Më 17 maj 2008, në Detroit të shtetit Miçigan, në moshën 89- vjeçare, ndërroi jetë imam Vehbi Ismaili, udhëheqës shumëvjeçar i Qendrës Islame Shqiptare në Detroit si dhe kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqiptarëve të Amerikës dhe Kanadasë. Puna e tij e palodhshme me Komunitetin Mysliman Shqiptar, por edhe me Komunitetet e tjera Shqiptare, që jetojnë dhe veprojnë në SHBA, bëri që ai të gëzonte respektin e të gjithëve. Për këtë arsye, lajmi i vdekjes së tij shkaktoi dhembje tek të gjithë ata që e njohën drejtpërsëdrejti apo e njohën në përmjet krijimtarisë së tij fetare a letrare.
Kush është Imam Vehbi Ismaili?
Përgjigjen më të mirë të kësaj pyetjeje e gjejmë nga vetë i ndjeri, i cili, në një intervistë që i kishte dhënë Hasan Hasanit, redaktor i revistës “Shkëndija” të Prishtinës, shtator 1994, thoshte:
“Unë kam lindur në Shkodër më 25 nëntor 1919, në një familje të njohur fe tare. Im atë, Haxhi Ismail Hakiu, ishte njëri prej ulemave të njohur të Shkodrës dhe i respektuar në tërë qytetin. Biblioteka e tij kishte mijëra libra në gjuhën ara be, turke dhe persiane. Katër klasa të para të fillores i kreva në Shkodër. Nuk isha nxënës i dalluar, sepse, në vend që të merresha me studimin e lëndëve shkollore, e kaloja kohën duke lexuar libra të ndryshme, si Kontin i Monte Kristos dhe Tre musketarët e Aleksandër Dymasë, që kishte filluar t’i përkthente në gjuhën tonë Kostë Çekrezi dhe i botonte nga një në dy javë në broshura prej 16 faqesh dhe pastaj i mblidhnin në libra. Kështu, në vitin 1928, kur im atë u emërua Myfti në Krujë, shokët më thanë që, kur të shkoja në Krujë, të regjistrohesha në klasën e katërt që mos ta turpëroja Shkodrën. Për këtë shkova dhe u këshillova me mësuesin Tefik Gjyli, i cili kishte qenë edhe nxënës i babait tim, dhe ia shfaqa mendimin e shokëve. Ai më tha: “Jo, por regjistrohu në klasën e pestë, studio, përvishju mësimit dhe lëri anash librat e tjerë, se jam i sigurt se do të kalosh mirë!” Kështu që, kur shkova në Krujë, u regjistrova në klasën e pestë dhe në fund të vitit e mbarova shkollën fillore me sukses të dalluar, duke dalë i dyti në klasë. Mbasi mbarova shkollën fillore, meqë në Krujë nuk kishte shkollë të mesme dhe njëherësh nuk gëzoja shëndet të mirë, për dy vjet shkova si praktikant në zyrën e tatimeve të financës në këtë qytet. Ndërsa në vitin 1913 më thirri babai e më tha: “Mjeku thotë se tash e ke shëndetin të mirë. Është koha të shkosh në shkollë të mesme. Zgjidh ku do të shkosh: në gjimnazin e Shkodrës, apo në shkollën teknike në Tiranë, kështu që të mundohem të nxjerr një bursë për njërën prej këtyre, mbasi kushtet e duhu ra për këtë i ke”. Unë iu përgjigja: “Unë nuk dua të shkoj në asnjërën prej këtyre shkollave. Unë dua t’i ndjek studimet në Medresenë e Naltë në Tiranë!”. Im atë m’u drejtua: “Or bir, kjo karrierë nuk të si guron një jetë të mirë materiale dhe është e vështirë, ekonomikisht do të vuash gjithmonë, prandaj të këshilloj të zgjedhësh njërën prej shkollave që t’i përmenda. Po të jap një javë kohë që të mendosh mirë për të ardhmen tënde. Pas një jave më jep mendimin tënd të prerë.” Kaloi java dhe hyra në dhomën e tij dhe i thashë: “Mendimi im i prerë është t’i vazhdoj mësimet në Medrese”. Kur dëgjoi këto fjalë, babai u ngrit, në bublat e faqeve i kulluan ca lot, më përqafoi duke thënë: “Kjo është një dëshirë e zjarrtë imja, se përndryshe do ta leja në testament librarinë time për ndonjë institut fetar, por nuk doja të inkurajoja, sepse, po të vuaje materialisht më vonë, do të thoshe ta bëri babai”. Dhamë lutjen në Medrese dhe u pranova. I fillova mësimet. Në Medrese mësoheshin të gjitha lëndët që mësoheshin edhe në shkollat e mesme të Ministrisë së Arsimit. Ai që mbaronte këtë, mund të hynte në çdo Universitet të Evropës, meqë në Shqipëri nuk kishte universitet. Por, në vend të gjuhës italiane dhe asaj frënge, që mësoheshin në shkollat e tjera, atje prej klasës së parë mësoheshin anglishtja dhe arabishtja, ndërsa gjuha persiane mëso hej në klasën e pestë. Medreseja zgjaste tetë vjet. Gjatë kohës si nxënës në Medrese, fillova të shkruaja në revistën Zani i Naltë, që ishte organ mujor, kulturor e fetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Kjo na ndihmonte shumë, meqë drejtori i saj, Haki Sharofi, ishte edhe mësues i yni i gjuhës shqipe. Po ashtu bashkëpu noja edhe me Vatrën e Rinisë, që ishte një e përjavshme për të rinjtë. Këtu botoja tregime të shkurtra.”
Imam Vehbi Ismaili student në Kajro
Pas kryerjes së shkollimit të mesëm, Imam Vehbi Ismaili, kishte vendosur të shkonte në “al-Az-har” të Kajros për të shtuar horizontet e njohurive të tij. Kësh tu në vazhdim shohim se ai përshkruan kësodore jetën e tij në këtë periudhë:
“Kur mbarova klasën e katërt, mora diplomën që thirrej semimaturë. Me të mundej çdo nxënës të emërohej imam xhamie. Por, unë vendosa të shkoja dhe t’i plotësoja studimet fetare në Egjypt, meqë im atë atje kishte shumë miq, andaj edhe nuk pata vështirësi që të nxjerr një bursë nga qeveria egjyptiane. Kështu që nga fundi i vitit 1937, bashkë me Thabit Kodukun, maturant i Medresesë, shkuam në Kajro dhe pas një viti u regjistruam në Universitetin Al-Az-har, Fakulteti i Teologjisë. Në vitin 1945 mora diplomën nga Fakulteti. Pikërisht ato ditë mora një letër shumë mallëngjyese nga vëllau im i vogël, Shefkiu, i cili shfaqte mallin që kishte për mua dhe kërkonte që të kthehesha në atdhe. Letra më bëri përshtypje të madhe, dhe, megjithëse e dija se atje gjendja nuk ishte e mirë, vendosa të kthehesha. Ndërsa po përgatitesha të shkoja në Shqipëri, mora një letër në gjuhën arabe nga im atë, ku, në mes tjerash, më shkruante: “Sa të dua të kem unë pranë, nuk do asnjëri tjetër. Po të këshilloj të mos gabosh të vish, se do ta hedhësh veten në zjarr”. Natyrisht, iu binda kësaj porosie dhe vendosa ta bëja Egjyptin atdhe të dytë për disa kohë, duke menduar se komunizmi në Shqipëri nuk do të kishte jetë të gjatë.
Vitet shkonin, gjendja në Shqipëri nuk po ndryshonte. M’u bë propozim formimi i familjes, me pasuri që të gëzojsha një jetë shumë të mirë materiale, por unë gjithnjë mendoja dhe ëndërroja të kthehesha në Shqipëri, saqë e tërë pasuria e Egjyptit për mua nuk kishte vlerë. Njeriu bën plane, por Zoti, qoftë lavdëruar, zbaton të tjera.”
Themelues i qendrës së parë islame shqiptare në Amerikë
Jeta e Imam Vehbi Ismailit, pak a shumë i përngjan jetës së Fan Stilian Nolit, i cili po ashtu jetoi një kohë të shkurtër në Egjypt dhe nga Egjypti, me ftesë të Komunitetit Shqiptar, shkoi në Boston të Amerikës. Ja si e përshkruan Imam Ve hbi Ismaili këtë pjesë të jetës së tij:
“Nga fundi i vitit 1948 mora një letër nga Shoqëria Shqiptaro-Amerikane Myslimane në Detroit, Miçigan, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilën ftohesha të shkoja atje si udhëheqës i tyre fetar. Në fillim ngurrova, meqë do të largohesha më tepër nga atdheu dhe njëherit në pikëpamje ekonomike isha mirë. Por, shokët ma mbushën mendjen se do të kisha rast t’i shërbeja fesë dhe atdheut. Në prill 1949 u nisa me anije, meqë kisha shumë libra, dhe nga fundi i këtij muaji arrita në Detroit. Shumica e shqiptarëve myslimanë në këtë qytet ishin nga Korça e Gjirokastra, që kishin ardhur para Luftës së Dytë Botërore, për çështje ekonomike. Kishte edhe disa beqarë nga Vlora dhe Berati, që nuk ishin martuar fare ose kishin familjet në Shqipëri. Këta të gjithë më pritën shumë mirë, m’i hapën zemrat dhe shtëpitë e tyre, saqë e ndjeva veten sikur të isha në mes të familjes sime. Të gjithë ishin njerëz të thjeshtë, por me dashuri të madhe për atdhe, njerëz të sinqertë. Fëmijët e tyre i kishin mësuar dhe edukuar me tradita shqipta re. Shumica e fëmijëve e flisnin mirë shqipen. Një grup i vogël që atëherë numëroheshin në gishta, ishin refugjatë politikë, që kishin ikur nga komunizmi. Shumica e grupit të parë ishin proenveristë, sepse ua kishin marrë mendtë delegatët që vinin nga Kombet e Bashkuara, por me kalim kohe, kur filluan të vinin refugjatë politikë nga të afërmit e tyre dhe mësuan prej tyre si ishte gjendja në Shqipëri, përnjëherë u kthyen në antikomunistë.
Shoqata Shqiptaro-Amerikane Myslimane nuk kishte lokal të vetin dhe as që kishte ndonjë të zënë me qira. Prandaj, puna e parë që bëmë, i zumë me qira disa dhoma në International Institute, që i përdornim për shërbime fetare, si klasë për të mësuar fenë dhe klasë për mësimin e shkrimit të gjuhës shqipe. Shqip tarët myslimanë nuk ishin më shumë se 20-30 familje. Të gjithë i sillnin fëmijët rregullisht për të mësuar fenë dhe gjuhën, e sot disa prej tyre janë bërë gjyshër e gjyshe.
Kontributi im i parë si veprimtar këtu në SHBA filloi me hapjen e klasave për fe dhe gjuhën shqipe. Shqiptarët myslimanë këtu qenë njerëz shumë të mirë dhe me karakter të lartë, por nga feja islame kishin pak njohuri, prandaj gjëja e parë që bëra, ishte që në muajin tetor 1949, Shoqëria filloi botimin e një reviste fetare kulturore me titull “Jeta Myslimane Shqiptare”, që botohej katër herë në vit, në 64 faqe, gjysma në gjuhën shqipe dhe gjysma tjetër në gjuhën angleze. Kjo vazhdoi të dalë për tetë vjet dhe u botuan gjithsej 32 numra. Shumica e artikujve ishin fetarë, por shkruheshin edhe artikuj letrarë e kombëtar, sikurse dhe la jmet e bashkësisë islame shqiptare. Për shkaqe financiare, kjo revistë, pas tetë vjetësh botimi, u shua, s’u botua më.
Çdo nismë në fillim ka vështirësitë e saj. Problemi më i madh për mua ishte mungesa e një lokali që nuk kishim pro në tonën, ku do të mund të zhvillonim aktivitet më me rregull. Meqë bashkësia e këtuhit ishte shumë e vogël, m’u desh të vizitoja çdo qytet të Amerikës dhe të Kanadasë, ku kishte shqiptarë, dhe të shkoja të kërkoja ndihmë, për të cilën gjeta përkrahje jo vetëm nga tërë mysli manët shqiptarë, por edhe nga një shumicë e madhe ortodoksësh shqiptarë, që e ndienin detyrë për të na ndihmuar, me që shqiptarët myslimanë kishin ndihmuar bujarisht si për ndërtimin e kishave ashtu edhe për botimin e librave të tyre fetarë në gjuhën shqipe. Madje, me ndihmën e Zotit të Madhërishëm dhe me përkrahjen bujare të shqiptarëve të Amerikës dhe Kanadasë, më 1951 arritëm të blejmë një kishë ermene dhe me ndryshime të vogla, u bë vend i aktiviteteve tona fetare e kombëtare. Më 6 qershor 1951 u bë hapja e saj zyrtare, duke u falë xhumaja e parë në të. Kështu, aktivitetet tona u transferuan nga International Institute në këtë objekt që u quajt Qendra Islame Shqiptare. Në këtë kohë u pa e nevojshme se na duhej një tekst për t’ua mësuar fëmijëve fenë në gjuhën shqipe, andaj u përgatit dhe u botua libri “Islamizmi dhe lutjet”, e disa vjet më vonë u botua edhe libri tjetër “Muhamedi, profeti islam”. Kjo ndërtesë u përdor deri në vitin 1961, kur ndihet nevoja për një objekt më të madh, meqë erdhën shumë shqiptarë refugjatë politikë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. U vendos të shitej ky objekt dhe të ndërtohej një tjetër i ri, më i madh, që t’i plotësonte nevojat tona. U shit në vitin 1962 dhe me paratë e tij u ble trualli ku filloi puna për të ndërtuar Qendrën e re, meqë ato para mbulonin vetëm një të tretën e shpenzimeve që kushtonte ndërtesa e re, sipas planit që kishim bërë. Edhe një herë m’u desh të dilja e të vizitoja çdo qytet ku kishte shqiptarë, për të kërkuar ndihma. Kur shkova në Boston, Peshkop Noli dhuroi 500 dollarë. Në këtë fushatë morën pjesë të gjithë shqiptarët që vizitova, myslimanë e ortodoksë, me që atëherë nuk kishte katolikë.
Ndërtesa e re u hap më 23 shkurt 1963. Më vonë salla u shtua edhe për dyzet këmbë si dhe u ndërtuan kubeja dhe minarja. Sot, Qendra Islame Shqiptare përbëhet nga një xhami, ku mund të falen 500 vetë, një sallë ushqimi për 600 vetë, një zyrë, një librari, klasë për mësime, kuzhina. Kjo ndodhet në një vend shumë të mirë, ku shihet. Çdo muaj kemi vizitorë në grupe që vijnë nga kisha dhe shkolla të ndryshme, që, duke parë emrin, disa dëshirojnë të mësojnë për shqiptarët dhe Shqipërinë, ndërsa të tjerët vijnë të dëgjojnë leksione për fenë islame.
Shqiptarët e shtetit Miçigan gëzonin respekt dhe nderoheshin nga autoritetet e këtij shteti. Më 30 korrik 1949 u mbajt Kongresi i parë i Shoqërisë në një prej hoteleve më të bukura të qytetit, ku mo rën pjesë autoritetet më të larta të Detroitit si dhe Guvernatori i Shtetit Miçigan, G. Mene Uiliems, i cili, kur foli në mble dhje, pasi më uroi mirëseardhje mua, shtoi: “Shteti Miçigan mburret me qytetarët e tij prej origjine shqiptare, janë njerëz të sinqertë, punëtorë të mirë e të ndershëm, të bindur në ligj. Në katër periudhat dyvjeçare që jam guvernator i shtetit Miçigan, d.m.th. për tetë vjet, nuk kam pasur dhe as nuk kam asnjë shqiptar në burgjet e shtetit tonë”. Këto fjalë të Guvernatorit të shtetit Miçigan ma bënë zemrën mal nga gëzimi. U bëmë miq me të dhe më vizitonte dhe e vizitoja, madje më ftonte në çdo banket që jepte në kryeqytetin e shtetit të Miçiganit.
Me vëllezërit shqiptarë ortodoksë (atëherë nuk kishte vetëm dy a tre katolikë shqiptarë) shkonim shumë mirë. Festonim festa kombëtare së bashku dhe shkonim në kishë të tyre dhe ua uronim festat fetare ashtu siç vinin edhe ata te ne për ditë të festave myslimane në xhami të na urojnë. E njëjta gjë ndodh edhe sot me vëllezërit katolikë që këtu në Miçigan i kanë dy kisha dhe marrëdhëniet tona janë shumë të mira. Shkojmë e vijmë në institute të njëri -tjetrit”.
Kontributi në lëmin e publicistikës
Imam Vehbi Ismaili kishte talent për shkrim. Këtë ai e kishte dëshmuar edhe gjatë kohës sa kishte qenë nxënës në Medresenë e Naltë të Tiranës, ku paraqitej me shkrime të ndryshme me pseudonimin Vehbi Hoxha. Po ashtu shkruante dhe për të përjavshmen e rinisë “Vatra e rinisë”, ku botonte tregime të shkurtra. Përvojën e tij të shkrimeve, Imam Vehbi Ismaili do ta vazhdonte edhe gjatë studimeve të tij në Kajro. Kështu ai, i nxitur nga ambienti kulturor i Kajros dhe i ndikuar nga lëvizjet letrare që në atë ko hë zhvilloheshin në Kajro, filloi përkthim in e krijimtarisë letrare nga gjuha shqipe në gjuhën arabe dhe anasjelltas. Në këtë aspekt, Imam Vehbi Ismaili konsiderohet pionier i prezantimit të vlerave letrare të gjuhës shqipe në gjuhën arabe. Këto përkthime ai i botoi në revistat letrare më të njohura të Kajros, si “err-Rrisale” (Me sazhi), “ethTthekafe” (Kultura). Pastaj në revistat “el-Hilal” (Hëna e Re), “el-Katib” (Shkrimtari) etj., në të cilat, përveç përk thimeve, botonte edhe punimet e tij autoriale, qoftë tregime të nxjerra nga historia islame apo poezi të tij origjinale. Më vonë shumicën e këtyre novelave të për kthyera nga gjuha shqipe në gjuhën ara be, i përmblodhi në një botim të veçantë me titull: “el-Mehdu edh-Dhehebiju” (Dje pi i artë), që u botua në Kajro në vitin 1948, nga Komisioni për Letërsi Arabe. Parathënien e kësaj përmbledhjeje e kishte shkruar letrari egjiptian, Hasan Al vani, i cili pohon për aspekte të shumta të ngjashmërisë midis letërsisë arabe dhe asaj shqipe, duke u mbështetur në ambientin e përbashkët në mes arabëve dhe shqiptarëve. Kështu pra, libri “Djepi i artë” konsiderohet vepra e parë letrare shqipe e përkthyer në gjuhën arabe.
Qëndrimi i gjatë i Imam Vehbi Ismailit në Kajro, që vazhdoi deri në vitin 1949, i dha mundësi atij të përkthente vepra të çmuara nga gjuha arabe në gjuhën shqipe. Interesimi i tij për dramën e nxiti ta përkthente dramën e shkrimtarit dhe dramaturgut të njohur egjiptian Tevfik al-Ha kim me titull “As-habu al-Kahfi” (Banorët e shpellës), përmbajtja e së cilës është e mbështetur nga tregimet e Kuranit. Kjo vepër për herë të parë u botua në Prish tinë në vitin 1962 dhe konsiderohet drama e parë e letërsisë arabe bashkë kohore e përkthyer në gjuhën shqipe. Në vitin 1986 u bë ribotimi i saj i dytë me pa rathënien e Dr. Muhamed Mufakut. Për këtë vepër Imam Vehbi Ismaili thotë: “Qysh në fëmijëri kam qenë një prej admiruesve të novelave të Prof. Ernest Koliqit, prandaj kur fillova ta prezantoj literaturën shqipe në gjuhën arabe, pikërisht e fillova me novelat e tij. Kur erdhi Prof. Koliqi në Kajro, m’u dha rasti të nji hesha me të dhe unë e njoha me shumë shkrimtarë egjyptianë si Teufik El-Hakim, Dr. Taha Husejnin, Mahmud Tejmur. Me të kthyer në Itali, Prof. Koliqi kërkoi nga unë që të shkruaja diçka për Shejzat ose të përktheja ndonjë nga veprat e Teufik El-Hakimit. Unë zgjodha dramën “Banorët e shpellës”, motivi i së cilës ishte marrë nga një tregim i Kur’anit. Kur u mbarua së botuari në disa vazhdime në revistën Shejzat, bëra një parathënie mbi temën e librit si dhe mbi jetën e Teufik El-Hakimit dhe në shtypshkronjën e Shejzave e shtypa në disa qindra kopje dhe e shpërndava ndër miq. Vite më vonë, z. Ali Rexha ra në kontakt me mua dhe m’i kërkoi disa libra të Fan Nolit që i mungonin, sepse Rilindja donte të rishtypte koleksionin e plotë të veprave të tij. Me këto libra ia dërgova edhe një kopje të dramës “Banorët e shpellës”, e cila siç mora vesh më vonë nga një mik, i cili ma dërgoi një kopje të botimit të Rilindjes, e kishin botuar, duke hequr parathënien time dhe duke shtuar një parathënie tje tër të shkruar nga miku im Dr. Muhamed Mufaku. Për mua parathënia ishte me rëndësi, sepse me të kisha për qëllim t’u thosha letrarëve myslimanë shqiptarë se në Kur’an ka tregime që po shtjellohen nga një shkrimtar i mirë, me to mund të pasurohet shumë letërsia shqipe. Madje, duhet të shkruhej edhe diçka mbi autorin e veprës, që kështu ta njihte lexuesi shqiptar. Prandaj, unë e ribotova me parathënien time, duke mos lënë jashtë as atë të Dr. Muhamed Mufakut.
Të gjitha përkthimet që kam bërë nga arabishtja, janë me tema fetare. Përkthimi nga arabishtja është shumë më i vë shtirë se përkthimet nga anglishtja, sepse gjuha arabe është shumë e pasur. Unë nuk pretendoj se jam letrar dhe ta zotëroj gjuhën shqipe ashtu si duhet, por e admiroj literaturën, prandaj biblioteka ime është shumë e pasur me botimet shqipe, si të Kosovës ashtu edhe të Shqipërisë. Kur mendoj të përkthej një libër nga arabishtja, e lexoj dy-tri herë dhe mundohem ta bluaj në gjuhën shqipe. Pastaj i hyj përkthimit dhe, si ta mbaroj, e lë për një muaj ose dy, e pastaj e rishikoj, duke u munduar gjithnjë që brenda mundësive të mia ta zbukuroj, dhe e jap në shtyp”.
Përveç angazhimit të përhershëm në fushën e publicistikës, Imam Vehbi Ismaili pas vetes la me dhjetëra libra të shkruar nga pena e tij e mprehtë si dhe përktheu libra me përmbajtje artistike, por edhe veprat e tij u përkthyen në gju hë të tjera. Nga vargu i botimeve të shumta e me vlerë që la Imam Vehbi Ismaili, po përmendim disa prej tyre: “Islamizmi dhe lutjet” 1976, “Muhamedi profeti islam” 1987, “Ymeri pranon Islamizmin” 1987, “Bilali muezin i profetit 1988, “Pre dikimet e xhumasë” 1988, “Studime isla me” 1988, “Dritë nga Kur’ani” 1992, “Kërkuesi i së vërtetës” 1989.
Ka përkthyer nga arabishtja dhe ang lishtja këta libra: “Feja Islame” 1985, “Tregime nga historia islame” 1987, “Ebu Dherr el-Gaffari” 1986, “Muhamedi, profeti njeri” 1987, “Banorët e shpellës” 1988, “Muhamedi” 1990, “Mrekullia e madhe” 1990, “150 hadithe” 1990.
Veprat e Imam Vehbi Ismailit, të përkthyera në gjuhë të tjera, janë: “Muhamed the last prophet” (Muhamedi profeti i fundit) 1984 (është ribotuar gjashtë herë), “What is Islam” (Ç’është Islami?) 1991. Libri “Muhamedi profet i fundit“ është përkthyer në gjuhën serbokroate dhe është botuar dy herë.
Veprat e Imam Vehbi Ismailit, qofshin ato origjinale apo të përkthyera, patën një ndikim të madh tek lexuesit shqiptarë, qoftë në Amerikë dhe qoftë në trojet shqiptare. Shumica prej tyre u ribotuan disa herë, qoftë në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi apo në Diasporë, dhe shërbyen si literaturë e dorës së parë, për shkak të gjuhës së pastër shqipe dhe temave që shtjellonin. Veprat e tij ishin të përhapura shumë dhe në bazë të atyre ai ishte pop ullarizuar shumë në Kosovë, të cilën e kishte vizituar tri herë.
Në Shqipëri pas 49 vjetësh
I zhuritur nga malli për atdhe, Imam Vehbi Ismaili kishte vizituar tri herë Kosovën, gjatë viteve 1970-1988, duke parë nga larg atdheun e tij. “Më dukej sikur shikoja nga larg atdheun, sidomos kur shkoja në Dibër, në Hot... e heqsha një pjesë të mallit “ ka deklaruar ai në intervistën që përmendëm më sipër, për revistën Shkëndija të Prishtinës (shtator 1994).
Pas 49 vjetësh, në vitin 1988, iu lejua për herë të parë që ta vizitonte Shqipërinë, ku qëndroi së bashku me gruan e tij, prej 23 gusht deri më 13 shtator. Ja si e përshkruan gjendjen Imam Vehbi Ismaili: “E gjeta Shqipërinë si mos më keq. Më 1939 Shkodra kishte parqe e lulishte të bukura, e tash ato ishin zëvendësuar me disa apartamente të këqija e pa plan. Tirana në vitin që e lashë kishte një bulevard afër dy kilometrash në mes dhe në të dy anët ishte e zbukuruar me trotuare plot me pemë dhe me lule. Mbrëmjeve mbushej plot me njerëz që shëtisnin në të, dhe, kur lodheshin, kishte karrige të gjata që mund të uleshin e të çlodheshin dhe të bisedonin. Në të dy anët kishte ëmbëltore dhe kafene, ku mund të hanin ndonjë ëmbëlsirë ose të pinin ndonjë kafe apo të hanin ndonjë akullore.”
Pas demokratizimit të Shqipërisë në vitin 1991, Imam Vehbi Ismaili kishte pasur fatin që në krye të një delegacioni të Komunitetit të Myslimanëve të Amerikës, ta vizitonte Shqipërinë, por kësaj radhe në rrethana të reja nga ato të vitit 1988. Qëllimi kryesor i kësaj vizite, siç pohon edhe vetë Imam Vehbi Ismaili, ishte të hulumtonin se “ç’nevoja themelore kishin bashkatdhetarët tanë për mëkëmbjen e fesë dhe të bënim çka ishte e mundur që t’u vinim në ndihmë”.
Ai, së bashku me dy kolegët e tij Imam Isa Hoxha dhe Imam Qamil Lami, kishin ardhur në përfundim se “gjëja më me rëndësi ishte nevoja e edukimit fetar. Pra, libri dhe kuadrot fetare, pa të cilat nuk mund të funksiononin xhamitë. Bota Islame kishte dhuruar disa bursa dhe u dërguan ose ishin në përgatitje të dërgo heshin studentë për të studiuar fenë në Egjypt, në Arabinë Saudite, në Turqi e në Libi. Ky proces për të arritur nivelin e duhur, mund të marrë ndoshta edhe shumë vjet, por kjo një ditë mund të arrihet e po ashtu edhe xhamitë të meremetohen apo të ndërtohen, sikur të merrnin ndihma bujare nga Bota myslimane, e cila edhe po ndihmon”.
Letër miradije për imamin nga Kosova Muhamed Demirin
Në këtë aspekt një ndihmë me kuadro kishin dërguar Bashkësia Islame e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë. Gjatë një vizite që Imam Vehbi Ismaili i kishte bërë qytetit të Kavajës, aty ishte takuar me Imam Muhamed Demirin, nga Podjeva, që ishte dërguar nga Bashkësia Islame e Kosovës për ta ndihmuar Komunitetin Mysliman të Shqipërisë në atë fazë të vështirë transicioni. I mahnitur nga për kushtimi i tij në misionin e ringjalljes së fesë islame në Kavajë, sidomos nga pu na e tij me rininë, Imam Vehbi Ismaili, pas kthimit të tij në Amerikë, më 12 prill 1994 i drejtohet atij me një shkresë, në të cilën shpreh gëzimin e tij të madh për punën madhështore që po bënte ai në atë vend:
Imam Vehbi Ismaili 20426
Country Club Drive
Harper Woods, MI 48225 U.S.A.
Prill me 12, 1994
I dashuri Vëlla në fe dhe në kombësi Z. Muhamed
Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu
Tani arritëm mirë në shtëpi dhe i gje tëm të gjithë mirë, lavdi i qoftë të Madhit Zot, ashtu i lutem të Madhit Allah Xh.Sh. që ju bashkë me të dashurit tuaj të gëzoni shëndet të mirë të gjithë
“Nuk gjej fjalë të përshkruaj gëzimin që ndjeva kur pashë dhe dëgjova për punën e mirë që kishit bërë dhe po bëjshit me fëmijët myslimanë të Kavajës. Ata janë e ardhmja e fesë dhe atdheut, po të rriten me edukatë fetar, ata do të bëhen anëtarë të vlefshëm të bashkësisë në të cilën bëjnë pjesë.
Puna juaj aq sa është e vështirë, aq është dhe e shenjë, sot në Shqipëri është tamam si në kohën e Profetit A.S., shumica e ashtu të quajturve myslimanë janë paganë, kanë pas besuar në idhuj si Enverin dhe partinë, e duhet vullnet i fortë e punë e pandërprerë me i pastruar nga ajo idhujtari. Feja Islame në Shqipëri më tepër se kurrë ka nevojë për të rinj si juve që të punojnë natë e ditë për të ringjallur fenë tonë atje.
Pra, nga thellësia e zemrës të uroj për punën madhështore që je duke bërë, i lutem All’llahut XH.SH. që t’u japi fuqi dhe vullnet që të vazhdojsh t’i shërbesh fesë sonë e Ai të shpërbleftë me të mira.
Këtu po të dërgojë disa prej botimeve të mija si shenjë kujtimi e mirënjohje.
Të përqafoj vëllezërisht duke të uruar të gjitha të mirat në të dy jetët.
ves-selamu alejkum, ala men it-tbea el-huda
Vëllau i juaji
Imam Vehbi Ismaili
Shqiptarët në SHBA e kujtojnë për angazhimet e tij të pakursyera në favor të çlirimit të Kosovës nga sundimi serb dhe të bashkimit të saj me Shqipërinë.
Imam Vehbi Ismaili jetoi gjatë që ta shohë demokratizimin e Shqipërisë dhe ta shohë dështimin e regjimit komunist, të cilin e kishte luftuar gjatë tërë jetës së tij. Kështu në vitin 1996, kryetari i Shqipërisë Dr. Sali Berisha, në një manifestim rasti që kishte organizuar në vendlindjen e tij në Shkodër, e pati dekoruar me urdhrin “Flamuri i demokracisë”, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij në ekzil për demokratizimin e Shqipërisë. Me këtë rast për kontributin e tij në aspektin publicistikë dhe letrar, në veçanti për kontributin e vënies së urave të bashkë punimit midis letërsisë arabe dhe asaj shqiptare kishte folur Islam Dizdari.
Imam Vehbi Ismaili konsiderohet dijetari i fundit i shekullit njëzet, në mesin e dijetarëve të proviniencës islame, siç ishin Imam Vehbi Dibra, Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu, Hafiz Ali Kraja, të cilët ditën të bashkonin identitetin islam me atë kombëtar dhe kohën në të cilën jetuan dhe vepruan.
Me gjithë dëshirën tonë të madhe që të takoheshim me rahmetliun, gjatë një vizite që i bëmë Qendrës Islame Shqiptare të Detroitit, në prill të viti 2007, vetëm një vit para se ai të kalonte në botën e amshueshme, nuk patëm mundësi ta vizitonim, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Allahu i Madhërishëm e shpërbleftë me të mirat e Tij të shumta për kontributin e tij që dha për përhapjen e Islamit.
Qemajl Morina
Dituria islame 216-217