Pejgamberi a.s. ka thënë: "Janë tre persona, me të cilët Zoti nuk do të flasë në Ditën e Ringjalljes, as nuk do t'i pastrojë ata." Ebu Muavije tha: "Ai as nuk do t'i shikojë ata, dhe ata do të vuajnë një ndëshkim të dhimbshëm:
Një plak i pamoralshëm (kurorëshkelës), një mbret gënjeshtar dhe një lypës arrogant." (Sahih Muslim, nr.107)
Shpjegimi i Hadithit:
- Pejgamberi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) shpesh i paralajmëronte Shokët e tij Sahabët, kundër cilësive të këqija dhe veprave të shëmtuara. Ai ishte jashtëzakonisht i etur të bënte gjithçka që do t'i sillte shokët e tij më afër Xhennetit në Jetën e Përtejme.
Çka përmban hadithi: - Pejgamberi (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) na tregon për tre lloje njerëzish që Allahu nuk do t'ju flasë atyre në Ditën e Ringjalljes, me fjalë që do t'i kënaqin ata, por do t'i përçmoj dhe do të zemërohet me ta. Ky është një ndëshkim për një krim apo vepër të shëmtuar që kanë kryer në dynja.
- Fjala në hadith: "Dhe Ai nuk do t'i shikojë ata" tregon për një ekzagjerim në ndëshkim; Allahu nuk do t'i shikojë ata me një vështrim mëshire dhe të tregojë mëshirë për ta.
- Fjala në hadith; "Dhe Ai nuk do t'i pastrojë ata", që do të thotë se Ai nuk do t'i pastrojë ata nga mëkatet e tyre, as nuk do t'i pastrojë ata nga ligësia e tyre, as nuk do t'i falë ata.
- Fjala në hadith: "Dhe për ta ka një ndëshkim të dhimbshëm." Ka kuptimin; Përveç të gjitha këtyre ndëshkimeve, Zoti do të rezervojë për ta një ndëshkim të madh në Jetën e Përtejme, duke ua shumëfishuar ndëshkimin.
Sa i përket personit të parë
- Ai është një burrë i moshuar i pa moralshëm që ka kryer mëkatin e kurorëshkeljes, edhe pse ka arritur pjekurinë, arsyen dhe mungesën e epshit që do ta pengonte ta bëjë këtë.
Një i ri mund të ketë epsh dhe të mos jetë në gjendje ta kontrollojë veten, por epshi i një plaku është ftohur dhe zhdukur ose është zvogëluar shumë; kështu, imoraliteti nuk ka aspak arsye.
E njëjta gjë vlen edhe për një grua të pjekur që kryen kurorëshkelje. Mëkati i një plaku dhe një gruaje të moshuar është një mëkat që tejkalon mëkatin e kurorëshkeljes së kryer nga një i ri. Çdo kurorëshkelje është një imoralitet dhe një mëkat i madh, qoftë i kryer nga një i ri apo një plak. Megjithatë, është më e rëndë dhe më e madhe për një plak që i mungojn motivet.
Personi i dytë:
- "Një mbret gënjeshtar", që do të thotë: dikush që shpesh i gënjen nënshtetasit e tij, duke i mashtruar ata në fenë dhe punët e tyre të kësaj bote. Kjo përfshin këdo që është përgjegjës për një çështje,post e që i gënjen nënshtetasit e tij për interesin e qeverisjes së tij dhe të qeveritarëve të tij.
Në versionin e N-nesaiut thuhet: "Dhe sundimtari i padrejtë", që do të thotë: udhëheqësi shtypës apo diktatori brutal.
- Gënjeshtra është e ndaluar dhe është një nga karakteristikat e hipokritëve, qofshin mbret apo jombret. Megjithatë, është më e madhe dhe më e rëndë në rastin e një mbreti apo udhëheqësi. Sepse nuk ka nevojë që ai të gënjejë; fjala e tij midis njerëzve është supreme, kështu që ai duhet të jetë i sinqertë dhe i vërtetë në atë që u premton atyre.
Personi i tretë:
- "A'il" do të thotë: dikush apo personi i varur nga të tjerët. Kjo është një metaforë për të qenë i varfër. Megjithatë, pavarësisht varfërisë së tij, ai është arrogant dhe nuk ka arsye që ai të jetë arrogant apo mendjemadh. Përkundrazi, do të kishte qenë më e përshtatshme që ai të ishte i përulur para Zotit dhe midis njerëzve, sepse varfëria kërkon që një person të jetë i përulur dhe modest.
- Kuptimi mund të jetë që personi i varfër ka fëmijë dhe nuk është në gjendje t'u sigurojë nevojat, t'i veshë ata dhe t'i ushqej. Arroganca e tij e bën atë të refuzojë të pranojë sadakan dhe bamirësinë, ose të refuzojë të pranojë paratë e njerëzve, ose të refuzojë të punojë sepse e konsideron poshtëruese.
- Kushdo që e posedon këtë vesë është fajtor për mëkatet, pasi ai bëhet shkaktar që fëmijët e tij të ngelin të uritur, pa veshmbathje dhe pa plotësimin e nevojave minimale të familjes. E gjithë kjo rrjedh nga arroganca dhe mendjemadhësia e tij.
- Arroganca është e ndaluar si për të pasurit ashtu edhe për të varfrit, por është edhe më shumë për të varfrit. Kjo është arsyeja pse do të zbuloni se kur njerëzit shohin një person të pasur të jetë i përulur, ata e gjejnë këtë të çuditshme dhe e konsiderojnë atë një gjë të madhe për ta, sepse arroganca është e zakonshme tek ata.
Shtrohet pyetja, pse këta njerëz u veçuan për kërcënim?
Sepse secili prej tyre kreu mëkatin pavarësisht se nuk kishte nevojë për të dhe kishte pak motivim për ta bërë këtë. Kryerja e tij është më shumë si kokëfortësi dhe përbuzje për të drejtat e Allahut, dhe qëllimi i tyre ishte për të mos ju bindur Atij pa asnjë arsye tjetër.
Përmendja e këtyre tre kategorive në këtë hadith nuk do të thotë shteruese, as nuk përjashton ekzistencën e kategorive të tjera që meritojnë të njëjtin dënim, siç është personi që nuk kujdeset për prindët e tij, ai që betohet se do të promovojë dhe shesë mallrat e tij me rrena dhe ai që mburret në veten e tij…
Gjithashtu nga hadithi mundet të nxjerrim:
Pohimi i atributeve të të folurit dhe të pamurit për Allahun, të Plotfuqishmin dhe të Madhërishmin, në një mënyrë që i përshtatet Atij, të Lavdishmit, pa i krahasuar ato, përngjasuar ose specifikuar ndonjë cilësi specifike. Nëse ai nuk flet me tre kategoritë ose nuk i shikon ato, atëherë ai flet me të tjerët dhe i shikon ata.
Hadithi përmban një paralajmërim kundër tradhtisë bashkëshortore, gënjeshtrës dhe arrogancës që burojn nga zemra e prishur.