Morfologjia e kokës (1)


Me qëllim të hulumtimit të morfologjisë së kokës së popullatës kosovare në Institutin e Antropologjisë Sportive në Prishtinë janë bërë matjet e kokës në 787entitete, të moshës 23–55 vjeçare. Prej tyre 594 meshkuj dhe 193 femra.

Të dhënat e fituara nga matjet e kokës kanë rëndësi prioritare në hulumtimet antropologjike, pasi që janë të dhënat më të besueshme që mundësojnë një studim të statusit antropologjik të popujve në kuptimin kronologjik, si dhe mundësojnë krahasimin e vetive morfologjike të popujve të sotëm dhe të popujve të më hershëm.3,13,14
Matjet e kokës mund të bëhen në njerëz të gjallë (cefalometria), por edhe në skeletin e kokës (kraniometria). Këto dy metoda morfometrike e plotësojnë njëra tjetrën dhe mundësojnë studimin antropologjik (morfologjik) të një popullate në kuptimin kronologjik.


[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/fig-1_1643367530.jpg[/IMG]

Në përgjithësi, koka (kafka) ka formë vezake me mbizotërim të dimensionit gjatësor ndaj dimensionit gjerësor, ndahet në pjesën kafkore (cerebrale) dhe në pjesën fytyrore (faciale). Për qëllime të klasifikimit të popullatave në bazë të formës së kokës, më tepër ka ndikim pjesa kafkore (cerebrale) e kokës se sa pjesa fytyrore (faciale).3,14,16 Nga të gjitha krijesat që i krijoi Zoti ynë, njeriu është e vetmja krijesë që e ka pjesën kafkore (cerebrale) të kokës më të madhe se sa pjesën fytyrore (faciale). Rritja dhe ndryshimi i formës së kokës bëhet që nga lindja e deri në moshën 25 vjeçare. Gjatë tërë kësaj periudhe kohore intensiteti i rritjes dhe i ndryshimit të formës së kokës nuk është i njëjtë.
Periudha që nga lindja e deri në moshën 7 vjeçare karakterizohet me rritje të shpejtë dhe uniforme të kokës. Kjo fazë është më e ndikuar nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm. Periudha e dytë e rritjes së kokës fillon nga fundi i periudhës së parë (mosha 7 vjeçare) dhe vazhdon deri në pubertet.
Gjatë kësaj periudhe vërehet një intensitet më i ngadalshëm i rritjes dhe i ndryshimit të formës së kokës. Periudha e tretë fillon që nga puberteti dhe vazhdon deri në moshën 25 vjeçare. Kjo periudhë karakterizohet me një rritje të theksuar të kokës, e sidomos të regjionit frontal.10
Në formën dhe madhësinë përfundimtare të kokës ndikojnë faktorë të shumtë endo dhe ekzogjen (pozita e kokës gjatë gjumit të fëmijës, avitaminozat, mbajtja e kapelave të ngushta, bartja e peshave të mëdha në kokë, ushqimi i fortë sjell ndryshime në mandibullë dhe në muret laterale të kokës, etj.).10
Po ashtu mendohet se edhe faktori endokrin ka ndikim në formën dhe madhësinë e kokës (zonat me strumë- endemike banohen kryesisht me njerëz që kanë kokë brakicefale). (3,12,13,16)
Me qëllim të hulumtimit të morfologjisë së kokës së popullatës kosovare në Institutin e Antropologjisë Sportive në Prishtinë janë bërë matjet e kokës në 787 entitete, të moshës 23–55 vjeçare. Prej tyre 594 meshkuj dhe 193 femra. Entitetet i kanë takuar popullatës shqiptare kosovare, zgjedhja e tyre ka qenë e rastit, ndërkaq, kriter i zgjedhjes ka qenë që gjendja psiko-fizike të jetë normale, pa deformitete të kokës dhe fytyrës, si dhe të kenë dhëmbë natyral dhe formë normale të tyre. Matjet janë bërë në periudhën kohore 1997–2009. Në një entitet janë matur 17 ndryshore të kokës, ndërkaq matjet janë bërë me instrumente klasike antropometrike sipas Martinit.

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/fig-2_1643367701.jpg[/IMG]

Ndryshoret e matura të kokës:
1. Gjatkok – gjatësia e kokës apo diametri anterio-posterior;
2. Gjerkok – gjerësia e kokës apo diametri transversal;
3. Lartkok – lartësia e kokës apo diametri vertikal;
4. Perikok – perimetri i kokës apo dimensioni qarkor i kafkës;
5. Disgnop – distanca gnathio-opisthocraniale;
6. Dismast – distanca ndërmjet mastoideve;
7. Larmofy – lartësia morfologjike e fytyrës;
8. Gjerfyt – gjerësia e fytyrës;
9. Gjerman – gjerësia e mandibullës;
10. Gjerzgor – gjerësia e zgavrës së orbitës;
11. Larzgor – lartësia e zgavrës së orbitës;
12. Diskjaor – distanca ndërmjet skajeve të jashtme të zgavrave orbitale;
13. Diskbror – distanca ndërmjet skajeve të brendshme të zgavrave orbitale;
14. Larthun – lartësia e hundës;
15. Gjerhun – gjerësia e hundës;
16. Trabuzë – trashësia e buzëve;
17. Gjebuzë – gjerësia e buzëve;

Me qëllim të një studimi të mirëfilltë të morfologjisë së kokës së shqiptarëve nga Kosova, të dhënat e fituara nga matjet e kokës janë përpunuar dhe interpretuar në mënyrë të veçantë për meshkuj dhe në mënyrë të veçantë për femra. Nga të dhënat e fituara janë llogaritur të dhënat përshkruese statistikore, indeksi i kokës, indeksi i fytyrës, indeksi i hundës, është bërë kategorizimi i entiteteve në bazë të ndryshoreve të matura, është hulumtuar aftësia predikuese e ndryshoreve të caktuara, si dhe është hulumtuar struktura latente e ndryshoreve dhe indekseve të kokës.
Indekset (treguesit) e kokës paraqesin raportin ndërmjet dy ndryshoreve të matura të kokës (p.sh. gjerësi dhe gjatësi, lartësi dhe gjatësi, apo lartësi dhe gjerësi), përmbajnë informata mjaft të rëndësishme dhe mund të jenë të ndryshme. Për herë të parë, indeksi cefalik është përdorur nga anatomi suedez Anders Retzius në vitin 1943. Vlera e indeksit cefalik është në vartësi nga ndryshoret e lartshënuara të kokës. Me të vlerësuar të një indeksi të kokës, fjala vjen tëindeksit cefalik, ne jemi në gjendje të parafytyrojmë morfometrinë, respektivisht tipin e kokës brenda çdo race apo nën race njerëzore.

Indeksi cefalik mund të jetë:

• Indeks cefalik horizontal – ICH (raporti i gjerësisë dhe gjatësisë së kokës);
• Indeks cefalik vertikal – ICV (raporti i lartësisë dhe gjatësisë së kokës);
• Indeks cefalik transversal – ICT (raporti i lartësisë dhe gjerësisë së kokës).
• Indeksi cefalik horizontal (ICH) fitohet në bazë të formulës: Eu-Eu/Gl-Op x 100

Gjatësia e kokës

Gjatësia e kokës së njeriut rritet në mënyrë të rregullt, por jo edhe uniforme (raporti ndërmjet harkut parietal dhe harkut frontal) dhe korrespondon me gjatësinë e trurit të tij. Gjatësia e kokës është faktor i rëndësishëm në përcaktimin e indeksit cefalik horizontal (ICH) dhe formës së kokës.

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/fig-3_1643367762.jpg[/IMG]

Në tabelën nr. 1, është paraqitur shpërndarja e entiteteve të matura sipas vlerave të gjatësisë së kokës.
Kategorizimi i entiteteve në bazë të gjatësisë së kokës tregon se pjesa dërmuese e meshkujve (50.1%) përqendrohet në kategorinë me kokë të gjatë, pjesa tjetër është e shpërndarë më tepër në kategorinë me kokë mesatarisht të gjatë (26%) dhe diçka më pak në kategorinë me kokë shumë të gjatë (20.3%). Entitetet e gjinisë femërore karakterizohen kryesisht me kokë të mesme (50.3%), në të shkurtë (28%), dhe diçka më pak në kategorinë me kokë të gjatë (17.1%).
Nga të dhënat e tabelës nr. 2, vërejmë se vlera mesatare e gjatësisë së kokës, e llogaritur në numrin e përgjithshëm të entiteteve (veçantë për meshkuj dhe veçantë për femra),
regon se meshkujt kanë kokë të gjatë (188.77 mm me variacione 168–209 mm), ndërsa femrat kanë kokë të mesme (180.14 mm me variacione 164–200 mm).
Nga të dhënat e tabelës nr. 3, mund të konstatojmë se meshkujt shqiptarë kosovarë, në ndryshoren gjatësia e kokës, tregojnë ngjashmëri më të madhe me entitetet e matura nga Gjermania se sa me entitetet e popujve të tjerë të prezantuar në këtë tabelë.3,9,13


___________________________
1. Coon, C. S. The races of Europe. 2nd Edition. Macmillan,New York, 1939. p. 293. Coon CS. The mountains of Giants. A Racial and Cultural Study of the North Albanian Mountain Ghegs. Cambridge – Massachusetts. p 105. (New edition: New York, 1970). 1950. Dhima, D. H. A. Gjurmime antropologjike per shqiptaret. Tirana, 1985. pp. 28-9, 106-12, 126-8. Dront?ilov K. Prinos kàm antropologijata na Albancite. Periodichesko spisanie na Balgarskoto Knizhovno Druzhestvo. 21:111-137. Sofija. 1921. Gavrilovi? Ž. Antropološki podaci o osobama iz De?ana. Glasnik ADJ 6:13- 23. Beograd. 1969. Glück L. Zur physischen anthropologie der Albanesen. 1897. Günter HFK. The racial elements of European history. Chapter VI part two. London: Methuen and Company. 1927. Haberlandt, A, and Lebzelter V. Zur physischen Antropologie der Albaner. Archiv für Anthropologie 45:123-142. 1919. Ivanovic, MB. Morphological properties of Yougosllav population groups. Beograd, 1990. Martin, R., Ober, W., Garrison, C., Welch, K., Hutchings, R.T. 2001. Fundamentals of Anatomy and Physiology, 5th ed. Prentice Hall, New Jersey. p. 195. Mcculloch R. The nordish race. Accessed 15.03.2008. Available from: http://www. racialcompact.com/nordishrace.html. 2007. Pittard E. Les peuples des Balkans. First edition. p 84-85. Paris. 1916. Rexhepi, A. & Meka, V. Cephalofacial morphological characteristics of Albanian Kosova population. Int. J. Morphol., 26(4):935-940, 2008. Rexhepi, A. & Brestovci, B. Neurocranial morphology of the albanian kosovo population. Në pritje për tu publikuar nëInternational Journal of Morphology, 2013. Tildesley ML. The Albanians of the north and south. Biometrika. 25:21-51. 1933. Ylli, A. Disa të dhëna kraniometrike. (in Albanian) Tirana, 1975. p.64-97.



Agron M. Rexhepi, MD, PhD


Artikulli i kaluar
Misioni i shkencave islame sot
Artikulli radhës
Morfologjia e kokës (2)