Për të thurur disa fjalë që formojnë fjali, e të cilat shprehin dhe zgjojnë nostalgji që me hapa të sigurt kanë shkruar historinë, meriton të hedhim një shikim se cilët kanë qenë faktorët që paraprin këtë rrugëtim.
Prijatari i ymmetit së bashku me ummen e tij nuk mundeshin të ngopeshin me ajrin e atdheut të tyre edhe pse më me dëshirë do të frymonin në vendin ku qan për herë të parë, sepse dielli nuk shkëlqente, hëna dëshmonte padrejtësitë dhe Qabja përreth vetës barte njerëz të pa njerëz që kryenin rite pa ritëm dhe njeriu barte këtë emër e nuk e kryente rolin e tij, kështu që të frymoj lirshëm, ai nevojitej të bëj ca hapa që e shpijnë drejt ardhmërisë.
Izolimi, bllokada e muslimanëve sa që ngopja me gjethe pemësh ishte domosdoshmëri për mbijetesë.
Ndërprerja e izolimit ekonomiko- shoqëror pasoi me ndarjen nga jeta të dy personave që ishin në të njëjtën kohë si mburojë, njëri fizike e tjetri shpirtërore për pejgamberin a.s.
Mos pranimi i revelatës së tij nga banorët e vendit fqinjë ishte edhe një goditje e fuqishme që pësoi i dërguari i dërguarve, por kjo nuk shkaktoi pesimizëm dorëzim,e hakmarrje me bashkim të kodrave por pasoi me butësi, lutje durim, e shqiptim të fjalëve me maturi O Zot pasardhësit e tyre, O Zot pasardhësit…fjalë që rezultojnë planifikim,shpresë, sukses me një fjalë rrugëtim drejt ardhmërisë.
Rrugëtimi tej hapësirës e kohës, në një moment të shkurtër nën rrezet e bukura të hënës do të jetë dhurata që përfiton strategu i ymetit a.s. me mesazhin që përçoi nga ky rrugëtim: përuljen e numërt e në kohë të caktuar Atij që i fali çdo gjë, që ishte, është dhe do të jetë ngritje e fuqishme emocionale e shpirtërore, ripërtëritje vendimtare dhe kurajo, momente force çiltërsie, admirimi dhe ngushëllimi, élan, përgatitje për momentet e “premtuara “ që do pasojnë.
Muhamedi a.s kuptoi se devocioni i tij dhe i pasuesve të tij nuk kultivohet në një vend ku armiqësia, zilia, jo barazia, shtypja dhe dallimet e mëdha klasore dhe interesat personale mbisundonin dhe ishin përditshmëri, por për ndërrim të këtyre rrjedhave duhet rrugëtim në favor të dashurisë, admirimit, barazisë absolute në mes njerëzve, pa dallim….
Për eliminim e këtyre barrierave që i kishin shkaktuar atak shoqërisë ishte më se e domosdoshme dhe urgjente shmangja nga e kaluara dhe marrja e rrugës që kërkon sakrificë, strategji, me dozë të madhe të maturisë ngase do të finalizohet me sukses për tërë njerëzimin, me afat deri në Amshim.
Hapat që do të lënë gjurmë u urdhëruan nga Krijuesi që u emëruan me emrin që përbëhet nga shtatë shkronjat ngase në shërbim të këtyre ndër shtatë personazheve do të jenë edhe shtatë palët tokë që zbutën rërën dhe gati përpin armiqtë e tij dhe shtatë palët qiell nga vinte freskia, mëshira e inkurajimi :
“Në mos e ndihmofshit atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar All-llahu”.
“S’ka dyshim se Ai që ta bëri obligim Kur’anin, Ai do të kthejë ty aty kah erdhe”. (1)
Personazhi kryesor a.s. edhe pse e mori lejen së bashku me garancën për mbrojtjen, mbështetjen, triumfin e suksesin megjithatë plotësoi standardet që kërkoheshin dhe nuk qëndroi duarkryq me duar kah qielli, njashtu siç qëndrojnë disa musliman sot në këtë shekull të cilët i ka zënë gjumi i neglizhencës duke i pritur mrekullitë, Mehdiun mbi kali të bardhë që do të vie t'ju tregon se zgjohuni …se ka ardhur agimi…
Ai a.s. meqenëse kishte fituar dashurin e tokës dhe mëshirën qiellore caktoi personazhet me rolet e tyre që secili prej tyre për çdo moment luftonte mes jetës dhe vdekjes, e cila ishte dhe do të jetë çelësi i suksesit.
Rinia është e ardhmja… Rolin persekutues, por priviligjues, kishin Aliu r.a. Heroina që kënaqte shtatë palë qiellna me besën e saj që frymonte me vështirësi dhe ymmetit po i përgatit trollin dhe halifin e ardhshëm që pas disa muajsh do ta lindë. Ebu Bekri nuk ka fjalë për ta përshkruar veprën e tij, Abdullah ibën Urejkiti, një jo musliman që kishte sakrifikuar jetën për Islamin e muslimanët dhe nga duhet kuptuar tolerancën, bashkëpunimin që ka pas pejgamberi me jobesimtarët, që ky segment i rëndësishëm të shërbej si model dhe të përçoj mesazhin e bashkëjetesës, bashkëpunimit me të tjerët pa dallim…ngase edhe tjetri është njeri, kemi një pasardhës, një qiell na mbulon, një diell na ngroh dhe një Krijues na furnizon.
Momentet kritike të kësaj ngjarje,:
Heroi i këtij tregimi është ai që ishte në lule të rinisë që sapo kishte mbushur te 23 pranvera , por pranvera për të nuk kishte më kuptim, ai ishte vërë në lëvizje dhe në natën kritike për ti vërë proceset integruese përpara për shoqërinë njerëzore kishte zgjedhur të sublimoj vetën dhe ishte vënë në shtratin e vdekjes. Por, pas përfundimit të detyrës deklarata e tij, ishte:”Ishte gjumi më i qetë që kam fjetur në jetën time”.
“Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin.”(2)
- Në shpellën Thevr- gjakpirësit kishin rrethuar shpellën të tërbuar nga mllefi që shikonin por nuk vërenin ideologun a.s. gjurmonin, por nuk e gjenin, nuhatnin, por nuk shijonin ngase nuk u gjunjëzuan, dhe ata që frymonin dhe ëndërronin e fshiheshin për tu përulur Atij që kishte vërë çdo gjë në shërbim të tyre( merimangën dhe pëllumbin si shpagim për ta)“Në mos e ndihmofshit atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar All-llahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: “Mos u pikëllo (friko), All-llahu është me ne!” E All-llahu zbriti qetësi (në shpirtin e) atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patë…”.(3)
“O Ebu Bekër, cka mendon për dy veta, i Treti i të cilëve është Allahu”.(4)
- Suraka ibën Malik i cili ishte afër fitores së pasurisë, kur vetëm disa momente e ndanin nga realizimi i ëndrrave të tij… pasiqë në shërbim e ndihmë të këtyre hapave ishte edhe toka siç e cekëm, rëra sepse nuk ka bartur këmbë më të pastra e trup më të çiltër se protagonistin i këtyre hapave.
Rëra dhe kali i tij (Surakës) ishin në shërbim të Allahut e jo të djallit. Ai u dorëzua më vonë për të përfituar. Çka mendon ti, O Suraka, nëse Allahu do t`i vërë bylyzykët e Kisrasë”? premtoi i dërguari a.s.
Pas çdo sfide fshihet suksesi?! Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.(5)
Me gjithë persekutimet vuajtjet, privilegjet që i përjetoj ideologu i këtyre hapave me shokët e tij ai për asnjë çast nuk u dorëzua ngase shihte se në këtë eklips po lind një drite në fund të tunelit që nuk do të perëndojë kurrë, me gjithë retë që do ta mbulojnë nganjëherë, do të triumfojë përherë, sepse burim i kësaj është Ai që premton:
“Ne e kemi shpallur Kur`anin dhe ne do ta mbrojmë atë “.
Mesazhet e këtij përkujtimi
Profeti a.s. jetën që bënte para këtij rrugëtimi ishte e vështirë, e cekëm, viktimat rriteshin, jeta ishte e pasigurt, morali binte,..
Ai nuk u dorëzua por me hapat e tij të sigurt jo vetëm që e ndryshoi regjionin ku jetonte, por fal vigjilencës së tij dhe atyre që e pasuan bën hapa që shpie në trollin ku mbolli bimën La ilahe il-lallah që vazhdimisht jep fruta të shëndosha për kuptimin e drejtë të konceptit të jetës deri në kataklizëm.
Ne sot duhet të mësojmë në kujtim të kësaj ngjarje, që të ligën ta luftojmë, jo pamenduar jo me nguti e pa strategji e me shkurtëpamësi, sepse Profeti a.s. meqenëse kishte mundësi ti bashkonte kodrat në shenjë shkatërrimi të atyre që mendonin ndryshe,ai zgjodhi alternativën e dytë: butësinë, faljen, lodhjen e sakrificën, cilësi që duhet të na shoqërojnë edhe neve sot në jetësimin e aspiratave tona e në arsyetimin e salavateve për të.
Kjo ndodhi duhet të kujtohet dhe të jehonë më shumë ngase janë hapat që definitivisht ndryshuan rrjedhat e historisë njerëzore dhe njëherit është epokë e hyrjes në moshën e pjekurisë të gjinisë njerëzore.
Mesazhet që dalin nga kujtimi i këtyre çasteve janë shumëdimensionale, çastet historike që i kujtuam na ofrojnë dobi në sferën shpirtërore ekonomike sociale e edukative.
Me faktet: …
Pjesë e besimit është pasimi i fjalës, veprës së tij. "Ju e kishit shembullin më të lartë në të Dërguarin e Allahut”.
Ngjarja e tillë përkon me ajetet :E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi.Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.(6)
Vëlla e motër, beso e paramendo se pas çdo sfide fshihet suksesi. Vështirësia përfundon për t`ia liruar vendin shpresës dhe realizimit të saj vetëm duro, planifiko dhe do të triumfojë ideja, vepra ëndrra jote.
Porosia në rrafshin social: duhet të largohemi nga antivlerat që janë specifik e ditëve të sotme, në vlera, nga padituria në kërkim të saj(” Kërkoni dijen edhe në Kinë), të rrugëtojmë drejt shkencës, civilizimit e të lëmë mënjanë përçarjet mëdyshjet sepse ato shkatërrojnë shoqëritë.
Ne, shoqëria jonë bëjmë çdo gjë vetëm e vetëm të bëjmë hapa drejtë Evropës e perëndimit pa shikuar çmimin sa na kushton, në rregull ama në këtë hixhret duhet ta bëjmë vetëm me përbërësit esencial dhe qenësor të qenies sonë duke ju njoftuar se dritën e syve të vetë Evropa e perëndimi , bazat dhe themelet i morën nga burimi i këtyre hapave.
Përjetimi më i mirë në këtë përvjetorë do të ishte: të bëjmë hapa të sigurt drejt ardhmërisë e mos të vajtojmë të kaluarën, të vrapojmë pas përparimit e të lëmë mënjanë dyshimet sepse ato hapin portat e djallit, të lartësojmë moralet e larta e t`i përsosim ato e të fundosim amoralin, zilinë, smirën që na i kanë verbuar sytë, ngase ato janë shkak i çrregullimeve e shkatërrimeve, e të rrugëtojmë drejtë veprave të devotshmërisë sepse ato na shpijnë në përjetimin e lumturisë.!
Hapat lëvizin, varen nga roli yt ?!
1. El- Kasas 85
2. Jasin-9
3. Tevbe - 40
4. Transmetojnw:Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Bekri
5. El- Inshirah 4-5
6. El- Inshirah 4-5