Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky emri i saj i vërtetë, apo është falsifikuar?


Ejani dhe të mësojmë historinë e vërtetë dhe kush e falsifikoi këtë emër?


Falsifikimi i Fakteve: Emri origjinal është Ngushtica e Halid ibn Velid, jo Hormuzi.
Halid ibn Velid në një duel historik kundër Hormuzit
Në ditët e para të çlirimit islam të Irakut, ushtria myslimane u takua me ushtrinë persiane në Betejën e Zinxhirëve (Dhati selasil) në vitin 12 H / 633 të erës sonë. Është quajtur beteja e zinxhirëve, ngase perandori persian i kishte lidhur ushtarët me zinxhir nga frika të mos ikin nga fusha e betejës.
Vendi i betejës në veri të Kuvajtit,( El Kadhime)!
Siç ishte zakon në luftërat në atë kohë komandantët dolën të parët për të bërë duel ushtritë e tyre përkatëse.
Halidi, Zoti qoftë i kënaqur me të, komandanti i ushtrisë myslimane, doli për ta takuar atë, për të bërë duel me shpata me Hormuzin komandanti i ushtrisë persiane.
Të dy komandantët iu afruan njëri-tjetrit, derisa ishin më afër radhëve të ushtrisë persiane sesa radhëve myslimane. Pastaj Hormuzi zbriti nga kali dhe e sfidoi Halidin që ta luftonte në tokë nëse ai ishte një hero i vërtetë. Halidi e pranoi sfidën dhe zbriti edhe ai nga kali, dhe secili ia ktheu kalin ushtrisë së tij.
Të dy ushtritë qëndronin duke e parë skenën me një pritje të madhe: komandanti suprem i myslimanëve po duelonte me komandantin suprem të persianëve - një ngjarje e rrallë në historinë e luftës. Beteja po zhvillohej në këmbë, që do të thotë se mbijetesa ishte e vështirë dhe fundi i njërit prej tyre dukej pothuajse i pashmangshëm.
Por, Hormuzi kishte shpikur një tradhti (truk) para duelit; ai kishte përgatitur pesë nga kalorësit e tij më të fortë për të sulmuar Halidin r.a. në fillim të luftës.
Sapo shpatat u përplasën midis dy komandantëve, Hormuzi dha sinjalin dhe pesë kalorësit u nisën drejt Halidit, duke synuar ta vrisnin.
Në atë moment, Halidi, Zoti qoftë i kënaqur me të, e kuptoi seriozitetin e situatës; myslimanët ishin larg dhe këta kalorës do ta arrinin atë para se dikush të mund t'i vinte në ndihmë Halidit.
Por, ndihma hyjnore ndërhyri.
El ka'ka bin Amr Temimi e vuri re lëvizjen e kalorësve dhe menjëherë e njohu atë si një përpjekje për të tradhtuar Halidin. Ai menjëherë u gjuajt si një shigjetë drejt arenës së duelit.
El ka'ka' mbërriti në momentin vendimtar, duke vrarë kalorësin e parë persian dhe pastaj duke rrëzuar shpejt të dytin. Ndërkohë, mbërritën disa kalorës myslimanë dhe arena u shndërrua në disa duele individuale veç e veç.
Halid ibn Velidi, pasi i shpëtoi tradhtisë, u kthye në duelin me Hormuzin dhe tregoi aftësi të mëdha luftarake. Brenda pak minutash, Halidi qëndroi me shpatën e tij që pikonte me gjakun e komandantit persian, Hormuzit duke e vrarë për toke.
Persianët u tronditën thellësisht nga vdekja e udhëheqësit të tyre; ata gjithmonë i kishin konsideruar arabët inferiorë ndaj perandorisë së tyre të fuqishme dhe ushtrive të organizuara mirë. Por, Halidi nuk u dha atyre kohë të rikuperoheshin nga tronditja, duke urdhëruar ushtrinë e tij të niste një sulm të përgjithshëm.
Për shkak të vdekjes së komandantit të tyre dhe rrëmujës që rezultoi, ushtria persiane nuk mundi të rezistonte për një kohë të gjatë. Radhët e tyre u thyen dhe myslimanët depërtuan në vijat e tyre, duke kulmuar me një fitore myslimane në Betejën e Zinxhirëve (Dhati Selasil), të udhëhequr nga një nga komandantët më të mëdhenj ushtarakë në histori:
Shpata e zgjatur e Zotit - Halid ibn Velid (Zoti qoftë i kënaqur me të).


 


Burimi:
Et-Taberi, "Historia e popujve dhe Mbretërve"
Ibn El Ethir, "El Kamil fi T'erih"
Ibn Kethiri, "El Bidaje ve N-nihaje"
Dr. Musa Vila


Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Atmosferë madhështore e Festës së Bajramit në Prishtinë