Kushtuar muderrizit Hafiz Nexhat ef. Ahmedi

 


Më frymëzoi babai të shkruaj një poemë për xhaxhain
Vdekja e tij thellë në shpirt e në zemër më shtrëngoi
Por në anën tjetër edhe më shumë më krenoi
Prandaj u mendova se prej nga ky bereqet buroi


Nga askund tjetër, por nga Alimi ynë më i vjetër
Më i vlefshëm, më i nderë, më i urtë e më i qetë
Hafizi, hoxha, vaizi, alimi shumë i ditur
Që për të pleq e të rinj kudo në këmbë janë ngritur


Muderriz Hafiz Nexhatiu, alimi i Preshevës me kaza
Hafiz, dijetar, mësues e ligjërues që si ai më s’ka
Muderriz e hoxhë për të gjitha kohët e shkuara dhe tani
Që si ky njeri askujt më nuk iu dha shani e mekami


Lindi në qytetin e Prizrenit antik, nga i ati Hafiz Ali
Në atë kohë drejtor dhe mufti, më i madhi i këtij vendi
Jetoi tre vite në këtë qytet të lashtë me frymë islamo-osmane
Por prapë u kthye në vendin e tij historinë të na e shndritë


Më 1984 nga kjo botë u nda alimi i madh Hafiz Nexhati
Ditë e vështirë qe për Preshevën me rrethinë, dhe kudo për shqiptari
Sepse nga ata u largua një qiri me shumë dritë që kurrë nuk u fik
Andaj, populli me shumë zor e përballoi ndarjen prej këtij alimi


Sa e thellë qe dituria e tij, lëshoi degët deri në ditët e sotme
Sepse ai mësoi nxënësit e tij varg pas vargu, katër breza talebe
U përcolli dituritë e tij shumë të thelluara që i kishte fituar
Në Medresenë Meddah e cila ishte shkolla më e forcuar


Shkolla e famshme dhe me nder, e madhja Meddah medrese
Kishte nxjerrë nga gjiri i saj shumë alima, hoxhallarë e vaizë
Sepse e kishte themeluar një hoxhë shumë i saktë dhe i përpiktë
Ataullah ef. Kurtishi që për këtë shkollë ishte mësuesi e prijësi


Atullah Hoxha ishte i njohur në popullin e tij dhe më gjerë
Sepse gjithmonë jetoi me autoritet dhe me shumë nderë
Prandaj edhe Hafiz Nexhatiun ai e pati mësuar dhe formuar
Nga ai rrezet e para të dijes hoxha ynë i pati kultivuar


Medreseja Meddah në Shkup në gjirin e saj alima ka futur
Më pas këta që të gjithë u bënë me famë dhe shumë u rritën
Kjo shkollë me renome si Universiteti Ez’herit shihet fort qartë
Për këtë kishim Hafiz Nexhatinë i cili ishte dëshmi e gjallë


Aty muderrizi mësoi themelet e fesë, duke i klasifikuar krejt
Mësuan Kur’anin, tefsirin, hadithin, fikhun, usuli fikhun me rend
Por çfarë të habit apo të shokon krejt, e flisnin arabishten të lënin pa mend
Bisedë-shkrim e lexim që arabi kur i dëgjonte nga mendja kalonte


Kjo çudi nuk ndodhi kurrë më në histori, nuk u përsërit
Si Meddahu më askund nuk pati shkollë, nuk u ripërtërit
Nuk e di se pse, a thua vallë ndoshta se kjo gjeneratë mësoi
Prandaj edhe Allahu me të tillë shkollë në këtë botë i begatoi


Kush dilte nxënës nga Meddahu, kurrë nuk e zinte gjahu
Ai ishte shumë i fortë në çdo aspekt, arabishten e mësonte
Me një stil të drejtë e të përsosur, lexonte librat pa u merakosur
Sepse çdo gjë e kuptonte drejt, dinte nahvin dhe sarfin me afinitet


Hafiz Nexhatin e dërgoi babai i vet Hafiz Ali Rexhaiu
Të bëhej hoxhë me dije të lartë dhe shkencëtar i fortë për fe
Dhe në të vërtetë ashtu i doli si e planifikoi edhe ai vetë
Sepse Hafiz Nexhatiu u kthye nga aty me diplomë për ixhazet


Hafiz Aliu, atë e pati edukuar siç duhet e me rregull krejt
Në moshën pesë vjeçare e mësoi të lexonte Kur’anin drejt
Në dhjetëvjetshin e jetës së tij hafizllëkun e mësoi rekord
Titulli i cili gjatë tërë jetës së tij do ta ndihmonte të hapërojë


I tillë ishte hafizi, alimi apo vaizi, nuk di si t’i thuash këtij njeriu
Më mësoni ju, mos vallë harrova ndonjë titull të tij të cek
Pastaj do të përgjigjem para Allahut të Fuqishëm e të Drejtë
Se është e vështirë të shkruash, të gjitha për këtë alim t’i thuash


Madje kur shkoi në Misir, atje qëndroi një kohë të mirë
Por kur hoxhallarët panë çfarë dijetari ju doli përballë
E urdhëruan duke i thënë mos qëndro këtu se s’ke për çfarë
Je më i ditur se ne, shko atje në vendlindje dhe një shkollë hap


Nga ne merre pëlqimin dhe menjëherë hape një universitet
Nga të gjitha anët, me dijen që të ka dhuruar Allahu mësoi talebet
Si ti nuk ka shqiptar në Ballkan që zotëron shkenca me tamam
Prandaj, vazhdo punën tënde atje se ke me pas vepër të bujshme


Filloi hoxha nga fillimi, mblodhi nxënësit ngado që i vinin
Për ta ai shtroi në shtëpinë e tij një fole për dije, shkencë e fe
Nxënësit e tij i mësoi pa përtesë e pa shpërblim, as një lekë
E dinte tek Allahu do t’i shpërblehen e për të do të luten melaiket


Në shtëpinë e tij hapi një shkollë që unë e quaj Medrese-i Meddah
Nuk ishte ndryshe se me shumë përpikmëri aty mësohej nahv e sarf
Mësoheshin shkencat e Kur’anit, tefsirit, hadithit, fikhut, usuli fikhut
Mësohej shkenca më e vështirë fetare, lënda e koklavitur e faraizit


Për hoxhën kjo nuk ishte vështirësi, ai qëndronte pa gjumë në sy
Tërë natën rrinte zgjuar me kitab në dorë, lexonte e mësonte me orë
Nuk e bënte nga dashuria e tij për të fituar para në këtë botë
Por nga dashuria dhe ideali në përhapjen e fjalës së drejtë për Zot


I tillë ishte hoxha ngase vepronte me sunnet dhe Kur’an
Asnjëherë sytë, duart dhe këmbët e tij haram në dunja nuk panë
Jetë të tillë i mundësoi Allahu e tërë jetën nuk u nda nga kitabi
Por gjithmonë jetoi i shoqëruar nga shoqëruesi i tij hakikati


Gjithnjë ligjëronte në dy xhami deri në vdekje u ul në kursi
Në dy xhami të Preshevës, atë Atik dhe të renë Xhamiul Xhedidë
Në ditën e Xhuma pa u ndarë gjithmonë i saktë dhe i përgatitur
Ndërsa n’Ramazan dy herë pas namazit të ikindisë dhe para teravisë


Ah sa ia mbaj në mend atij pamjen shumë të butë e të buzëqeshur
Me duar të buta, me mjekër, kostum e sahat për jeleku të ngjeshur
Me xhyben dhe shallin e tij të hoxhës që kurrë nga koka nuk e pati hequr
Bile e shoqëroi deri në varrin e tij kur e vendosën aty ku ka vdekur


Mua më donte shumë, gjithnjë më përqafonte me shumë mall
Prandaj edhe unë kur e përmend shkrihem, madje edhe shpesh qaj
Kur ai vdiq unë isha e vogël, nuk e kuptoja se m’u largua një njeri
Që prehri i tij për mua gjithë jetën më fali një ëmbëlsi e lumturi


Ah, Abej sikur ta dija vlerën tënde ashtu siç ta di ty tani
Do të qëndroja përballë teje madje kurrë nga vendi pa lëvizur
Që të përfitoja nga dija jote shumë e thellë dhe me shumë vlerë
Të thithja atë nektar që kishe, bile një përqindësh të ma jepje


Më kujtohen nxënësit e tu kur ti i mësoje fare pa përtuar
Uleshin rreth e rrotull teje dhe dëgjonin, donin të përfitonin
Si zinxhir apo hallkë të rrethonin ty, zëri yt i butë jehonte
Atë shtëpi të vjetër në qiell si yjet për ne në tokë e ndriçonte


Por kurrë nuk e harroj kur unë vija tek ti se ti më pate thënë
Unë të kam baba, çika jote jam bërë, në jetë më ke gjithçka
Talebet lëviznin nga vendi, a thua se po ju vjen presidenti
Ashtu vepronin sepse çfarë ishte e dashur për ty ata e zbatonin


Nuk ma prishje kurrë librin që ta mbaja në dorë ma jepje
Nga këndvështrimi në libër shikoje, lexoje dhe shpjegoje
Nuk kishe vështirësi nga kjo, se libri nuk ishte afër nga ti
Sepse e dije gjuhën arabe, osmane dhe turke pa asnjë komplikim


Nuk më dhimbesh për asgjë vetëm, nganjëherë ndalem e mendoj
Them sikur të kish pasur pak më shumë para derisa në jetë jetoi
Sepse kjo ishte sprovë për ty në jetë, nganjëherë Allahu ma heqë
Kur mendoj se si dijetar e shehid ke vdekur, lirohem nga kjo krejt


Si ai më nuk e di nëse do të vijë në trojet tona në Luginë e gjetiu
Çka falë Allahu, aty nuk mund ta dijë asnjëherë njeriu
Por, për një gjë jam tepër e bindur dhe do të jem deri në fund
Si ma’nevijati - shpirtërorja dhe takvaja jote më s’ka për të pasur


Madje atje në Kajron e famshme ai takoi Shejh Mustafa Sabriun
Shejhu që ishte nga Turqia osmane dhe me të zhvilloi debate
Mustafa Sabri Efendiu një hoxhë i madh që i dridhej Turqia
Ai ishte njeri i pasur me vlera, dije, ixhazet dhe kishte hikmet


Lajmet në radio kur i dëgjonte e tërë shtëpia nga zëri gjëmonte
Dëgjonte lajme në gjuhën arabe dhe turke, gjuhët që i shkëpuste
Edhe sot e kësaj dite në mendje e në hatër më ka zënë vend
Kur buçiste në radio himni i Egjiptit me lajme lexuar me rend


Nga Lindja e Mesme ta dërgonin revistën javore Livaul Islam
Revistë që ti e porosisje dhe e lexoje me shumë vullnet e ashk
Revistat e tua që i lexove, i ruajte në bibliotekën tënde i rehatove
Sepse ishe i vetmi në Ballkan që ato revista t’i sillnin nga ato anë


Një gjë e lus Allahun e Madh, të më vendosë pranë teje në Xhennet-i Adn
Sepse ti luftove për Islam tamam si alim dhe shehid kurrë pa u ndalë
Në Ditën e Kijametit shtatëdhjetë pjesëtarë të familjes pranë ke për t’i marrë
Jam e bindur e kam fakt sepse nga lindja deri në vdekje luftove për Allah


Ishe i vetmi dijetar që frymove ngado që u dëgjua zëri musliman shqiptar
Musliman, veteran i dijes dhe dijetar i gjallë me më të lartë shpirtideal
Pinjoll, erudit dhe doajen i shkencës dhe diturive islame deri në Kijamet
Shejhul Islam në Anamoravë dhe kudo në shqiptari në dynja e në Ahiret.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi