Komentimi i kaptinës Muhamed (I)


Kaptina “Muhamed” ka gjithsej 38 ajete, 539 fjalë dhe 2349 shkronja. Ka zbritur pas sures “El-Hadid” dhe para sures “Er-Rra’d”. Në radhitjen e Mus’ha?t mban numrin 47, kurse në radhitjen e zbritjes është e 96-ta.

Kaptina “Muhamed” sipas mendimit unanim të dijetarëve është kaptinë medinase. Transmeton Ibn Durejsi nga Ibn Abbasi të ketë thënë: Ka zbritur surja “El-Kital” në Medinë. Transmetojnë Nehasi, Ibn Merdevejhi dhe Bejhekiu po ashtu nga Ibn Abasi të ketë thënë se surja “Muhamed” ka zbritur në Medinë. Ibn Merdevejhi po ashtu transmeton nga Ibn Zubejri të ketë thënë: Ka zbritur surja “El-ledhine keferu...” në Medinë.(1)
Nëpër disa libra të tefsirit mund të haset edhe një mendim që është përcjellë nga Katadeja dhe Ibn Abasi se kjo sure është medinase, por e kanë përmendur se ajeti 13: “Sa e sa qytete, që ishin shumë më të fortë se qyteti që të dëboi ty, Ne i shkatërruam dhe askush nuk u ndihmoi”, ka zbritur në Mekë, pas haxhit lamtumirës. Ky mendim i tyre, ka qenë shkak që disa dijetarë si Dahhaku, Seid ibn Xhubejri, Tha’lebiu etj., të hamendësojnë se kjo sure është mekase, mendim i cili megjithatë nuk ka asnjë mbështetje, meqë fjalët e Ibn Abasit dhe të Katades janë keqkuptuar dhe nxjerrë nga konteksti, sepse nëse ky ajet ka zbritur në Mekë, në haxhin lamtumirës, kjo në asnjë mënyrë nuk e vë në dyshim zbritjen medinase të kësaj sureje, sepse çdo ajet që ka zbritur pas hixhretit, llogaritet zbritje medinase, pavarësisht se ku ka zbritur. Madje, as Imam Sujutiu në “El-Itkan”, nuk përmend ndonjë mospajtim të dijetarëve lidhur me zbritjen medinase të kësaj sureje, e as që e përmend ajetin 13 se mund të jetë zbritje mekase.(2)
Kaptina “Muhamed” ka gjithsej 38 ajete, 539 fjalë dhe 2349 shkronja.(3) Ka zbritur pas sures “El-Hadid” dhe para sures “Er-Rra’d”. Në radhitjen e Mus’ha?t mban numrin 47, kurse në radhitjen e zbritjes është e 96-ta.(4)

Emërtimi i kësaj kaptine

Kjo sure në mesin e shumicës dërmuese të dijetarëve njihet me tre emra, por emri më të cilin është njohur që nga koha e sahabëve, e me të cilin është radhitur edhe në Mus’hafe, në librat e tefsirit dhe të Sunetit, është: “Muhamed”. Me këtë emër e ka radhitur edhe Buhariu(5) në koleksionin e tij në materien rreth tefsirit. Ky emërtim bazohet në ajetin e 2-të të kësaj sureje: “Ndërsa atyre që besojnë, bëjnë vepra të mira dhe e besojnë atë që iu shpall Muhamedit, e cila është e Vërteta prej Zotit të tyre, Ai atyre do t’ua mbulojë të këqijat e tyre dhe do t’ua përmirësojë gjendjen.” Arsyeja e këtij emërtimi është edhe fakti se kjo sure është e para në të cilën është përmendur emri i Muhamedit a.s., në mënyrë të drejtpërdrejtë.(6)
- Emërtimi i dytë i kësaj sureje është “Suretu-l-Kital”, për shkak se në ajetin e 4-të, të kësaj sureje gjejmë ligjësimin e luftës: “Kur të ndesheni me jobesimtarët, goditni në qafë derisa t’i mposhtni (rraskapitni)! Më pas, lidhini mirë, e pastaj, ose lironi falas ose kërkoni dëmshpërblim për ta, derisa të përfundojë lufta...”
Emërtimi i kësaj sureje me “Suretul-Kital-Kaptina e Luftës” ka mbështetje të fuqishme edhe në ajetin 20 të kësaj sureje: “Besimtarët thonë: “Sikur të ishte shpallur një sure (për luftën)!” E kur u shpall një sure e qartë dhe në të u përmend lufta, i sheh ata me zemra të sëmura, si të vështrojnë ty me shikim si të agonisë së vdekjes! Ndërkohë, më parësore për ta do të ishte...” dhe ky emërtim, në fakt është një emërtim i vërtetë kuranor, sepse “lufta” e ligjshme është një ndër tematikat qendrore të saj.(7)
- Ndërsa emërtimi i tretë i kësaj sureje është: “Suretu-l-ledhine keferu”, i cili është një emërtim më pak i njohur dhe më pak i përdorur nga komentatorët. Arsyeja e këtij emërtimi është ajeti i parë i kësaj sureje: “Allahu do t’ua asgjësojë veprat atyre që nuk besojnë dhe që pengojnë (njerëzit) nga rruga e Tij.”
Në lidhje me këtë emërtim, si argument kemi transmetimin nga Ibn Zubejri, të cilin e përmendëm në ?llim kur thotë: “Ka zbritur surja “El-ledhine keferu...” në Medinë.(8), si dhe fjalët e Ibn Omerit i cili thotë: “I Dërguari i Allahut e këndonte në namazin e akshamit: Allahu do t’ua asgjësojë veprat atyre që nuk besojnë dhe që pengojnë (njerëzit) nga rruga e Tij” – (Muhamed, 1).(9)

Vlera e kësaj kaptine

- Surja “Muhamed” bën pjesë në grupin e sureve “El-Methani”. Në lidhje me këtë, transmetohet nga Vathilete ibnul Eska’ë el-Lejthi, të ketë thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: “Më është dhënë në vend të Tevratit, shtatëshja, (suret nga El-Bekare e deri tek El-Enfal ose Et-Tevbe); më janë dhënë në vend të Zeburit, “El-Mi’ine” - njëqindëshet, (suret që kanë mbi 100 ajete); më janë dhënë në vend të Inxhilit “El-Methani” - (suret që kanë më pak se 100 ajete), ndërsa jam mbinderuar (ndaj të dërguarve të tjerë) me suret “El-Mufassal” (nga surja Kaf, e është thënë nga El-Huxhurat, deri tek En-Nas).”*(10)
- Transmetohet nga Ibn Omeri r.a. të ketë thënë: “I Dërguari i Allahut në namazin e akshamit lexonte prej ajetit: “Allahu do t’ua asgjësojë veprat atyre që nuk besojnë dhe që pengojnë (njerëzit) nga rruga e Tij” – (Muhamed, 1).(11)

Shkaku i zbritjes

Rreth shkaqeve të zbritjes së kësaj sureje si tërësi, nuk kemi ndonjë shkak speci?k të zbritjes, por kemi shkaqe të veçanta për ajetet: 1, 5, 11, 13, 16, 32 dhe 33, për të cilat do të ?asim gjatë komentimit të këtyre ajeteve, veç e veç.

Lidhja e kësaj kaptine me atë paraprake “El-Ahkaf”

Përderisa surja “El-Ahkaf”, përmblodhi argumentet rreth Njëshmërisë së Allahut, argumentet rreth vërtetësisë së Shpalljes që i zbritën Muhamedit a.s., dhe rreth ringjalljes, duke kritikuar e qortuar idhujtarët dhe jobesimtarët për shirkun dhe kufrin e tyre, pastaj ua shfaqi haptazi animet e tyre të sëmura, pasojë e të cilave ishin shkatërrimi në këtë botë dhe ndëshkimi i dhimbshëm që i pret në Ahiret, për të përfunduar me nxitjen e besimtarëve që të bënin durim derisa Allahu ta përmbushte premtimin e Tij ndaj tyre, tash në suren Muhamed, na paraqitet një tablo krejtësisht e kundërt. Në këtë sure sqarohen qëndrimet dhe cilësitë e jobesimtarëve, të cilët jo vetëm se nuk besonin, por madje ishin pozicionuar haptazi në pengimin e njerëzve në rrugën e Allahut. Madje në këtë sure besimtarët motivohen haptazi që të mbrojnë e t’i realizojnë të drejtat e tyre, qoftë edhe me luftë, konform përgjegjësisë që kanë në sendërtimin e asaj që i urdhëron Allahu, e që është vënia e drejtësisë në Tokë.
Lidhja e kësaj kaptine me atë paraprake El-Ahkaf, sidomos fundi i saj me ?llimin e sures Muhamed, është aq e fuqishme, saqë po të hiqej “besmeleja” nga ?llimi i sures Muhamed, ajetet do të dukeshin sikur janë krejtësisht të lidhura në mes vete nga aspekti kuptimor, sepse surja paraprake El-Ahkaf, përfundoi me fjalët: “...E kush tjetër do të shkatërrohet, përveç popullit të pabindur!?”, ndërkohë që kjo sure, Muhamed ?llon me përmendjen e jobesimtarëve: “Allahu do t’ua asgjësojë veprat atyre që nuk besojnë dhe që pengojnë (njerëzit) nga rruga e Tij.”

Përmbajtje e shkurtër e kësaj kaptine

Kjo sure e bekuar, shtjellon tematika shumë të ndjeshme, me ndikim të madh në jetën e myslimanëve në çdo vend dhe kohë. Kjo sure përmban dispozita ligjore-sheriatike sidomos për çështjen e luftës, të robërve të luftës, përshkrimin e cilësive të jobesimtarëve dhe të besimtarëve, ndëshkimin dhe shpërblimin e tyre në Ahiret dhe po ashtu ?et edhe për një grup të tretë, atë të myna?këve-hipokritëve dhe intrigat e tyre karshi myslimanëve.
Tërë suren, që nga ?llimi e deri në fund të saj, e përshkon fryma e një beteje të vazhdueshme e të pa kompromis ndërmjet imanit në njërën anë dhe kufrit e hipokrizisë në anën tjetër, me të gjitha dritëhijet e saj.
- Ajetet (1-3), të kësaj sureje ?llojnë me përmendjen e jobesimtarëve, veprat e të cilëve do të jenë të zhvlerësuara, për shkak të armiqësisë së tyre dhe pengimit të besimtarëve në adhurimin e Allahut, për të vazhduar me përmendjen e besimtarëve të cilët i besuan Allahut dhe asaj që i zbriti Muhamedit a.s. dhe si shpërblim për këtë Allahu do t’ua shlyejë mëkatet. Ata që ndoqën të pavërtetën do të jenë në ndëshkim, kurse ata që ndoqën rrugën e drejtë dhe të vërtetën, do të jenë në kopshtet e Xhenetit. - Në vijim të sures, hasim në dispozita sheriatike rreth luftës, robërve të luftës dhe të vrarëve në rrugën e Allahut. (Shih ajetet: (4-6).
- Ajetet (7-15), nisin përsëri me përmendjen e besimtarëve dhe mohuesve për të vazhduar me përmendjen e popujve të kaluar dhe ndëshkimit të tyre për shkak të kufrit dhe arrogancës së treguar ndaj argumenteve të Allahut, dhe përfundojnë me meditimin rreth gjendjes së besimtarëve në Xhenet, teksa shijojnë kënaqësitë e dhuruara nga Krijuesi Fuqiplotë, dhe rreth ndëshkimit të mohuesve e keqbërësve në greminat e zjarrta të Xhehenemit.
- Çështja e hipokritëve zë vend të konsiderueshëm në ajetet e kësaj sureje, duke ?lluar me ajetin e 16-të, por sërish, mbizotëron përmendja e besimtarëve, sa për të sqaruar se çfarë pozite të lartë nderi do të kenë ata që u udhëzuan në rrugën e drejtë, ndërkohë që ky grup ajetesh përfundon me përmendjen e faktit se Allahu është Një, prandaj i Madhërishmi i drejtohet Muhamedit a.s. që të kërkonte falje për vete dhe për besimtarët e besimtaret, sepse vetëm këtë grup të të sinqertëve në besim, do ta përshkojë mëshira e Allahut. (Shih ajetet: (16-19).
- Edhe ajetet (20-24), ?asin vetëm për hipokritët duke përshkruar sëmundjen që kanë në zemra, dhe përtacia e tyre në kohën kur duhet t’i përgjigjen urdhrit të Allahut dhe të Pejgamberit a.s.. Të tillët janë të mallkuar nga Allahu, për shkak të hipokrizisë së tyre dhe i ngjasojnë të shurdhrit e të verbrit, që as dëgjon e as sheh të vërtetën.
- Çështja e hipokritëve dhe gjendja e tyre në momentin kur engjëlli i vdekjes ua merr shpirtrat, duke i goditur me ashpërsi fytyrat dhe shpinat e tyre, është përmendur gjerësisht në ajetet (25-30), sa për të na rikujtuar se ky është fati i atyre që në vete fshihnin “nifakun” – dyfytyrësinë, e haptazi hiqen si besimtarë të devotshëm.
- Ajetet (31-34) ?asin për jobesimtarët nga radhët e Ehli Kitabit, të cilët ndonëse e dinin se i Dërguari a.s. erdhi me të vërtetën, ata prapëseprapë nuk e besuan, por madje u munduan edhe t’ia vështirësonin misionin e tij pejgamberik, duke e penguar me metoda më per?de dhe më armiqësore. E, në këto ajete kemi edhe këshillën për besimtarët, që t’i binden vetëm Allahut dhe të Dërguarit të Tij, sepse ata që veprojnë ndryshe, dhe vdesin si jobesimtarë, Allahu kurrë nuk do t’ua falë kufrin dhe ligësinë e tyre.
- Kjo sure e bekuar përfundon me thirrjen që myslimanët kurrsesi të mos shfaqin dobësi e të pranojnë armëpushim sa kohë që janë më të fuqishëm, për t’ua bërë me dije se jeta e kësaj bote është e shkurtër, dhe është një zbavitje e argëtim i shkurtër dhe shpejt kalon. Prandaj, vetëm ato vepra të mira që bëhen për hir të Allahut mbesin të përjetshme, sidomos dhënia në rrugën e Allahut. E ai besimtar që tregohet koprrac dhe dorështrënguar e nuk jep, ai e ka dëmtuar vetëm veten, sepse Allahu nuk ka nevojë për pasurinë e tij, dhe Ai është i Plotfuqishëm që t’i zëvendësojë këta koprracë me një popull tjetër të cilët nuk do ta ndjekin shembullin e tyre por do të japin në lartësimin e rrugës së Allahut. (Shih ajetet: (35-38).

- vijon –

1. Imam Shevkaniu, Fet’hul Kadir, Mensure-Egjipt, 1994, vëll.V, f. 38.
2. Imam Sujutiu, El-Itkan, Bejrut, 2008, (1/34-36), (redaktuar nga Shejh Shuajb el Arnauti).
3. Fejruzabadi, Besairu dhevi-t-Temjizi, Kajro, 1996, vëll. I, f. 430.
4. Ibn Ashur, Et-Tahriru ve-t-Tenviru, Tunis, 1984, vëll. XXVI, f. 71.
5. Sahihul Buhari (4/1828)
6. Dr. Munire ed-Devserij, Esmau suveri-l Kuran ve fedailuha, Demmam, 1426 h., f. 386.
7. Sejjid Kutb, Fi Dhilalil Kuran, (6/3278)
8. Esmau suveri-l Kuran ve fedailuha, f. 388.
9. Dr. Muhamed bin Abdurrahman esh-Shaji’ë, Esmau suveri-l Kurani-l kerim, Rijad, 2011, f. 142.
10. Transmeton Imam Ahmedi (4/107); Bejhekiu në Shuabi-l Iman (2/465).
11. Ky është ajeti i parë i sures Muhamed, që nënkupton se i Dërguari a.s. e ka lexuar tërë suren ose një pjesë të konsiderueshme të saj. E transmeton Taberaniu në El-Mu’xhemul Kebir, Kajro, 1983, vëll. 12, f. 372, nr. (13380); në El-Mu’xhemul Evsat, Kajro, 1995, vëll. II, f. 57, nr. (1239) dhe vëll. II, f. 206, nr. (1742)). Transmetimi është i kategorisë “sahih”.



Sabri Bjagora


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme