Me të vërtet dhuntitë e Allahut janë të shumta dhe të pa numëruara, mirë po nga bujaria e Allahut është se ai dhuron dhe jep edhe më shumë me kusht që të jemi falënderues, në librin e shenjtë thotë “Nëse falënderoni, do t’ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!” vëlla i nderuar në këto ditë kemi shumë njerëz që Allahu i zgjodhi për kryerjen e një obligimi shumë të rëndësishëm për Muslimanin, ata i ftoi Krijuesi Fuqiplotë ta plotësojnë një kusht nga kushtet e Islamit. Dispozitat e Haxhit u paraqitën në temat e mëparshme, mirëpo do të përqendrohemi në disa këshilla shumë të rëndësishme të cilat i ndihmojnë haxhiut në kryerjen e këtij obligimi madhështorë, si dhe do ta ndihmojnë në sjelljet më meritore të cilat i takojnë një haxhiu cili merr rrugën e Haxhit. Nga sjelljet dhe veprat morale të haxhiut.
1. Pastrimi i nijetit dhe sinqeriteti ndaj Allahut xh.sh.
Me ketë vepër madhështore duhet njeriu ta pastron nijetin dhe ta ketë për qëllim të vetëm kënaqësinë e Allahut, se kjo vepër madhështore behet vetëm për hir të Allahut xh.sh e jo për ndonjë qellim apo privilegje tjetër ose arritje e ndo një titulli. Haxhi kryhet për hir të dashurisë që kemi ndaj Allahut duke kërkuar mëshirën e Tij , dhe duke shpresuar në shpërblimin e Tij, si dhe duke u frikësuar nga ndëshkimi i Allahut. Ky sinqeritet është shumë i rëndësishëm dhe Allahu na urdhëron për të duke thënë: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zekatin, se ajo është feja e drejtë”
2. Këshillimi dhe namazi istihare:
Preferohet që çdo haxhi të kërkon këshilla nga ata të cilëve ju beson në çështjet fetare nga hoxhallarët të lagjes apo fshatit, nga ata të cilët kanë dituri fetare dhe të cilët njihen me moralin e tyre të lartë dhe respekt e sjellje të mira. këto këshilla do ta ndihmon haxhiun në realizimin e objektivave të tija gjatë kryerjes se Haxhit.
3. Shkrimi i vasietit (testamentit)
4. Çdo musliman duhet ta lenë vasietin (testamentin) për pas ardhësit e tij. Sidomos kur e kemi parasysh se haxhiu po niset në një rruge të gjatë e cila ka plotë vështirësi si dhe plotë mundim, andaj preferohet tua lenë amanet familjes së tij devotshmërinë ndaj Allahut si dhe tu tregoj për obligimet që i ka ndaj të tjerëve si dhe obligimet e atyre ndaj tij.
5. Pendimi i sinqertë për të kaluarën e ti
Njeriu është krijese e cila gabon dhe ekspozohet pranë gabimeve dhe sfidave të ndryshme të cilat edhe e qojnë në mëkate të ndryshme, këtë fakt e pohon edhe i Dërguari a.s. ku thotë: “Çdo njeri është mëkatar (gabon) dhe më të mirët nga mëkatarët janë ata të cilët pendohen (pendimtarët).”(3)
Andaj Haxhi është një mundësi e pendimit dhe kërkohet një pendim i sinqertë, si dhe të kërkohet hallalli nga ata të cilët kemi gabuar ose u kemi hy në hak.
6. Mësimi i dispozitave dhe çështjeve të fes
Çdo musliman ka për detyrë dhe obligim të ketë dituri elementare për dispozitat fetare për jetën e tij, mirëpo kjo nuk nënkupton të jetë hoxhë apo mualim, por të paktën çështjet esenciale të cilat kanë të bëjnë me obligimet e tij ditore dhe të cilat ndërlidhen me hallall dhe haram, ashtu edhe haxhiu ka nevojë të paktën ta shton dituri për çështjet të cilat i ndihmojnë për kryerjen e obligimeve të tij gjatë Haxhit, mirëpo të paktën patjetër për çdo çështje të Haxhit për të cilat nuk ka di turi ta pyes udhëheqësin ose hoxhën të cilin e shoqëron gjatë Haxhit.
7. Zgjedhja e shoqërisë së mire
Preferohet që haxhiu mundësisht ta zgjedh edhe shoqërinë e cila e shoqëron në Haxh. Një rrugëtim i tillë ka nevojë për një shoqërim të mirë cili të ndihmon dhe i cili krahas kësaj të këshillon në të mire dhe të përkujton Allahun xh.sh.
8. Sjellja e mirë gjatë udhëtimit
Kjo çështje është shumë me rëndësi për realizimin e rehatshëm të këtij obligimi madhështor. Duke vizituar këtë vend të shenjtë dhe duke pas parasysh numrin e madh të haxhilerëve gjatë një kohe të caktuar dhe në vend të caktuar mund të konsttojmë se kjo është një nga mrekullitë madhështore dhe shembull e sjelljes njerëzore dhe vëllazërore mes njerëzimit. Sikur se na porosit Allahu xh.sh. që për mes kësaj turme të madhe dhe hapësirës së vogël ta marrim si shembull në jetën tone të përditshme në vendet tona, aty vërehet mëshira e Allahut xh.sh. mund të vërejmë njerëzit se si respektohen, si ndihmohen si nuk përtojnë që në çdo çast apo mënyrë t'i ndihmojnë njëri-tjetrin, mirëpo edhe më shumë nga kjo është se në rast ku mund të nevrikosen apo hidhërohen ata falin njeri tjetrin me plotë gëzim dhe lumturi. Andaj haxhiu duhet të ketë kujdes në sjelljet e tija, si me shokët ashtu me mik pritësit , organizatorët dhe me mbarë muslimanët që gjinden në atë vend. Aty janë të gjithë të barabartë nuk ka kombe më i mire se ndonjë komb tjetër, aty dallimi i vetëm që vlen është mes të mirëve është në bamirësi dhe devotshmëri.
9. Respekti i rregullave të organizatorit
Allahu krijoi njerëzit të ndryshëm në shumë aspekte në fizionominë e tyre, në psikologjinë, në adete dhe sjellje, kështu që është fakt se nuk mund kurrë të arrijmë që t'i kënaqim të gjithë, mirëpo zbatimi i rregullave dhe ligjeve na e mundëson një baras peshe mes njerëzve, dhe kjo është me se e nevojshme gjatë kohës së Haxhit, rregulloret dhe ligjet qofshin ato nga shteti apo nga organizatori janë në dobi të haxhilerëve, andaj është shumë e rëndësishme respektimi dhe zbatimi i tyre e sidomos përcjellja e direktivave të hoxhallarëve me të cilët shoqërohet haxhiu. Të gjitha këto lehtësojnë shumë realizimin e të gjitha qëllimeve tona që kemi paraparë me këtë obligim të madhërishëm.
10. Ndihma tjerëve
Angazhimi maksimal në ndihmesën e tjerëve është nja nga virtytet e larta të haxhiut. këto ditë që i kalon haxhiu në haxhillëk janë ditët më të çmuara tek Allahu xh.sh andaj bamirësia dhe mirësjellja janë rast i mirë për të fituar sa më shumë sevape e në veçanti në shërbimin e haxhilerëve tjerë, andaj ai që cili ka mundësi trupore apo materiale mos të nguron që ta shtrije dorën e ndihmesës çdo kujt kush ka nevojë dhe çdo kujt ka mundësi, sepse etika e Haxhit është devotshmëria dhe bamirësia në praktike aty ku ka zhurmë, aty ku ka kallaballëk, aty ku ka vështirësi dhe kërkohet sjellja e moralshme mund të vërehen muslimanët e mirë. I Dërguari a.s na porositë: “Më i miri nga ju është ai cili ka sjelljet më të mira.”(4)
11. Shfrytëzimi i kohës në ibadet
Koha e Haxhit është e kufizuar me ditë të caktuara dhe çdo çast është i rëndësishëm andaj duhet që maksimalisht të shfrytëzohet koha në namaz me xhemat, në dhikër, dhe përkushtim ndaj Allahut xh.sh , në vepra të mira. Duhet të kemi kujdes mos ta mundojmë dhe lodhim vetën në sendet e kota, siç ndodh shëtitja nëpër tregje të shumta dhe vizita e vendeve ose ndërtesave të bukura të cilat shkaktojnë lodhje e pastaj ndikojnë në qëllimin tonë kryesor që kemi marr ketë udhëtim të bekuar.
Këto ishin disa nga porosit për sjelljet e haxhiut gjatë këtyre ditëve të bekuara për lehtësimin e kryerjes se Haxhit. Andaj të kujdesemi për sjelljet tona dhe mos t'i harrojmë porositë e shumta të Dërguarit a.s.
Dhe në fund e përmbyllim këtë temë me porosinë e Muhamedit a.s. e cila po ta kishim ne muslimanet parasysh çdo kohë do të ishin sjelljet tona shumë me të ndryshuara. thotë i Dërguari i Allahut a.s.: Nuk e ka të plotësuar besimin, Imanin ai i cili nuk ja donë vëllait të vet atë që ja donë vetës.(5)
______________
1. Ibrahim,7
2. El-Bejine,5
3. Tirmidhiu.
4. Tirmidhiu.
5. Buhariu dhe Muslimi
Dituria Islame 231