Mjerimi për devijuesit e shpalljes


Allahu xh.sh. thotë: “Mjerë për ata që me duart e tyre shkruajnë librin (e rrejshëm), e pastaj thonë: “Kjo është
prejAllahut”,- që për këtë të kenë ndonjë dobi (?tim) të vogël! Dhe mjerë për atë që shkruajnë me duart e tyre, dhe mjerë ata për atë që e ?tojnë në këtë mënyrë!” Ata (hebrenjtë) thanë: “Ne nuk do të na prekë zjarri, përveç disa ditë.” Thuaj (o Muhamed): “A mos keni marrë prej Allahut ndonjë premtim, e Allahu nuk e thyen premtimin e vet, ose ju jeni duke thënë përAllahun atë që nuk e dini?!” (El Bekare, 79-80).
Ajeti kuranor që synojmë ta shpjegojmë ?llonme nocionin “ar. vejlun”, që në kuptimin gjuhësor do të thotë: mjerim, fatkeqësi, dënim, ndëshkim, hakmarrje, vuajtje, shqetësim, kurse nocioni “ar. vejletun”, do të thotë mjerim,skandal dhe fatkeqësi, pikëllim. Ky nocion, në kuptimin terminologjik islam është një shprehje që re?ekton kërcënimin e merituar për një veprim,
dhe re?ekton një shkatërrim, një turp, mundim apo thyerje të zemrës. Kjo shprehje, që në Kuranin ?snik paraqitet me dhjetëra herë, vjen në kuptimin e kërcënimit, mjerimit e psherëtimës. Po ashtu vjen edhe si kërcënim prej Allahut xh.sh. për kryerësit e disa veprave të veçanta, mirëpo vjen edhe si kërcënim në relacionin njeri-njeri, e edhe si psherëtimë ndaj vetes, pra që e bën njeriu.

Kujt i dedikohet vejlimjerimi?

Mjerimi që në Kuranin famëlartë paraqitet me nocionin “ar. el vejlu”, është një formë e kërcënimit që i dedikohet disa kategorive të njerëzve, të cilët në një formë apo tjetër kanë refuzuar apo kanë kontestuar urdhrat e Allahut xh.sh., ose që kanë kryer veprime të ndaluara ndaj shoqërisë njerëzore, në përgjithësi ose në veçanti. Pra, kjo masë sanksionuese e kërcënimit, në argumentet autentike paraqitet për disa prej vepruesve apo mosvepruesve të disa veprimeve, sepse, sipas Islamit mosveprimi i urdhrit për veprim është mëkat që meriton sanksionim, ashtu sikurse që është mëkat edhe veprimi i urdhrit për mosveprim.

Shkaku i zbritjes së ajeteve

Shkaku i zbritjes së ajetit të 79-të, të sures El Bekare, siç shpjegon dr. Vehbi Zuhejli, në tefsirin e tij(1), janë ithtarët e librit të shpallur, respektivisht rabinët hebrenj. Rabinët
hebrenj, siç transmeton Ibën Abasi r.a.: “I ndryshuan cilësitë e Pejgamberit, a.s., dhe e ndryshuan epitetin e tij. Përshkrimi i cilësive të Muhamedit a.s., nëTevrat ishte se ai ishte me sy të zinj, me sy të mëdhenj, me shtat mesatar, ?okët me kaçurrela, me fytyrë të bukur, ndërkaq rabinët çifutë, të nxitur nga smira dhe urrejtja, i kishin shlyer këto cilësi, dhe kishin thënë se ai do të ishte i gjatë, i mavijosur dhe me ?okë të drejta.(2) Prandaj, Allahu xh.sh., e zbriti ajetin e lartpërmendur, për t’i informuar njerëzit se këto janë devijime dhe ndryshime prej rabinëve çifutë, për të cilët do të pasojë dënim i rëndë për atë që e kanë bërë.
Prej Abdurrahman bin Alkame transmetohet se ka thënë: “Një herë e pyeta Ibën Abasin r.a., për ajetin “Mjerë për ata që me duart e tyre e shkruajnë librin!”, - e ai më tha: “Ky ajet ka zbritur për idhujtarët, si dhe për ithtarët e librave të shpallur (Ehlul Kitabët).”(3)
Kurse, shkaku i zbritjes së ajetit të 80-të të kësaj sureje, sikurse transmeton Ibën Abasi r.a., është thënia e çifutëve, siç tregohet në këtë version: “Kur Pejgamberi a.s. erdhi në Medine, çifutët thoshin se jeta e kësaj bote do të zgjatë shtatë mijë vjet. Për çdo një mijë vjet nga jeta e kësaj bote dënim në zjarr të Xhehenemit në botën tjetër do të ketë vetëm një ditë. Pra, dënimi me zjarr të Xhehenemit do të jetë vetëm shtatë ditë, e pastaj përfundon ndëshkimi apo dënimi.” Në përgjigje të këtyre pretendimeve të tyre të kota Allahu, xh.sh., e zbriti ajetin tetëdhjetë të kësaj sureje, ku thotë: “Ata (hebrenjtë) thanë: “Ne nuk do të na prekë zjarri, përveçse disa ditë.” Thuaj (o Muhamed): “A mos keni marrë prej Allahut ndonjë premtim?! E, Allahu nuk e thyen premtimin e Vet, ose, ju jeni duke thënë për Allahun atë që nuk e dini?!”(4)
Imam Taberiu, në tefsirin e tij, regjistron transmetimin po ashtu prej Ibën Abasit r.a., se çifutët thoshin: “Ne nuk do të hyjmë në zjarr të Xhehenemit më shumë sesa dyzet ditë, aq sa i besuam viçit në rastin kur Musai a.s., kishte shkuar për ta marrë librin e shenjtë, Tevratin, e pasi të përfundojnë këto dyzetë ditë, ndërpritet prej nesh dënimi, dhe lirohemi nga zjarri i Xhehenemit.”
Prandaj, Allahu xh.sh., si përgjigje ndaj fjalëve të tyre e zbriti ajetin e lartpërmendur.(5) Prandaj, duke u mbështetur në mendimin e Ibën Abasit r.a., se ky ajet ka zbritur për ithtarët e librave të shpallur, ne mund të kuptojmë se në këtë lloj të dënimit përfshihen edhe ithtarët e shpalljes së fundit, pra Kuranit ?snik, apo ata që tentojnë ta devijojnë të vërtetën kuranore, pavarësisht formës dhe mënyrës së devijimit. Kështu vlerësohet në përgjithësi, ngase ajeti shpjegohet sipas asaj që përfshin shprehja, e jo sipas speci?kës së shkakut të zbritjes.

Shpjegimi i përgjithshëm i ajeteve

Që në ?llim të ajetit, vërejmë se ajeti ?llon me formën kërcënuese “ar. vejlun”, mjerë për ata që i kryejnë veprat, pra të cilat do të përmenden më pas. Imam Kurtubiu në tefsirin e tij “El Xhamiu li Ahkamil Kuran”, tregon se dijetarët islamë kanë kundërthënie mes vete rreth kuptimit të fjalës “el vejlu”. Prej Othman bin Afanit r.a., transmetohet se Pejgamberi a.s., ka thënë se “vejlu” është emër i një kodrine të zjarrit të Xhehenemit. Imam Taberiu thotë se nocioni “vejlun” është emër i një lugine në Xhehenem, në të cilën rrjedh qelbi dhe mbeturinat e banorëve të Xhehenemit. Në një hadith tjetër, që transmetohet prej Ebu Seid el Hudriut r.a., thuhet se i Dërguari i Allahut a.s., ka thënë:“Vejlun është një luginë në Xhehenem, ku në të rrëshqet jobesimtari dyzetë vjeshta para se të arrijë në greminën e saj.”
Si rrjedhojë e kësaj, Imam Taberiu, thotë se në bazë të asaj që kuptohet nga ajeti, dhe në bazë të asaj që transmetohet, atëherë mund të nënkuptohet se dënimi i çifutëve dhe i atyre që e ndryshuan librin hyjnor me shkrimet e shenjta, dhe që thanë se ajo është e Allahut, do të jetë sanksionimi i tyre me ushqim nga qelbi dhe mbeturina, pra si banorë të Xhehenemit mu në fundin e tij.
Në një transmetim tjetër prej Sufjanit dhe Ata bin Jesarit, thuhet se kuptimi i shprehjes “vejlun” në këtë ajet është emri i një lugine në fund të Xhehenemit, e cila është e mbushur me qelb të banorëve të Xhehenemit. Zehraviu tregon, prej të tjerëve, se “vejlun” është derë nga dyert e Xhehenemit, kurse Ibën Abasi r.a., thotë se kjo shprehje paraqet vështirësi dhe dënim.(6)
Këtë lloj të dënimit Allahu xh.sh., do t’ua shqiptojë çifutëve dhe të gjithë atyre që e devijojnë shpalljen e Allahut, pavarësisht se për cilin lloj të shpalljes bëhet fjalë dhe për cilin popull bëhet fjalë, sepse çifutët e devijuan librin e shenjtë Tevratin, duke shtuar në të tekst sipas dëshirës së tyre. Ata shlyen çdo gjë që nuk i favorizonte dhe që e urrenin, dhe çdo gjë nuk u shkonte për shtati. Ata e shlyen edhe emrin e Muhamedit a.s., nga Tevrati, prandaj kjo shkaktoi hidhërimin e Allahut xh.sh., kështu që për ta ka për ta zbritur këtë lloj dënimi dhe këtë lloj mjerimi.
Nga këto dy ajete kuranore vërejmë se Allahu i Plotfuqishëm i kërcënon ata që e shtrembërojnë librin e Allahut, duke e zëvendësuar me shkrime nga duart e tyre, dhe që me këtë i ndryshojnë dhe i devijojnë ligjet e Allahut xh.sh., pra për interesa mediokre personale. Ata e shtrembërojnë librin e Allahut, duke shtuar apo duke hequr diçka nga ai. Ata e tradhtojnë amanetin dhe integritetin e diturisë dhe të fesë, prandaj edhe kërcënohen me mjerim, ndëshkim, mundim dhe me shkatërrim në Ditën e Kiametit.
Ibën Kethiri në shpjegimin e këtij ajeti thotë se kjo është një kategori tjetër e çifutëve, e ata janë rabinët, të cilët ?ojnë në lajthitje përmes falsi?kimit dhe gënjeshtrës që e bëjnë ndaj Allahut xh.sh., ?esë kjo që ata e bëjnë me qëllim të pasurimit të tyre përmes haramit, prandaj edhe dënimi i tyre është i tmerrshëm.
Imam Es Sudiju,(7) thotë se disa prej rabinëve çifutë kishin shkruar disa shkrime (libra), përmes së cilave shkresa e devijonin librin e tyre të shpallur (Tevratin), e më pas ato shkresa-ata libra, ua shpjegonin dhe nisën t’i shesin tek arabët, duke u thënë atyre se librat ishin të zbritura prej Allahut xh.sh..
Ajo që i nxiste rabinët çifutë që të merren me këtë veprimtari destruktive e devijuese ishte pikërisht besimi i tyre i lajthitur dhe i devijuar, sepse ata do të kenë mundësi të qëndrojnë në zjarr të Xhehenemit ose vetëm shtatë ditë, ose vetëm dyzet ditë, aq sa e kishin adhuruar viçin në rastin kur Musai a.s., kishte shkuar në Turi Sina për ta marrë Tevratin. Prandaj, sipas llogarisë së tyre, për ta ruajtur pushtetin dhe pasurinë, ia vlen të merren me çfarëdolloj veprimtarie që ua siguron pushtetin dhe pasurinë në jetën e kësaj bote, qo?ë ajo veprimtari edhe devijimi apo falsi?kimi i fjalëve të Allahut xh.sh..
Nëse e shohim ajetin e lartpërmendur me vëmendje më të thellë, do ta vërejmë se nocioni “vejlun” përmendet tri herë në një ajet: një herë se mjerimi i tyre është për besimin e tyre të gabuar, pastaj se mjerimi tjetër është për devijimin dhe falsi?kimin që tentojnë t’ia bëjnë fjalës së Allahut, dhe mjerimi i tretë është për pasurinë e haramit që e ?tojnë dhe e grumbullojnë në jetën e kësaj bote, duke përhapur gënjeshtra dhe shpifje. Profesori Vehbi Zuhejli, në shpjegimin e këtij ajeti, thotë: “Me veprimtarinë e tyre ata bënë tri vepra penale të përnjëhershme, e që janë; ndërrimi i cilësive të Pejgamberit a.s., shpifja ndaj Allahut xh.sh., si dhe marrja e mitos dhe e ryshfetit, prandaj edhe u kërcënuan tri herë me mjerim “vejlun”, pra për çdo veprim veç e veç.”(8)
Ata ishin të motivuar për këtë veprimtari, sepse dëshironin t’i ruanin pozitat e larta që i gëzonin rabinët, sepse po ta pranonin realitetin, atëherë do ta pranonin dhe do ta besonin edhe Islamin, dhe do ta kishin njohur Muhamedin a.s., dhe do të ishin nën udhëheqjen e tij. Prandaj, ata tentuan që me arrogancën e tyre t’i ikin këtij realiteti përmes shtrembërimit të fjalëve të Allahut xh.sh..
Të gjitha pretendimeve të tyre, se ata më së shumti do të mund të qëndrojnë në zjarr të Xhehenemit shtatë ditë, ose dyzet ditë, ose se ata janë bijtë e Zotit, Allahu xh.sh., u përgjigjet duke u thënë: “Thuaj (o Muhamed): a mos e keni marrë prej Allahut ndonjë premtim?! E, Allahu nuk e thyen premtimin e Vet.
Ose ju jeni duke thënë për Allahun atë që nuk e dini?!” (El Bekare, 80).
Imam Sharaviu, gjatë shpjegimit të këtij ajeti, thotë se me këtë ajetsikurAllahu xh.sh., e urdhëron Pejgamberin a.s., që t’u thotë atyre se nuk janë ata që do të gjykojnë dhe që do të vendosin se çka do të bëjë Allahu xh.sh., me ta në Ditën e Gjykimit, por është Ai që e vendos, pra është Allahu xh.sh.. E, nëse kanë ndonjë premtim prej Tij, atëherë Ai nuk e ndryshon premtimin, mirëpo një gjë e tillë nuk ekziston.
Çifutët, meqë nuk i bënin ballë të vërtetës që e shpaloste Pejgamberi a.s., pra përmes shpalljes, e kishin formuar një bindje armiqësie të madhe ndaj Pejgamberit a.s., dhe atë që nga koha kur Muhamedi a.s., ishte shpallur për Pejgamber, sa ishte në Mekë. Dhe, kjo armiqësi u shtua edhe më shumë pasi Pejgamberi a.s., migroi në Medine. Ata disa herë edhe kishin tentuar me dinakëri që ta likuidonin Pejgamberin a.s. në Medine, mirëpo asnjëherë nuk ia kishin arritur qëllimit. Kur Pejgamberi a.s. kishte emigruar në Medine, çifutët ishin koncentruar në një fshat të quajtur Hajber, i cili ishte rreth 150km në veri të Medinës, rrugës për në Sham.
Për ngjarjen e Hajberit që ka ndodhur në vitin e shtatë të hixhretit, transmeton edhe Ebu Hurejreja r.a., i cili thotë se, pasi u çlirua Hajberi, një grua, e cila quhej Zejneb bint Harith, gruaja e Selam bin Mishkemit, e cila e kishte vëllain e saj rabin, dhe i cili ishte vrarë gjatë çlirimit të Hajberit, ia dhuroi Pejgamberit a.s., një dele të cilën e kishte helmuar. Ajo kishte pyetur se cilën pjesë të mishin nga delja e kishte të preferuar Pejgamberi a.s., dhe pasi i kishin thënë se e kishte shpatullën, ajo atëherë në atë pjesë të shpatullës shtoi edhe më shumë helm! Dhe, pasi iu soll delja e pjekur, Pejgamberi a.s., mori një kafshatë nga shpatulla, e futi në gojë, mirëpo nuk e gëlltiti. Në transmetimin që e bën Ebu Davudi, prej Ebu Hurejres r.a., thuhet se Bishër bin Berrai r.a., kishte ngrënë me Pejgamberin a.s., nga ajo dele, dhe e kishte gëlltitur një kafshatë, dhe kishte vdekur. Kur Pejgamberi a.s. mori vesh, menjëherë i urdhëroishokët që ta ndërprisnin ushqimin. Pastaj Pejgamberi a.s. tha: “M’i mblidhni të gjithë çifutët që janë këtu!” Ata u mblodhën te Pejgamberi a.s., e ai u tha: “Unë do t’ju pyes ju për diçka, e ju a do të jeni të drejtë dhe të sinqertë në përgjigjen tuja?!” Ata thanë: “Po, do të jemi të sinqertë.” Pejgamberi, a.s., i pyeti disa pyetje, për ta zbuluar gënjeshtrën e tyre, dhe ua tha këto fjalë: “Kush është babai juaj?” Thanë: “Filani (për një njeri që nuk ishte babai i tyre).” Pejgamberi a.s. tha: “Gënjyet, sepse babai juaj është ?lani (pejgamberi i Allahut, Jakubi, i biri i Ibrahimit).” Ata thanë: “Të vërtetën e the.” Pejgamberi, a.s., përsëri i pyeti përsinqeritetin e tyre në përgjigje, duke ua thënë këto fjalë: “Nëse ju pyes diçka?!”, - mirëpo edhe ata thanë: “Po, do të jemi të drejtë dhe të sinqertë, o Ebul Kasim. Ne, edhe nëse të gënjejmë, ti e di ashtu siç e dite për babanë tonë!”. Pejgamberi, a.s., i pyeti: “Kush janë banorët e Xhehenemit?” Ata thanë: “Ne do të jemi për një kohë të shkurtë, e pastaj ju do të na zëvendësoni (pasi të dalim ne nga zjarri)!” Pejgamberi a.s. tha: “Turp të keni! Ndaluni këtu me gënjeshtrat tuaja, se pasha Allahun nuk do të ju zëvendësojmë asnjëherë!” Pejgamberi a.s. u tha: “A do të jeni të sinqertë nëse ju pyes për diçka?” Thanë: “Po, o Ebu Kasim!” Pejgamberi a.s. tha: “A keni vendosur në këtë dele helm?” Thanë: “Po.” Pejgamberi a.s., i pyeti: “Cili është shkakuivendosjessëhelmit?” Thanë: “Deshëmtavërtetojmë pejgamberinë tënde, nëse je gënjeshtar do të kishe vdekur nga ky helm, dhe do të kishim pushuar prej teje dhe nga ajo që po ?on ti, e nëse je i vërtetë në pejgamberinë tënde, ky helm nuk të të dëmtonte sepse Allahu do të mbrojë.”(9)
Me këtë veprim, Pejgamberi a.s., ua bëri me dije çifutëve se çështjet nuk qëndrojnë ashtu si pretendojnë ata, ngase ata do të qëndrojnë në zjarr të Xhehenemit të përhershëm, sepse kanë bërë krime, e kanë shpalosur kufrin (mosbesimin), dhe pastaj njerëzit e kanë ndryshuar dhe e kanë devijuar fjalën e Allahut xh.sh., keni vrarë të dërguar, prandaj edhe dënimi i tyre do të jetë i përhershëm, e jo siç pretendojnë disa, se ai do të jetë vetëm disa.


_____________________
1. Dr. Vehbe Zuhejli, Tefsirul Munir ?l Akideti ve Sheriati vel Menhexh, 1/203, Darul Fikër, Damask, botimi 1991.
2. Po aty, f. 203.
3. Seid Havva, El Esasu ? Tefsir, 1/169, Daru Selam li Tibaa, botimi i dytë, 1989.
4. Po aty, f. 203.
5 Vehbe Zuhejli, Tefsirul Munir, 1/303, Ibën Alij El Vahidij En Nisaburi, Esbabu Nuzul, f. 14, Tefsirul Xhelalejn, f. 17-18, prej Imam Sujutiut, Tefsiri i Taberiut, 1/302.
6. Kurtubiu, El Xhamiu li Ahkamil Kuran, 2/8.
7. Ismail bin Abdurrahman Es Sudij Ebu Muhamed El Kureshij El Ku?j, ka vdekur vitin 127 hixhrij. Sudiu i takon gjeneratës së tabiinjve. Ai ishte dijetar i famshëm i kohës, muhadith dhe mufesir, i cili ka edhe një tefsir të vetin, i cili është titulluar “Tefsiru Es Sudij”.
8. Dr. Vehbe Zuhejli, Tefsirul Munir, 1/202-203.
9. Buhariu, Ahmedi, Ebu Davudi etj.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi