Haxhi është një ndër shtyllat kryesore të fesë islame, i cili ngërthen në vete vlera të shumta jo vetëm në aspektin religjioz, por edhe në atë shoqëror e njerëzor. Kjo pasi që ai është manifestim i vlerave të brendshme të besimtarit që tregon lidhjen e fuqishme që ka me Krijuesin e tij, por dhe manifestim i vlerave të jashtme që tregon formësimin e personalitetit të tij dhe moralin e tij të lartë në fjalë e vepër. Dhe ky mesazh është i qartë në fjalën hyjnore, ku Zoti thotë: "...ai që e obligon veten të kryejë haxhin, nuk duhet të ketë marrëdhënie me gruan e tij dhe as nuk duhet të bëjë grindje e sharje (me të tjerët)..." (E1 Bekare, 197).
Pra, prirja për grindje dhe sharje janë prej sinjaleve të nivelit të ulët të moralit, si dhe një gjuhë e cila bie në kundërshtim me parimet dhe vlerat e haxhit. Pikërisht për këtë, i Dërguari i Zotit a.s. tha: "Ai që e kryen haxhin, duke rnos bërë veprime epshore apo mëkate, kthehet prej tij (i pastruar prej mëkateve) si në atë ditë që e lindi nëna e tij.”
Prandaj, rituali i cili nuk paraprihet me vepra të mira dhe nuk reflekton në jetën dhe karakterin e besimtarit pas përfundimit të tij, vihet në pikëpyetje pranueshmëria e tij te Zoti i gjithësisë, ngase shpërblimi i këtij rituali dhe pranueshmëria e tij, ndërlidhen pikërisht me formën e përmbushjes dhe plotësimit të tij.
Kjo edhe është arsyeja që çdo adhurim në Islam ka parakushte të cilave nëse nuk u përmbahemi, e bëjnë të pavlefshëm edhe vetë adhurimin. Ashtu siç ka thënë Pejgamberi a.s.: "Zoti nuk pranon namazin pa abdes, e as lëmoshën nga grabitja:' Andaj, si çdo adhurim tjetër, edhe haxhi ka shtyllat (farzet) e tij, të cilat po që se nuk plotësohen, nuk është i vlefshëm haxhi. Farzet e haxhit janë:
1. Nijeti (ihrami) - Me fjalën "ihram" kuptojmë nijetin e myslimanit për të kryer ritualet e haxhit apo umres, i cili shoqërohet edhe me telbijjen. Shumë prej juristëve hanefitë, ihramin në kuptim të nijetit e konsiderojnë si kusht të vlefshmërisë së haxhit, duke u nisur nga hadithi i Pejgamberit a.s., në të cilin thuhet: "Vërtet veprat shpërblehen sipas qëllimeve - nijeteve". (Buhariu, 1. Muslimi, 1907).(1)
Ndërsa disa juristë të tjerë atë e llogarisin edhe si rukn - farz e pjesë përbërëse e patjetërsueshme të haxhit. Efekti i kësaj divergjence pothuajse nuk vërehet fare. Po ashtu, ihram quhet edhe rroba e bardhë, e cila në fakt e manifeston nijetin e brendshëm, e që përbëhet prej dy pjesëve. Ai vishet në kohë dhe vend të caktuar. Kjo është sa u përket burrave, ndërsa për femrat, nuk ka rrobë të caktuar, por ato i kryejnë ritualet e haxhit apo umres me rrobat e tyre të përditshme.
Pas veshjes së ihramit, haxhiut i ndalohen këto veprime(2)
• Prerja e thonjve dhe shkulja e qimeve, si dhe qethja ose rruajtja e flokëve;
• Parfumosja e trupit, si dhe parfumosja e ngjyrosja e ihramit;
• Gjuetia;
• Mbulimi i fytyrës dhe duarve të femrës;
• Mbulimi i kokës;
• Veshja e rrobave të zakonshme, mashkullit i ndalohet gjithashtu të vesh rroba që janë të qepura; Marrëdhëniet intime.
Qëndrimi në Arafat. - është një ndër shtyllat kryesore të haxhit. Me këtë nënkuptojmë qëndrimin në Arafat qoftë edhe për pak çaste. Arafati është vendi, në të cilin është kusht të qëndrohet, dhe se pa të nuk mund të realizohet haxhi. Për këtë e kemi argument fjalën e Pejgamberit a.s., në të cilën na thotë: "Haxhi është Arafat". (Ebu Davud, 1949, Ibën Maxheh, 3015, Tirmidhiu, 889).(3) Ndërsa të qëndruarit në Arafat deri në perëndim të diellit të asaj dite Ilogaritet vaxhib e jo farz i haxhit. Në hadithin që është transmetuar për Haxhin Lamtumirës, qëndron se Pejgamberi a.s., ka qëndruar në Arafat deri pas perëndimit të diellit.
Koha e mundshme e qëndrimit qoftë për pak qaste në Arafat (për ta kryer farzin e haxhit) fillon pas kalimit të diellit nga zeniti i ditës së 9-të dhe vazhdon deri në agimin e ditës së 10-të të muajit dhulhixhe.(4) Për këtë, i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kush vjen në Arafat natën e Kurban Bajramit dhe para se të lindë agimi, ai e ka arritur haxhin." (Ebu Davud, 1949, Ibën Maxheh, 3015, Tirmidhiu, 889).(5)
Është prej traditës së Pejgamberit a.s. që gjatë qëndrimit në Arafat haxhiu të qëndrojë me abdes gjatë gjithë kohës; të mos agjërojë; të drejtohet nga Kibla; t'i ngrit duart lart dhe të kërkojë nga Allahu për çdo gjë nevojë të tijën; të falënderojë, madhërojë e lartësojë Allahun; të lexojë sa më shumë Kuran; të mos fjaloset me njerëzit etj.
3. Tavafi ifadas (i vizitës) - Me tavaf kuptojmë rrotullimin rreth Shtëpisë së Shenjtë, Qabesë, i cili përbëhet nga shtatë rrotullime. Tavafi është një adhurim i veçantë që i bëhet Allahut duke u sjellë rreth Qabesë. Tavafi ifadas, është shtylla e dytë kryesore e haxhit, dhe kryhet në ditët e teshrikut, por më mirë është të kryhet në ditën e parë.(6) Në lidhje me këtë, Allahu xh.sh., në Kuran na thotë: "Mandej, kthehuni, siç kthehen t ë gjithë të tjerët." (El Bekare, 199); dhe në ajetin tjetër: "Pastaj, haxhitë le të pastrojnë trupin e tyre, le t'i kryejnë zotimet e tyre dhe le t'i vijnë rrotull Shtëpisë së lashtë." (El Haxh, 29).
Transmeton Nafiu nga Ibën Umeri se Pejgamberi a.s., e ka bërë tavaful ifada në ditën e parë të Bajramit, pastaj është kthyer dhe e ka falur namazin e drekës në Mine.7(Muslimi, 1308).
Veprimet vaxhib gjatë kryerjes së haxhit janë:
Dallimi në mes të farzeve të haxhit dhe vaxhibeve të tij është se moskryerja e farzeve nënkupton mospranim të haxhit, ndërsa moskryerja e vaxhibeve nënkupton obligimin e shpagimit më therje të kurbanit, por jo edhe mospranim të haxhit në tërësi. Vaxhibet e haxhit janë:
1. Saji (ecja) në mes Safasë dhe Mervas: Në medhhebin hanefi, saji konsiderohet nga veprimet vaxhibe të haxhit. Andaj, ai i cili nuk e kryen këtë veprim llogaritet mëkatar dhe ai për ta fshirë këtë mëkat duhet therur një kurban. Për këtë janë argumentuar në transmetimin e Urve Taiu r.a., i cili tregon: "E gjeta të Dërguarin e Allahut a.s., në Muzdelife e i thashë: "O i Dërguari i Allahut! Kam ardhur nga mali i Taiut. Kam therur devenë dhe e kam ngrënë atë. Jam tepër i lodhur! O i Dërguari i Allahut! Të betohem në Allahun, se kam ndaluar në çdo mal. A e kam marrë shpërblimin e haxhit?" i Dërguari i Allahut a.s., m'u përgjigj: "Kush e fal namazin me ne, qëndron këtu ku jemi dhe ka qëndruar në Arafat natën apo ditën, ai e ka kryer si duhet haxhin dhe e ka realizuar atë që ka pasur për qëllim:' (Ebu Davud, 1950, Ibën Maxheh, 3016, Tirmidhiu, 891).(8)
Ndërsa, pjesa më e madhe e dijetarëve e konsideroinë saiin shtyllë të haxhit, duke e argumentuar atë në tialën e Pejgamberit a.s.: "Bëjeni sajin sepse Allahu ua ka bërë detyrë atë:' (Imam Ahmedi, 27463).(9) Po ashtu, transmetohet nga Aisheja r.a., se ka thënë: "I Dërguari i Allahut a.s., dhe myslimanët kanë bërë sajin duke e bërë këtë veprim traditë të vazhdueshme. Betohem në Allahun, se nuk është plotësuar haxhi nëse nuk bëhet saji mes Safasë dhe Mervas: ( Buhari, 1643, Muslimi, 1277).(10)
Kushtet për vlefshmërinë e sajit në mes Safasë dhe Mervas janë:
• Saji duhet të bëhet pas tavafit;
• Saji të bëhet me shtatë ecje nga Safaja te Merveja (një ecje) dhe anasjelltas (e dyta);
• Të fillohet në Safa dhe të mbarojë në Merva.
Këto kushte janë marrë nga Haxhi Lamtumirës i Pejgamberit a.s., kur edhe ka thënë: "Mësojini nga unë ritet e haxhit." (Muslimi, 1297).(11)
Transmetohet se kur Pejgamberi a.s., mbaroi tavafin, u nis për në vendin ku bëhet saji, duke lexuar fjalën e Allahut: "Kodrinat Safa dhe Merva (në Mekë) janë pjesë të ritualeve (të adhurimit të bëhet për hir) të Allahut." (ElBekare, 158) dhe më pas tha: "Po e filloj me atë që ka filluar Allahu". Ai ungjit mbi kodër dhe sapo e pa Shtëpinë e Shenjtë, u kthye drejt Kibles dhe filloi të lartësojë e madhërojë Allahun. Më pas u nis për në Merva dhe kur arriti atje, bëri po ato veprime që bëri në Safa:' (Muslimi, 1218).(12)
2. Qëndrimi natën në Muzdelife - Në lidhje me këtë, Allahu në Kuran thotë: "E, kur të ktheheni nga Arafati, përmendni Allahun në vendet e shenjta." (El Bekare, 198). Transmetohet se Pejgamberi a.s. ka qëndruar në Muzdelife deri në mëngjesin e ditës së Kurban Bajramit, më pas e ka falur namazin e sabahut dhe është nisur për në Mina, para se të lindte dielli. Mirëpo, lejohet që çdo person i sëmurë apo i moshuar, të largohet nga Muzdelifeja pas mesnate. Për këtë tregon Ibën Umeri r.a., se Pejgamberi a.s., ua ka lejuar atyre .që janë të dobët, që të largohen nga Muzdelifeja pas mesnate. (Buhari, 1676, Muslimi, 1295),(13)
Madje edhe në të kaluarën edhe sot, shumë nga dijetarët islamë tolerojnë largimin nga aty edhe për njerëzit e tjerë pas gjysmës së natës për shkak të numrit të madhe të haxhilerëve dhe turmave të mëdha të grumbullimit të njerëzve gjithandej nëpër vendet e kryerjes së ritualeve, e jo vetëm për ata që kanë arsye.
3. Gjuajtja e guralecëve - Nga veprimet e tjera të haxhiut është edhe gjuajtja e guralecëve në ditën e Kurban Bajramit dhe në tri ditët e teshrikut. Vendet ku gjuhen guralecët quhen xhemerate: El Akabe, Es Sugra dhe El Vusta. Në ditën e parë të Kurban Bajramit, gjuhen shtatë guralecë te Xhemeratul Kubra. Ndërsa në ditën e dytë dhe të tretë gjuhen nga shtatë guralec te secila nga xhemeratet. Në ditën e parë është e preferuar që të gjuhen guralecët pas lindjes së diellit e deri në kohën e namazit të drekës. Ndërsa, në dy ditët në vijim, është e preferuar pas namazit të drekës e deri në perëndimin e diellit. Gjithashtu, nëse haxhiu është i sëmur dhe nuk ka mundësi t'i gjuaj vetë guralecët, mund që ta autorizojë dikë që gjuaj guralecët në ditën e dytë dhe të tretë të teshrikut.
4. Rruajtja dhe shkurtimi i flokëve - Nga vaxhibet e haxhit është edhe rruajtja apo shkurtimi i flokëve. Duhet ditur se ky veprim është adhurim si dhe konsiderohet çelës për lirimin e haxhiut nga ihrami. Në lidhje me këtë, Allahu në Kuran thotë: "Allahu e përmbushi me të vërtetë ëndrrën e të Dërguarit të Tij, i cili kishte thënë: Me siguri, ju do të hyni në Xhaminë e Shenjtë, dashtë Allahu, të sigurt, kokërruar dhe flokëshkurtër, pa kurrfarë frike. Ai e dinte atë që ju nuk e dinit dhe veç kësaj, ju dhuroi një fitore të afërt.” (Fet'h, 27).
Sipas transmetimeve nga Pejgamberi a.s., më e preferuar është të rruhen flokët, sepse Pejgamberi a.s., është lutur tri herë për ata që i rruajnë flokët dhe vetëm njëherë për ata qëi shkurtojnë. Tregon Ebu Hurejra r.a., se Pejgamberi a.s. ka thënë: "O Allah! Fali ata që i rruajnë flokët!". Të pranishmit thanë: "O i Dërguar i Allahut! Allahu i faltë edhe ata që i shkurtojnë flokët.” Ai a.s. tha: "O Allah! Fali ata që rruajnë flokët!". Të pranishmit thanë përsëri: "O i Dërguar i Allahut! Allahu i faltë edhe ata që i shkurtojnë flokët". Ai a.s. tha: "O Allah! Fali ata që shkurtojnë flokët!" (Buhariu, 1727, Muslimi, 1306).(14)
Ndërsa, koha e rruajtjes së flokëve ose shkurtimit të tyre është pas gjuajtjes së guralecëve dhe vazhdon gjatë ditëve të teshrikut. Dhe nëse haxhiu e vonon prerjen e flokëve apo rruajtjen e tyre, obligohet me prerjen e një kurbani.
5. Tavafi lamtumirës - Nga vaxhibet e haxhit është edhe tavafi lamtumirës, dhe nëse ky tavaf nuk kryhet, atëherë haxhiu obligohet me prerjen e kurbanit. Për këtë Pejgamberi a.s. ka thënë: "Askush të mos largohet nga Meka, pa u takuar me Shtëpinë e Shenjtë (pa bërë tavafin) dhe kjo të jetë gjëja e fundit që bën (në Meke)." (Muslimi, 1327).(15)
6. Therja e kurbanit - Kjo është vaxhib vetëm për ata haxhilerë të cilët e kryejnë njërin nga llojet e haxhit, kiran dhe temettu. Ndërsa sot, meqë haxhilerët e Kosovës rëndom e kryejnë haxhin temettu, këtë kurban e merr përsipër ta bëjë therjen e tij organizatori i haxhit, d.m.th. Bashkësia Islame e Kosovës.
E lusim Allahun që të pranojë haxhin prej të gjithë atyre që kanë mësyrë këtë rrugë! Amin!
______________________________
1. Muhamed Ismail el Buhari, "Sahihu EI Buhari", (Rijad, Arabia Saudite, 2000), v.1, f. 12, Muslim el Haxhaxh en Nisaburij, Sahihu Muslim, (Bejrut, Lubnan), v. 3, f. 1515.
2. Abdullah el Musili, "El Ikhtijar litealilul Mukhtar-, (Dar er Risaleh eI Ilmije, Siri, 2010), v. 1, f. 449.
3. Ebu Davudi, Sunen Ebu Davud, (Dar er Risale el Ilmije, Siri, 2009), v. 3, f. 322. Ebu Abdullah Ibën Maxheh, Sunen Ibën Maxheh, (Dar er Risale el llmije, Siri, 2009), v. 4, f. 218. Muhamed bin Isa et Tinnidhiu, Sunen Et Tirmidhiu, (Darul Garb, Bejrut, Lubnan, 1998), v. 2, f. 229.
4. Abdullah el Musili, "El Ikhtijar litealilul Mukhtar", (Dar er Risaleh el Ilmije, Siri, 2010), v. 1, f. 469.
5. Ebu Davudi, Sunen Ebu Davud, (Dar er Risale el Ilmije, Siri, 2009), v. 3, f. 322. Ebu Abdullah Ibën Maxheh, Sunen Ibën Maxheh, (Dar er Risale el Ilmije, Siri, 2009), v. 4, f. 218. Muhamed bin Isa et Tirmidhiu, Sunen et Tirmidhiu, (Darul Garb, Bejrut, Lubnan, 1998), v. 3, f. 229.
6. Abdullah el Musili, "El Ikhtijar litealilul Mukhtar, (Dar Er Risaleh El Ilmije, Siri, 2010), v. 1, f. 480.
7. Muslim el Haxhaxh en Nisaburij, "Sahihu Muslim", (Bejrut, Lubnan), v. 2, f. 950.
8. Ebu Davudi, Sunen Ebu Davud, (Dar er Risale el Ilmije, Siri, 2009), v. 3, f. 322. Ebu Abdullah Ibën Maxheh, Sunen Ibën Maxheh, (Dar er Risale el Ilmije, Siri, 2009), v. 4, f. 219. Muhamed bin Isa et Tinuidhiu, Sunen Et Tirmidhiu, (Danil Garb, Bejrut, Lubnan, 1998), v. 3, f. 229.
9. Ahmed bin Hanbel esh Shejbanij, Musned Imam Ahmed, (Mueseseh er Risaleh, Lubnan, 2001) v. 45, f. 455.
10. Muhamed Ismail el Buhari, Sahihu el Buhari, (Rijad, Arabia Saudite, 2000), v. 2, f. 157. Muslim el Haxhaxh en Nisaburij, Sahihu Muslim, (Bejrut, Lubnan), v. 2, f. 929.
11. Muslim el Haxhaxh en Nisaburij, Sahihu Muslim, (Bejnit, Lubnan), v. 2, f. 943.
12. Muslim el Haxhaxh en Nisaburij, Sahihu Muslim, (Bejrut, Lubnan), v. 2, f. 886.
13. Muhamed Ismail el Buhari, Sahihu el Buhari, (Rijad, Arabia Saudite, 2000), v2, f165. Muslim el Haxhaxh en Nisaburij, Sahihu Muslim, (Bejnit, Lubnan), v. 2, f. 941.
14. Muhamed Ismail El Buhari, Sahihu El Buhari, (Rijad, Arabia Saudite, 2000), v2, 1174. Muslim el Haxhaxh en Nisaburij, Sahihu Muslim, (Bejrut, Lubnan), v. 2, f. 946.
15. Muslim el Haxhaxh en Nisaburij, Sahihu Muslim, (Bejrut, Lubnan), v. 2, f. 963.
Mr. Zenel Hajdini