“...feja e Allahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga Allahu...” (Err Rrum, 30).
Thirrësit dhe predikuesit janë ndërtuesit e vërtetë të shoqerisë,
Shoqëritë nuk ndërtohen vetëm me doktrina të zhveshura nga morali. Ai që mendon kështu, gabon. Patjetër që doktrinën duhet ta shoqërojë morali, që i lidh njerëzit dhe i forcon lidhjet mes tyre.
Morali i lartë në fushën e predikimit të daves, konsiderohet një bazament shumë i gjerë, në kuadër të bazamenteve të edukimit dhe të mësimit në fenë islame. Shikuar nga ky aspekt, ajo ndërtohet mbi bazën e natyrshmërisë, e cila ruhet thellë në personalitetin njerëzor, të cilën e ka vendosur Allahu xh.sh. që nga krijimi i tij. “... feja e Allahut në të cilën i krijoi njerëzit, ska ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga Allahu... (Err Rrum, 30).
Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a., se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Çdo fëmijë lind në natyrshmëri (në fenë e pastër të Allahut), pastaj prindërit e bëjnë atë hebre, të krishterë apo zjarrëputist.”(1) Gjithashtu, në një hadith kudsij, Allahu i Lartësuar ka thënë: “Vërtet, Unë i kam krijuar robërit e Mi të pastër në besim, por djajtë (shejtanët) i largojnë nga ai besim.”(2)
Thirrësi në kumtimin e daves duhet të pajiset me një edukatë dhe me moral, që do të rrezatonte dhe përçonte një ndjesi qetësie te njerëzit që iu drejtohet, dhe si rrjedhojë të fiton një pranim të madh në mesin e tyre. Përveç efektit të madh që ka etika e thirrësit në pranimin e thirrjes, ajo gjithashtu ka një efekt të madh në ngritjen e shoqërisë dhe kthjelltësinë e zemrave. Kjo është edhe një nga detyrat e thirrjes për tek Allahu.
Thirrësit dhe predikuesit janë ndërtuesit e vërtetë të shoqërisë.
Nëse doktrina përbën gurët e shoqërisë, atëherë morali është çimentoja që i lidh ato. E thënë ndryshe, tevhidi, devotshmëria, adhurimi dhe predikimi, të zhveshura nga morali nuk mund të ndërtojnë komunitet dhe as të ngrenë një shoqëri të lumtur. Nëse njerëzit do të largoheshin nga Profeti a.s., nëse ai do të ishte i ashpër dhe i vrazhdë, gjë që nuk ndodh, atëherë pa dyshim se ata që ishin ndjekësit e tij dhe që nuk ishin në atë nivel, do ti kishin shpërndarë dhe larguar njerëzit me një moral të tillë.
Shumë pjesë të shpalljes u tërheqin vërejtje myslimanëve në përgjithësi, dhe thirrësve islamë në veçanti, që të mos u mungojë morali i lartë, sepse sjellë pasoja negative për thirrjen dhe për shoqërinë. Kështu, duke i paralajmëruar thirrësit islamë për pasojat e këqija të moralit të keq, me në krye më fisnikun e tyre, të Dërguarin e Zotit.(3) Morali përbënë tërësinë e normave të cilave njerëzit u referohen me qëllim të rregullimit të sjelljeve më shoqëri dhe të marrëdhënieve ndër-njerëzore, tërësinë e kritereve që përdoren në cilësimin e veprave të njeriut, qofshin ato pozitive apo negative.
Përgjatë tërë historisë, çdo shoqëri ka pasur sistemin e vet të moralit, që ndryshon prej një shoqërie në tjetrën, si dhe brenda një shoqërie prej një kohe në tjetrën. Morali objektiv apo shoqëror, i ngërthen në vete detyrat që njeriu i ka ndaj pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë. Këto rregulla, meqenëse nuk janë të shkruara, dallojnë prej sistemit juridik, por duhet theksuar të vërtetën se, morali dhe e drejta bashkëveprojnë, madje shpeshherë edhe identifikohen njëra me tjetrën.
Zgjidhjet juridike të cilat nuk përputhen me parimet themelore morale-shoqërore dhe me ndërgjegjen e shoqërisë, si pasojë e pamundësisë për ta kryer funksionin shoqëror, smund të kenë jetë të gjatë.(4)
Njeriu nuk mund të arrijë të gjejë një kanal të mirë për të arritur deri te depërtimi te zemrat e masës, siç mund të jetë me anë të edukatës dhe moralit. Po ashtu, as mjet më të mirë për tu bashkuar dhe afruar me njerëzit, siç mund të gjejë me komunikimin e afërt dhe të ngrohtë. Edukata e lartë është kurora e personit dhe bukuria e tij shpirtërore. Sa e sa propaganda e gënjeshtra i ka pranuar masa si rezultat i formës së butë të komunikimit dhe mirësjelljes, me të cilën paraqitet përçuesi i saj. E për fat të keq, sa e sa thirrja e drejtë janë refuzuar për shkak të ftohtësisë dhe edukatës së ulët nga komunikues.
Allahu në Kuran thotë: “Ti ishe i butë ndaj tyre, ngase Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do të shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falua atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në Allahun, se Allahu i do ata që mbështeten.” (Ali Imran, 158-159).
Nëse këto fjalë iu drejtuan drejtpërdrejt Muhamedit a.s., i cili ishte mësuesi ynë, i të devotshmëve dhe i adhuruesve..., po për të tjerët?!
Andaj, neglizhenca që vihet re për rëndësinë që ka morali i lartë në çështjet e thirrjes islame, i ka shtyrë shumë njerëz që tu largohen predikuesve që shfaqin një mungesë të tillë të vlerave morale, dhe që më pas është shndërruar në pengesë për udhëzimin e njerëzve. Këtë fakt duhet ta kuptojmë qartë dhe mirë. Esenca e dërgimit të Muhamedit a.s. ishte plotësimi i vlerave më fisnike morale. Për këtë, ai thotë: “Jam dërguar vetëm që të plotësojë moralet më të mira.”(5)
Mu për këtë shkak, edukata islame shndërrohet në një obligim për bindjen njerëzore dhe qëndrueshmërinë emocionale, e cila ngritët mbi individin dhe shoqërinë, dhe si e tillë imponon vlerat e saj mbi individin pa e shikuar egon apo interesat e njeriut. “O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hir të Allahut, edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfanjak, pse Allahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e ti shmangeni drejtësisë. Nëse shtrembëroni ose tërhiqeni, Allahu di plotësisht se çka punoni.” (En Nisa, 135).
Andaj, nisur nga këto argumente të teksteve fetare, rezulton se njerëzit janë të brumosur të duan edukatë të lartë, edhe nëse shfaqet nga një jobesimtar dhe ta urrejnë edukatën e ulët, e të largohen nga një njeri tillë, kushdo qoftë ai, qoftë edhe besimtar. Islami vë fokusin në kuadër të edukatës së thirrësit mbi vlerat morale për shumë shkaqe,” por këto do ti përmendim vetëm disa më kryesoret:
Etika mbetet vlerë e vërtetë për njeriun. Në këtë pikëpamje, Muhamedi a.s. ka thënë: “Besimtari më i mirë në besim është ai që ka moralin më të mirë.”(7)
Morall është shenjë e besimit të sigurt
Për këtë, Muhamedi a.s. ka thënë: “Njeriu më i mirë është ai që ka moralin më të mirë.”(8)
Morali është shenja e shpëtimit në këtë dhe botën tjetër. (Shih: Ali Imran, 158-159).
Muhamedi a.s. ka thënë: “Kujt i jepet butësia, atij i është dhënë mirësi e madhe, e kujt nuk i jepet ajo, atij i është ndaluar mirësia.”(9)
Kur jemi te biografia e Muhamedit a.s., në literaturë hasim se, edhe para shpalljes, ai kishte demonstruar etikë të lartë. Madje, shoqëria e atëhershme arabe, duke e çmuar këtë cilësi të lartë te personaliteti i tij, ia dhanë epitetin e merituar dhe të njohur “Muhamedelemin” (Muhamedi i besueshëm). Një nga arsyet e shumta që u dërgua si pejgamber, ishte edhe mbizotërimi i etikës së mirë në rrafshin social. Ai nuk erdhi për të thurur nga e para poemën e etikës së bukur dhe as për të konstatuar vlerat morale, por u dërgua për të përsosur etikën e bukur, që radha e pejgamberëve para tij ua kishin mësuar shoqërive të ndryshme njerëzore. Ani pse të gjitha ata kishin këtë mision, por ky dallohet, sepse është plotësues dhe zbatues, ashtu siç e ka shprehur vetë ai. Muhamedi a.s. na drejtohet duke na thënë: “Gjendja ime dhe gjendja e pejgamberëve para meje, i ngjan atij që ka ndërtuar një shtëpi. Ai e ka bërë shtëpinë e tij të bukur dhe të përsosur, por vetëm në një cep të saj ka ngelur një vend bosh, për një tullë. Njerëzit e shëtisin (vizitojnë) këtë shtëpi, mahniten prej saj dhe thonë: “Sikur edhe kjo tullë të ishte vendosur në vendin e saj. Unë pra, jam ajo tullë, unë jam i fundit prej pejgamberëve.”(10)
Ai këtë moral të lartë e kishte arritur me punë dhe me lutje. Ai vazhdimisht gjatë faljes së namazit thoshte: (Zoti imi) Më bëj të arrij moralin e bukur. Askush veç Teje nuk mund të më bëjë të arrij moralin e bukur. Largoje prej meje moralin e keq. Askush veç Teje nuk mund ta largojë prej meje moralin e keq.”(11)
Vlerat etike u shtrinë jo vetëm në rrafshin e brendshëm të shoqërisë në të cilën ai jetonte dhe vepronte, por ato u shtrinë dhe rrezatuan edhe jashtë saj. Në momentin kur e dërgoi Muadh ibën Xhebelin si guvernator në Jemen, ai e këshilloi: “O Muadh! Vepro me moral të mirë ndaj njerëzve.”(12)
Aspektet më të spikatura të moralit janë dëlirësia, pra të kërkosh vetëm pëlqimin e Allahut pa pasur kurrfarë interesi dhe ihsani, që do të thotë, të jesh i vetëdijshëm se Allahu të sheh në çdo çast, ani pse ti nuk e sheh Atë, si dhe të sillesh në përputhje me këtë. Kjo dëshmon për një lidhje të ngushtë mes moralit dhe besimit në Islam. Allahu xh.sh. i ka përgëzuar ata që thonë: “S'ka dyshim se ata thanë: “Zoti ynë është Allahu”, pastaj nuk u luhatën, atyre u zbresin melaqe (në prag të vdekjes) dhe u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, keni myzhde xhenetin që ju premtohej. (Fusilet, 30)
Ndërsa, i Dërguari a.s. vazhdimisht theksonte se, njerëzit me etikë më të mirë, janë njerëzit më të dobishëm(13) dhe më të dashur për të.(14) Në moralin islam nuk është anashkaluar as ndërgjegjja. Një njeri i vetëdijshëm e me besim mund ta dallojë të mirën nga e keqja, duke u konsultuar me ndërgjegjen e tij. Ngase, mirësia- sevapi është ajo në të cilën zemra gjen prehje dhe qetësi, kurse e keqja-mëkati është ajo që e shqetëson zemrën.(15)
Po ashtu, në kuadër të vlerave të moralit, fjalët e tij përfshinë edhe aktivitetin e thirrësve islam, duke thënë: “Mirësi është morali i mirë. Kurse e keqja është ajo që e shqetëson përbrenda dhe që nuk do ta dinë edhe të tjerët.”(16)
Po ashtu, na ka paralajmëruar që nëse gabohet në fushën e thirrjes na ka këshilluar: Kudo që të jesh, ji i vetëdijshëm për përgjegjësitë që ke ndaj Allahut. Pas ndonjë të keqeje, bëj diçka të mirë që ta zhdukë atë. Dhe sillu ndaj njerëzve, ashtu siç kërkon morali i mirë.”(17)
Çka përfshinë edukata?
Edukata përfshinë çdo fushë të jetës së përditshme të besimtarit dhe veçanërisht në misionin e daves, duke filluar që nga marrëdhëniet me masën, e deri tek adhurimet dhe si e tillë funksionon si rregulluese e të gjitha hollësive të jetës individuale dhe sociale. Në këtë kuadër, çdo sjellje, si ngrënia, pirja, veshmbathja, gjumi e zgjimi, hyrja e dalja nga shtëpia, raportet mes njerëzve, të folurit, vajtja në xhami, namazi, agjërimi e lëmosha, të gjitha këto kanë etikën e vet. Fillimi i çdo pune me emrin e Allahut: ngrënia e ushqimit me dorën e djathtë dhe nga ajo që është përpara në pjatë, mos fryrja brenda enës gjatë pirjes: mos hyrja pa leje në shtëpinë e tjetrit: përhapja e selamit: kthimi i selamit me një përshëndetje më të mirë ose të njëjtë, mëshira ndaj më të vegjëlve dhe respekti ndaj më të vjetërve: mbulimi e jo shfaqja e të metave të të tjerëve: falja me respekt e përqendrim: braktisja e fjalëve dhe sjelljeve të këqija, dhënia e lëmoshës pa e përmendur etj., janë disa nga gjërat e pastra e të mira. Të gjitha këto sjellje ndërtojnë personalitetin e thirrësit islam dhe besimtarit në përgjithësi. Respektimi i edukatës ashtu siç e edukon egon dhe e zbukuron moralin bëhet shkak për ta fituar pëlqimin e Allahut xh.sh. dhe dashurinë e vlerësimin e shoqërisë.(18)
Si të edukojmë?
Kur jemi te mbjellja e edukatës dhe e moralit te mosha fëmijërore, Muhamedi a.s. na mëson në këtë mënyrë, duke u bazuar në hadithin që transmeton Ejub bin Musai, e ky nga i ati i tij, i cili e ka dëgjuar nga gjyshi i tij, se Pejgamberi a.s. ka porositur si vijon: “Asnjë baba nuk i ka dhënë fëmijës së vet dhuratë më të bukur se edukata e mirë.”(19)
Edukata e lartë dhe afërsia me njerëzit nuk shfaqen në hytben e xhumasë, në dhënien e një ligjërata apo në shkrimin e një teksti. Kjo etikë është veprimtari praktike, është moral në veprim, që shfaqet në veprimet e individit dhe në qëndrimet e tij. Ajo është tolerancë në marrëdhënie, falje ndaj gabimeve, buzëqeshje në fytyrë, dashamirësi në të folur, butësi në shprehje, mëshirë me të dobëtit, respekt ndaj elitave dhe ndaj dijetarëve. Ajo po ashtu është mos shqetësim i të tjerëve, bujari, butësi, të menduarit mirë për të tjerët, gjetja e justifikimit për njerëzit, gjurmimi i të mirave që kanë njerëzit, thjeshtësi me vëllazërinë, fshehje e gabimeve, braktisja e hakmarrja etj.
Mbetet fakt i pakontestueshëm se morali i lartë ka ndikim të madh në jetën e individit, në shoqërinë e tyre në përgjithësi, si dhe në kumtimin që bën një thirrës në veçanti, ku hasim tekste fetare të njëpasnjëshme, të cilat ngrenë vlerat e tilla dhe çdo aspekt të këtij morali. Shembuj nga biografia dhe praktika e jetës së Muhamedit a.s. kemi shumë, të cilat janë qëndrime të sinqerta dhe mbresëlënëse, që përkthejnë në mënyrë praktike kuptimin e vlerës së moralit të lartë, të cilat janë shembuj ideal për thirrësit islam deri në kiamet. Allahu në një ajet kuranor thotë: “Në të vërtetë, ti je me virtyte të larta. (El Kalem, 4).
Sipas komentuesit të Kuranit, Ibën Kethirit, ky ajet ka dy interpretime. Njëri ka të bëjë me personalitetin e Muhamedit a.s., i cili cilësohet me virtyte madhore. Dhe i dyti se, feja, ligji, metodologjia, marrëdhëniet ndër-njerëzore dhe rruga që përfaqëson Muhamedi a.s. janë virtyte madhore.
Në këtë pikë, Abdullah ibën Abasi thotë: “Ti ke një fe madhështore që është Islami.” Po kështu është shprehur edhe Muxhahidi, Ebu Maliku, Es Sudi, EFrr Rebia, Ed Dahaku dhe Ibën Zejdi.(20)
Allahu urdhëron e thotë: “Ti (Muhamed) merre të lehtën, urdhëro për të mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.” (El Arafë, 199).
Ai po ashtu thotë: “Të cilët japin kur janë lirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që u falin (keqen) njerëzve, e Allahu i do bamirësit.” (Ali Imran, 134).
Ensesi thotë: “I Dërguari i Allahut ishte njeriu me moralin më të mirë.” “' Ndërsa, kur e pyetën Aishen r.a. për moralin e të Dërguarit a.s., ajo tha: “Morali i tij ishte Kurani.”(22)
Thirrësi quhet të tregojë mirësjellje, urtësi në përgjigje dhe mos përballje me injorantet
Është e zakonshme që predikuesi të përballet me situata të vështira dhe momente të sikletshme. Njerëzit janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, e po ashtu edhe synimet dhe mjetet nuk i kanë të njëjta. Ka të atillë që e duan të vërtetën dhe nuk i vënë rëndësi shprehjeve, ka të atillë që nuk ditë si të pyesin dhe si të kërkojnë, ka të atillë që janë të bezdisshëm, ka të atillë që të ruajnë çdo fjalë dhe u japin kuptime të padëshiruara, ka të atillë që duan të vënë në siklet dhe kanë qëllime të këqija, që të prishin imazhin e predikuesit, t'i ngjisin akuza, ta pengojnë thirrjen dhe ta vënë të merret me gjëra të tjera. Njerëz të tillë ka pasur edhe në kohën e të Dërguarit a.s. dhe do të ketë në çdo kohë dhe te çdo thirrës. $ Nuk do të ishte e tepërt që të paraqesim disa shembuj që kanë ndodhur me Muhamedin a.s. në kohën e tij. Një herë i Dërguari a.s. po gjykonte mes djalit të hallës së tij, Zubejrit dhe një burri tjetër. Gjykimin e fitoi Zubejri dhe burri i tha: “Sepse ai është djali i hallës tënde.” “ Pra ti gjykove në favor të Zubejrit, ngase është djali i hallës tënde. Muhamedi a.s. iu përmbajt gjykimit dhe nuk u mor me akuzën.
Në një rast tjetër, teksa i Dërguari a.s. po ndante plaçkën e luftës, një burrë i quajtur Dhul Huejsire, i tha: “O i Dërguari i Allahut, mbaj drejtësi” Ndërsa, në një transmetim tjetër i tha: “O i Dërguari i Allahut, ki frikë Zotin!” I Dërguari a.s. iu përgjigj: “Mjerë për ty!” E kush do të mbajë drejtësi nëse nuk mbaj unë”?!(25) Më pas, Muhamedi a.s. i paralajmëroi shokët e tij për njerëz që do t'i ngjanin këtij njeriu.
Një beduin i shtrëngoi aq fort rrobat e Pejgamberit a.s., duke i kërkuar që t'ia lante borxhin, saqë iu bë me shenjë. Pejgamberi a.s. iu kthye i buzëqeshur dhe dha urdhër që t'i jepej çfarë të kërkonte.(26)
Muhamedi a.s. ka praktikuar shembuj të lartë të moralit gjatë gjithë jetës së tij, qoftë me shokët e tij apo edhe me kundërshtarët e thirrjes islame. Së këtejmi, thirrësi duhet të ndjej si detyrë dhe të tregojë kujdes ndaj problemeve të ndjeshme në shoqëri, ta ruaj gjuhën e komunikimin me masën e të dëshmojë balancë në sjellje, t'i evitojë fjalët dhe sjelljet që shndërrohen në pengesë në misionin e daves etj.
Të gjitha këto lënë gjurmë në figurën e thirrësit, në aktivitetin e tij dhe vështirësojnë rrugën e daves. Gabimi 1 thirrësit shumëzohet, veprimet e tij marrin dhen dhe fjalët përhapen gjithandej. Thirrësi duhet ta ruaj gjuhën e komunikimit dhe qasjen në rrjetet sociale, që jo pak thirrës kanë rënë viktima të gjuhës apo edhe të shkrimeve të tyre në platformat, të cilat gjatë përdorimit nga ana e thirrësit, po harrohet se janë ndërmjetës mes tij dhe bashkëbiseduesit që gjendet në anën tjetër të ekranit.
1. Muslimi, 8125. 2. Muslimi, v.4, £ 2197. 3. Adnan al Araur, “Menhexhu ed-daveti, fidav 'ielvaikelmuasir”, botim i parë, 2005, f. 4l. 4. Ali Pajaziti, “Etika publike”, Logos-A, Shkup, 2005, f. 13. 5. Ahmedi, 21381. 6. Tevfikel Vai, Ed-da vetuilallah, Daru-l- Jekin, 1995, botim i dytë, f. 228, Mensure, Egjipt. 7. Transmetojnë pesëshja (Ahmedi, Ebu Davudi, Nesaiu, Tirmidhiu dhe Ibën Maxhe). 8. Ahmedi, Taberaniu. 9. Tirmidhiu dhe Ibën Huzejme — Sahih. 10. Buhariu, 3535, Menakib,18. II. Muslimi,1812, Musafirin, 201. 12. Muslimi, 1636, Muvatta, husnul huluk,1:146155, Ibnulabdulber, temhid,VI, 55. 13. Buhariu, 3559, Menakib, 23, Muslimi, fedail,68. 14. Buhariu, 3759,fedailu ashabi'n nebi,27. 15. Ibën Hanbel, 18164, IV, 227:DM256, Darimi, magjia, 2. 16. Muslimi, nr. 6316, birr, 14. 17. Tirmidhiu, nr. 1987, birr, 55. 18. Islami nëpërmjet haditheve, Kryesia e Çështjeve Fetare të lurqisë, Logos-A, 2017, botim i dytë, v. 3. 20. 19. Tirmidhiu, nr 1952, babu-l- birr, 33. 20. Imam Hafidh ebil Fida Ismail ibën Kethir el Kureshi Ed-dimeshki, Tefsirul Kur 'aniladhim, Darulma rife, Bejrut, v.A, 1993, f 429. 21. Buhariu, 6203. 22. Ahmedi,61163. 23. Adnan al Araur, Menhexhu ed-daveti, fidav 'ielvaikelmuasir, botim i parë, 2005, f. 84. 24. Buhariu, 2359. 25. Buhariu,3344. 26. Buhariu, 5809.