Dega në Medine e Ministrisë së Shëndetësisë ka nisur një program të drejtuar nga vullnetarë për të ofruar shërbime shëndetësore, arsimore dhe ambulancash për haxhinjët e moshuar dhe banorët e qytetit të shenjtë.
Ministria ka njoftuar se 121 vullnetarë janë regjistruar në program dhe po ofrojnë shërbimet e tyre në qendrat pranë objekteve islamike në Medine të frekuentuara nga haxhinjët duke përfshirë Xhaminë e Pejgamberit a.s., Xhaminë Quba, Mesxhid Al-Qiblatain, Xhaminë Mikat dhe Xhaminë Sayed Al-Shuhada.
Vullnetarët janë trajnuar se si të sillen me haxhinjët nga kulturat tjera që flasin gjuhë të ndryshme.
Ata gjithashtu po u ofrojnë haxhinjëve ndërgjegjësim për shëndetin, në mënyrë që ata të mund të kryejnë me siguri dhe efikasitet ritualet e tyre.
Programi do të zgjasë deri në fund të sezonit të haxhit të këtij viti.