Thithësja më vjetër në botë punon akoma, edhe pas 108 vjetësh
Harry Cox nga Britania e Madhe është pronar i thithëses më të vjetër në botë, e cila punon akoma edhe pas 108 vjet përdorimi.
Edhe pse kjo thithëse është prodhuar në vitin 1904, ajo edhe sot është funksionale.
"Kemi pastruar punëtorinë dhe i kemi hedhur gjërat e vjetër. E pashë thithësen e vjetër dhe vendosa ta mbaj. Më pëlqen t’i ruaj gjërat e vjetra, t’i rregulloj dhe t’i fus përsëri në përdorim. Kjo më bën të lumtur", tha Cox.
Përkundër entuziazmit të tij për aparatet e vjetra, gruaja e tij Jacqueline nuk parapëlqen përdorimin e thithëseve të rënda dhe të vjetër, prandaj përdor modelin më modern.
Bill Whitwam nga Leicester më parë ishte pronarë i thithëses më të vjetër e cila është prodhuar në vitin 1929.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës