të cilit ishte mjeke, por fëmija i kishte vdekur dhe ajo vendosi që ta dhurojë zemrën e tij, pastaj ajo monitoroi mirë rastin e transplantimit të zemrës", ndërsa kjo nënë thotë: "Unë gjithmonë kur më përqafon ndjej se e kam fëmijën ende gjallë, saqë kur i afrohem fëmijës (që bartë zemrën e fëmijës tim) ndjej rrahjet e zemrës së tij, ndërsa kur më përqafon e ndjej si fëmijën tim plotësisht, vërtet zemra e këtij fëmije përmban shumëçka të fëmijës tim."
Ajo gjë, që e konfirmoi (vërtetoi) këtë ndjenjë është se këtij fëmije filloi t' i shfaqet një defekt në anën e majtë, dhe gjeti pastaj se fëmija i vdekur, zemra e të cilit është transplantuar në origjinë, ka vuajtur nga një defekt në anën e majtë të trurit, gjë që ka penguar lëvizjen e tij, dhe pasi që ishte mbjellë kjo zemër pas një periudhe, truri filloi të shfaq dhimbje (defekt) në anën e majtë, krejtësisht njëlloj si rasti i fëmijës së vdekur, pronarit origjinal të zemrës.
Cili është shpjegimi për këtë? Thjesht themi se zemra është ajo e cila mbikëqyrë funksionimin e trurit, kurse çekuilibri i cili e ka goditur trurin e fëmijës së vdekur ishte shkaktuar nga zemra, dhe pas mbjelljes së kësaj zemre te fëmija tjetër, ajo filloi të ushtron ndikimin e vet në trurin e fëmijës, si dhe avancoi mungesën e ekuilibrit në trurin e tij.
Dr. Linda thotë: "Prej rasteve interesante gjithashtu është se, ishte bërë transplantimi i zemrës për një vajzë, e cila ishte duke vuajtur nga muskuli i zemrës, mirëpo ajo Çdo ditë vuante, sikur ndjente se zemra e saj përplaset për diçka, andaj i ankohej mjekut të saj për këtë gjendje, ndërsa ai i thoshte se kjo është për shkak të ndikimit të barërave, por më vonë u qartësua se pronaren origjinale të zemrës e kishte goditur një veturë në kraharorë dhe se fjalët e saj të fundit ishin se ajo ndjente dhembje nga goditja në kraharorë.
Ka qindra e qindra raste që kanë pësuar ndryshime të thella. Një vajzë tri vjeçare ishte mbytur në pishinën shtëpiake, dhe familja e saj dhuroi zemrën e saj që të mbillet për një fëmijë nëntë vjeçar, dhe është e çuditshme që ky fëmijë u bë shumë i frikësuar nga uji, madje u thoshte prindërve mos më hidhni në ujë!
Zemra është përgjegjëse për emocionet
Aty ka një çështje që meriton t'i kushtohet rëndësi, e ajo është se atyre pacientëve të cilëve iu është bërë transplantimi i zemrës artificiale kanë humbur ndjenjat dhe emocionet si dhe aftësinë për dashurinë.
Më 08.11.2007, gazeta "Washington Post" botoi një hetim gazetaresk në lidhje me një njeri me emrin Peter Houghton, të cilit i është bërë një operim i transplantimit të zemrës artificiale, i cili thotë: "Janë ndryshuar plotësisht ndjenjat e mia, unë nuk di se si të ndiejë apo të dashurojë, madje as nipërit e mbesat e mia nuk i ndiej dhe nuk di si të sillem ndaj tyre. Kur ata më afrohen, unë nuk ndiej se ata janë pjesë e jetës sime ashtu siç ishin më parë."
Ky njeri u bë indiferent ndaj çdo gjëje, nuk ka interesim për pasurinë, nuk kujdeset për jetën, nuk e di pse ai jeton, por ai nganjëherë mendon për vetëvrasje dhe për ta hequr qafe këtë zemër fatkeqe-depresionuese. Ky njeri nuk është më në gjendje të kuptoj botën rreth tij, tanimë ka humbur aftësinë për të kuptuar, për të dalluar apo krahasuar, si dhe aftësinë për të parashikuar, për të menduar për të ardhmen apo për ata që ne e quajmë intuitë. Madje-madje ai kishte humbur edhe besimin në Zot, si dhe është indiferent ndaj botës tjetër, siç ishte më parë.
Deri në këtë moment, mjekët nuk mundën të shpjegojnë këtë fenomen, përse ndodh ky shndërrim i madh psikologjik, cila është marrëdhënia e zemrës me psikikën e njeriut, ndjenjat dhe të menduarit e tij?! Profesori Arthur Caplan, kreu i katedrës së etikës mjekësore në Universitetin e Pensilvanisë thotë: "Shkencëtarët nuk i kanë dhënë rëndësinë e duhur kësaj dukurie, madje as që e kemi shqyrtuar marrëdhënien e emocionit dhe psikikës me gjymtyrët e trupit, por trajtojmë trupin thjesht si një mjet.
Zemra artificiale është një pajisje që është futur në kraharorin e pacientit, e cila punon nën drejtimin e baterisë të cilën e bartë pacienti rregullisht, si dhe e ndërron atë posa të shpenzohet. Kjo pajisje i ngjason një pompe për pompimin e gjakut, e cila punon vazhdimisht, po që se ju vëni kokën mbi gjoksin e këtij pacienti, atëherë nuk do të dëgjoni asnjë rrahje, por do të dëgjoni zërin e një motori elektrik.
Zemra e parë artificiale u transplantua në vitin 1982, dhe pacienti jetoi me të 111 ditë, mandej evoluoi kjo shkencë, derisa arritën shkencëtarët që në vitin 2001, ta bëjnë një zemër artificiale të quajtur "Abio Cor", një zemër të sofistikuar dhe të lehtë, pesha e së cilës është më pak se një kilogram (900gram), e që mund të bëhet transplantimi i saj në vend të zemrës së dëmtuar. Zemra e parë e plotë artificiale është transplantuar në vitin 2001, te një pacient i cili ishte pranë vdekjes, mirëpo ai jetoi me zemër artificiale katër muaj, dhe më pas iu përkeqësua gjendja e tij shëndetësore dhe humbi aftësinë për të folur dhe kuptuar, e si pasojë ai më pas vdiq.
Mbi transplantimin e zemrës artificiale te pacienti, shkencëtarët thonë se ka rezultatet që ata kanë arritur, si dhe defektet e mëdha për të perceptuar dhe kuptuar, që i has pacienti me zemër artificiale, konfirmojnë (vërtetojnë) se zemra ka një rol thelbësor në të kuptuar dhe perceptimit, dhe se zemra është më shumë se një pompë, se zemra e njeriut është më e komplikuar se sa ne imagjinojmë.
Zemra artificiale tashmë ka dështuar, ashtu siç thekson Zyra Amerikane për Medikamente dhe Ushqime, sepse pacientëve që iu është bërë transplantimi i kësaj zemre kanë vdekur pas disa muajsh për shkak të një angjine (sulmi) të papritur në kraharorë.
Abdu Eddaim el Kehil
Nga gjuha arabe: Fadil Hasani