Gjerësia e kokës
Kjo ndryshore paraqet distancën ndërmjet dy pikave më të largëta laterale të kokës.
Gjerësia e kokës së njeriut është ndryshore biparietale e jo bitemporale.
Shpërndarja e meshkujve të matur në bazë të gjerësisë së kokës është e përafërt me shpërndarjen e së njëjtës popullatë në bazë të gjatësisë së kokës. Nga numri i përgjithshëm i të maturve, 49.7% të entiteteve radhiten në grupin me kokë të gjerë, 31.7% në grupin me kokë të mesme, ndërsa 15.2% të entiteteve me kokë shumë të gjerë (Tabela 4).
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/tablea-4_1643807539.jpg[/IMG]
Pjesa dërmuese e femrave të matura, 50.8% karakterizohen me kokë të mesme, ndërsa 25.9% me kokë të gjerë, dhe 19.7% me kokë të ngushtë (Tabela 4).
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/tabela-5_1643807612.jpg[/IMG]
Në tabelën 5, janë paraqitur vlerat mesatare, minimale dhe maksimale të gjerësisë së kokës për entitetet e matura të gjinisë mashkullore dhe të gjinisë femërore. Vlera mesatare e gjerësisë së kokës tregon se në përgjithësi meshkujt e testuar kanë kokë të gjerë, (157.71 mm me variacione 116–191 mm), ndërsa femrat kokë të mesme (152.61 mm me variacione 138–168 mm).
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/tabela-6_1643807639.jpg[/IMG]
Nga të dhënat e tabelës 6, mund të konstatojmë se entitetet e matura nga Kosova dhe nga Shqipëria e jugut bëjnë pjesë në popullatat që kanë gjerësi të kokës më të madhe.
Lartësia e kokës
Lartësia e kokës tregon distancën nga muri i sipërm i kanalit të jashtëm të veshit deri në pikën më të lartë të kokës (vertex). Ky parametër është i rëndësishëm në përcaktimin e indeksit cefalik vertikal (ICV) dhe të indeksit cefalik transversal (ICT).
Edhe pse gati te të gjitha krijesat ekziston pjesa ballore (frontale) e kokës, te njeriu kjo pjesë është shumë më e shprehur dhe ka të bëjë me zhvillimin e pjesës frontale të trurit.
Me kokë mesatarisht të lartë karakterizohen 46% të meshkujve të matur, përderisa me kokë të ultë 23% dhe të lartë 20.5%; ndërkaq te femrat kemi një shpërndarje tjetër: 41% i entiteteve të matura i takojnë grupit me kokë të ultë, 30.6% me kokë mesatare të lartë dhe 23.8% me kokë shumë të ultë (Tabela 7).
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/tabela-7_1643807669.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/tabela-8-pecakt_1643807703.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/1-2-3_1643807828.jpg [/IMG]
Nga të dhënat e tabelës 7 dhe 8 mund të konstatojmë se në përgjithësi, meshkujt e testuar kanë kokë mesatarisht të lartë (121.52 mm me variacione 104–143 mm), ndërsa femrat kokë të ultë (114.67mm me variacione 96–134 mm).
Gjerësia e fytyrës
Duke u mbështetur në shpërndarjen e numrit të entiteteve në bazë të gjerësisë së fytyrës (dimensioni bizigomatik), kemi bërë klasifikimin e fytyrave sipas shkallës LebzelterSaller, duke paraqitur numrin e entiteteve dhe përqindjen e tyre brenda gjinisë së njëjtë (Tabela 9).
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/tabela-9_1643807732.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/tabela-10_1643807755.jpg[/IMG]
Në bazë të të dhënave të tabelës 9, mund të konstatojmë se meshkujt karakterizohen me fytyrë mesatare të ngushtë (40.8%), në të ngushtë (26%) dhe tregojnë një shpërndarje normale të rezultateve por paksa me një shmangie në të majtë. Për dallim nga meshkujt femrat karakterizohen me kokë kryesisht shumë të ngushtë (59.6%), në të ngushtë (33.2%), ndërsa shpërndarja e rezultateve tregon një shmangie të plotë në të majtë.
Vlera mesatare e gjerësisë së fytyrës e llogaritur në numrin e përgjithshëm të entiteteve tregon vlerën 135.87 për meshkuj dhe 125.35 për femra (tabela e më sipërme).
(Vazhdon)
Agron M. Rexhepi, MD, PhD