Falënderimi i takon Allahut, i cili në librin eTij na drejtohet me këtë ajet uranor. ”Thuaj: ”0 robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti (Ez-Zumer, 53)
Pendimi është një veprim që përmban në vete dhe përforcon bindjen e vendosmërinë për mospërsëritjen e gabimit të mëparshëm. Ky veprim realizohet në mënyrë që njeriu të tërhiqet nga vepra e keqe - gabimi me bindje të fortë, duke u bërë nga e keqja e mirë, duke u penduar për atë që ka bërë, dhe njëkohësísht është i vendosur për mospërdorim- in e kësaj të keqeje në të ardhmen. juristët islamë, në aspektin terminologjik pendimin e përkufizuan kështu: 'kthimi prej rrugës së gabuar në rrugën e drejtë dhe të vërtetë', kurse bindja dhe vendosmëria janë nga shtyllat e kthimit të vërtetë që njeriun nga veprat e liga e transferojnë në të mirat. Mirëpo, duhet të ekzistojë patjetër ndonjë faktor i pastër personal apo fetar, që është nxitës për këtë kthesë, bindje dhe vendosmëri, që ka nevojë për fuqi dhe dëshirë. Nga kjo nënkuptohet se, nëse njeriu është tërhequr nga ndonjë veprim i keq për ndonjë arsye tjetër, si bie fjala, për shkak të dobësisë fizike, ose për shkak të dënimit material, ose për shkak të kërcënimit me arrestim nëse kryen ndonjë veprim, apo për shkak se tërheqja i imponohet nga organet e sistemit, - në një rast të tillë nuk është arritur pendimi i dëshiruar, siç e kërkon Islami, dhe nuk ka dhënë rezultatet e shpresuara fetarisht, që është falja apo pastrimi i mëkateve në jetën e Botës tjetër, edhe pse në realitetin sipërfaqësor janë dhënë rezultate të dukshme, që janë ndërprerja e krimeve dhe garantimi i sigurísë dhe qetë- sisë në jetën e kësaj bote.
Kushtet e pendimit
Nëse mëkati ka të bëjë në raportin në mes njeriut dhe Zotit xh.sh., për t'u penduar, duhen plotësuar këto tri kushte:
1. Largimi i menjëhershëm nga gabimi - mëkati;
2. Pendimi për atë që ka bërë;
3. Vendosmëria që në të ardhmen të mos e përsërisë asnjëherë gabimin a mëkatin e bërë.(1)
Nëse humbet njëra nga këto tri shtylla, atëherë pendimi është i pavlefshëm. Sipas Imam Neveviut, po nëse gabimi - veprimi ka të bëjë me të drejtat individuale ndërnjerëzore, atëherë për vlefshmërinë e pendimit duhen plotësuar katër kushte, tri kushtet e përmendura më parë dhe kushti i katërt është që të kërkohet falje nga personi të cilit i është bërë dëm, e nëse është çështje ekonomike, si p.sh. vjedhje, është kusht kompensimi ose dëmshpërblimi e më pastaj pendimi? Por, sipas Aliut r.a., pendimi është emër që përfshin gjashtë kuptime: për mëkatet që ke bërë në të shkuarën - të pendohesh, për farzet e humbura - t'i kompensosh, atij që i ke bërë padrejtësi - t'ia kthesh të drejtën, të shkrish veten tënde në nënshtrueshmëri ashtu siç e ke edukuar në mëkate, të shijosh hidhësinë e nënshtrueshmërisë, ashtu siç e ke shijuar ëmbëlsirën e mëkatit, të qash për çdo të qeshur që ke bërë.
Pendimi që ka plotësuar tërësisht kushtet e tij, konsiderohet pendim i sinqertë, për të cilin ?et Kur'ani famëlartë: "O ju që keni besuar, pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë”,(Et-Tahrim,8).
Pastaj ajeti: "Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet në rrugën e drejtë”. (Taha, 82).
Dijetarët islamë kanë zhvilluar biseda dhe debate të shumta rreth përkufizimit të pendimit të sinqertë, e këtu po theksojmë vetëm atë që ka thënë imam Kurtubiu: Pendimin e sinqertë e përfshijnë katër gjëra, që janë: Kërkimi i faljes me gjuhë, largimi fizik nga e keqja, vendosmëria për të mos e përsëritur atë dhe emigrimi nga të këqíjat e kota.
Dispozita e pendimit
Të gjitha burimet esenciale të legjislacionit islam, duke nisur nga Kur'an', Syneti, konsensusi i dijetarëve referojnë drejt përshpejtimit të pendimit pas kryerjes së një mëkati, i cili kërkon pendím, andaj dijetarët íslamë janë të mendimit se vetë shtyrja apo vonimi i pendimit në afat kohor, shndërrohet në mëkat. Prandaj burimet íslame detyrojnë pendimin e menjëhershëm, me qëllim që të arrihet dhe të realizo- het qëllimi i plotë, që është të liruarit nga barra, përfshirja në mëshirën e Allahut xh. sh. në jetën e Botës tjetër, kënaqësia e njeriut në jetën e kësaj bote, pas- trimi i shoqërisë nga krimet e mëkatet si dhe pengimi i devijimit, në mënyrë që të mos përsëritet vepra e keqe në të ardhmen, si dhe të mira të tjera. Të mirat që pasojnë pas pendimit, e që mund të kuptohen nga lexuesi i Kur'anit dhe Synetit të Pejgamberit a.s., janë të shumëllojshme. Ajetet kur’anore na i paraqesin këto të mira si Vijon: Allahu ×h,.sh. ka thënë: "Pendohuni të gjithë tek Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim”. (En-Nur,31)
Pastaj ajeti: "E t'i kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuní (kthehuni) tek Ai, se Ai do t'ju mundësojë përjetime të mira”. (Hud,3)
Pastaj ajeti: "Pendím i pranueshëm tek Allahu është Vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen nga mosdija e pastaj pendohen shpejt”. (En-Nisaë,17)
Pastaj ajetí: "Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje tek Allahu, ai E gjen Allahun falës dhe mëshirues”. (En-Nísaë,11O).
Hadithet e Pejgamberit a.s., që ?asin për pendimin e disa prej të cilëve përforcojnë dispozitën e asaj që përshkruhet në Kur'an janë sqaruese, - janë të shumta e ne po theksojmë disa prej tyre.
Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: Pasha Allahun, unë kërkoj falje nga Allahu dhe pendohem tek Ai më shumë se shtatëdhjetë herë në ditë.(3)
Transmetohet nga El Egarr ibn Iesar se Pejgamberi a.s. ka thënë: "O ju njerëz, pendohuni tek Allahu dhe kërkoni falje prej Tij, sepse unë pendohem njëqind herë në ditë”.(4)
Dijetarët islamë nga këto dy hadíthe të Pejgamberit a.s. kanë përfítuar dispozitën se është e preferuar (mustehab) që njeriu që është penduar për një veprím, sa herë t'i kujtohet, ta ripërsërisë pendimin dhe të përforcojë bindjen dhe vendosmërinë për të mos e bërë atë vepër. Nuk është e domosdoshme që pendimi të bëhet Vetëm për mëkat, sepse i Dërguarí i Allahut a.s. nuk kishte bërë mëkate që të pendohej aq shumë si dëshmohet në dy hadithet më sipër, porse këto janë nxitje dhe mësime për muslimanët, udhëzíme për ta dhe hapje e portës së pendimit, në mënyrë që çdokush ta gjejë veten aty ku është, dhe të jetë përgjegjës për veprimtarinë e tij, sepse i Dërguari i Allahut a.s., ishte i mbrojtur nga mëkatet.
Për cilat mëkate duhet penduar
Besimtari islam ka për obligim të pendohet për të gjitha mëkatet dhe të këqijat, prandaj, nëse njeriu pendohet për disa mëkate, pendimi i tij është i vlefshëm Vetëm për ato që është penduar, kurse mëkatet e tjera ngelin varur mbi supet e tíj. Me nocíonin mëkat emërtohet çdo veprim i njeriut që është bërë në kundërshtim me Urdhrin e Allahut xh.sh., pavarësisht se është urdhri për veprim apo mosveprim. Argument se lejohet pendimi për të gjitha veprimet që janë në kundërshtim me dispozitat islame, është ajeti, ku Allahu ×h.sh. ka thënë: "Pendim i pranueshëm tek Allahu është Vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen nga mosdija e pastaj pendohen shpejt”, (En-Nisaë, 17).
Ky ajet është gjithëpërfshirës dhe ngërthen edhe kufirin (mosbesimin), sepse kushdo që ka bërë mëkat ndaj Allahut, konsiderohet i padijshëm derisa të heqë dorë nga ai mëkat. Prandaj parimi i përgjithshëm është që pendimi të bëhet menjëherë pas mëkatit, por kjo nuk nënkupton që pendimi më vonë është i papranueshëm. Pra, pranimi i pendimit mund të bëhet gjatë tërë jetës së njeriut, e kjo është mëshirë e pakufizuar e Allahut xh.sh., lehtësim, tolerancë, hapje e portës së shpresës si dhe largim i njerëzve nga pesimizmi i tyre, sepse çdo bir i Ademit është mëkatar, e mëkatari më i mírë është ai që pendohet.
Se pendimi është i vlefshëm tërë jetën, e sqaron hadithi i Pejgamberit a.s.: Vërtet Allahu pranon pendimin e robit të Tij, derisa të mos i ketë ardhur shpirti në fyt. (Tirmidhiu).
Dijetarët islamë kanë thënë se pendimi është i vlefshëm qoftë edhe vetëm një ditë para vdekjes, sepse ekziston ende shpresa për përmirësimin e njeriut, prandaj pendimi dhe vendimi i tij për mospërsëritje të gabimít është
i Vlefshëm. Mirëpo ata që bien në agoni gjatë jetës, sikur ishte ndodhia e Faraoni, i cili besoi Allahun në momentin kur uji i arriti deri në fyt për ngufatje, atëherë pendimi është i pavlefshëm.(5)
Në çastin e agonisë së vdekjes nuk pranohet besimi, sepse në ato çaste njeriu shkarkohet nga obligimi. Allahu xh.sh., duke treguar ngjarjen e Faraonit, thotë: "Ne i kapërcyem beni-israilët përtej detit, e faraoni dhe ushtria e tij i ndoqi mizorisht dhe armiqësisht derísa e përfshiu atë përmbytja e ai tha: Besova se nuk ka zot tjetër pos Atij që i besuan beni-israilët, dhe unë jam nga muslimanët. Ti tani beson, ndërsa më parë kundërshtove dhe ishe njëri prej shkatërruesve”. (Junus, 90-91).
Këtë e përforcon edhe ajeti tjetër: "Nuk është pendim i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqija dhe vetëm atëherë kur t'u vijë vdekja, ndonjëri prej tyre thotë: Unë tash u pendova, ...”. (En-Nisaë, 18).
Këto dy ajete kur’anore na japin të kuptojmë se pendimi nuk pranohet në çastin e agonisë së vdekjes(6)
Ky është mendimi i ibni Abasit, ibni Zejdit dhe shumicës së komentuesve të kur'anit. Mirëpo një numër i dijetarëve të medhhebit hanefij anojnë nga mendimi se pranohet edhe pendimi në çastin e dëshpërimit, por
jo edhe besimi i tyre. Këtë e vërtetojnë me ajetin kur’anor: "Ai është që pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen të këqijat dhe di çfarë punoni”. (Eshura, 25).
Shpresa për falje nëse arrihet pranimi i pendimit Allahu xh.sh. ka premtuar faljen për ata që janë larguar nga mëkatet e mëdha, për se ka thënë: "Nëse largoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndaluara, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm”. (En-Nisaë, 31).
Nga kjo nënkuptohet se, nëse njeriu largohet nga mëkatet e mëdha, të cilat janë ndaluar për veprim, Allahu ia fal mëkatet e gabimeve të vogla, dhe do ta fusë në Xhenet si shpërblim për ruajtjen e tij nga mëkatet e mëdha dhe për durimin e tij ndaj tyre, si dhe për vendos- mërinë e tij që të qëndrojë në rrugën e vërtetë.
Këto janë premtime nga Allahu dhe Ai është besnik në premtimin e Tij, pra të pranojë pendimin e mëkatarëve nga robërit e Tij.
Këtë e vërteton ajeti: "A nuk e ditën ata se Allahu është Ai Që pranon pendimin e robërve të Vet,..". (Et-Tevbe,104).
Pastaj ajeti: "Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për në rrugën e drejtë”. (Taha, 82).
_______________
1) Naim Tërnava, “Morali Islam 2”, Prishtinë, 1998, f. 151.
2) lmam Nevveviu, "Rijadus-salihin”, f. 16, Prishtinë, 1997.
3) El-_-Xlusi,-tefsir-Ruhul Meani, V. 28, f. 158.
4) Imam Neveviu, "Rijadus-salihin”, Hadithi 14, f. 16, Prishtinë, 1997.
5) Sahihul Muslim
6) lmam Nevveviu, ”Rijadus-salihin”, Hadithi 19, f. 19, Prishtinë. 1 997.
Ma.Sc. Burim Bibaj
Dituria Islame 290