“Xhevreku” sherr mes Turqisë dhe Greqisë

Rivalët historik, Turqia dhe Greqia që kanë shumë mosmarrëveshje në çështje politike, tash kanë hapur edhe një tjetër: cili xhevrek apo kek është përgatitur për shekuj me radhë në njërin apo tjetrin nga këto vende.

Dhoma e shitjes së simiteve synon të mbroj produktin si turk, derisa grekët thonë se ky produkt është i tyre, i njohur si Kouluri.
Kontesti i fundit është hapur nga gazeta “Tipos Eleftherios “ e Athinës, e cila u përpoq të provojë se xhevreku që para Krishtit ishte popullor në Selanik dhe në Stamboll. Prandaj, ky produkt është bizantin, por në asnjë rast nuk është turk.
Ndërsa tuqit pretendojnë se “xhevreku është simbol i Stambollit” dhe se kjo është pjesë e kulturës turke për të pasur dhe të varfër.
Ka një ndryshim midis xhevrekut turk dhe atij grek në mënyrën e gatimit dhe vënien në farat e susamit mbi të”, ka thënë nga dhoma prodhuese e Turqisë.
Instituti Turk për Patenta ka njoftuar se ai është i gatshëm që të përfshihet në këtë veprim për të mbrojtur xhevrekun (ose simitin).
Por në Greqi kanë argumentet e tyre ku bagel quhet Selaniku kouluri.
Athina dhe Ankaraja nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët as mbi çështjet e politikës si problemi i Qipros, zonat ajrore dhe detare në Detin Egje. /kuriozitete/