Sedat ef.Islami
Besimtarë të nderuar!
Kremtimi i Vitit të Ri, një feste pagane, përveç tjerash ka demonstruar xhelozinë e dobët që muslimanët (veçanërisht ata shqiptarë) kanë për fenë e tyre. Nuk mjaftuan sqarimet, këshillat e vërejtjet që të mos kremtohet Viti i Ri, festë kjo që rrezikon skajshmërisht identitetin islam të besimtarit. Përkundrazi, si për inat, njerëzit shpenzuan edhe më shumë, e edhe më shumë do të shpenzonin po të kishin para më shumë…
E rëndësishme, siç theksuam, është që kjo festë ka sfiduar një element qenësor të karakterit dhe identitetit tonë. A nuk është përbuzje e gjithë atyre të mirave të Zotit që ia ka dhënë njeriut festimi dhe kremtimi i një gjëje që hidhëron pa masë Atë? A kemi harruar se gjithë të mirat që i posedojmë, i kemi prej Allahut, madje, si për çudi, ne me to, i bëjmë Allahut mëkat. Pra, ai na ka dhënë të mira ndërsa ne ato i shfrytëzojmë për t’i bërë mëkat Atij. Allahu i Madhëruar ka thënë:
Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.” (Ibrahim, 34)
Allahu xhelozon
Nuk do të ishte aspak për çudi nëse themi se Zoti që i ka dhuruar njeriut gjithë këtë thesar mirësish, xhelozon nëse njeriu përbuz ato apo i bën mëkat Atij. Buhariu transmeton në Sahihun e tij nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhis selam ka thënë:
“إِنَّ اللَّهَ يَغَارُ وَغَيْرَةُ اللَّهِ أَنْ يَأْتِيَ الْمُؤْمِنُ مَا حَرَّمَ اللَّهُ
Vërtetë, Allahu xhelozon ndërsa xhelozia e Tij është që besimtari të bëjë mëkate.”
Pra, Allahu xhelozon kur robi/robëresha kalon natën në mëkate ndërsa harron ta përkujtojë Atë.
Allahu xhelozon kur robi/robëresha feston diç që atakon drejtpërdrejtë besimin e pastër në Të.
Allahu xhelozon kur ti ia përkushton dikujt dashurinë që do të duhej t’ia përkushtoje vetëm Atij.
Të Dërguarit e Allahut xhelozonin për fe
Një prej atyre figurave emblematike padyshim se mbetet Ibrahimi, alejhis selam, i cili nuk mund të merrte me mend se si duhej adhuruar idhujt e jo Zotin. Në Kaptinën Saffat dhe Enbija, ajo përshkruar rastin e tij.
Ai u drejtua kah zotat e tyre dhe u tha: “A nuk po hani ju?” 92. Çka keni pra, që nuk po flitni? 93. Iu afrua atyre ngadalë, duke u mëshuar me të djathtën (me fuqi).” (es-Saffat, 91-93)
Dhe i bëri ato copë-copë, përveç një më të madhes që e kishin ata e me shpresë se atij do t’i drejtohen (për ta kuptuar se kush i theu).” (el-Enbija, 58)
Ibrahimi, alejhis selam sigurisht se kishte parasysh koston e këtij veprimi, e dinte se mund t’i kushtonte me jetë, por xhelozia për fenë e Allahut e bëri që t’i harrojë të gjitha këto. Por, Allahu shpaguan mundin. Ibrahimi, alejhis selam shpëtoi madje duke demonstruar një mrekulli të Zotit.
Po Ne i thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin! 70. Ata deshën t’i bëjnë atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bëmë më të dështuarit.” (el-Enbija, 58)
Xhelozia është tipar dhe virtyt që mund ta gjesh tek të gjithë të Dërguarit e Allahut, e sigurisht edhe tek Muhammedi, alejhis selam. Në fakt, në personalitetin e Muhammedit, alejhis selam atë e gjejmë të mishëruar me vlera dhe virtyte tjera, të cilat e mbajnë nën kontroll përherë dhe e bëjnë të reflektojë vetëm origjinal ashtu siç duhet të jetë. Ndryshe, çdo ekstremitet i xhelozisë ka pasoja të rënda. Aisheja, siç transmeton Imam Muslimi, duke përshkruar karakterin e Pejgamberit, alejhis selam thotë:
“مَا ضَرَبَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ شَيْئًا قَطُّ بِيَدِهِ وَلَا امْرَأَةً وَلَا خَادِمًا إِلَّا أَنْ يُجَاهِدَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَمَا نِيلَ مِنْهُ شَيْءٌ قَطُّ فَيَنْتَقِمَ مِنْ صَاحِبِهِ إِلَّا أَنْ يُنْتَهَكَ شَيْءٌ مِنْ مَحَارِمِ اللَّهِ فَيَنْتَقِمَ لِلَّهِ عَزَّ وَجَلَّ
I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, kurrë nuk i ka rënë shuplakë askujt, as ndonjë gruaje dhe as ndonjë shërbëtori, përveç nëse ka qenë në luftë në rrugën e Allahut të Madhëruar. Nuk ka ndodh të hakmerret nëse është ofenduar – fyer, me përjashtim nëse është shkelur ndonjë ndalesë e Allahut, atëherë është hakmarrë për Allahun.”
Kështu ishte puna me të Dërguarin e Allahut, Muhammedin, alejhi’s selam. Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalte. Me gjithë dashurinë e madhe që kishte për Aishen, gruan e tij, që njëherësh ishte edhe vajza e njeriut më të afërt me të, Ebu Bekrit, prapë nëse ndodhte që diç të binte në kundërshtim me ligjet e Allahut të Madhëruar, ai nuk lëshonte pe, madje qofshin këto dhe gjëra që ne mund t’i marrim për shumë të thjeshta. P.sh. Buhariu, Muslimi, Nesaiu dhe Imam Ahmedi transmetojnë nga Aisheja se:
“دَخَلَ عَلَيَّ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَأَنَا مُتَسَتِّرَةٌ بِقِرَامٍ فِيهِ صُورَةٌ فَتَلَوَّنَ وَجْهُهُ ثُمَّ تَنَاوَلَ السِّتْرَ فَهَتَكَهُ ثُمَّ قَالَ إِنَّ مِنْ أَشَدِّ النَّاسِ عَذَابًا يَوْمَ الْقِيَامَةِ الَّذِينَ يُشَبِّهُونَ بِخَلْقِ اللَّهِ
Hyri i Dërguari i Allahut të Madhëruar tek unë ndërsa isha e mbuluar me një rrobë me fotografi. Kur më pa me të i ndryshoi fytyra (u hidhërua), e mori dhe e shqeu pastaj tha: Vërtetë, prej njerëzve që do të kenë dënimin më të rëndë në Ditën e Kiametit janë ata që bëjnë diç (figura, foto, skulptura) si krijesat e Allahut.”
Kështu, si i Dërguari i Allahut, nuk janë edhe burrat e sodit. Ata për dashurinë e grave, fëmijëve, shoqërisë, sakrifikojnë shumë, madje edhe me fenë e Allahut të Madhëruar.
Xhelozia e kafshëve për fenë e Allahut të Madhëruar
Për fenë e Allahut të Madhëruar xhelozojnë edhe kafshët. Hidhërohen shumë kur shkelen ndalesat e Allahut të Madhëruar. Sigurisht se ju kujtohet pupëza e Sulejmanit, alejhi’s selam. Ishte hidhëruar shumë kur kishte parë se si populli i Belkizës, që Allahu iu kishte dhënë çdo të mirë, adhuronin diellin në vend të Tij. Pupëza nuk u ndal të thotë: Po çfarë faji kam unë që këta adhurojnë diellin, përkundrazi, jo vetëm që u hidhëruar por çështjen e ngriti në instancat më të larta, tek mbreti i mbretërve të asaj kohe, Sulejmani, alejhi’s selam, të cilit i tha:
Dhe vështroi shpendët e tha: “Ç’është që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu!” 21. Unë do ta dënoj atë me një dënim të ashpër ose do ta therë ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim). 22. Ajo nuk zgjati shumë e tha: “Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt”. 23. Në të vërtetë unë gjeta një grua që po i sundonte ata (popullin e Sebe-it) dhe asaj i ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh. 24. Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo All-llahun, po djalli ua kishte hijeshuar atë veprim të tyre dhe i kishte shmangur prej rrugës së drejtë, andaj ata nuk gjejnë udhëzim.” (en-Neml, 20-24)
Shqetësimi i pupëzës dha efektet e duhura. Belkiza dhe populli i saj pranuan Islamin.
Edhe besimtarët duhet të xhelozojnë për fenë e Allahut
Vëllezër të nderuar!
Tani pasi që mësuam për xhelozinë për fenë e Allahut të Madhëruar, që thamë se vet Allahu i Madhëruar xhelozon, xhelozojnë edhe të Dërguarit e Tij, e xhelozojnë madje edhe kafshët, a mendoni se ne nuk do të duhet të xhelozojmë. A mendoni se nuk duhet të na hidhërojnë shkeljet e ndalesave të Allahut të Madhëruar?! A nuk duhet të shqetësohemi pse njerëzit nuk çajnë kokën fare për fenë e Allahut të Madhëruar?! Muslimi transmeton në Sahihun e tij se Pejgamberi, alejhis selam ka thënë:
“مَنْ رَأَى مِنْكُمْ مُنْكَرًا فَلْيُغَيِّرْهُ بِيَدِهِ فَإِنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فَبِلِسَانِهِ فَإِنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فَبِقَلْبِهِ وَذَلِكَ أَضْعَفُ الْإِيمَانِ
Kush prej jush sheh ndonjë të keqe, atëherë le ta largoj me dorën e tij nëse ka mundësi, ndryshe le ta largoj me gjuhën e tij. E nëse as për këtë s’ka mundësi, atëherë të paktën le ta bëjë këtë me zemrën e tij, dhe kjo është shkalla më e dobët e besimit.”
Kjo xhelozi nuk do të duhej domosdoshmërish të nënkupton eliminim e të këqijave me dhunë. Patjetër se duhet të shikojmë dëmin dhe dobinë, dhe këtë metodologji ta përfillim hap pas hapi. Ndryshe, mund të jemi shkaktarë të ndonjë të keqe edhe më të madhe. Allahu i Madhëruar ka thënë:
Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira…” (en-Nahl, 125)
Bazuar kryesisht në: http://www.saaid.net/Doat/aljefri/14.htm
Përshtati dhe përgatiti: Sedat ISLAMI