Tre motoçiklistë, anëtarë të Moto Club "Supoglavi", Emir Ljajiq, Rijad Rustiq dhe Benjamin Huseinoviq u nisën të dielen nga Novi Pazari në një udhëtim prej më shumë se 12.000 km, për të kryer umren në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Anëtari më i ri i kësaj ekspedite, Benjamin Huseinoviq, thotë se udhëtimi në të cilën u nisën nga rajoni i Sanxhakut është udhëtim i jetës dhe se shkuarja e i tij në umre me motoçikletë është përmbushja e ëndrrës së fëmijërisë
“Që nga fëmijëria kam planifikuar ta bëj këtë kur t’i krijoj kushtet. Për këtë kemi rënë dakord para vitit të ri, kemi katër muaj që përgatitemi intensivisht, janë investuar shumë mjete dhe presim që gjithçka të jetë në rregull. Ne jemi gati për këtë udhëtim të hajrit, me ndihmën e Allahu (xh.sh.). Jemi gati edhe për prishje, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Por, sapo ta shohim Qaben, do të harrojmë gjithçka. Kështu u kam thënë miqve me të cilët udhëtoj, nëse ka dhimbje në këtë rrugëtim të gjatë, çdo gjë do të harrohet kur ta takojmë Qaben”, tha Benjamin Huseinoviq nga Novipazari.
Motoçiklisti Emir Ljajiq është veçanërisht i lumtur sepse gjatë udhëtimit për në Mekë dhe Medinë ai do të vizitojë edhe vendin e tretë më të shenjtë në Islam, kompleksin Al-Aksa në Palestinë.
“E dalënderojmë Allahut për udhëzimin dhe gjithçka që na ka dhënë, me një marrëveshje ne vëllezërit bëmë një plan për një udhëtim i cili është edhe udhëtimi jonë i jetës, në mënyrë që me ndihmën e Allahut të vizitojmë vendet tona të shenjta me motor. I lutem Zotit të na ndihmojë”, tha Emir Ljajiq nga Novipazari.
Itinerarin e rrugës e cila është më shumë se 12,000 kilometra e gjatë, ata e përpunuan në detaje për të arritur në mënyrë të sigurtë në vendet e shenjta të Mekës dhe Medinës.
Motoçiklisti Rijad Rustiq për herë të parë do të vizitojë vendet e shenjta, ndaj përveç eksitimit të motoçikletave, ai është i emocionuar edhe për takimin e tij të parë me Qaben.
“Ne do të kalojmë përmes Greqisë, Izraelit dhe Jordanisë, e më pas në Mekë. Ne do të kalojmë pesë ditë në Medine dhe dhjetë në Mekë. Do të qëndrojmë në vendet e shenjta deri në Fitër Bajram. Pasi t’i kryejmë të gjitha, kur të përfundoj Ramazani, do të vozisim dhjetë ditë nëpër Arabinë Saudite dhe nëse Zoti na jep shëndet, do të kthehemi”, tha Rijad Rustiq
Ata planifikojnë që për 45 ditë të kthehen në Novi Pazar. Në këtë udhëtim, përveç familjarëve dhe miqve të tyre, anëtarët e Klubit të Motoçiklistëve "Supoglavi" do t'i përcjellin me motoçikleta deri në dalje nga Serbia.