Unë kam një fëmijë, i cili është shumë i zhurmshëm. Ajo është aq e zhurmshme sa nuk bën assesi, pos ta dëgjosh se çka është duke thënë (ose duke kërkuar).
Për shembull, kur është në shitore ushqimore duke piskatur për një çokollatë. Apo kur është në xhami duke lexuar kaptinën el-Fatiha më zëshëm se imami. Apo kur është duke lozur në park kur detalet e jetës së vet i shpalos cilitdo të huaj i cili do ta dëgjonte. E kur përpiqem t’i tregoj se ka kohë e vend të caktuar për të folur, ajo rëndom injoron këshillën dhe vazhdon mënyrën e vet të zëshme të të folurit në lumturi.
Megjithëkëtë, ajo që më shqetëson janë kohët kur ajo s’mundet të flasë – kohët emocionet e saj e mposhtin, dhe në vend se të artikulojë atë që dëshiron të thotë, ajo vetëm bërtet jashtëzakonisht shumë.
Së këndejmi, në përpjekje për të shpëtuar veten për të fituar kokëdhembje, kam qenë duke kërkuar marifete e udhëzime se si t’ia dal mbanë me një fëmijë që ka temperament shpërthim inati. Një javë më parë gjeta një të vogël të mrekullueshëm dhe, deri më tani, ka funksionuar mirë.
Ky marifet përfshin njohje te ndjenjave të fëmijës gjatë teptisjes së tij/saj, duke përsëritur atë që ai apo ajo është duke jua thënë. Për shembull, nëse fëmija bërtet: “Ahhh! E dua atë pjesë çokollate TASH!”, ju thoni: “Aha, po e vërej sikur po e dëshiron atë pjesë çokollate.”
Kjo nuk nënkupton se bëhemi të dobët dhe se ia japim atë pjesë çokollate – por do të thotë t’i tregojmë atij fëmije se çfarë është duke e çrregulluar atë dhe se nuk ia shpërfill ndjenjat. Që këtu, është befasisht lehtë ta shpiesh në anën e arsyes pastaj. “Edhe unë i dua çokollatat, vogëlushja ime e dashur, por nëse do të hanim sosh tani, nuk do të mundeshim të hamë një darkë të shëndoshë.”
Qëkur unë kam njohur ndjenjat e saj, shpërthimet e inatit te ajo janë zvogëluar, shtëpia është më e qetë, dhe edhe ajo, edhe unë jemi më të lumtur si pasojë.
Arti i të dëgjuarit është ajo që është ka peshën. Me të vërtetë të dëgjuarit është. Dhe unë besoj se sa më shumë që e praktikojmë atë në jetë, lidhjet tona aq më të lumtura do të jenë. Më poshtë keni disa ide që ju bëjnë t’i dëgjoni të dashurit tuaj me shkathtësi më të mëdha:
Kuptojini mirë dobitë e të dëgjuarit
Për situatën me bijën time, paraqitjet e jashtme të emocioneve më shkapërderdhnin aq shumë, saqë me të vërtetë u bë problem i madh për të vendosur a ta largoja fare nga shtëpia apo jo. Paramendoni një fëmijë që rri në shtëpi tërë kohën për shkak se askush nuk dëshiron të ketë të bëjë me të para dikujt. Kjo që na shkapërderdhte të dyve – dhe për shkak se nuk mundja ta lija vetëm në shtëpi, edhe rutina më e zakonshme e obligimeve e punëve ditore u bë e vështirë.
Me t’u zhvilluar së qeni dëgjues shumë cilësor në marrëdhëniet e tua, shërben për të kuptuar se si dobitë të adresohen edhe ty. A do të jetë martesa jote më e fortë? A do ta ketë më lehtë fëmija yt tinejxher të vijë të të rrëfehet për problemet e tij/saj? A do të ndihen prindërit e tu sikur ti përfundimisht je duke u dhënë nderimin që ata e meritojnë? Me të dëgjuar do të mësosh, do të zhvillohesh e do të ndërgjegjësohesh për mundësitë në dispozicion në kohë të vështira – veçanërisht në shpërthime inati?
Mbaj mend se komunikimi mund të jetë i vështirë
Pothuaj gjithsekush ka qenë viktimë e një komunikimi jo të mirë a keqkuptimi. Edhe ata që më së miri artikulojnë fjalët kanë kohë të vështira për t’u siguruar se ajo që thuhet do të kuptohet nga të gjithë. Ka tepër shumë mënyra për të thënë gjërat dhe tepër shumë mënyra për dëgjuesit për t’i komentuar ato. Së këndejmi, është e udhës të mbahet mend se komunikimi në esencë është porosi (dërgim/pranim porosish) dhe se ndonjëherë ato porosi mund të kenë dukshmëri të ulët. Thjesht me të mbajtur këtë njohuri në mendje paraqet hapin e parë drejt hapjes së teknikave të dëgjimit dhe të bërët veshët më empatikë (të dhembshur/më të kujdesshëm).
Dëgjo mirëfilli dhe provo të takosh humorin
Provo të analizosh shkëmbimin vijues në mes një burri dhe një gruaje, duke pasur parasysh se ai sapo ka ardhur nga puna dhe se ajo është në kuzhinë duke përgatitur ushqim.
Burri (tingëllon mërzitshëm, pothuaj duke bërtitur): A do të kemi makarona për darkë?
Gruaja (gëzueshëm, ende duke përzier ushqimin në tenxhere): Janë shumë të shijshme – po nëse nuk i do, atëherë ti me të vërtetë nuk ke sens të shijes!
Ndoshta që të dytë kanë faj për aftësitë e tyre komunikative – por unë do të adresoja gruan, meqë përgjigjja ishte e saja. Pikësëpari ajo do të duhej të kishte dëgjuar se burri i vet tingëllonte i mërzitur dhe të kishte vërejtur se me siguri se në punë ka pasur rrethana të atilla që e kanë bërë ashtu – por ajo duke tingëlluar ngazëllyeshëm dhe duke mos çarë kokën se çka është duke thënë, menjëherë tjetërsoi ndjenjat e tij dhe humbi mundësinë për të pasur një bisedë me vlerë se çka në të vërtetë po e ngacmonte atë (burrin). Së dyti, edhe pse mendonte se po bënte shaka, me përçmimin e saj ajo e bëri të ndihet jo mirë dhe bëri të duket më e rëndësishme (dhe me shije) ajo që ishte duke bërë ajo sesa që donte ai.
Do të kishte qenë më e suksesshme nëse do të ndalej, të vrenjtej ashtu siç u vrenjtej ai dhe të thoshte: “Oh! Ti a nuk do makarona?” E kjo është fare më mirë, sepse do t’i bënte të ditur se ajo e di për burrin e vet se është i mërzitur – se nuk është duke shtyrë mënjanë duke dhënë shenjë jo të mirë – dhe se kujdeset mjaft që do të bënte burrin e vet të përgjigjej sinqerisht.
Me të bërë kështu, ai me gjasë do të qetësohej dhe do t’iu hapej e t’i tregonte në lidhje me atë se çka është duke ndodhur në të vërtetë, duke thënë diç si: “Makaronat janë problemi. Problemi në fakt është...”.
Në këtë pikë gruaja me siguri se do të çkyçkte furrën, do t’ia merrte dorën burrit të vet, do ta ulte në karrige dhe pastaj do t’i kushtonte më shumë vëmendje asaj që do t’i thoshte ai, pa ndonjë shushatje.
Parim i artë është se heshtja është e artë
Ebu Hurejra rrëfen se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Gjithsekush që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit duhet të flasë mirë ose të heshtë. Dhe gjithsekush që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit duhet t’i shfaqë mikpritje fqiut të vet. Dhe gjithsekush që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit duhet t’i shfaqë mikpritje mysafirit të vet!” (Sahihu i Buhariut dhe Muslimit).
Biseda tipike vërtitet në mes dy a më shumë njerëzish. Nëse ka rrjedhje dhe mirëkuptim – shumë mirë, d.m.th. ka rrjedhje dhe mirëkuptim. Por nëse ka mospajtim e fyerje për shkak të saj (bisedës), biseda mund të shkaktojë shkatërrim të lidhjes. Kur gjërat nisin të nxehen, bëhet e domosdoshme për atë që lexon këtë artikull dhe (atë) që përpiqet të përmirësojë teknikat e të dëgjuarit, të heshtë, të përdorojë heshtjen për të shtyejë reagimin, të ngadalësojë bisedën në mënyrë që ajo (biseda) të kthehet në ushtrim për dëgjim autentik.
Në diskutimet kur ngrihen gjakrat, heshtja është prirje e mrekullueshme, sepse palëve të kyçura u jep kohë për të menduar dhe për të reflektuar atë që duan të thonë ose mbi atë që është thënë më parë.
Bisedat përfundojini me mirëkuptim, edhe nëse s’ka pajtim!
Të qenët dëgjues i mirë domosdoshmërisht sjell pranim të versionit të saktë të porosisë që jepet – që do të thotë se nxjerr mirëkuptim në komunikimin e folësit. Kjo më konkretisht ka të bëjë me të parët e pikëvështrimit të tij ose të saj (folësit) në mënyrë të qetë, autentike dhe tërësore. Nëse ndodh kjo, vetëm atëherë ti je i/e lirë të kesh pikëvështrim tëndin/en – madje edhe të mos pajtohesh me atë që ke dëgjuar nga folësi. Gjëja me rëndësi është se keni kuptuar atë si edhe parimet themelore të reciprocitetit dhe me të bërë kështu, folësi do të donte të bënte të njëjtën për ju.
E njëjta është me problemin me bijën time për çokollatën. Unë kuptova nga se po tërhiqej ajo dhe ajo (disi) kuptoi nga se po tërhiqesha unë, kur i thashë se ajo (çokollata) do t’ia prishte oreksin. Në fund arritëm një kompromis. Ajo do ta hante çokollatën pas darke, megjithëse ngrënia darkë do të ndodhte të hahej PIKËRISHT TANI!
***
Heba Elsherif (Heba Alshareef) është mësimdhënëse dhe është autore e “Release your inner queen of Sheba!” (Shliroje mbretëreshën tënde të brendshme të Shebas). Ajo këshillon gra nëpër tërë botën për të zbuluar talentet e tyre unike, për të vepruar mbi aspiratat e tyre për të arritur gjëra të caktuara për të gjetur lumturi të vërtetë. Ajo jeton me bashkëshortin dhe pesë fëmijë afër Torontos në Kanada.
Autor: Heba Elsherif
Përktheu nga anglishtja: Arsim Jonuzi, 05.04.2011
Burimi: http://www.onislam.net/english/family/your-society/self-development/449382-qwhat-did-you-sayq.html