Pak, por e vazhdueshme

Profeti Muhamed, alejhi selam, ka thënë:
Vepra më e dashur tek Allahu është ajo më e vazhdueshmja, qoftë edhe e vogël.”
A je i gatshem të japësh vetëm 1% në muaj nga të ardhurat tuaja të rregullta?


Tani është koha për pak vetëmohim në pasurinë tënde!
Shndërroni vetëm 1% të të ardhurave tuaja mujore në sadakë rrjedhëse, vakëf!
• Bëni një ndryshim të madh në mbarëvajtjen e jetës fetare dhe zbutjen e varfërisë.
• Paraardhësit tanë, me vakëf lënien e tyre hodhën themelet dhe infrastrukturën për një Komunitet Mysliman të gjallë.
• Edhe ne duhet të lëmë nje trashëgimi për fëmijët tanë, që besimi islam të vazhdojë të jap kontributin e vet në vendin tonë.


Hapni zemrën tuaj dhe angazhohuni për një kauzë të vlefshme.
“Kush është ai që i jep Allahut një hua të mirë, që Ai t’ia shumëfishojë atë (pasurinë) dhe ti japë një shpërblim të mirë.”


Kjo e mirë kryhet shumë lehtë:


Mjafton të keshë të ardhura të rregullta mujore dhe një llogari bankare.


• Jepni një urdhër pagese mujore në bankën tuaj në vlerën e 1% të të ardhurave;
• Urdhrin mund ta rritni, ulni ose anuloni kurdo që ju doni, vetëm me një njoftim.


“Allahu nuk ua humb shpërblimin vepërmirëve.” (Kurani, 9:120)


* * * * *


Vakëflënia 1% të të ardhurave në muaj, si një iniciativë pionier e bazuar në komunitet u bën thirrje të gjithë vëllezërve dhe motrave, nga të gjitha sferat e jetës që të ringjallin traditën e vakëf dhurimit dhe ta bëjmë këtë praktikë përditshmëri tonën. Sepse, bëhet fjalë për humanizmin, zhvillimin e qëndrueshëm, vetë ndihmën dhe përgjegjësinë sociale.


DETYRË E JONA ËSHTË TË KUJDESEMI PËR TË ARDHMEN SË BASHKU.
MJAFTON PAK E VAZHDUESHME.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ish-Myftiu Dr. Rexhep Boja: Një Shembull i Liderit dhe Atdhetarit të Përkushtuar