Në këtë punim do të trajtohen dy të drejta themelore të njeriut, e drejta për shkollim dhe e drejta e besimit, si të drejta elementare për një jetë të dinjitetshme. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë ato të cilat i takojnë çdo njeriu pa përjashtim, pasi këto të drejta janë elementare për një jetë të dinjitetshme.
Lu?a për të drejtat e njeriut ?llon me përpjekjet për t’i njohur të drejtat e tij themelore më elementare, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut na japin mundësinë të zhvillojmë dhe të përdorim tërësisht cilësitë tona njerëzore, inteligjencën tonë, talentin dhe vetëdijen tonë, si dhe të kënaqim kërkesat tona shpirtërore dhe nevojat e tjera.
Mosnjohja apo mohimi i të drejtave themelore të njeriut, ia mohon shoqërisë (individit) të drejtën për një jetë të dinjitetshme, dhe për këtë arsye është bërë përpjekje e vazhdueshme në nivel regjional e ndërkombëtar, duke miratuar deklarata e konventa, për të njohur e mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
TË DREJTAT DHE LIRITË THEMELORE TË NJERIUT
Aspirata për të mbrojtur dinjitetin njerëzor të të gjitha qenieve njerëzore, paraqet thelbin e konceptit për të drejtat e njeriut. Kjo përpjekje që e vë qenien njerëzore në qendër të interesit, është e bazuar në sistemin e përbashkët universal të vlerave të përkushtuara të së drejtës për jetë, si një e drejtë e paprekshme, dhe ofron një kornizë për ndërtimin e sistemit të të drejtave të njeriut, të mbrojtur nga normat dhe standardet e pranuara ndërkombëtarisht. Gjatë shekullit XX, të drejtat e njeriut janë zhvilluar si formulime morale, politike dhe ligjore dhe udhërrëfyese për zhvillimin e një bote të lirë nga frika dhe skamja.1
Përku?zimi për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut që sot pranohet gjithnjë e më shumë, është ai që e botojnë Kombet e Bashkuara me titull “Të drejtat e njeriut - pyetje dhe përgjigje”, të vitit 1987. Sipas këtij përku?zimi, të drejtat e njeriut, në përgjithësi, mund të përcaktohen si të drejta që janë të qenësishme në natyrën tonë dhe pa të cilat ne nuk mund të jetojmë si qenie njerëzore.
Si pikë ?llestare e konceptit të të drejtave të njeriut është koncepti mbi dinjitetin e lindur dhe të patjetërsueshëm të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore, koncept i cili njihet në Deklaratën Universale dhe në Paktet Ndërkombëtare të viteve 1948, të cilat njëkohësisht njohën edhe idealin e qenieve të lira njerëzore për të gëzuar lirinë nga frika dhe skamja, dhe për të qenë të pajisur me të drejta të barabarta dhe të patjetërsueshme. Prandaj, të drejtat e njeriut janë universale dhe të patjetërsueshme, që do të thotë se aplikohen gjithkund dhe nuk mund t’i mohohen individit madje edhe nëse ai/ajo pajtohet për këtë.
E drejta për të qenë i lirë dhe e drejta e jetës vlerësohet si një ndër vlerat më të rëndësishme njerëzore, të lidhura ngushtë me dinjitetin dhe vlerën e jetës njerëzore.
Të drejtat e njeriut janë parime në bazë të së cilave individët mund të veprojnë, të nxjerrin ligje dhe në të njëjtën kohë të gjykojnë e të marrin vendime që mbështeten në to. Por, të drejtat e njeriut janë në të njëjtën kohë edhe vlera që shprehin dhe pasqyrojnë dëshirat dhe aspiratat njerëzore.
Si vlera, të drejtat e njeriut përfaqësojnë qëllimet dhe idealet më të larta, të cilat, ndonëse të parealizueshme plotësisht, i japin kuptim jetës shoqërore. Gjatë gjithë historisë së tyre, të drejtat e njeriut janë përcaktuar dhe kanë mishëruar vlerën e dinjitetit të secilit, të lirisë, barazisë dhe drejtësisë.
E DREJTA PËR SHKOLLIM
Njëra nga të drejtat dhe liritë themelore të njeriut është edhe e drejta për shkollim. Arsimimi është një e drejtë e pamohueshme, është një nga të drejtat themelore të individit. Duke ia mundësuar këtë të drejtë, atij i mundësohet e drejta që t’i ushtroj të drejtat e tjera, pasi nëpërmjet ushtrimit të kësaj të drejte, individi ka mundësi të ushtrojë të drejtat e tjera, siç janë ato civile, politike, ekonomike, kulturore. Për të realizuar këtë të drejtë, arsimi duhet të jetë i mundshëm, i arritshëm, i pranueshëm dhe i përshtatshëm. Në këtë mënyrë, arsimi e pajis individin me njohuri, shprehi dhe shkathtësi që e ndihmojnë për të bërë zgjedhjet e duhura në jetë.
E drejta për shkollim ka rëndësi të madhe për njeriun si qenie njerëzore dhe si qenie politike e shoqërore. Kjo ka rëndësi të madhe edhe për shoqërinë përkatëse, ngase paraqet parakushtin themelor për zhvillimin e saj të gjithanshëm, sidomos në kushtet e zhvillimit të hovshëm teknologjik dhe kushtet e kompjuterizimit, që e kanë përfshirë botën. Nëpërmjet kësaj të drejte sigurohen elementet e së drejtës së njeriut që, duke u shkolluar, ta zhvillojë personalitetin e tij dhe të krijojë mundësi për përmbushjen e nevojave, por edhe sendërtimin e të drejtave të tij politike e personale.2
Kur një shoqëri ka bindje të atilla që duhet respektuar njëri-tjetrin, patjetër se edhe mirëqenia brenda saj do vijë në shprehje. Por, që të arrihet kjo, patjetër se duhet pasur një sistem edukativo–arsimor të mirë?lltë, sepse ai është indikatori kryesor në krijimin e rrethanave të formimit dhe emancipimit të një shoqërie multi-kulturore.
Të drejtën për shkollim e gjejmë në të gjitha konventat ndërkombëtare, në Kushtetutën dhe Ligjin për Arsim të Kosovës.
Deklarata universale mbi të drejtat e njeriut, neni 26, Pika 1, e këtij neni, i cek disa të drejta të njeriut për shkollim, se çdo njeri ka të drejtë në shkollim pa përjashtim; shkollimi ?llor duhet të jetë pa pagesë dhe i detyruar; shkollimi profesional në dispozicion për të gjithë dhe shkollimi i lartë i barabartë për të gjithë me kriter të vetëm, meritën. Kjo deklaratë kërkon nga shtetet që të ofrojnë për individin arsimin i cili ndihmon në zhvillimin e personalitetit, në respektimin e të drejtave të njeriut, që nxitë në tolerancë, miqësi ndërmjet individëve, popujve, grupeve racore e fetare.
Protokolli i Konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, e drejta për arsimim: “Askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për arsimim. Shteti, në ushtrimin e funksioneve që merr përsipër në fushën e edukimit dhe të arsimit, respekton të drejtën e prindërve për të siguruar këtë edukim dhe arsim në përputhje me bindjet e tyre fetare dhe ?lozo?ke”.3
Kur është fjala për Kushtetutën e Republikës së Kosovës, edhe kjo kushtetutë nuk ka mundur t’ju ik ndikimeve të deklaratave për të drejtat e njeriut që brenda saj t’i njoh dhe t’i mbroj të drejtat e njeriut. Kësaj problematike i është dedikuar kapitulli II, që mbanë emërtimin “TË DREJTAT DHE LIRITË THEMELORE”. Ky është kapitulli më i vëllimshëm dhe përmban gjithsej 42 nene, duke i detajizuar këto të drejta me ligjet e saj.
Njërën nga të drejtat themelore që i garanton kushtetuta, është edhe e drejta për shkollim:
“Secili person gëzon të drejtën e shkollimit themelor pa pagesë. Shkollimi i detyrueshëm rregullohet me ligj dhe ?nancohet nga fondet publike”.
Institucionet publike sigurojnë për secilin person mundësi të barabarta për t’u arsimuar, sipas a?ësive dhe nevojave të veçanta të tij/saj”.4
Ligji për Arsimim Parauniversitar në Republikën e Kosovës thotë: “Asnjë personi nuk guxon t’i mohohet e drejta për arsimim. Arsimi parauniversitar është përgjegjësi e përbashkët e prindërve, institucioneve arsimore dhe a?ësuese, komunave dhe qeverisë, sipas funksioneve dhe detyrave përkatëse të përcaktuara në këtë ligj. Është obligim i përgjithshëm i Ministrisë, komunave, institucioneve arsimore dhe të gjitha organeve të tjera, të përfshira në ofrimin e arsimit parauniversitar, siç është rregulluar përmes këtij ligji dhe ligjeve të tjera në fuqi, që të plani?kojnë dhe ofrojnë shërbime e?kase, efektive, ?eksibile, gjithëpërfshirëse dhe profesionale, të dizajnuara për t’u ofruar të gjithë fëmijëve të drejtat e barabarta për shkollim, në pajtim me a?ësitë dhe nevojat e tyre speci?ke, si dhe për të avancuar zhvillimin e tyre arsimor e social”.5
LIRIA E BESIMIT
Besimi apo feja është njëri nga elementet i cili e ka përcjell njerëzimin vazhdimisht që nga kohërat e lashta apo prej kur ekziston njerëzimi, dhe historikisht asnjëherë nuk është gjetur shoqëri apo popull pa besim apo fe. Kjo dëshmon se besimi në diçka që quhet Perëndi, Zot apo qenie absolute është i mbjellë në shpirtin e njeriut, dhe shumë herë gjatë jetës, njeriu e ndjen nevojën që të mbështetët dhe t’i drejtohet këtij Zoti. Prandaj, mohimi apo ku?zimi pa të drejt i kësaj të drejte është mohim i një elementi shumë të rëndësishëm të individit, mohim i ndjenjës shpirtërore.
Me lirinë e besimit kuptojmë të drejtën e individit për të besuar një fe ose një tjetër, ose për të mos besuar asnjë, si dhe të drejtën që lirisht e botërisht të shprehë bindjet e veta fetare, përkatësisht mos të shprehë kurrfarë bindjesh fetare. Kjo njëkohësisht nënkupton të drejtën e njeriut që lirisht të
ndjekë ritet dhe ceremonitë e fesë të cilën e beson.6
Komiteti për të Drejtat e Njeriut thekson rrethin e gjerë të aktiviteteve që bien brenda fushëveprimit të së drejtës për të manifestuar religjionin apo besimin.
“Observimi dhe ushtrimi i religjionit apo besimit mund të përfshijë jo vetëm aktet ceremoniale, por gjithashtu dhe zakonet e tilla siç është observimi i rregullave dijetale, veshja e rrobave dalluese apo mbulesave të kokës, pjesëmarrja në ritualet e bashkuar në fazën e caktuar të jetës, dhe përdorimi i një gjuhe të caktuar, që sipas zakonit ?itet në atë grup”.7
Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejtën e lirisë së besimit, ndërgjegjes dhe fesë. “Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë, është e garantuar”.
Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë ngërthen të drejtën për të pranuar dhe për të manifestuar fenë, të drejtën për të shfaqur bindjet personale dhe të drejtën për të pranuar ose refuzuar për të qenë anëtar i një bashkësie ose grupi fetar.
Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet, në kundërshtim me ndërgjegjen e vet, që të marrë pjesë në praktikimin e fesë si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj”.8
Ngjashëm me kushtetutën, edhe ligji për liritë fetare në Kosovë mbron lirinë e besimit.
“Çdo njeri ka të drejtë të gëzojë lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit fetar. Kjo e drejtë përfshinë lirinë për të pasur ose për të mos pasur fe, për të mbajtur apo për të ndërruar fenë ose besimin, dhe lirinë për të manifestuar fenë ose besimin, qo?ë si individ ose në bashkësi me të tjerët, publikisht ose privatisht, përmes adhurimit, predikimit, praktikumit dhe ceremonive".9
Liria fetare e tejkalon lirinë e ndërgjegjes dhe përfshinë përmbajtje të tilla rregullative, që nuk kanë për qëllim që të tjerëve t’u kumtohet bindja personale fetare. Ajo përfshinë edhe veprimet të cilat, sipas pikëpamjes së bashkësisë së caktuar fetare, u takojnë obligimeve të besimtarëve të vet. Duke u nisur nga kjo, kushtetuta ia garanton secilit lirinë që fenë apo bindjen e vet ta manifestojë nëpërmjet shprehjes fetare, kryerjes së ceremonive fetare, ndjekjes së shërbimit apo mësimit fetar.10
E drejta e shkollimit dhe liria e besimit dhe manifestimi i atij besimi është i garantuar në instrumentet - dokumentet ndërkombëtare, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në ligjet e saj. Në të gjitha këto garantohet kjo e drejtë, dhe ku?zimi i saj (manifestimi i besimit) sipas këtyre mund të bëhet vetëm me ligj dhe vetëm nëse është e domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së:
1. Sigurisë; 2. Rendit publik; 3. Shëndetit; 4. Të drejtave të të tjerëve.
Ku?zimin e të drejtave themelore, Kushtetuta e parasheh edhe në nenin 55: Ku?zimi i të drejtave dhe lirive të përmendura mund të bëhet vetëm me ligj (paragra? 1);
Të drejtat dhe liritë mund të ku?zohen vetëm deri në masën që është e pashmangshme për arritjen e qëllimit (paragra? 2);
Ku?zimi është i mundshëm vetëm nëse është parashikuar për qëllimet për të cilat kushtetuta e lejon ku?zimin (paragra? 3);
Ku?zimi duhet të reduktohet në minimumin, i cili e përmbush qëllimin për të cilin kushtetuta e lejon mundësinë e ku?zimit të së drejtës (paragra? 4);
Natyrisht, gjatë vendosjes së ku?jve për të drejtat themelore, duhet pasur kujdes që të vendoset një raport optimal ndërmjet të drejtave themelore dhe të mirave të tjera juridike. Kjo për arsye se ku?zimi i të drejtës themelore duhet të jetë i përshtatshëm që t’i mbrojë të mirat e tjera juridike, por nuk bën të shkojë më tutje se ajo që është e domosdoshme. Ai duhet të jetë proporcional, që t’i përgjigjet rëndësisë së të drejtës themelore, që do të thotë se edhe ku?zimet e së drejtës themelore duhet t’i kenë ku?jtë e tyre.11
Është e arsyeshme që t’i hedhim një vështrim të shkurtër edhe nenit 56 të Kushtetutës mbi të drejtat dhe liritë themelore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, ku paragra? 2 i këtij neni ndalon shmangien nga e drejta e lirisë së besimit (shmangie nga neni 38) edhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme:
“Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 23, 24, 25, 27, 28, 29, 31, 33, 34, 37 dhe 38 të Kushtetutës nuk është e lejuar në kurrfarë rrethanash”.12
Në të vërtetë, liria e shprehjes fetare, e bindjes dhe e ndërgjegjes bën pjesë në kuadër të të drejtave absolute të mbrojtura, dhe kjo është e parashikuar nga regjimi i shmangies në gjendje të jashtëzakonshme (neni 56 paragra?
2), por tash mbetet i paqartë raporti ndërmjet dispozitës kushtetuese, e cila e ndalon shprehimisht shmangien nga neni 38, përkatësisht nga liria e shprehjes fetare, e besimit dhe e ndërgjegjes, dhe nga ana tjetër, po ashtu dispozita e përmendur kushtetuese (neni 38, paragra? 4), që lejon ku?zimin e kësaj lirie në rrethana të rregullta për shkaqet e përmendura në kushtetutë. Për këtë arsye shtrohet pyetja se a është e mundur që në rrethana të rregullta të ku?zohen liritë nga të cilat nuk lejohet shmangia as në gjendje të jashtëzakonshme.13
Përfundimisht, edhe pse duket se ekziston një mospajtim ndërmjet neneve të kushtetutës të nenit 38 me nenin 56, ajo që mund të kuptohet është se ku?zimi i të drejtave themelore mund të bëhet vetëm me ligj. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, në vitin 2010 nxori udhëzimin administrativ nr. 6/2010, Kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta”.
Neni 4 pika 1.13 e këtij udhëzimi, e ka paraparë si veprim të ndaluar “Bartjen e uniformës fetare”.
Drejtoritë e shkollave, në bazë të këtij udhëzimi administrativ u detyruan që vajzat me shami t’i largonin nga shkolla, duke ju mohuar të drejtën e arsimimit për shkak të bindjeve fetare, por njëherësh duke ju shkelur edhe të drejtën e lirisë së besimit (fesë).
Nga e ter kjo mund të konkludojm se ku?zimi i të drejtës për shkollim dhe lirisë së besimit me një udhëzim administrativ është në kundërshtim dhe jo në përputhshmëri me kushtetutën dhe aktet-dokumentet ndërkombëtar dhe jo ligjor.
Drejtorët e shkollave nga të cilët janë larguar vajzat me shami, kanë bërë edhe shkelje të vetë këtij udhëzimi administrativ.
Udhëzimi administrativ, me nenin 6 parasheh Masat edukative - disiplinore të cilat mund të shqiptohen ndaj nxënësve të cilët kanë bërë veprime të ndaluara. Sipas po këtij udhëzimi administrativ, drejtori i shkollës mund t’i shqipton vetëm këto masa disiplinore: Vërejtje, vërejtje me shkrim, masën disiplinore pezullim nga garat dhe masën disiplinore pezullim nga shkolla për 3 ditë, ndërsa masën disiplinore pezullim deri në 1 muaj mund ta sjellë vetëm drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA-së), kurse masën disiplinore pezullim mbi një muaj, duke siguruar arsimimin alternativ për nxënësin e pezulluar, dhe vetëm për rastet e rënda të parapara me udhëzim administrativ, e shqipton vetëm Kuvendi Komunal.
___________________________
1. Kuptimi i të drejtave të njeriut - Doracak mbi arsimimin për të drejtat e njeriut, ETC-Grac, 2003, fq. 18.
2. Dr. Kurtesh Salihu, “E drejta kushtetuese”, Prishtinë, 2004, fq. 232.
3. Protokolli nr.11, neni 2.
4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 2008, neni 47.
5. Ligji për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës, neni 3 paragra? 1,2,3.
6. Dr. Kurtesh Saliu, “E drejta kushtetuse”, Prishtinë, 2004, fq. 226.
7. Gudmundur Alfredsson&Asbjore Eide, Deklarata universale mbi të Drejtat e Njeriut (Standardi i arritjes së përbashkët), fq. 368.
8. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 2008, neni 38, paragra?, 1 dhe 2.
9. Ligji për liritë fetare në Kosovë, neni 1 paragra? 1(1).
10. Dr. Enver Hasani & Dr. Ivan Qukaloviq, Komentar - Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Prishtinë 2013, fq. 136.
11. Dr. Enver Hasani & Dr. Ivan Qukaloviq, Komentar - Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Prishtinë 2013, fq. 214-215.
12. Kushtetuta e Republikes së Kosovës 2008, neni 56, paragra? 2.
13. Dr. Enver Hasani & Dr. Ivan Qukaloviq, Komentar - Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2013, fq. 136.
Dituria Islame 384