(As xhamit myslimane nuk u kursyen prej Reformes Agrare. Ne Novi-Pazar u mat dhe duhet të ndahet toka e Vakufit Haxhet, ku ndodhen të rregullume bukur varrezat muhamedane. Populli pyet” po a thue as të vdekurit nuk lehen te qetë?” Kush kishte me mendue se midis Shkupit ekziston kësi Zyre reformash, e cila i fyen çdo njeriut edhe ma të shenjtat ndjen ja fetare, tuj mos i lanë as vakëfet rahat).
Janë këto disa rreshta të dhëna në fillim të këtij punimi, të shkëputura nga Përkujtesa e vitit 1935, e për të cilën do të bëjmë fjalë më poshtë. Mendoj se këta rreshta njëherazi tregojnë, në formë të shkurtër, se cili ishte qëllimi i reformës, dhe çka e detyroi Ferhat Dragën(1) të bashkëshkruajë këtë Përkujtesë dhe t’ia drejtojë kryeministrit të atëhershëm të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Me plot të drejtë thuhet se format e torturimit të shqiptarëve nga pushtetet e caktuara, dhe posaçërisht ai serb, “nga Kriza Lindore (1878) e këndej, morën përmasa të mëdha në faza të veçanta të periudhave të zhvillimit politik e kombëtar të shqiptarëve. Këto ndryshime nuk ishin të rastësishme, por të determinuara nga motivet dhe nga qëllimet e caktuara të pushtetit serb”.(2) Njëra nga format e presionit të shpërnguljes së shqiptarëve nga tokat e tyre stërgjyshore, ishte edhe reforma agrare. Nga vitit 1918 ky presion nga qarqet e atëhershme serbe u bë edhe më i theksuar. Gjatë periudhës në mes dy luftërave botërore, organet e atëhershme serbe nxorën legjislacione specifike, dhe si rezultat i kësaj ishte përmbysja e gjendjes aktuale pronësore.
Në këtë rast ne nuk dëshirojmë të futemi në analizë të reformës agrare, dhe si erdhi deri te kjo gjendje, sepse për këtë gjë, disa nga studiuesit tanë, me mjaft kompetencë, tanimë i kanë dhënë informacionet e nevojshme dhe mendimin e tyre, duke publikuar studime monografike.(3)
Mirëpo, në këtë shkrim do të theksojmë një Përkujtesë zyrtare të Ferhat Dragës, të vitit 1935, që bën fjalë për dëmtimin sistematik të pronave private dhe vakëfeve në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene. Në vitin 1935, nga ajo çfarë po ndodhte në viset shqiptare, jashtë Shqipërisë politike, konkretisht me pronën e tyre, dhe duke parë mjerim in që po u sillte ky trajtim i padrejtë ndaj shqiptarëve, që po u bëhej nga pushteti serb i kohës, pinjolli i njohur i familjes Draga, Ferhat Draga, i nis një ankesë zyrtare kryeministrit të atëhershëm të Mbretërisë SKS në emër të myslimanëve të Jugut, dhe e njofton mbi padrejtësitë që po ndodhin në tokat e shqiptarëve, në emër të reformës agrare. Shqetësimi i tij përfshin gjithë hapësirat ku jetonin shqiptarët në Mbretërinë SKS. Është për t’u theksuar se kjo ankesë është nënshkruar edhe nga një pjesëtar i komunitetit joshqiptar, i quajtur Dr. Momçilo Ivaniç.
Gjendje e padurueshme
Që në fillimin e kësaj Përkujtese nënshkruesit trego jnë se për arsye të gjendjes së padurueshme të krijuar, siç i quanin në atë kohë, Krahinat Jugore, ishin të shtyrë që ta shkruajnë këtë me qëllim të vënies në dijeni edhe të organeve qendrore, me shpresë se këto organe do të marrin masat e nevojshme për parandalimin e këtyre padrejtësive “me aplikimin e reformes agrare dhe ligjit t’emigrimit prej anes se Gjykates agrare dhe zyrave te këtij dikasteri te formueme ne krahinat Jugore t’atdheut tone per myslimanet e atjeshem, si me than gjendje e padurueshme, prandaj kemi lirsin qe kete gjendje te deshprueme, ne pikat ma kryesore, t’ia prashtrojm Zotnis se tij Kryetarit te Keshillit Ministruer, me lutje qe te marr masat sa ma te shpejta per gabimet e bame qe keshtu pa drejtesia te ndreqet”.(4)
Përkujtesa ka 4 faqe, është e shkruar me makinë shkrimi, me gjuhë të rrjedhshme, në dialektin gegë. Vendin kryesor në këtë përkujtesë e zënë tokat e Shkupit, Prizrenit dhe Pazarit të Ri me rrethinë, duke qartësuar padrejtësinë e pushtetit në tri fusha.
E para - Toka personale private që u merret bujqve, toka me të cilën ata e sigurojnë bukën e gojës. Sido mos është për t’u theksuar se nga kjo “reformë” janë prekur fshatarët e Prizrenit me rrethinë. Këto familje, theksohet në përkujtesë, dinë vetëm zanatin e bujkut, dhe marrja e kësaj toke sigurisht se i kushtëzon të mbesin pa asgjë. “Prej shembellave te pa numurta po numrojm ketu posht disa raste ne shum katunde te Prizrenit (Zagradska Hoca), Poslishte, Zhuri, Pirana, Lahovica, Krajka, Ljubishte etj.), ne te cilat u asht marr e tana pasunija...., Akoma edhe kjo: prej ç’ka kane me rrojtur keta njerez me familjet e veta kur dine vetem mjeshterit e bujqesise, kur se tashti iu kane marre edhe pllamben e fundit te tokes?”(5) Pra, sipas nënshkruesve të kësaj përkujtese, toka është e tyre, është punuar nga baballarët dhe gjyshërit e tyre, e tanimë ajo tokë nuk u takon atyre, sepse marrja e kësaj toke nga organet shtetërore vlerësohej edhe si interes shtetëror. Përveç tjerash, këta pronarë ishin edhe pagues të rregullt të taksave të atëhershme shtetërore, përkitazi me këtë edhe nënshkruesit pyesnin: “A mund te kuptohen mire interesat shtetnore kur punohet keshtu, kur keta bujqe qene neneshtetas te qete dhe rregullisht paguajshin taksat qeveritare dhe tani u eshte ba kejo padrejtesi?”(6)
E dyta - Gjëja më e padrejtë, sipas nënshkruesve të kësaj përkujtese, thuhet të jetë loja me dy dëshmitarë, pa u përfillur dokumentacioni që e kishin pronarët. Edhe pse, sipas Ministrisë së Reformës Agrare, ata fshatarë që kishin dokumentacion, tokat e tyre nuk do t’u prekesh in, në fakt ndodhi e kundërta. Edhe ata dëshmitarë, që pushtetarët i zgjidhin vetë, sipas nënshkrueseve, ishin të dyshimtë, sepse ishin njerëz që i mbronin përgjithësitë dhe interesat e pushtetarëve, e jo pronarëve të vërtetë të tokave. Për këtë, në fund të kësaj përkujtese, kërkohet që, të gjitha ata dëshmitarë që kanë dëshmuar rrejshëm, të dënohen sa më parë. Në këtë fushë nënshkruesit evidentojnë më shumë raste në qytetin e Shkupit me rrethinë, dhe me pak në Pazarin e Ri. Kur jemi te qyteti i Shkupit, nënshkruesit, theksojnë: “Ne vend te kesaj gjy qet kenaqen vetem me deshmin e thjesht te dy deshmi tareve tue mos u besue aspak vërtetimeve te shkresave qe gezojn pronaret e tokave. Çka ma teper ka ndodh, si me Zotin Dushan Jovcici, Kryetarin e Reformes Agrare ne Shkup, ku ky kryetar si Gjykates i nalt del ne korridor dhe thot me ze te nalt: ” Le te vine dy deshmitare, se per ndryshe tokat s’mund t’i grabiten askujt.” Me Nr. 2230 dt. 10/ VI/ 1924, Komisioni i Reformes Agrare ne Shkup ka kufizue 200 hektare toke per Reformen Agrare ne ka tundin Orizare i Siperm dhe kete kufizim e ka pranuar Zyra e nalte Agrare e Shkupit me shkresen e saj Nr. 3908 dt. 10/II/ 1925. Per kete vendim jane ankue pronaret dhe marredhenje çifliklleku. Keto arsye i ka pranuar Ministria Agrare me Vendimin e saj Nr. 26296 me dt. 27/VI/1926, ka anulue marrjen e tokave dhe ka urdhnue kthyemjen e tyne pronareve, kejo toke iu asht marre perseri prej kohe reformes agrare. Te gjitha vertetiemt e dokumentime me shkrim jan paraqit me kohe prej pronareve te vertet, tashti i ka anulue fakti i deshmis se dy vetave te dyshimit.”(7) - theksohet në këtë shkresë.
E treta - Sipas nënshkruesve të dokumentit në fjalë, loja që u luajt nga ana e reformës agrare me pronarët e tokave është ajo e gjoja “kompensimit”, duke u marrë toka pjellore që vlente shumë, dhe duke u kompensuar me shuma përbuzëse. Kur jemi te “kompensimi” i tokës, në dokument, si raste më të shpeshta, përmendet Pazari i Ri dhe Shkupi, dhe atë në dy fusha:
1. Toka për kompensim privat. Në Shkup fokusohen në pronat e njerëzve që ishin autoritete të asaj ane. Është interesant të potencohet se ish-deputeti i Shkupit, z. Kemal Osmani, edhe pse kishte dokumentacionin se toka e tij nuk do të prekej nga reforma agrare, ajo tokë u mor nga organet shtetërore. Në këtë dokument thuhet se: “Keshtu Z. Emin Jasharit, ish deputet radikal prej Shkupit, ja muar token prej 45 hektare. Kjo toke ndodhet prane Shkupit anes lumit Vardar. Me qene se ne tokat e tij rriten me bollëk njomësirat si: duhan, mak, pamuk etj. Nje hektar shitet per 25- 50.000 dinare. Gjyqi agrare ne Shkup i dha Zotnis tij per te gjithe token vetem 17 dinar. Kjo asht nje shum sa arthkeqosre aq dhe qesharake. Sidomos asht per te qeshur vendimi i këtij gjykaci te sakt, i cili jep te tilla gjykime. Gjithash tu ka ndodhe edhe me rastin e nje tokes prej 19 hek. E grabitur prej Z. Kemal Osmani, ish deputet prej Shkupit, ne Dushanovac. Nje hek. Toke shitet ketu 70 80mije dinare, por gjyqi agrar i Shkupit i dha zotni per te gjithe token 900 dinare”.(8)
Konfiskimi i tokave Raste të tilla të ngjashme me Shkupin dokumenti përend edhe në Pazarin e Ri, me familjen e Mehmet Agë Ivkoviçit, të cilit iu mor edhe shtëpia e banimit. Në Pazarin e Ri shënohen edhe raste kur pushteti, me qëllime të futjes së përçarjes, pronareve që deri në atë kohë i kishin tokat në zotërim të tyre, ua konfiskonte dhe ua jepte shërbëtorëve të tyre, d.m.th., pronari i tokës kalonte në shërbëtor dhe shërbëtori në pronar: “Sherbetori u ba bej dhe begu sherbetor. Ka mjaft kesi shembella qe sherbetoret ortodokse bahen çifçi dhe çifçit mysliman behen sherbetor. Mjafton vetem qe sherbetoret t’i paraqiten Gjykates agrare, dhe menjeher behen bejler”.(9)
2. Te “kompensimi” u prek mjaft edhe prona kolek tive, apo siç e përdorin nënshkruesit “prona e vakëfit”. Ata ngrenë shqetësim për Shkupin dhe Pazarin e Ri me rrethinën. Reforma agrare në Shkup nuk kurseu as tokat që i përkisnin vakëfit(10), e për të cilën tokë nën shkruesit nga vetë mënyra se si e paraqesin, shprehin edhe një dhimbje, ku theksohet se: “As xhamit myslimane nuk u kursyen prej Reformes Agrare. Me vendimin e Gjykates se nalte agrare te Shkupit ne Nr. 530 hyni ne fuqi vendimi i Gjykates agrare Nr. 392, mbas se ciles u grabit pasuria e katundit Zakuqani qe i perket vakufit te Mehmet Pashes prej 59 hektar 33 ar dhe 77 copa. Ne kete pasuni ka dhe 5 shtepi brenda ne Shkup, ne vendin e quajtur Qirilishani, te marre prej Reformes agare. Per kete pasuni bashk me 8 hek. 41 ar dhe 5 km.2 i-u dha vakufit 15. 251 dinare. Vendimi i Gjyqit Nr. 524 i morri Vakufit Ibni Pajko ne Tahtajliç te Shkupit pasunin prej 6 hek. Dhe i dha vetem 7. 404, 50 dinare. Vendim gjyqi Nr. 622 dt. 5/III/ 1935 i mori vakufit Kasum Gazi bashten me shtepi prej 183 km.2 per 505, 40 dinare. Vendim gjyqi Nr. 621 dt. 5/ 3/ 925 i mori vakufit te Mehmet Pashes bashten e kafe “ Prolece” sipërfaqe 1 hek. E 6 ar per shpërblimin dinare 2241, 26. Asgje tjeter nuk duhet te themi per kete reforme agrare se ne te asht lare çdo ide agare dhe çdo mendim reformativ. Me grabitjen e pasunive jane te godituna familjet e vobekta fshatre, sidomos tashti përpara dimi ni. Tuj thane se fshataret ndodhen ne toke qeveritare, u mueren kete vjet edhe bereqetin. Reforma agrare kete bereqt i-a shet tregtareve spekulatore dhe keta u a shes in prape po atyre katundareve me çmime te nalta”.(11)
Ndërsa, kur jemi te Pazari i Ri, në dokument thekso het se as toka e varrezave nuk kursehej, por një rregull i tillë vlente vetëm për tokat e xhamive dhe varrezave myslimane, e jo edhe për ato ortodokse-serbe. Këto të fundit nuk i preknin fare, por i linin në pronësi të kishës ortodokse: “Ne Novi- Pazar u mat dhe duhet te ndahet toka e Vakufit haxhet, ku ndodhen e regullume bukur varrezat muhamedane. Populli pyet” po a thue as te vdekurit nuk lehen te qete?” kesaj çudie prej reformes agrare i shtojm ç’fare reforme asht kejo kurse dhe varrezat i damton? Ne vendin banja ku me banjat t’atjeshme vakuf ndodhet edhe pasuria e patundshme e cila u mat dhe duhet te ndahet. Me sa na dime, ne qarkun qe quhet Mosavski, Manastiri Monasi ka tremije hektare toke. Kete toke kallogjeret kaq keq e punojn sa as Manastiri s’mund te paguaje taksat e veta rregull isht. Pse keto toka nuk ndahen askujt, kurse katundaret reth e përqark jane te vobekte? Pse as kishe kristiane nuk imerret pasuria? Qe edhe disa shembella te tjera se si vetem xhamit e vakefet myslimane grabiten prej reformes agrare”.(12)
Një ndodhi tjetër që aplikohet nga reforma agrare, e ndoshta ky veprim më së mirë tregon se në çfarë masash pushtetarët serbë ishin në gjendje të përdornin dhunë ndaj shqiptarëve, pra tregon edhe fakti se prodhimet e tokës që e kishin punuar në kohen e vjeljes së tyre, pronarët e vërtetë nuk i vilnin, por sipas dokumentit ata ishin të detyruar t’ua “shitnin” njerëzve të caktuar, kryesisht serbëve, dhe më pas ata ua shisnin me një shumë më të madhe pronarëve nga të cilët i kishin blerë. “Ish nepunes i plocis Gjulakoviçi, ne pension, bleu prodhimin e Shaqir Xhemalit prej katundit Pirane per 3000 dinare dhe mbas disa diteve po kete prodhim i-a shiti per 59000 dinar. Petar Gjuriçi, Kontrollor i Finances, bleu prodhimin e Halil Tifes e shoke nga katundi Gjona i N/Prefektures Sharplanines per 1000 dinare, dhe mbas disa ditesh u shiti zotuesve te parshim per 4000 dinare. Gjithashtu asht marr prodhimi ne katundin Maleshove dhe ne te tjera ka tunde te Nenprefektures Podrimes e gjithe toka pjellore e fshatareve te kesaj Nenprefekture, përveç shtepis dhe kopshteve u grabit per qellime agrare 90% e tokave pjelore a 10% t’atyre qe japin prodhim. Kejo gje po kes htu ndahet tash dhe ne nenprefekturen e Gjilanit, siç kemi marre vesh deri sot ne kete reth jane marre 5000 hektare dhe marrja e tokave asht tue vazhdue. Po kesh tu ka fillue dhe ne Nenprefekturen e Shkupit (katundi Studeniçan) grabitjet vazhdojne”.(13)
Përkujtesa përmbyllet duke shkruar për masat e menjëhershme që duhet të merren nga organet kompe tente, për parandalimin e kësaj gjendjeje, dhe personat që kanë shkaktuar këtë situatë të dënohen, “se per shkak shkurtimit nuk i përmendim te gjitha keqpërdorimet e reformes agrare te cilat jane me qindra dhe me mijra ne çdo krahin te Jugut.
Tuj pas si baze reformen agrare dhe ligjin e emigrimit ne Jugen e atdheut, asht organizue potera dhe bombardimi mbi muhamedanet qofshin prej origjines serbe ose shqiptare. Prandaj eshte e domosdoshme qe ky aplikim te ndalohet dhe per zyrtaret e reformes agrare, kerkojm denim ne qofte se vërtetohet se ata me qellim e kan keqperdore detyren e tyre, si dhe per gjithe ata desh mitare, qe kane dëshmuar si gënjeshtar”.(14)
(Vijon)
Dr. Nuridin Ahmeti
Dituria Islame 302