Në fjalorin "el-kamusul-muhit" fjala "huluk" në aspektin gjuhësor ka domethënien: natyrshmëri, karakter, ndërsa tek dijetarët ka përkufizime të shumta, si nga filozofët e rinj, ashtu edhe nga ata të vjetrit. Përkufizimi më i qëlluar dhe më i afërt është ai i Imam Gazaliut, i cili vdiq në vitin 505 h.. Ai në librin e tij të njohur "ihja ulumiddin", që është i afërt edhe me përkufizimin e filozofit islam ibn Meskuije, i cili vdiq në vitin 421 h. Dhe këtë e ka theksuar në librin e tij "tehdhibul- ahlak ve tathirul-araf", Imam Gazaliu për moralin ka dhënë këtë përkufizim: "Morali është gjendje që vjen nga thellësia e shpirtit, nga ai burojnë rrjedhin veprat, pa përdorur shumë mendjen a logjikën. Nëse nga ky trung i moralit rrjedhin veprat e mira dhe të shëndosha në aspektin logjik dhe atë fetar, atëherë quhet trung i moralit të mirë; nëse nga ai rrjedhin veprat e këqija dhe të dëmshme, atëherë quhet burim i keq". Pastaj imam Gazaliu ka thënë se morali nuk është vepër e mirë apo e keqe dhe as që ka fuqi për diçka të mirë a të keqe, dhe ai nuk bën dallim në mes së mirës dhe së keqes, por morali është trung shpirtëror dhe gjendje me të cilën përgatitet shpirti, nga ai rrjedhin e mira dhe e keqja. Këtë e ka sqaruar edhe Dr. zeki Mubarak nga libri i Imam Gazaliut "ihja ulumuddin" pjesa e dytë, f. 1434, që është botuar nga "daru-shaab" në Kajro. Fjala " rasha" domethënë 'i ngulitur', 'i rrënjosur', 'diçka e qëndrueshme dhe stabël'. Nëse nga kjo shfaqet trimëria apo bujaria - fisnikëria në kuptimin e betimit, nuk konsiderohet si trimëri a bujari, dhe nuk thuhet: ai person është i moralshëm ose bujar. E thënia e tij, nga ai rrjedhin veprat me lehtësi pa ndonjë mundim të madh d.m.th. ai që është rritur dhe i obliguar për të kryer ndonjë vepër dhe është i logjikshëm se ajo vepër është e dobishme për ta kryer apo ajo vepër është e keqe dhe duhet lënë-braktisur, nuk mund të themi se çka rrjedh nga ai, mund të quhet moral, si p.sh. një person që bën thirrje për të dhënë-ndihmuar dhe mendon derisa te bindet se mosdhënia është më e mirë në atë rast, ose e vëren se në të ka mëkat e mangësi dhe, edhe pse i kupton këto, përsëri jep, - atëherë ky person konsiderohet si njeri bujar, human dhe fisnik. Pra, siç e vëren edhe ti lexues i nderuar, ka një lidhje të ngushtë në mes aspektit gjuhësor, që është natyrshmëri karakteri, dhe atij etimologjik, që e sqaruam më lart.
Morali fitohet apo është natyrshmëri
Një përgjigjen lidhur me këtë çështje, ka mospajtime në mes dijetarëve, në mes të vjetërve dhe të rinjve, f ilozofëve dhe jofilozofëve. Mendimi më i zgjedhur dhe i qëlluar është ai që vjen nga Kurani dhe Syneti i Pejgamberit se një pjesë nga morali është në natyrshmërinë e njeriut dhe një pjesë është që e fiton ai vetë. Pikëpamja se një pjesë është natyrshmëri domethënë sikur një njeri, pasi të ketë bërë dallimin e një gjeje, e vëren se ajo është natyrshmëri që vjen nga normat e veçanta të moralit, si p.sh., gjejmë disa fëmijë që janë të cilësuar ose kanë veti të veçanta , plot gjallëri, krenari apo trimëri e guxim, pa u pasë mësuar a edukuar me atë veti nga prindërit ose familjet e tyre. Ndërkaq, me moralin e fituar kuptojmë moralin që fiton njeriu në mënyra e rregulla të veçanta, dhe nga ai moral ka vetëm pasim, traditë etj.. Allahu në Kuran moralin e ka cilësuar nganjëherë si natyrshmëri: "Përqendro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, feja e Allahut në të cilën i krijoi njerëzit, ajo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë"(Er rrum: 30), -si natyrshmëri, ndërsa si të fituar e gjejmë në ajetin 11 të sures Er-rrad: "Ai ka përcjellë një pas një, para tij dhe prapa tij, që me Urdhrin e Allahut e ruajnë atë. Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa ata të mos ndryshojnë veten e tyre".
Ndërsa në koleksionin e muslimit ka ardhur hadithi që Pejgamberi a.s., i ka thënë Mundher bin aidi, të cilin e ka quajtur el ashesh: "Në ty gjenden dy veti që i do Allahu, durimi dhe maturia". Në Mesnedin, nga Ebi Jahja, shtohet edhe kjo se, kur ia ka thënë këtë Pejgamberi a.s. atij, i ka thënë: O i Dërguari i Allahut, a kanë qenë tek unë apo i kam fituar këto dy veti", ka thënë: "Janë të vjetra", e ai ka thënë: "Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili më dhuroi këto dy cilësi-veti, të cilat i do Ai". Kur dëshmohet se nga morali kemi pjesë të fituara dhe pjesë që është në natyrshmërinë e njeriut, - atëherë vërejmë se morali merret nga dituria, trajnimi, edukimi etj., ose si pasim nga babai, nëna, vëllezërit , shoqëria; gjithashtu vjen nga shkenca të veçanta të cilat ndikojnë në moral po dhe nga natyra e vendit ku jeton, dhe rrethanat në të cilat jeton shoqëria, si dhe në formësimin e moralit dhe natyrshmërinë e tij nga një gjendje në tjetrën ndikojnë edhe shumë faktorë të tjerë. A mund të ndikojmë në moralin që është në natyrshmërinë apo jo? Përgjigjja: Nëse natyrshmëria kërkon instinktet e njeriut, atëherë mundësia për ndryshim është shumë e vogël, por një gjë e mundur në këtë drejtim është se, nëse njeriu mundohet të komandojë instinktet e tij për të arritur mesataren duke mos e tepruar, atëherë mundësia për ndikim është shumë e madhe, si p.sh. nevoja instinktive për ushqim, ujë, dashuri etj., që në lëndën e psikologjisë quhet 'lartësim i ndjenjave', që d.m.th. matje e asaj që është e krijuar tek ti pa ndonjë ndryshim. Me natyrshmëri të dëshirave kuptojmë që ajo ka mundësi të ndryshohet dhe të ndikojmë në të, dhe si dëshmi për këtë marrim hadithin e Pejgamberit a.s.: "Çdo fëmijë lind në natyrshmëri, po prindërit e tij e bëjnë atë të krishterë, jehudi apo mexhusij". Ky është qëllimi i termave "natyrshmëri instinktive", d.m.th. që dëshirat, shkathtësitë janë veti të atij njeriu.
ndërgjegjja dhe mOrali
Fjala "damiir" vjen me shumë kuptime tek shkencëtarët e sociologjisë, psikologjisë, filozofisë etj.. Kur njerëzit dëshirojnë të përshëndesin dhe të falënderojnë ndonjë njeri që ka sjellje që u përgjigjen parimeve të cilave u beson ai, dhe përgjegjësia që ndien ai për veten, - atëherë ata thonë: "Ky është njeri që ka ndërgjegje. Kurse, kur një njeri largohet nga ndonjë vepër e cila nuk i përgjigjet mundësisë dhe parimeve të tij fisnike, atëherë ai thotë, - ndërgjegjja ime nuk e pëlqen këtë". Pra është e qartë se qëllimi me ndërgjegje në të gjitha këto situata është gjykues të cilit i nënshtrohemi, dhe është një mbrojtës i ndershëm për dëshirat tona në brendësi të shpirtrave tanë; kjo është ruajtje e pashembullt e parimeve dhe vlerave që kërkohen nga ne që t'i kultivojmë në jetë. Ndërgjegjja është komandues i detyrave brenda njeriut, që në bazë të saj të çmojë vlerën e punëve apo fjalëve, të perceptojë dispozitat e tyre, ndikimet dhe frytet para se njeriu të ndikohet nga epshet dhe tekat, në mënyrë që të ruajë interesat e një personaliteti të shëndoshë. Pra, kjo është ajo që ne e quajmë ndërgjegje, e cila e dallon njeriun nga krijesat e tjera; kjo është nga mrekullitë dhe çuditë e kësaj bote njerëzore, që dijetarët e njohin si "zëri që buron nga thellësia e gjoksit si një urdhër për të mirë dhe ndalues nga e keqja, e cila nuk e tund shpërblimin apo frikësohet nga ndëshkimi". Bazuar në këtë përkufizim të filozofëve dhe edukatorëve, kuptojmë se ndërgjegjja ka anë të shkëlqyeshme pozitive dhe anë të errët negative. Ndërsa nga ana negative - e errët gjejmë aspektin e nënshtrueshmërisë së ndërgjegjes mbi parime të padrejta dhe shkatërruese, të cilat e mbulojnë dhe krijojnë ambientet, doket, zakonet, trashëgimin etj., ngase këtu kemi të bëjmë me një ndërgjegje të shthurur dhe të pabazuar në Sheriat. P.sh. krimi i vjedhjes ishte dukuri e vlefshme te disa popuj, dhe ndërgjegjja e atij që mundohej ta pengonte atë dukuri, nënçmohej dhe zhvlerësohej. Por kjo nuk është e tëra; ka raste që tek një njeri i vetëm të ndryshojë ndërgjegjja brenda një kohe. Në kohët tona gjejmë njerëz që mohojnë ekzistencën e Allahut, ose të tjerë që veprojnë gjëra të ndaluara dhe nuk ndiejnë asnjë ndërgjegje për këtë. Ndërgjegjja në kuptimin e asaj që thamë më sipër, nuk mund të jetë edhe si peshojë në të cilën mund të mbështetemi fort, por atë duhet ta përshtatim me vlerat e asaj që na ka ardhur në sheriatin islam. myslimani i vërtetë ka ndjenja të plota, ai në veten e tij gjen gjykues dhe komandues që rregullon sjelljet e tij, që është ruajtës nga gabimet eventuale që mund ta degjenerojnë atë.
rreziK për të cilin duhet të bëjmë Kujdes
Meqë të shumtën e rasteve morali fitohet, dhe një pjesë e tij është natyrshmëri që ka mundësi për t'u ndryshuar, kjo d.m.th. se studimi i ndikimeve të faktorit njeri derisa të formohen cilësitë e veçanta të moralit, konsiderohet çështje e rëndësishme dhe tepër e nevojshme. Kur u informuam se ndikimet e duhura janë në shpirtrat e njerëzve dhe ato në të njëjtën kohë kanë lidhje me të gjithë njerëzit, me lehtësi më të madhe dhe me klimën e tillë jetojnë njerëzit në përgjithësi, atëherë shtrohen edhe më shumë rëndësia dhe rreziku.
Në kohën tonë njerëzit, qofshin të vegjël apo të mëdhenj, djem apo vajza, i kanë të hapura dyert e etikës dhe moralit dhe ata mund të njohin se ç'është e mira dhe ç'është e keqja. Ata tash mund të ndihmohen edhe nga mjetet e informacionit dhe nga kanale televizive, që bëjnë fjalë për ruajtjen e edukatës së imanit dhe shumë gjëra të tjera, të cilat shtjellojnë çështje me vlerë dhe sosh pa vlerë. Për ne mbetet të theksojmë se familja është ambienti më i mirë për një edukatë të shëndoshë, dhe pastaj shkolla është një ambient i veçantë, po gjithashtu dhe universitetet, xhamia, bibliotekat etj.. Këta faktorë dhe shumë të tjerë janë shtytës shumë të mëdhenj në ambientin e përgjithshëm të një shteti, shoqërie apo Ymeti, ose edhe të botës në përgjithësi.
Secili faktor ndikon mbi tjetrin, kështu që prodhohet fryti më i madh që ndikon në moralin e njerëzve. është shumë e vërtetë që mjetet e informacionit, si televizioni, radio dhe interneti, kanë hyrë në çdo shtëpi dhe mund të ndikojnë që familja të jetë e lidhur për fe, por, fatkeqësisht, shumë nga mediet nuk janë edhe aq shumë të lidhura për fenë ose edukatën. Shumë nga mediet e shkruara apo elektronike mund të shfrytëzohen për qëllime të këqija dhe negative, sepse çdo njeri mund të shfrytëzojë kanale të ndryshme të shteteve të botës dhe mund të blejë revista të çdo shteti të botës, të cilat joshin për imoralitet dhe gjëra të tjera që dëmtojnë rëndë moralin dhe etikën njerëzore. Pastaj një rol të madh në këtë drejtim luajnë edhe kinematë, teatrot dhe gjëra të tjera, të cilat ditë e natë errësojnë dhe rrënojnë jetën e të rinjve në kohën tonë. Çdo përpjekje e reformatorëve është akoma e pafuqishme për të ndryshuar gjendjen e krijuar në ditët tona. Për këtë arsye, studiues, reformatorë, sociologë e kanë obligim që t'i informojnë, sa më shpejt që të jetë e mundur, djemtë dhe vajzat tona, në mënyrë që të bëjnë kujdes dhe t'u kushtojnë rëndësi shumë të madhe programeve shkencore, edukative dhe morale. ata duhet të merren më seriozisht me studime të reja, për të nxjerrë këto dhe gjeneratat që vijnë, nga greminat e mundshme, si dhe t'u sqarojnë atyre çështjet e fesë e të jetës si dhe sfidat që sjellin ato. Ç'është e drejta, ka dijetarë dhe njerëz të sinqertë që kanë ngritur zërin e tyre, por shtrohet pyetja - Kur do t'i përgjigjet kësaj thirrjeje Ymeti islam dhe, vallë, kur do të vërejë rrezikun dhe kur do të bëhet i sinqertë me veten dhe me Allahun e Lartësuar?
Hasan Ejub
Perktheu: Mehdi Kastrati
Temë e zgjedhur nga libri "Tebsit el akaid el-islamije"
Dituria Islame 243