Argumentet e Ringjalljes dhe urdhri për durim
A nuk e shohin ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën e nuk u lodh në krijimin e tyre, është i Plotfuqishëm që t'i ngjallë të vdeleurit? Po, Ai është i Plotfuqishëm.për çdo gjë. Ditën, kur ata që mohuan do të përballen me zjarrin (do t'u thuhet): “A nuk është ky (zjarr-dënim) i vërtetë?" Ata do të thonë: “Po, për Zotin tone!" Ai do t'u thotë: "Atëherë, shijoni (vuani) dënimin për shkak të mohimit që keni bërë!" Prandaj, ti bëhu i durueshëm (o Muhamed), ashtu siç duruan të dërguarit e vendosur, dhe mos kërko shpejtimin e dënimit për ta! Ditën, kur të shohin atë që u është premtuar, atyre do t'u duket sikur kanë jetuar (në Tokë) vetëm një çast të ditës. Ky është kumtim i qartë. E kush tjetër do të shkatërrohet, përveç popullit të pabindur!?" - (El-Ahkaf, 33-35).
Lidhja e këtyre ajeteve më ato paraprake
Ajetet e fundit të kësaj sureje, sikur plotësojnë atë moza¬ikun e të gjitha tematikavetë shtjelluara deri më tash. Përderisa përgjatë sures, pamë argumente të qarta për ekzistimin e Zotit të Plotfuqishëm e të Urtë, vërtetimin e profetësisë, demantimin e dyshimeve të idhujtarëve dhe qortimin e tyre për mosbesim, si dhe besimin e xhindeve, të cilët me të dëgjuar vetëm disa ajete kuranore, e përqafuan këtë besim të pastër në Zotin Një, ndërkohë që tash, në këto ajete, vjen plotësimi i këtij mozaiku imanor - vërtetimi i ringjalljes dhe përshkrimi i gjendjes së mjerë të atyre që mohuan Ditën e Gjykimit teksa ndëshkohen në zjarrin e Xhehenemit. Dhe, krejt në fund të këtyre ajeteve, me të cilët edhe përfundon kjo sure, vjen një këshillë madhështore për Pejgamberin a.s., që të duronte ndaj të këqijave dhe ligësive të kurejshëve, ashtu siç kishin vepruar edhe elita e të dërguarve para tij, me popujt e tyre mëkatarë.
Koment:
33. A nuk e shohin ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën e nuk u lodh në krijimin e tyre, është i Plotfuqishëm që t’i ngjallë të vdekurit? Po, Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
Ajetet përmbyllëse të kësaj sureje, vijnë duke qartësuar tematikat e shtjelluara më parë, ndërkohë që tash ka mbetur vetëm edhe akti i fundit i shtegtimit tonë jetësor, besimi në ringjalljen dhe në Ditën e Gjykimit. Besimi në ringjallje, është një prej gjashtë kushteve fondarnentale të besimit islam, prandaj mohuesi i ringjalljes, hyn në grupin e atyre që e vulosën fatin e tyre si jobesimtarë dhe do të ballafaqohen me hidhë¬rimin dhe ndëshkimin e Allahut në botën tjetër.
Ringjallja është një proces që do të ndodh me urdhrin e Allahut, pas shkatërrimit të kësaj ekzistencë, ashtu siç na ka njoftuar i Lartmadhërishmi në Kuranin fisnik: "Atë ditë Ne e palosin qiellin siç palosen fletët e një libri. Ashtu siç e filluam krijimin, ashtu e rikthejmë atë. Ky është prem¬timi Ynë dhe Ne do ta përmbushim atë!" - (El-Enbijaë, 104)
Ky ajet sqaron se në ditën e fundit të kësaj bote, vjen akti i shkatërrimit të ekzistencës, dhe kjo gjithësi do të paloset siç palosen fletët e një libri. Çdo gjë kthehet në pikën zero të para krijimit. Allahu xh.sh. na e bën me dije se pas kësaj, ky "Libër", do të hapet e shpaloset sërish, por tash me dimensione të reja të krijimit; sepse do të jemi në Botën e amshueshme, në të cilën nuk do t'i ekspozohemi më vdekjes apo shkatërrimit.
Idhujtarët kurejshë dhe ata përreth tyre në Gadishullin arabik, ishin të bindur se nuk ka ringjallje pas vde¬kjes. Ata nuk mund të perceptonin dot se njeriu pasi të vdes e të jetë bërë hi e pluhur, mund të ringjallet sërish në formën e mëparshme. Pikërisht, për këtë arsye, Allahu xh.sh. i fton dhe njëherë këta njerëz të pabindur që të vrojtonin me kujdes krijimin e qiejve dhe të Tokës, e të meditonin për Krijuesin e tyre. Ky ajet, na rikthen edhe njëherë në fillimet e kësaj sureje, ku i Madhërishmi në ajetin e 3 të saj thotë: "Ne nuk i krijuam qiejt e Tokën dhe atë që gjendet ndërmjet tyre, përpos me qëllim dhe me një afat të caktuar ... ", ajet që shumë qartë e sqaron qëllimin e krijimit të qiejve dhe të Tokës dhe shkatërrimin e tyre në një kohë dhe afat të caktuar të cilin e di vetëm Krijuesi fuqiplotë dhe i Gjithë¬dijshëm.(1) Pra, Ai që pati fuqi të krijojë tërë këtë ekzistence madhë¬shtore, pa u lodhur fare, vallë si nuk paska fuqi të ringjallë të vdekurit nga varret e tyre?! A nuk e shohin ata se Allahu që i krijoi qiejt dhe Tokën, me urdhrin e Tij: "Bëhu!", urdhër i cili zbatohet aty për aty me nënshtrim të plotë, është në gjendje t'i marrë njerëzit në llogari pas vdekjes dhe ringjalljes së tyre?!
Ky ajet, tregon se ringjallja apo rikrijimi është çështje urdhri e jo lodhjeje, por për t'ua përafruar mendjeve njerëzore të cilët vërtet i kap lodhja pas një pune të mundim¬shme, e ka sjellë këtë pjesë të ajetit: "... e nuk u lodh në krijimin e tyre."
Edhe në suren Kaf, ajeti 38: "Pa dyshim, Ne i krijuam qiejt e Tokën dhe gjithçka ka mes tyre në gjashtë ditë dhe nuk u lodhëm aspak!", i Madhërishmi duke demantuar thëniet e çifutëve se Allahu pasi krijoi qiejt dhe tokën për gjashtë ditë, u lodh dhe pushoi në ditën e shtatë, tregon se Ai nuk ndjeu aspak lodhje gjatë krijimit. Pra, logjikisht, nëse Ai nuk ndjeu lodhje gjatë krijimit të qiejve dhe të Tokës, a thua si mund të ndjejë lodhje gjatë procesit të ringjalljes së njeriut?! Sipas parame¬trave të perceptimit njerëzor, krijimi i qiejve dhe i Tokës, është shumë më madhështor e më i komplikuar se sa rikrijimi i njerëzve apo ringjallja e tyre nga varrezat, ashtu si ishin para vdekjes së tyre, siç ka ardhur edhe në ajetin 57 të sures Gafir: "S'ka dyshim se krijimi i qiejve dhe Tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë”(2)
Për ta përforcuar konstatimin, se Ringjallja është një proces që tregon se Allahu është vërtet i gjithëfuqishëm për çdo gjë, në fund të këtij ajeti, Ai thotë: "Po, Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë". Sipas Imam Nesefiut, fjala 'bela', vërteton pa kurrfarë dyshimi se Allahu është i Plotfu¬qishëm dhe ka mundësi e fuqi për çdo gjë, e përveç tjerash edhe për t'i ringjallur të vdekurit. (3)
34. Ditën, kur ata që mohuan do të përballen me zjarrin (do t'u thuhet): “A nuk është ky (zjarr-dënim) i vërtetë?" Ata do të thonë: "Po, për Zotin tonë!" Ai do t'u thotë: "Atëherë, shijoni (vuani) dënimin për shkak të mohimit që keni bërë!"
Ky ajet, na dërgon në aktin e fundit të rrugëtimit njerëzor, mu në aktin e Ringjalljes dhe të Ditës së Gjykimit, ku ata që mohuan takimin e kësaj dite do të ballafaqohen me këtë dënim të tmerrshëm. Pas përfundimit të gjykimit, jobesimtarët do të tërhiqen zvarrë drejt greminave me zjarr të Xhehenemit, dhe do të nda¬lohen para tij e do të pyeten ndormë nënçmimi e përbuzjeje: ''A nuk është ky (zjarr-dënim) i vërtetë?" Kur ata e shohin fundit e tyre të mjerë, nuk u mbetet rrugë tjetër pos pranimit të fajësisë duke thënë: "Po, për Zotin tonë!", ky është zjarri i cili na "premtohej"! E pas këtij turpërimi, atyre do t'u thuhet: shijoni pra dënimin e këtij zjarri, dhe dënimin e kësaj Dite të Gjykimit, të cilën e mohuat në jetën e dynjasë!
Ajeti i parafundit i sures, ka një ngjashmëri të dukshme me ajetin e 20 të po kësaj sureje: "Ditën, kur ata që mohuan do të përballen me zjarrin (do t'u thuhet): "Ju i shfrytëzuar gjithë të mirat në jetën e dynjasë dhe u kënaqët me to. Por sot, do të ndëshkoheni me dënim poshtërues për shkak se ishit arrogantë në tokë pa kurrfarë të drejte, dhe për shkak se mëkatuat (nuk iu bindët Zotit).", ku shohim se në atë ditë të tmerrshme të llogarisë, në formë nënçmimi xhehenemlinjve do t'u thuhet: Ju i shfrytëzuat krej të mirat dhe kënaqësitë në jetën e dynjasë, dhe nuk latë asnjë vepër të mirë për Ahiret, prandaj, do të ndëshkoheni me dënim poshtërues, për shkak të arrogancës dhe kufrit tuaj. Dijetari i madh bashkëkohor, Sharaviu, kur flet për mirësitë thotë se ajo mirësi e cila të largon nga Ai që është burim i kësaj rnirësie - Allahu xh.sh., në fakt nuk është mirësi, por sprovë, fitne dhe mallkim, kurse mirësia e vërtetë është ajo që ta rikujton Allahun xh.sh. si burim të kësaj mirësie,(4) dhe pikërisht për këtë arsye, i Dërguari a.s. na ka mësuar që kur ta shohim ndonjë mirësi te vetja apo te të tjerët të themi: "Ma sha Allah la kuvete il-la bil-lah", (5)
35. Prandaj, ti bëhu i durueshëm (o Muhamed), ashtu siç duruan të dërguarit e vendosur, dhe mos kërko shpejtimin e dënimit për ta! Ditën, kur të shohin atë që u është premtuar; atyre do t'u duket sikur kanë jetuar (në Tokë) vetëm një çast të ditës. Ky është kumtim i qartë. E kush tjetër do të shkatërrohet, përveç popullit të pabinduri?"
Pas vërtetimit të Njëshmërisë, pejgamberisë dhe ringjalljes, me argumente të pakontestueshme, duke zhdavaritur çdo dyshim të idhujtarëve, tash i Madhërishmi, e këshillon të Dërguarin a.s. që të bënte durim ashtu siç duruan pejgamberët e mëparshëm që Allahu i veçoi me emrin "Ulul Azmi" - "Pejgamberët e vendosmërisë së lartë", apo thënë më shkurt "Elita profetike". Në këtë grup elitarë, ndonëse ashtu siç na ka urdhëruar Allahu xh.sh. nuk bëjmë dallim në mes pejgamberëve: "Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij" - (El-Bekare, 285), megjithatë do të veçonim pesë nga ata që meri¬tuan bartjen e këtij epiteti: Nuhu, a.s., Ibrahimi a.s., Musai a.s., Isai a.s., dhe më madhështori prej tyre Muhamedi a.s., me të cilin u përmbyll pejgamberia, dhe i cili u dërgua mëshirë për krejt botët. Këta të pestë, janë përmendur me emra edhe në ajetin 7 të sures El-Ahzab: "Dhe (kujto) kur Ne e morëm prej pejgamberëve një premtim, siç morëm prej teje, prej Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait, birit të Merjemes. Ne morëm prej tyre besë të fortë."
Mendimet e dijetarëve lidhur me atë se kush hyn në këtë grup të Ulul Azmit, janë të ndryshme. Disa kanë thënë se ky emërtim i përfshin vetëm këta të pestët të përmendur në ajet, kurse të tjerët i fusin të gjithë pejga-mberët, nën këtë emërtim, me përjashtim të Junusit a.s. për të cilin Allahu xh.sh. duke e këshilluar Muhamedin a.s. në lidhje me të thotë: "Po ti, bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd, dhe mos u bëj si ai peshkut (junusi)" - (El-Kalem, 48); dhe të Ademit a.s.: në lidhje me të cilin ka zbritur: "Ne e patëm urdhëruar Ademin (të mos i afrohej pemës), po ai harroi. Ne nuk gjetëm vendosmëri tek ai." (Ta Ha, 115)(6)
Pas porosisë dhe këshillës për durim nga ligësitë e popullit të vet, Muhamedi a.s. këshillohet që tëmos kërkojë përshpejtimin e dënimit dhe shkatërrimin e tyre në këtë botë duke i mallkuar,(7) sepse dënimi për ata që nuk besojnë, gjithsesi është i pashmangshëm në Ahiret. Ky është i vetmi ajet në Kuran, ku Allahu i Plotfuqishëm i kërkon të Dërguarit të Vet që të mos kërkonte shpejtimin e ndëshkimit për popullin e tij dhe, nga kjo kuptojmë se maltretimet e kurejshëve ndaj të Dërguarit a.s. dhe vuajtjet shpirtërore e fizike që po i përjetonte së bashku me besimtarët, tashmë kishin arritur kulmin. Megjithatë, edhe përkundër të gjitha këtyre zullumeve ndaj tij, ai e donte shumë popullin e tij dhe i digjej zemra për ta. Ai po vuante shpirtërisht pse ata ende nuk po e pranonin dritën e udhëzimit. Madje, shpesh i lutej Allahu xh.sh. me këto fjalë: "O Allah, fale popullin tim, sepse ata nuk dinë". I Madhërishmi duke e ditur se çfarë zemre të pastër kishte Muhamedi a.s., e këshillon atë që të mos ngutej me ndonjë mallkim e as përshpejtim të ndëshkimit, sepse Krijuesi i kësaj gjithësie e kishte dërguar atë si "mëshirë për botët".
E sa i përket çështjes së atyre që nuk deshën të përudheshin në këtë botë, tash Allahu xh.sh. na shpërfaq imazhe të Ditës së Gjykimit, kur jobesimtarët do ta shohin atë që u është premtuar nga ndëshkimi me zjarr. Vetëm atëherë, ata sikur zgjohen nga lerargjia e tyre dhe do t'u duket se kanë jetuar në këtë dynja vetëm se një çast të shkurtër të një dite të saj. Ja, ky pra është Kurani, si kumtim i qartë,(8) nëpërmjet të cilit Allahu xh. sh. ua tërhoqi vërejtjen njerëzve të pabindur dhe mohues, njerëzve të cilët nga mendjemadhësia e tyre menduan se nuk do të vdisnin e as nuk do të ketë ringjallje dhe llogari. Prandaj, i Plotfuqishmi, e përfundon këtë sure me një pyetje, e cila në fakt synon t'i zgjojë nga kllapia e kufrit të gjitha ato mendje të fjetura, për të parë të vërtetën: "E kush tjetër do të shkatërrohet, përveç popullit të pabindur!?"
Porosia e këtyre ajeteve - (33-35)
- Allahu i Madhërishëm, është Ai që krijoi ekzistencën, pa ndjerë aspak lodhje, sepse nocioni lodhje nuk përkon me madhështinë krijuese të Tij, e as që mund t'i përshkruhet Atij një veprim i tillë, sepse urdhri i Tij është vetëm t'i thotë një sendi "Kun¬ - Bëhu!", dhe ai bëhet me nënshtrim. Arsyeja pse Allahu e ka cekur këtë fjalë: "E nuk u lodh në krijimin e tyre" fillimisht është demantim i shpifjeve të çifutëve, të cilët pretendojnë marrëzisht se Allahu pasi krijoi qiejt dhe Tokën, u lodh, dhe ditën e shtunë, pushoi!!! Ndërsa në këtë rast, Allahu xh.sh. ua bën me dije edhe idhujtarëve se kur Ai krijoi qiejt dhe Tokën, pa u lodhur, atëherë, pse nuk logjikoni sipas parametrave të perceptimit tuaj njerëzor se krijimi dhe ringjallja e njerëzve është një proces shumë më "i lehtë" se sa krijimi i qiejve dhe i Tokës?!
- Allahu është i Plotfuqishëm, dhe krijon çfarë të dojë, kur të dojë dhe si të dojë, pa pasur mundësi që dikush të ndërhyjë në kompetencat dhe vullnetin e Tij hyjnor.
- Atë çka Allahu ua ka premtuar jobesimtarëve nga ndëshkimi në Ahiret, do të ndodh patjetër. Jobesimtarët do ta shohin dhe përjetojnë për së afërmi përcëllimën e zjarrit të Xhehenemit, e pastaj do të hidhen në të, për të martë ndëshkimin e merituar.
- Sabri - durimi, është një prej cilësive më të dashura tek Allahu xh.sh .. Madje edhe një prej emrave të bukur të Tij është "Sabur" - ¬"Durimrari", që nënkupton se Ai nuk shpejton me dënim, por shikon, pret dhe vonon, e megjithatë ndëshkimit të Tij nuk mund t'i shmanget askush që e ka mohuar rrugën dhe udhëzimin e Tij. Fjala "sabër" - "durim" është përmendur mbi shtatëdhjetë herë në Kuran. Për këtë arsye, I Lartmadhërishmi e porosit të Dërguarin e Vet, që të ishte i durueshëm ndaj shpifjeve, fyerjeve dhe ligësive të kurejshëve, duke qëndruar stoik dhe i pathyeshëm, ashtu siç duruan në të njëjtën mënyrë edhe elita e pejgamberëve para tij, që shquheshin me vendosmërinë e tyre të lartë.
- Dita kur këta mohues të Njëshmërisë do të paraqiten para Krijuesit fuqiplotë për të dhënë llogarinë e tyre përfundimtare, tmerri dhe llahtaria të cilin do ta shohin e përjetojnë, do t'i bëjë të thonë se në këtë dynja jetuan vetëm një çast të shkurtër të saj.
- Kurani famëlartë është kumtim dhe tërheqës i vërejtjes. Ai që ndjek këtë udhëzim, do të jetë i përndritur, e ai që ia kthen shpinën dhe e mohon, do të jetë i mjerë dhe në ndëshkim të pasosur.
- Fund-
1. Ale Hamim; EI-Xhathijetu-Ef Ahkaf dirasetun fi esrari-l bejan, f. 584,
2. Muhamedin el Emin bin Abdullah el Arumij el Hererij esh-Shafi'ij, Hadaiku¬r-rrevhi ve-r-rrejhan fi revabi Ulumi-l Kuran, Bejrut, 2001, vëll. XXVII, f. 105.
3. Imam Nesefiu, Medariku-t-Tenzil ve Hakaiku Te'vil, Bejrut, 1998, vëll III, f. 319.
4. Shejh Sharavi, Havatiri havle-Kurani-l Kerim, Kajro, 1991, vëll XXIII f. 14264
5. Transemton Taberaniu nga Ukbe bin Amir në El- Muxhemal Kebir nr. (14275). Kuptimi i kësaj lutjeje Profetike është përafërsisht ky:"Ndodh vetëm ajo çka të dëshiron Allahu; Nuk ka ndryshim e as forcë pa ndihmën Allahut.”
6. Shih më gjerërësisht: Muhamed Abdulhakk ibn Shah el Hindi el Hanefij, El Iklil ala Medariki-t-tenzil ve hakaiki-t-tevil, Bejrut; 2012 vëll VI, f. 565.
7. Imam Maturidiu, Te'vilatu ehli-s-¬Sunet redaktuar nga dr. Mexhdi Basel-lum), Bejrut, 2005; vëll IX, F. 260.
8. Mendimi i shumicës dërmuese të dijetarëve është se me fjalën 'belag’ synohet Kurani famëlartë, Shih: Muhamed Izzel Druzeh, Et; Tefsiru-l hadith, Karjro, 2000, (botimi i dytë), vëll. V f. 31.
Sabri Bajgora