Vlera e agjërimit të kësaj dite
Nuk ka dyshim se Allahu i Madhëruar ka veçuar njerëz, kohë, ditë, muaj, vende, me veçori që të tjerët nuk i kanë. Në këtë kontekst, Allahu xh.sh veçoi edhe "Ditën e Ashurasë", e cila ka te mira të shumta. Ne me këtë rast do te përmendim vetëm disa:
Dita e Ashurasë bie në një muaj, te shenjtë, që është muaji Muharrem, siç thotë Allahu:
“Te Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se Allahu është me ata që ruhen (të këqijave)". (Tevbe, 36)
Këta muaj të shenjtë janë: Muharremi, Rexhebi, Dhu'l Ka'deh dhe Dhu'l Hixh-xheh.
Agjërimi në këtë muaj, duke përfshirë këtu edhe Ditën e Ashurasë, është prej agjërimeve vullnetare ndër me të preferuara transmetohet se Pejgamberi a.s ishte pyetur: “Cili namaz është më me vlerë pas atyre te obliguarave? Tha: Namazi i natës. Cili agjërim është me i miri pas atij të Ramazanit? Tha: Agjërimi në muajin e Allahut, të cilin e quani: Muharrem".
Agjërimi i kësaj dite ka qenë prej agjërimeve te para te ligjësuara në fenë tone. Këtë e sqaron shume mire edhe Aisheja, nëna e besimtareve, e cila transmeton:
Ashura ishte një ditë, që e agjëronin kurejshitët edhe para ardhjes se Islamit. Edhe Pejgamberi a.s e agjëronte por kur erdhi në Medine, përveç që e agjëroi vete, i urdhëroi edhe te tjerët ta agjërojnë. Kur erdhi Ramazani për obligim, atëherë çështja mbeti vullnetare: Kush dëshironte e agjëronte e kush donte e linte".
Ka qenë prej ditëve, që Pejgamberi a.s shpresonte te ketë vlerë më shumë se ditët tjera.
Agjërimi i kësaj dite muslimanit, sa ia përkujton globalitetin e kësaj feje, ia tregon po ashtu edhe vjetërsinë e saj, dhe se ajo, duke filluar qysh nga njeriu i parë, ka qenë, është dhe do te mbetet feja e vetme e njerëzimit e vërtetë. Këtë shumë qartë e shpreh thënia e Muhamedit a.s i cili kur pyeti për urtësinë e agjërimit të kësaj dite nga çifutët, me ç'rast e lajmëruan se e agjërojnë për hir të shpëtimit te Musait nga faraoni, ai iu tha se ne muslimanët kemi me shume përparësi në Musain se sa vet çifutet për arsye se ata nuk i besuan, e përgënjeshtruan dhe mohuan vazhdimësinë e fesë se tij, Islamit.
Ibni Abasi rrëfen: Erdhi Pejgamberi a.s në Medine dhe pa çifutet duke agjëruar Ditën e Ashurasë. “Ç'është kjo?” - pyeti? Thanë: “Kjo është ditë e mbarë, ditë, në të cilën Allahu xh.sh shpëtoi çifutet nga armiku i tyre kështu që e agjëroi këtë dite edhe Musai.”
"Unë kam më shumë të drejtë në Musain se sa ju"- tha Muhamedi a.s kështu që e agjëroi dhe urdhëroi të agjërohej.
Ikreme r.a ka thënë: “Dita e Ashurasë është dita në të cilën Allahu i Madhërishëm e ka falur Ademin a.s, është dita në të cilën Nuhi a.s ka zbritur nga anija dhe e ka agjëruar në shenjë falënderimi, është dita në të cilën është mbytur faraoni dhe i është hapur deti popullit të Beni Israil dhe e agjëruan atë ditë, dhe nëse ke mundësi që të mos humbi agjërimi i kësaj dite, atëherë agjëroje”.
Agjërimi i kësaj dite, edhe pse është kryer edhe nga çifutet, megjithatë është një segment, që dallon besimtarin nga pabesimtari. Pse e them këtë? Për arsye se kur Pejgamberit a.s i thanë se çifutet e shenjtërojnë këtë dite, e konsiderojnë si feste dhe stolisin gratë e tyre me stoli e inxhi, ai, duke shprehur segmentin, kur agjërojnë në këtë ditë nuk kanë ndonjë kriter strikt se si duhet të agjërohet, që neve na bën te dallojmë prej tyre tha: Atëherë ju (mos bëni ashtu por) ngjërojeni".
Agjërimi i kësaj dite falë mëkatet e vitit te kaluar. Katade r.a transmeton se Pejgamberi a.s u pyet rreth agjërimit të ditës së Ashurasë, ai tha:
“Shlyen mëkatet e vitit të kaluar”
Si agjërojmë në këtë ditë?
Vlen të përkujtojmë se agjërimi i kësaj dite ka qenë obligative para ligjësimit të agjërimit te Ramazanit, siç e kemi thënë në fillim ka qenë dita e parë që është bërë obligim për agjërim. Pejgamberi a.s ditën e Ashurasë kishte dërguar një telall (thirrës) që të thërras në popull:
"Kush nuk ka agjëruar le te agjëroj e kush ka ngrënë le të mos haje deri në mbrëmje".
Disa dijetarë thonë është quajtur dita e Ashurasë ngaqë është dita e dhjetë e muajit Muharrem.
Por, kur u obliguar agjërimi i Ramazanit, ky agjërim ra dhe mbeti vullnetar. Muhamedi a.s me rastin e obligimit te agjërimit te Ramazanit, përkitazi me agjërimin e Ashurasë kishte thënë:
Kush të dojë le të agjëron e kush të dojë le të mos agjëron".
Ndërsa sa i përket agjërimit pas kësaj, dijetaret kanë përmendur tri mënyra te agjërimit të kësaj dite:
Agjërimi i tri ditëve dhe atë: Ditën e 9-të, të 10-të dhe të 11-të. Argument për këtë është hadithi Muhamedi a.s ka thënë:
Agjëroni Ditën e Ashurasë dhe dallohuni nga çifutet. Agjëroni një dite para apo një dite pas saj".
Agjërimi i ditës së 9-të dhe të 10-të, apo 10-të dhe 11-të. Kur Muhamedi a.s agjëroi Ditën e Ashurasë dhe urdhëroi njerëzit ta agjërojnë, disa thane: O i dërguari i Allahut! Kjo dite është dite, te cilën e madhërojnë çifutet dhe të krishterët? Atëherë ai tha: Kur te vjen viti i ardhshëm nëse do Allahu do ta agjërojmë (edhe) ditën e nëntë. Por, kur erdhi viti tjetër, Muhamedi a.s kishte kaluar ne fqinjësi te Allahut".
Lejohet vetëm agjërimi i ditës së dhjetë.
Shpenzimi për këtë ditë
Preferohet shumë agjërimi i kësaj dite, ringjallja e saj me adhurime dhe lutje si dhe shpenzime për familje, te afërm dhe të varfër, por pa e tepruar dhe pa e menduar se një gjë e tille është obligim.
Disa dijetarë të tjerë kanë thënë: Është quajtur e sepse Ashurja merr pjesë tek dhjetë keratët që Allahu ka nderuar me to këtë umet:
1. Muaji Rexhep është muaji i Allahut, dhe epërsia e këtij muaji ndaj muajve të tjerë është si epërsia e këtij ymeti ndaj umeteve tjera.
2. Muaji Shaban ka epërsi ndaj muajve të tjerë si epërsia si epërsia e Muhamedit a.s, ndaj pejgamberëve të tjerë.
3. Muaji Ramazan ka epërsi ndaj muajve të tjerë si epërsia si epërsia e Allahut xh.sh ndaj krijesave të Tij.
4. Nata e Kadrit që është më e mirë se një mijë muaj.
5. Dita e fitër Bajramit që është dita e shpërblimit.
6. Dhjetë ditët që quhen ditët e përmendjes së Allahut të Madhëruar.
7. Dita e Arafatit dhe ajo shlyen me agjërimin e saj dy vjetë mëkate.
8. Dita e Kurban Bajramit që është dita e afrimitetit.
9. Dita e Xhuma që është zotëria i ditëve, dhe
10. Dita e Ashurasë ku agjërimi i saj shlyen gjynahet e një viti.
Allahu xh.sh i bëri këto dhjetë nderime dhe shumë të tjera që ta nderoj këtë ymet, që t’i falen gjynahet dhe të pastrohen nga gabimet.
Dita e Ashurasë përkujton një ngjarje te dhimbshme historike.
Këtë dite, te cilën e nderoi Muhamedi a.s me agjërim dhe urdhëroi muslimanët për këtë gjë, më vete bart edhe një kujtim prekës. Në këtë dite, një pjesë e meshkujve të familjes së Muhamedi a.s u vranë në Kerbela, përveç Ali Zejd Abidinit, i cili ishte ende shumë i vogël.
Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithësisë.