Klubi turk bën kurban para stërvitjes, luten që të qendrojnë në kategori


Një ngjarje e rrallë vjen nga Turqia. Klubi i Kocaelisporit e ka nisur stërvitjen e djeshme në një mënyrë krejt të padëgjuar ndonjëherë. Trajneri së bashku me lojtarët kanë bërë kurban një dash dhe kanë dërguar lutjet e tyre për të mos pasur dëmtime e për tu ngritur në tabelën e renditjes.

Skuadra e kategorisë së dytë turke, është duke kaluar një periudhë të errët në kampionat teksa ka regjistruar nje seri prej tetë ndeshjesh radhazi pa fitore. Tashmë, ata rrezikojnë seriozisht rënien një kategori më poshtë, ndërsa drejtuesit e klubit kërkojnë ta shmangin me patjetër këtë mundësi.

Kështu, përveç punës në aspektin sportiv, në klubin turk kanë menduar edhe për të ndërmarrë një nismë e cila më së shumti lidhet me faktin e të lënit një periudhë të vështirë pas krahëve.




&t=12s


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Arsim Morina: “Premtimet e Allahut për agjëruesin (trajtim i haditheve përgëzuese)”