Ishulli më i çuditshëm në botë


Ishulli Litla Dimun, i shtrirë në mes Islandës dhe Ishujve Faroe, ka një veçori shumë interesante: vazhdimisht, maja e tij mbulohet nga retë

Grumbulli i reve qëndron vazhdimisht mbi ishullin Litla Dimun , si gjatë dimrit ashtu dhe gjatë verës.
Ndonjëherë ishullin nuk mund ta shohësh sepse mbulohet i tëri me re, e ndonjëherë grumbulli i reve qëndron si një kapele mbi të. Ishulli me një sipërfaqe 250 dynym është vetëm 414 metra mbi nivelin e detit.
Pjesa e sipërme është shumë e lëmuar ndërsa anash është i rrethuar me shkëmbinj të mprehtë. Ishulli Litla Dimun është ishulli më i vogël në mes 18 ishujve të zonës dhe në të nuk banon njeri. Mendohet se retë vijnë këtu me rrymat ajrore dhe nuk lëvizin. Një veçori tjetër interesante e ishullit është se më parë në të kanë jetuar deshë të egër, të cilët janë zhdukur me kalimin e kohës.


Nuk ka artikull para ketij.