Allahu Fuqiplotë ajetin e parë që ia zbriti Muhamedit a.s dhe mbarë umetit të tij ishte Ikra-Lexo.

“Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë)” (Alek, 1)
Vërtet Islami i ka dhënë prioritet diturisë dhe garimit për nxënien e sajë. Allahu na ka mësuar se së pari duhet ta dimë, e pastaj ta veprojmë. Pra ibadeti duhet të mësohet dhe pastaj të praktikohet sepse pa e mësuar dhe pa e ditur nuk mund të dish si ta veprosh e ta praktikosh.
Dije se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut. (Muhammed, 19)
I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Tij qoftë mbi të, na tregon se vlera e diturisë është madhore prandaj edhe na porositë me fjalët: “Kush i mëson dikujt dituri, ai do të marrë shpërblimin e atij që punon sipas saj duke mos i munguar aspak shpërblimi edhe atij që vepron sipas saj.” (Sehl ibn Muadhi transmeton nga Enesi, i cili transmeton nga babai i tij)
Poashtu Transmetohet nga Uthmani se I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Tij qoftë mbi të, ka thënë: "Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ia mëson të tjerëve.” Vërtet kishte prej burrave të mëdhenj që tërë jetën ia kanë përkushtuar nxënies së diturisë, edukimit me anë të librit dhe pjesëmarrjes në vend tubime e mexhlise ku merret dituria. Ka pasur në të kaluarën që për një hadith kanë udhëtuar nga Bagdati në Endelus-Kordov (Sot Spanja krishtere atëherë Spanja islame me potencial dhe universitete islame dhe biblioteka e dijetarë islam).
Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kush e dëshiron këtë botë, atëherë le të merret me dituri, e kush e dëshiron botën tjetër, atëherë lë të merret me dituri.” Dhe gjithashtu tha: “Nuk ka diçka që të afron afër Allahut të Lartësuar pas obligimeve (farzeve) më shumë sesa kërkimi i diturisë.” Muslimanët kur lan përgojimin e përçarjet mes veti dhe egon, ata fituan dhe u angazhuan me dituri saqë i dhanë shembull popujve për dituri dhe shkencë.
Muslimanët ishin të parët që me dituri hapën universitetet e para të njohura botërisht nga përendemi në lindje. Kur ne u bashkuam në dituri dhe adhurim të pastër teuhid, korrëm sukses the triumfuam sepse siç thot Ibën Kajim El-Xheuzie, ky Islam u përhap dhe do përhapet kudo ku bie dielli dhe ndërrohet dita e nata.
Nga Ebu Hurejra, Allahu e mëshiroftë, transmetohet: “I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Tij qoftë mbi të, ka thënë: “Kur të vdesë njeriu, i ndërpritet veprimtaria e tij, përveç tri gjërave: sadakaja e vazhdueshme, dituria prej së cilës kanë të tjerët dobi ose ndonjë fëmijë i mirë që bënë lutje për të.”
Shumë libra dhe vepra të dijetarëve që kanë jetuar me mijëra vite më parë ende na shërbejnë. Shumë libra të dijetarit ibën Tejmie dhe Ibën Kajim El Xheuzie janë libra të pazëvendësueshëm edhe për ditët e sotme ku ne mësojmë nga to.
Dituria nuk matet me tituj si, Magjistër a Doktor apo Akademik etj, por matet me dije e mësim, me praktik e shërbim në të mirë tek të tjerët. Kishte njerëz në të kaluarën që nuk kishin tituj, por kanë shkruar e vepruar saqë neve do t’na duheshin dy jetë e më shumë që ta arrijmë veprimtarinë e tyre.
Pejgamberët nuk kishin magjistratura as sahabët e tabi-inët, as ebu hanifja nuk ka qënë me titull doktor, por ka qenë dijetar i përkushtuar që sot njerëzit kanë themeluar akademi dhe institute e universitete me mësimet e tij.
Islami i jep përparësi diturisë dhe garimit në dituri, flet shumë për dijetarët dhe ata që i shërbejnë diturisë.
Thotë Ibni Kajjimi, Allahu e mëshiroftë: “Kjo aludon për vlerën e diturisë dhe mësimdhënies dhe nderin apo pozitën e tyre që e bëjnë atë, saqë mjafton edhe vetëm një person në botë të udhëzohet që të jetë më e vlefshme se a devetë e kuqe (këto deve janë më të mirat dhe më të vlefshme për një familje). E si është çështja e atij që behët shkak në udhëzimin e grupe njerëzish?
Kurse: Muadh ibn Xhebeli, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kërkoni dituri sepse kërkimi i diturisë për hir të Allahut shpie në frikë ndaj Tij, kurse kërkimi i diturisë është adhurim (ibadet), përhapja e saj është lavdërim i Allahut (tesbih), kurse hulumtimi i saj është xhihad, mësimi i diturisë atyre që nuk dinë është lëmoshë (sadaka), kurse shpenzimi i diturisë me familjen është afrim ndaj Allahut të Lartësuar.”
Islami dhe dituria janë dy gjëra të pandashme, Islami është nënshtrim dhe robi xhahil i paditur nuk i nënshtrohet asaj që nuk ka njohuri për të, krijesa i nënshtrohet Krijuesit kur e dinë se çka është Islami, Kurani, Xheneti, Xhehenemi etj.
Njeriu sa më shumë posedon dituri aq më shumë e njeh realitetin rreth tij dhe i hapet zemra që ta adhuroj Allahun Fuqiplotë.
Në përfundim lusim Allahun të na shtoj diturinë e dobishme dhe të na lehtësojë rrugën për Xhenet ... Amin.


Artikulli radhës
Në takim me Ramazanin

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi