Xhamia Kibletejn tani do të jetë e hapur 24 orë në ditë

 


Xhamia Kibletejn në Medinë do të jetë e hapur 24 orë në ditë sipas urdhrit mbretëror. Vendim i cili synon lehtësimin e lutjeve dhe vizitave në çdo kohë për besimtarët.
Xhamia është historikisht e rëndësishme për shkak se fillimisht kishte dy kibla.
Emri i saj, që do të thotë " Xhamia e Dy Kiblave ", pasqyron këtë moment vendimtar në historinë islame. Është vendi ku gjatë jetës së Pejgamberit, Muhamedit (Paqja qoftë mbi të) zbriti shpallja hyjnore që ndryshoi drejtimin e kibles nga Jeruzalemi në Mekë.
Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Salman bin Abdulaziz, ka urdhëruar që Xhamia historike Kibletejn e Medinës të mbetet e hapur 24 orë në ditë për t'u mundësuar besimtarëve adhurimin në çdo kohë.
Urdhri mbretëror, zgjeron aksesin në një nga xhamitë më të njohura të qytetit të Medinës, duke u sjellë dobi veçanërisht besimtarët që falen natën dhe vizitorët që kërkojnë përkushtim shpirtëror jashtë orareve të zakonshme të faljeve.
Orari i zgjatur përputhet me iniciativën e vazhdueshme të Arabisë Saudite për të përmirësuar shërbimet për vizitorët në Qytetin e Profetit a.s..
Presidenca e Çështjeve Fetare pranë Xhamisë së Profetit do të mbikëqyrë zbatimin e orarit të ri duke siguruar personel të mjaftueshëm dhe mirëmbajtje gjatë funksionimit gjatë natës.
Shërbimet e sigurisë dhe të pastrimit do të përforcohen për të ruajtur shenjtërinë dhe sigurinë e xhamisë gjatë gjithë natës.