1. Përshkrimi historik i minareve
2. Kush e ndërtoi minaren e parë në Islam ?
3. Sa minare ka sot në botë ?
4. Si e mori minarja formën e lapsit ?
5. Ngritja e minares drejt qiellit çfarë simbolizon ?
6. Modeli i minares drejtë qiellit, është sikurse modeli i jetës drejtë Xhennetit
7. Ngritja e zërit të ezanit ka obliguar ngritjen e minares
8. Veç për namaz ka thirrje (ezan), e veç për ezan ka minaret
9. Umetet përpara nesh kanë pas namaz, ama nuk kanë pas ezan e minare
10. Sikur që fillon dhe mbaron namazi me emrin më të madh të Zotit “Allah”, poashtu edhe ezani fillon dhe mbaron me emrin “Allah”

1. Përshkrimi historik i minareve

- Historiku i minareve në fenë Islame, në mënyrë subjektive është nga koha e Pejgamberit a.s., kur filloi thirrja e ezanit të parë nga Bilalli r.a, ku Pejgamberi a.s. i tha që të ngritët në një vend më të lartë dhe të filloj thirrja e ezanit, nga kjo ngjarje me vonë u kuptua se;

a) Ezani do të thirret çdo herë para namazit,
b) Thirrja e ezanit do të bëhet në një vend më të ngritur, se sa vendi ku falen muslimanët.
c) Poashtu po kuptohet se ai i cili do të zgjidhet për ta thirr ezanin, nëpërmjet tij Zoti do ta ngrit Islamin.

2. Kush e ndërtoi minaren e parë në Islam ?

-Ngritja e minareve në mënyrë objektive, në kohën e udhëheqjes së halifit Omer r.a., sikur që u bë shkak për shumë mirësi, poashtu u bë shkak dhe iniciator për ndërtimin e minares së parë në Islam.

3. Sa minare ka sot në botë ?

-Sipas statistikave sot në botë ka afër 2 milion minare që lartësojnë thirrje publike Islame.

4. Si e mori minarja formën e lapsit ?

-Modeli i minares në pamjen e lapsit, është nga format më domethënëse në kohën e shkrim-leximit e të studim-hulumtimit.

Më lartë e theksuam se kalifi i dytë i myslimanëve Omeri r.a., u bë iniciatorë për ndërtimin e objektit të veçantë pranë xhamisë për thirrjen e ezanit, rol të rëndësishëm luajti edhe forma e saj, që Omeri r.a. mori vendim që forma e minares të jetë forma e lapsit, d.m.th. e mprehtë në maje të saj dhe njëdimensionale deri në themelin e saj. Poashtu formën e minares me të lapsit e ndërlidhi me zbritjen e fjalës së parë të Kuranit, pra “Lexo”, e rrjedhimisht ne duhet të lexojmë atë që është e shkruar, e logjikisht shkrimi është i shkuar me laps. Pra thirrja publike e ezanit në mënyrë specifike është për namaz-lidhje me Zotin e botërave, ama në mënyrë të përgjithshme, na thirr publikisht të arsimohemi, vetëdijesohemi, ta përdorim sa më shumë lapsin sikurse thirrja është nga “lapsi” i ngritur.

5. Ngritja e minares drejt qiellit çfarë simbolizon ?

- Forma e minares drejtë qiellit, na bën me dije se thirrja për të cilën po bëhet, pra namazin, është i vetmi iradet që i është komunikuar si urdhëresë Pejgamberit a.s. në qiell, të gjitha ibadetet tjera janë bërë obligim në tokë. Nëse e vështron minaren edhe më thellë, vëren se ka themelin e fortë në tokë, dhe të thërret për njërin prej themeleve të Islamit, e maja e saj është drejt qiellit për të treguar se po thërret për atë Zot që është në qiell, e fundi jonë është në qiell pra në Xhennet.

6. Modeli i minares drejtë qiellit, është sikurse modeli i jetës drejtë Xhennetit

- Minarja qëndron vetëm nëse është e drejtë, poashtu njeriu shkon në Xhennet sepse në jetë duhet të jetë i drejtë. Drejtësia është tipar i harmonisë së gjërave të ekuilibruara, rrjedhimisht drejtësia objektive dhe subjektive janë urdhër i Zotit për njerëzit në botë.

7. Ngritja e zërit të ezanit ka obliguar ngritjen e minares

- Nëse ka thirrje publike duhet të ketë edhe objekt publik për këtë gjë. Ngritja e zërit duhet të shoqërohet me thënien e fjalëve më me kujdes, si kusht për të dëgjuar njerëzit, e edhe në ezan janë zgjedhur fjalët më me kujdes nga Pejgamberi a.s., e muslimanët ndjejnë kënaqësi me dëgjimin e këtyre fjalëve.

8. Veç për namaz ka thirrje (ezan), e veç për ezan ka minare

- Për asnjë iradet tjetër në Islam, s’ka thirrje të veçantë para hyrjes së praktimit përpos namazit, pra Zoti për në shtyllën kryesore të fesë Islame na e ka bërë që t’i thërrasim tjerët nga shtylla e minares së lartësuar.

9. Umetet përpara nesh kanë pas namaz, ama nuk kanë pas ezan e minare

- Siç na ka ardhur në argumentet e qarta islame, se tek të gjithë pejgamberët ka qenë obligim falja e namazit, por nuk na është bërë e ditur sa kohë kanë pas obligim dhe as forma e praktimit. Zoti i Gjithëmëshirshëm metit të fundit (pasuesit e Muhamedit a.s.) i ka dhënë shumë privilegje, p.sh.:

a) Ditën e xhuma si ditë të zgjedhur për muslimanët, duke ia bashkangjitur një ceremoni të veçantë në mesditë,
b) Dita e Kurban Bajramit ka qenë tradicionale edhe te umetet tjera, ama Fitër Bajrami është dhuratë vetëm për umetin e fundit,
c) Pejgamberi a.s. na ka njoftuar se jemi umeti i fundit i ardhur në këtë botë ama do të jemi umeti i parë që do të hyjmë në Xhenet.

10. Sikur që fillon dhe mbaron namazi me emrin më të madh të Zotit “Allah”, poashtu edhe ezani fillon dhe mbaron me emrin “Allah”

- Ezani dhe namazi apo thirrja dhe lidhja për të Zot i Mëshirshëm, kanë një gjë shumë madhore të përbashkët sepse fillojnë dhe mbarojnë me emrin më madhështorë të Zoti, pra emrin Allah, ku dihet se namazi fillon me shprehjen Allahu Ekber e përfundon me Es-Selamu alejkum ve rahmetullah; e edhe ezani fillon me të njëjtën shprehje Allahu Ekber kurse përfundon me La ilahe il-Allah.


Artikulli i kaluar
Durimi është dritë

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi