Predikimi i vlerave fetare te masa kërkon që të përdoren edhe mjetet e shpikura materiale dhe metodat e ndryshme organizative, të cilat do të ndihmonin dhe lehtësonin që të shpërndahet mesazhi i Islamit te të ?uarit. Sigurisht që mjetet të cilat janë përdorur në të kaluarën kanë pasur efektin e vet dhe si të tilla kanë luajtur rolin kryesor në thirrjen islame. Por, sot, kur jetojmë në epokën e globalizmit apo post-globalizmit, në të cilin bota po përgatitet të futet në të, kërkohet nga predikuesit që formën e ligjërimit të përshtatin me formimin, përgatitjen dhe a?ësinë e shijen e çdo ambienti në të cilin jetojnë. Këtu, sigurisht që kultura, tradita dhe ambienti, luajnë rolë të rëndësishëm në përgatitjen dhe të folurin në publik, duke mos lënë vend për keqkuptime e keqinterpretime, të cilat më pas do të na shpijnë në situata që nuk i dëshirojmë asnjë.
Sigurisht se më herët, pjesa më e madhe e përçimit të mesazhit nga profetët dhe më pas edhe nga dijetarët e thirrësit është bërë nëpërmjet fjalës, këshillës, urdhrit për të mirë apo ndalimit nga e keqja, leksioneve, derseve-mësimeve etj.. Thirrësi apo predikuesi në kohën në të cilën po jetojmë, nuk mund të paramendojë misionin e tij pa e përdorur penën dhe shkrimin. Për nga lehtësia e përdorimit, përhapja, ndikimi dhe dobia, ky është edhe mjeti i dytë pas fjalës, veç kësaj, ky mjet është më i sigurt në ruajtjen e njohurive. Ky është mjeti i parë që ka krijuar Allahu. Me të, Ai shkroi Levhi mahfudhin (pllaka e ruajtur). Allahu i Lartësuar thotë: “Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë.” (El Enbija, 105).
Ky mjet përfshin çdo gjë që shkruhet, libra, broshura, ?etushka etj.
Objektivi i daves është komunikimi i mesazhit të Islamit ashtu siç e përmend edhe Kurani: “O ti i dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revelatën-risalen). Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve). Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin që mohon.” (El Maide, 67).
Që nga e kaluara e dimë se shtylla e komunikimit të fesë është fjala e shprehur dhe e shkruar: “Ti (Muhamed) mos shqipto atë (Kuranin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë! Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij! E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij. Dhe pastaj është obligim i yni që ta shkoqisim atë.” (El Kijame, 16-19).
Kurani i drejtohet të gjithë njerëzimit: “O ju njerëz! Në te vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e ?se, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai, i cili i frikësohet më shumë Atij.” (El Huxhurat, 13).
Në këtë ajet kuranor, kon?rmohet barazia e përgjithshme ndërmjet të gjithë njerëzve, mirëpo kjo nuk hedh poshtë speci?kat e popujve. Kurani kon?rmon se Allahu xh.sh. i ka bërë “popuj e ?se”, me qëllim që të njihen dhe jo të urrejnë njëri-tjetrin.
Islami e pranon diversitetin e popujve, të drejtën e çdo populli për ekzistencë, madje këtë të drejtë ua njeh edhe kafshëve. I Dërguari i Allahut a.s. ka thëne: “Sikur qentë të mos ishin lloje krijesash si gjithë të tjerat, do të urdhëroja t’i vrisja.”2 Në këtë hadith theksohet ajo që përmendet edhe te fjala e Allahut xh.sh.: “Të gjitha kafshët në Tokë e të gjithë shpendët që ?uturojnë me krahët e veta, janë në bashkësi të ngjashme me ju.” (El En’am, 38).
Përderisa ky është qëndrimi i Islamit për botën e kafshëve, atëherë çfarë mund të thuhet për popujt dhe njerëzit?! Ne dimë raste, kur popuj me dëshirën e tyre janë shkrirë me një popull tjetër, për shkak të fesë, mesazhit dhe gjuhës. Të tillë janë Egjipti, shtetet e veriut të Afrikës, etj., të cilët zgjodhën Islamin për fe dhe arabishten për gjuhë, duke u bërë anëtare të rëndësishëm në trupin e ymetit islam, madje duke pasur shpeshherë rol lidershipi.(1)
Pra, fjala, vazhdon të jetë deri më sot çështja esenciale e komunikimit të
thirrjes islame edhe pse ka pësuar ndryshime në forma dhe publikime, por fjala e thënë, e shkruar, e fotografuar e gdhendur është shpirti e gurthemeli i daves dhe predikimit.
Mbi këtë sqarim, kuptojmë se njeriu me anë të kësaj çështje të paraqitur mbetet objektiv në thirrjen islame. Andaj mund të themi se mjetet e informimit dhe daveja bashkohen në mjete për komunikim dhe synim.
XHAMITË, QENDRA TË SHKENCËS DHE TË INFORMIMIT
Përgjatë shekujve, një shoqëri islame nuk ka mbetur asnjëherë pa ekzistencën e fukahave (juristëve islamë), dijetarëve, predikuesve dhe mjeteve të edukimit. Thirrja islame, me risitë dhe mjetet e saj, deri vonë ka qenë shtylla e edukimit islam për gjeneratat e njëpasnjëshme të të rinjve në çdo shoqëri islame. Po ashtu, strategjia e daves nuk ka qenë e ndarë nga mjetet e informimit në asnjë prej shoqërive islame gjatë shekujve, por ?esa islame ka qenë gjithmonë burimi dhe shtylla e mjeteve të informimit. Dëshmia më e besueshme për këtë është se xhamitë në çdo shoqëri islame ishin vatra të shkencës, informimit, edukimit, ndërgjegjësimit dhe udhëzimit dhe se xhamia vazhdon t’i kryejë këto funksione. Roli i xhamisë ende ekziston në çdo shoqëri islame si një fener për predikim, shkencë dhe udhëzim.
MJETET E INFORMIMIT
Kur diskutojmë pozicionin e daves në mjetet e informimit bashkëkohore dhe se si duhet të jetë raporti i medias me davetin, themi se natyra e shoqërisë islame kërkon themelimin e një “media islame” mbi baza të shëndosha. Në kuptimin që prania e mediave joislame në shoqërinë islame paraqet një kontradiktë të madhe, efektet negative të së cilës re?ektohen në shoqëri, veçanërisht në fushën edukative dhe morale, e më pas edhe në strukturën shoqërore, gjë që është vërtetuar nga përvojat e ndryshme, në disa shoqëri myslimane që u transmetuan nga mediat perëndimore dhe u hapën dyert mundësive të saj gjatë këtij shekulli.
Kur struktura e mjeteve të informimit dhe komunikimit të daves në komunitetin mysliman të ngritët mbi bazën e saj të saktë dhe të qëndrueshme, atëherë procesi i informimit në tërësinë e tij dhe sekondaren e tij, duhet të frymëzohet nga mendimi i thirrjes islame që të jetë në harmoni me qasjen e tij, në mënyrë që mediat të janë një rrjetë e pastër islame që kontribuojnë në fuqizimin e vlerave islame dhe moralit islam. Ato luajnë rolin e saj në formulimin e mendimit të përgjithshëm të komunitetit dhe në rritjen dhe
formimin e brezave, duke dhënë kështu një edukim korrekt e besim të fortë.
Po ashtu, lidhjen ndërmjet mjeteve të informimit dhe daves duhet kuptuar si një lidhje e fuqishme mes mjeteve të komunikimit sot si shkencë dhe art, dhe nga ana tjetër daves, sot si urdhër për të mirë dhe ndalim nga e keqja, këshillim e komunikim të mesazhit islam.
Abdulhalim Muhjiddin, mendon se lidhjet ndërmjet daves dhe mjeteve të informimit janë lidhje të dallueshme. Mjetet e informimit janë motor kryesor, me anë të cilit rrotullohen karvani i daves dhe me anë të saj funksionalizohen shumë objektiva të daves.(2)
Kjo kërkon një sërë çështjesh të cilat duhet të përmbushen, në mënyrë që të ?nalizohet plani?kimi informativ i daves, ku mes tjerave të bëhet:
1. Studim praktik për orientimin e opinionit të synuar, apo edhe atyre që mendohet të kihet ndikim mbi ta dhe t’u përgjigjemi në nevojat dhe kërkesat e tyre;
2. Funksionalizimi i këtij hulumtimi në hartimin e programeve të komunikimit me anë të projekteve të plota varësisht nga mundësitë.(3)
Nuk ka dyshim se mjetet e komunikimit masiv dhe artet e saj moderne mund të japin një kontribut të madh në zhvillimin e mjeteve të davetit dhe përhapjen e tij brenda dhe jashtë shoqërive islame, që bota dhe njerëzimi kanë nevojë jetike për një informim të drejtë larg ngjyrosjes së informatave dhe shpërndarjen e lajmeve të rrejshme, që janë shndërruar në kancer të shoqërisë post-moderne.
Rëndësi tejet të madhe në komunikimin e mesazhit të Islamit në mjetet e informimit ka edhe forma e përdorimit të gjuhës së të folurit dhe komunikimit në një mënyrë që u përshtatet të ?uarve (masës). Gjuha e përdorur duhet të jetë ajo që kuptojnë masat, pasi thirrja jonë përfaqësohet nga fjalë të mira në diskutime, seminare, mësime kuptimplota, fjalime atraktive dhe ligjërata interesante, me qëllime të mira Mesazhet duhet të jenë me përmbajtje butësie e mëshire, dhe ka disa baza që duhet të jenë të disponueshme në të folur dhe ligjërim, në mënyrë që ai të jetë efektiv tek adresuesit.
Në botën e sotme të drejtuar (orientuar) nga informatat, shpesh është e pamundur që të arrijmë deri te publiku me porosinë tonë pa ndihmën e mediumeve. Në vend që të presim krizën të na i mbulojë të gjitha çështjet tona, do të ishte punë e mençur të ndërmarrim një nismë për ta ngacmuar interesimin e mediumeve. Një porosi e qartë dhe informatë korrekte, e njo?uar me integritet, ndershmëri dhe vullnet për të bashkëpunuar, do të na ndihmonte të komunikojmë nëpërmjet mediumeve. Për komunikim në baza të rregullta, duhet të kemi informata themelore për atë se kush na përfaqëson në mediume. Kjo mund të bëhet duke kontaktuar me qendrat e mediumeve lokale që na interesojnë. Këtë duhet ndjekur me dërgesa për korrespondentë të zgjedhur, si dhe me ?esën për paraqitjen tonë si burim informatash të vlefshme për shtyp në të ardhmen.(4)
ROLI I INFORMIMIT NË PREDIKIM
Vlen të përku?zohet funksioni i medias në fushën e thirrjes islame, i cili mund të duket kështu:
-Përballja me fushatat keqdashëse dhe helmet mediatike të përhapura nga kundërshtarët e Islamit dhe ata që nuk e njohin atë, dhe puna e vazhdueshme për të nxjerrë në pah të vërtetën e Islamit përmes një qasjeje të avancuar mediatike që përgatitet, studiohet dhe koordinohet ndërmjet agjencive dhe institucioneve të ndryshme mediatike të jashtme.
-Kontribuon në konsolidimin e vlerave islame dhe metodologjisë islame ndaj jetës shoqërore përmes përkushtimit të materialit mediatik ndaj mendimit islam.
-Vëmendje ndaj zhvillimit të mesazheve mediatike drejtuar pakicave myslimane në shoqëritë jomyslimane, në mënyrë që ndikimi dhe niveli i tyre mediatik të jetë më i madh se niveli i mediave në ato shoqëri, veçanërisht në fushën e publikimeve dhe radiove të drejtuara.
-Informimi për Islamin duke përdorur metoda dhe mjete të avancuara dhe efektive që sigurojnë furnizimin e anëtarëve të shoqërisë të të gjitha kategorive, moshave dhe niveleve intelektuale, që të pajisen me sasinë e duhur të kulturës islame dhe shkencave fetare.(5) Në mendjet e shumë njerëzve, koncepti i davetit mund të lidhet me kuptimin e “medias fetare”, por duhet kuptuar se media fetare është pjesë e “medias së thirrjes islame”, që duhet të jetë në shoqërinë islame, dhe se koncepti i davetit zgjerohet dhe zgjatet për të përfshirë çdo vepër mediatike që thërret në të mirë ose urdhëron për të mirë ose ndalon nga e keqja ose kontribuon në arritjen e dobisë dhe të mirës për myslimanët. Thirrja, në kuptimin e saj gjithëpërfshirës, është thirrje për në rrugën e Zotit të Madhëruar dhe për realizimin e qasjes islame ndaj jetës në fusha të ndryshme të saj, si në besim, mendim, punë dhe transaksione, si dhe në edukim e ndërtim shoqërore dhe deri në fusha të ndryshme të jetës njerëzore.
_____________________
1. Jusuf Kardavi, “Islami për tek i cili ne ftojmë”, Furkan, Shkup, 2022, f. 184.
2. Abdulhalim Muhjiddin, “Ishkal ?l amel el islami bejne ethevabit vel mutajat el asrije”, Katar, 1419, f. 64.
3. Ahmed Hadad, “Ed-da’vetu vel islah- Menahixhu ve esalibu”, bot. i 4, Darul kalem, Bejrut, 2014, f. 342.
4. Hisham Jahja Talib, “Udhëzues për punonjësit islamikë”, Logos-A, 1998, Shkup, f. 265.
5. Tev?k el Vai, “Ed-da’vetu ile-ll-ah, Darul jekin”, Botim i dytë, 1995, Mensure, f. 427