Cilësitë që duhet t’i ketë një thirrës islam

Nuk ka dyshim se thirrja për rrugën e Allahut është prej veprave më të çmuara dhe më të ndershme që mund të bëjë një besimtar, Allahu xh.sh. në Kuran thotë:
“Kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugë të Allahut, që bën vepra të mira dhe që thotë “unë jam prej myslimanëve”. (Fussilet, 33.)
Nga të gjitha fjalët që mund t’i flasë njeriu në këtë jetë dhe prej të gjitha shprehjeve gjuhësore që mund t’i shprehë ai gjithherë, është fjala ‘Davet­thirrje në Islam’, që mbetet fjala më e mirë dhe më e ëmbël.
Ky mision ishte mision i pejgamberëve, por pas tyre këtë detyrë e kanë thirrësit (imamët). Ata janë pasues dhe trashëgimtarë të pejgamberëve, besimtarë të sinqertë që lëvizin në tokë dhe i thërrasin njerëzit në rrugën e drejtë. Por, për të arritur sukses fjala dhe ligjërata e thirrësit (Davedxhiut), ai duhet të pajiset me disa cilësi, të cilat do t’i cekim në vijim.

1. Lidhja e fortë me Krijuesin

Lidhja e fortë me Allahun është nga cilësitë parësore dhe shtytja morale për thirrësin, ngase ai i thërret vëllezërit për Ibadet, mirësi dhe devotshmëri.
Lidhja me Allahun atë e bën të jetë i qartë për detyrat me të cilat e ka obliguar Allahu dhe ato që i ka ndaluar, por kjo lidhje bëhet vetëm atëherë kur ai shton ibadetin, duatë dhe përkushtimin e tij në madhe të Allahut, dhe kërkon nga Ai mëshirë dhe ndihmë.
Kur thirrësi bindet në të gjitha çështjet islame, ai fiton besimin se atë e ruan dhe e ndihmon Allahu xh.sh., i lexon ajetet kuranore, ku Allahu thotë: ‘Allahu largon dëmet e idhujtarëve ndaj atyre që besuan, se Allahu nuk e do asnjë tradhtar e bukëpërmbysët” (El­haxh, 38)
Dhe ajetin: “E tashmë fjala jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar, se ata pa dyshim do të jenë të ndihmuar, dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit” (Essafat, 171­172­173)
Kurani fisnik pra ata që kanë lidhje të fortë me Krijuesin, i siguron se do të je­ në të ndihmuar dhe të mbrojtur nga Zoti, dhe për njeriun mbetet të shikojë vetveten e tij se sa duhet të përkushtojë shpirtin dhe trupin në adhurim ndaj Allahut. E kur është fjala për thirrësin, ai duhet të këtë një përkushtim të madh dhe të veçantë nga të tjerët, ngase nuk bën të ndalet vetëm në kryerjen e obligimeve parësore (farzeve), por duhet të shtojë ibadetin, duatë dhe lutjet drejtuar Zotit.
Kështu ai e ndien veten të fuqishëm dhe argumentues para të tjerëve, sepse vetë ai prin i pari dhe praktikon ato që janë urdhëruar, dhe ndalohet nga ato që janë të ndaluara. I referohet ajetit kuranor: “Vërtet namazi im, Kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Zotin e gjithë botëve”.
Thirrësi merr udhëzim nga i Gjithë dijshmi, nga Sunduesi i Lajmëruar për çdo gjë, jeton nën mbrojtjen e Sunduesit dhe Krijuesit të vet, e pason udhëzimin e tij, i cili është i saktë dhe u nënshtrohet urdhra ve të Krijuesit dhe Sunduesit të vet. Allahu xh.sh. në Kuranin fisnik thotë: “Thuaj Vetëm Allahu udhëzon në të vërtetën, atëherë pra a është më e drejtë të shkohet pas atij që udhëzon në rrugë të drejtë, apo pas atij që nuk udhëzon...” (Junus, 35)

2. Marrëdhëniet e mira me njerëzit

Thirrësi (Davedxhiu) duhet të këtë marrëdhënie të mira dhe të vazhdueshme me të tjerët, të përjetojë me ta të mirat dhe të këqijat, gëzimet dhe hidhërimet e tyre, pajtimet dhe mospajtimet, etj. Ai duhet të ulet, të bisedojë për hallet dhe problemet e tyre dhe të mundohet t’i zgjidhë ato sipas ajeteve kuranore ose haditheve të Muhamedit a.s..
Thirrja për rrugën e Allahut është detyrë e të dërguarve dhe lajmëtarëve të fesë, të cilët janë robërit më të zgjedhur të Allahut. Ata janë emisarët e Tij për robërit e Tij. Gjithashtu, kjo është detyrë e zëvendësve dhe trashëgimtarëve të të dërguarit, pra Ulemasë së vërtetë dhe robërve të sinqertë të Allahut. Pas imanit, kjo është vepra më e mirë, ngaqë frytet e saj janë udhëzimi i njerëzve tek e vërteta, afrimi nga e mira dhe largimi nga e pa vërteta e gënjeshtra, nxjerrja nga errësira në dritë.
Thirrja për hir të Allahut, domethënë thirrje për fenë e Tij, ndjekje e udhëzimeve të Tij dhe zbatim i ligjeve të Tij në tokë, dhe të dëshmuarit e Njëshmërisë së Tij me ibadet e kërkim të ndihmës, nënshtrim, hedhje të hyjnive të rrejshme, të cilëve në vend të Allahut u shprehet dëgjueshmëri, pranimi si e vërtet e asaj që Allahu e ka emërtuar si të vër tetë, dhe si i humbur atë që ai e ka emërtuar si të humbur, urdhërimi për të mirë dhe largimi nga e keqja.
Ai (thirrësi) duhet t’ua kujtojë njerëzve jetën dhe sjelljet e të Dërguarit a.s., me familjen e tij, me fqinjët, shokët dhe me të tjerët? sa i respektonte ata që e respektonin, dhe sa ka qenë këmbëngulës në të vërtetën dhe atë që ka zbritur nga Allahu xh.sh.. P.sh. sa i respektonte ashabët r.a., e sa ishte këmbëngulës ndaj axhës së tij Ebu Talibit, kur i kërkoi që ai të hiqte dorë nga kjo fe.
Thirrësi gjithsesi duhet të jetë i sjellshëm, i arsyeshëm, i urtë, i edukuar, i ditur dhe i afërt me të tjerët, ngase edhe ka për detyre t’u komunikojë Islamin në formën më të mire të mundur të pasurve, të varfërve, burrave, grave, fëmijëve, etj. Allahu xh.sh. thotë: “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise, që të njiheni midis jush, e nuk ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që është ruajtur, e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”. (El huxhurat 13.)
Përkundrazi, ashpërsia, vrazhdësia, dhe ekstremizmi janë dalje nga pasimi i Pejgamberit a.s..
Omeri r.a. i kishtë thënë Sadit: “Njerëzit po ankohen për ty, bile edhe për namazin tënd”, e ai i tha: “Në dy rekatet e para lexoj gjatë e në të dytat lexoj shkurt, nuk lë mangësi atë që e kam mësuar nga Muhamedi a.s.”. Omeri i tha: “Kështu mendon ti për vete, a thua si mendoj unë dhe të tjerët...”, pra ia tërhoqi vërejtjen për teprimin.

3. Shembull i mirë

Nëse thirrësi do që zëri i tij të dëgjohet lart dhe të ndikojë në zemrat e njerëzve, duhet të jetë së pari ai vetë shembull i mirë për të tjerët.
Të fillojë nga vetvetja e tij për të formuar një personalitet të fuqishëm, parimor, të guximshëm, të vendosur dhe real, përndryshe fjalët e tij nuk do të ndikojnë në zemrat e të tjerëve. Allahu në Kuran thotë: “O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni, tek Allahu është shumë e urrejtur të thoni atë që nuk e punoni”. (Es­saff 23.)
“A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni, ndërsa ju lexoni librin, a nuk po mendoni”. (El­Bekare 44)
Shembulli i mirë i bind të tjerët, se arritja e këtyre cilësive do t’u siguroj jetë të mirë dhe shpërblim të madh.
Hudhejfa r.a. rrëfen se një njeri në kohën e Pejgamberit a.s., erdhi dhe po lypte, por askush nuk i dha gjë. Më vonë dikush i dha diçka, dhe të gjithë pas tij i dhanë. Atëherë Pejgamberi a.s. tha: “Kush bën një të mirë dhe të tjerët e pasojnë, ai ka shpërblimin e tij dhe shpërblimin tjetër që është sa shpërblimet e atyre që e kanë pasura, duke mos u pakësuar nga shpërblimi i tyre. Ndërsa, kush bën një të keqe dhe të tjerët e pasojnë atë, ai ka mëkatin e tij dhe një mëkat tjetër sa mëkatet e atyre që e kanë pasuar pa u pakësuar nga mëkati i tyre”. (Ahmedi, Hakimi, Tirmidhiu)
Omeri r.a., pa Talha bin Ubejtullahun se kishte veshur ihrame të lyera me ngjyrë dheu, i tha: “Ç’është kjo rrobë e lyer, o Talha”? Është nga dheu, o i pari i myslimanëve” ­ u përgjigj Talha. Omeri ia ktheu: “Me të vërtet, o ju grup i vogël, ju jeni imamë të cilët pasoheni nga njerëzit dhe ka mundësi që ndonjë i paditur të shohë këtë dhe të thotë se Talha bin Ubejtullahu ka veshur ihrame të lyera, andaj mos i vishni këto rroba të lyera”, pra ja tërhoqi vërejtjen për shikimet e mprehta të njerëzve tek të cilët kjo sjellje mund të ketë ndikim negativ. Pra, thirrësi duhet të jetë shembull në ibadet, devotshmëri, sjellje e deri në gjerat dytësore, si veshjet dhe mbathjet.

4. Durimi

Durimi është nga virtytet që Kurani fisnik i kushton kujdes të veçan që thirrësi duhet të ketë gjithmonë si cilësi të brendshme të tij.

Durimi në parim ndahet në tri kategori.

a) Durimi në nënshtrueshmërinë ndaj të Madhit Zot xh.sh.
b) Durimi për t’u ruajtur nga të këqijat dhe gjynahet.
c) Durimi në raste sprovash dhe fatkeqësish.

Lidhur me durimin, në veprën ‘Ihja ­ Ulumu­ddin’ Imam Gazaliu thotë: “Në Kuran Allahu i Madhëruar durimin e përmend në 70 e disa vende, ai ka ardhur në formën e urdhrit, siç është ajeti ­ “O ju që besuat, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgatitur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të Allahut” (Ali­Imran, 200), e pastaj e gjejmë në formën e zgjedhjes në ajetin: “O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtet Allahu është me durimtarët” (El­Be kare, 153)
Mandej e gjejmë në formën e prijësit në ajetin: “Dhe prej tyre Ne i bëmë prijës që me urdhrin tonë udhëzojnë, pasi që ata ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve tona ishin të bindur” (Es sexh­ de, 23), e gjejmë se nuk fiton askush shkallë me të lartë tek Zoti përveçse me shkallën e durimit në ajetin: “A mos menduat ju se do të hyni në xhenet e Allahu pa e ditur se cilët prej jush kanë luftuar dhe cilët prej jush ishin të durueshëm”. (Ali­Imran, 142 ).
Durimi është shenjë e një imani stabil. Pejgamberi a.s., i ka pyetur shokët: A jeni ju besimtarë ?
Omeri tha: Po, o i dërguar i Zotit”, e ai i tha: Cila është shenja e imanit tuaj ?
Omeri tha: Falënderojmë në të mira, durojmë në fatkeqësi dhe jemi të kënaqur me përcaktimin e Zotit. Muhamedi a.s. u tha: Për Zotin e Qabesë, ju jeni besimtarë”.
Thirrësi duhet të ketë cilësinë e durimit si dhuntinë më madhështore që Allahu i dha njeriut, për se Pejgamberi a.s. thotë: “Allahu nuk e ka furnizuar robin e tij me asgjë më mirë dhe më gjerë sa me sabër-durim”. (Buhariu.)
I dërguari a.s. dhjetë vjet i kaloi duke thirrur në fe, por gjatë kësaj periudhe nuk pati ndonjë kalim masiv të njerëzve në Islam. Të gjithë ata që brenda atyre dhje të vjetësh pranuan Islamin, ishin indi vidë. Më pastaj në atë vitin e dhjetë të Shpalljes, i Dërguari humbi mbështetjen e tij të brendshme, bashkëshorten e tij Hatixhen r.a., dhe mbështetjen e jashtme, axhën e tij Abu Talib, por me durimin kapërceu edhe ato sfida që i pati gjatë asaj periudhe. Nuk ka fjalë që do të kishin shpjeguar më mirë atë pikëllim e mërzi të madhe sesa fjalët e të Dërguarit a.s., i cili, pasi ishte kthyer nga Taifi, duke e lutur Allahun xh.sh., në vete kishte thënë: “O Zoti im , Të lutem Ty që të më forcosh fizikisht dhe të dal nga kjo situ­ atë e rëndë ku gjendem. Të lutem të më mbrosh nga poshtërimet e njerëzve, o më i Mëshirshmi, Ti je kujdestar i të dobëtëve, Ti je kujdestari im, o Krijuesi im, nëse nuk je i hidhëruar ndaj meje, atë herë për gjithë këtë unë nuk mërzitem, falja Jote është shumë e gjerë....”
Thirrësi duhet të bëjë duanë: “O Zot, na bëj prej atyre që durojnë në skamje, sëmundje, dhe sprova, dhe bëje durimin tonë për Ty dhe në Emrin Tënd, derisa të bëhemi prej atyre që kanë bërë durim për hir Tëndin, dhe na bëj prej atyre që janë pronarë të Xheneti Adnit”.

5. Morali dhe kultura islame

Pejgamberi i Islamit e ka përcaktuar qëllimin parësor të dërgimit të tij dhe metodën që duhet të pasojnë besimtarët, dhe sidomos thirrësit (prijësit fetarë) me fjalët: “Me të vërtetë jam dërguar për t’i plotësuar virtytet e moralit” (Maliku)
Morali është shenjë e imanit të njeriut, ai flet heshturazi për shkallën e iman­ it të besimtarit. Muhamedi a.s. thotë: Nuk është i fuqishëm ai që nxiton, por i fuqishëm është ai që përmban veten kur është i hidhëruar’.’ (Elmuata, 95)
Morali është nevojë e besimit të vërtetë dhe fryt i tij? imanin më të plotë e kanë ata që e kanë moralin më të lart. Allahu i Lartësuar e përshkoi të parin e thirrësve me këto fjalë: “Vërtet ti je në një shkallë të lartë morali”. (El­kalem, 4)
Në ajetin tjetër Allahu xh.sh. i drejtohet të dërguarit: “Ti ishe i butë ndaj aty re, ngase Allahu të dhuroi mëshirë, e sikurse të ishe i vrazhdë e zemërgur, ata do të shkapërderdheshin prej teje...” (Ali­Imran, 159)
Morali është lidhje fisnike në mes thirrësit dhe xhematit, dhe prej obligimeve ndaj kësaj lidhjeje, ndikimi i saj i parë është pastrimi i shpirtit, konsolidimi i moralit dhe përmirësimi i veprave.
Kjo nuk mund të arrihet pa e rrënjosur atë në shpirtin dhe ndjenjën e gjallë, me të cilën çdoherë do të distancohet nga gabimet dhe do të ndiejë nënçmim nga heshtjet e kota, ndërkaq njohja e punëve të liga, pa u mbrojtur, dhe kryerja e mëkateve të vogla, pa keqardhje, ­ është argument i humbjes së turpit dhe moralit të njeriut, e pastaj edhe të besimit. Pejgamberi a.s. thotë: “Turpi dhe besimi janë bashkë, nëse mungon njëri, mungon edhe tjetri”.(Hakimi)
Shkak i kësaj është se kur njeriu humb turpin dhe moralin, shkon nga e keqja dhe zbret prej një pune të ligë në një tjetër edhe më të ligë, dhe kështu vazhdon të ecë tatëpjetës derisa të përfundojë në shkallën me të ulët. Transmetohet se Pejgamberi a.s. në një hadith, i cili flet për periudhat e kësaj rënieje, e cila fillon me humbjen e turpit dhe mbaron me pasojat e rrezikshme, ka thënë:
“Allahu i Lartësuar, kur do të poshtë­ rojë një njeri, mënjanon prej tij turpin? e kur i hiqet atij turpi, atëherë do ta shohësh vetëm të urrejtur? e kur ta takosh vetëm si të tille, prej tij largohet edhe besnikëria? e kur të largohet prej tij besnikëria, do ta shohësh atë vetëm tradhtar të madh. E kur të jetë vetëm si i tillë, atëherë prej tij do të largohet edhe më­ shira? e kur të largohet edhe mëshira, ti do ta shohësh atë vetëm të braktisur e të mallkuar? e kur ta shohësh vetëm të tillë, atëherë ai do të dalë prej lidhjes së fesë”. (Ibn Maxhe)
Pra, dridhja e njeriut dhe zbehja e fytyrës se tij, në disa raste është argument i një lartësie të fshehtë dhe natyre fisnike, e Pejgamberi a.s. thotë: Turpi në tërësi është i dobishëm” (Muslimi)

6. Guximi për të thënë fjalën e vërtetë

Guximi dhe trimëria për të thënë gjithmonë fjalën e drejtë, shpeshherë nuk është një çështje e lehtë, por atë e bën besimi i thellë dhe i pamposhtur, rruga për të pasuar të Dërguarin a.s., dhe për të kryer amanetin e fjalës se Zotit.
Shumë njerëz bishtnojnë apo nuk duan të thonë të vërtetën nga frika apo nga kërcënimi i mundshëm, dhe ka njerëz të tillë që e thonë edhe atë që nuk është edhe aq e vërtetë apo nuk i shkon për shtati atij. Kjo dukuri është përhapur në shumë vende, madje edhe tek popujt myslimanë.
Besimtarët myslimanë duhet t’u rikthehen parimeve të ashabëve, të cilët e thoshin pa frikë gjithmonë vetëm të vër­ tetën, pa marrë parasysh se në çfarë situate gjendeshin? ata rrezikonin edhe jetën e tyre vetëm e vetëm që t’i dilnin zot fjalës së vërtetë, e ajo fjalë e vërtetë dilte nga i Dërguari i vërtetë, dhe ai i Dërguar e merrte të vërtetën nga Allahu i Vërtetë. Ata i lexonin ajetet kuranore ku Allahu thotë: “O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hir të Allahut, edhe nëse është kundër vetes suaj, kundër prindërve ose të afërmve tuaj, le të jetë ai pasanik ose varfanjak, sepse Allahu di më mirë për ta, mos ndiqni pra emocionin e t’i shmangeni drejtësisë? nëse shtrembëroni ose tërhiqeni, Allahu e di hollësisht se çka punoni’ (En­nisa, 135)
“Nuk ka asnjë gjallesë në tokë, për të cilën Allahu të mos ketë garantuar furnizimin, ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj, të gjitha janë në librin e njohur” (Hud, 6) dhe ajetin: “Çdo popull ka afatin e vet, e kur të vijë afati i tyre, ai nuk mund të shtyhet për asnjë moment dhe as të shpejtohet më parë” (El­ A’raf 34).
E kur është fjala për thirrësin (imamin), ai duhet të jetë i bindur se askush nuk mund të merr atë që ia ka caktuar Allahu dhe, së fundi, është afat i caktuar nga i Madhi Zot.
Thirrësi duhet të jetë krenar me fjalën e vërtetë ,ngase mburrja e tij me veten, fenë dhe Zotin, është krenaria e besimit të tij, ndërkaq krenaria e besimit dallon nga krenaria e mendjemadhësisë, kjo krenari është refuzimi i besimtarit që të përulet para ndonjë force, të poshtërohet në ndonjë vend apo të jetë barrë për njeriun.
Kjo është krenari në të cilën ka protestë aq sa ka edhe qetësi? në të ka lartësim aq sa ka edhe përulësi? në të ka ngritje mbi bukuritë tërheqëse të kësaj bote, paragjykimet e njerëzve dhe gënjeshtrat e jetës, po ashtu në të ka lëshim në shërbimin e myslimanëve dhe modesti ndaj tyre, si dhe respektim të së drejtës.
Kjo cilësi përfundon me fjalën e Omer bin Hatabit ­ “Dëshiroj prej njeriut, që padrejtësisë t’i thotë plot me gojën – jo”!



Mehdi Kastrati
Dituria Islame 200


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme