Reisi i BeH dr. Husein ef. Kavazoviq i shoqëruar nga Myftiu Tërnava u pritën në takim nga kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti

 


Gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë, reisi i Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës, dr. Husein ef. Kavazoviq, i shoqëruar edhe nga Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, është pritur sot në takim nga kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.


Gjatë këtij takimi u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës në fushën e jetës fetare dhe shoqërore.


Të dyja palët theksuan rëndësinë e ruajtjes së lirisë fetare për ndërtimin e një shoqërie me të mirë dhe më të konsoliduar.