Emri i bukur All-llah

Me këtë emër të Zotit “All-llah” fillon Kur'ani, qoftë nëse merret në konsideratë leximi i besmeles, qoftë të ajetit të parë të kaptinës El Fatiha: “Falënderimi i takon All-llahut.” (El Fatiha, 1)

Ky emër i Zotit daton nga Ademi a.s. Pastaj e hasim te populli i Nuhut a.s. “Po të dëshironte All-llahu do të dërgonte engjëj, ne një gjë të tillë nuk e kemi dëgjuar as nga të parët tanë!” (El Mu’minune, 24)
Nuk i kanë besuar Nuhut a.s. por edhe ata edhe paraardhësit e tyre kanë ditur për emrin “All-llah”
Edhe populli i tha Hudit a.s.: “A na erdhe (të na frikësosh) që ta adhurojmë vetëm All-llahun e të braktisim atë çka adhuruan prindërit tanë?” (El Arafë, 70)
All-llahu i madhërishëm na zbulon se popujt e vjetër, kur nuk i besonin pejgamberët e tyre, duke u përballë me dënimin e Zotit, gjithashtu dëshmonin njohjen e emrit të bukur “All-llah”, bile në ato momente përfundimtare edhe i besonin atij: “E kur e panë dënimin tonë, thanë: Ne i kemi besuar vetëm All-llahut dhe i kemi mohuar ata që ia shoqëronim” (Gafir, 84)
Kështu mund të thuhet se emri i Zotit “All-llah”, u shpall me jetën e parë në Tokë. Gjithashtu njerëzit do ta njihnin deri në ditën e Gjykimit. Kur asnjë prej njerëzve nuk do të di për Emrin e Zotit “All-llah” dhe kur askush nuk do ta thirr me këtë Emër, do të bëhet dita e Kiametit.
“Dita e Kiametit nuk do të bëhet për derisa në Tokë, nuk ka dikush që do të thotë “All-llah”. (Thënie e Muhamedit a.s. e shënon Muslimi, Tirmidhiu dhe Ahmedi)
Emri i lartësuar “All-llah” përmbledhë të gjithë emrat e Zotit. Në Kur'an thuhet: “All-llahu ka emrat më të mirë, andaj thirreni me ata...” (El Arafë, 180)
Muhamedi a.s. ka thënë: “All-llahu i ka nëntëdhjetë e nëntë Emra...” (Transmeton Ebu Hurerja, shënon Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi).
Kështu të gjithë Emrat i bashkohen emrit të bukur “All-llah” dhe thuhet se ky Emër i Zotit, përmbledhë të gjithë emrat tjerë të Zotit, dhe të gjitha atributet dhe cilësitë e Zotit.
Dijetari i njohur i gjuhës arabe Sibevejhi, pohon se emri “All-llah” nga rrënja e l h, gjegjësisht nga forma emërore e el Ilah. Pas kësaj hemzeja u zëvendësua me glifin dhe lamin, dhe emri mori formën “All-llah”.
Imam Kurtubiu thekson se Emri i Zotit “All-llah” i ka dhjetë cilësi me të cilat dallohet prej Emrave tjerë të Zotit.
1. I pari përmendet në hadithin mbi 99 Emrat e bukur të Zotit
2. Është emri më i madh i Zotit
3. Këtë emër më së shumti e cekë Kur'ani dhe hadithi
4. nuk mund të numërohen gjërat që udhëzojnë në këtë Emër të Zotit
5. Ky Emër më së pari përmendet, ndërsa Emrat tjerë të Zotit së pari përshkruhen
6. Vetë All-llahu i madhërishëm ka urdhërua me e thirr me këtë emër
7. Askush nuk e emërton vetën me këtë emër
8. Lexohet para çdo pune në të cilën kërkohet bereqet, si dhe kur bëhet betimi
9. Të gjithë dinë për këtë Emër, dhe asnjë prej popujve të lashtë nuk e mohon
10. Kur ky Emër ngrihet prej tokës bëhet dita e Kiametit.
Emri All-llah, përbëhet prej pesë shkronjave, dhe secila shkronjë (harf) paraqet një atribut të Zotit të madhërishëm.
Shkronja e parë është elifi, i cili simbolizon cilësinë e njësisë (ehadijjet)- vetëm Ai është, çdo gjë tjetër varet krejtësisht nga Ai. Për këtë, elifi në Emrin e All-llah është i ndarë prej shkronjave tjera, sikurse Zoti i madhërishëm është i Lartësuar, gjithmonë mbi çdo send,i Vetëm. Cilësia e ehadijjetit është cilësi e parë e manifestuar në Qenien e Tij (Dhat).
Shkronja e dytë në Emër është lami, pason menjëherë pas elifit, paraqet nder, lartmadhëri (xhelal). Për këtë cilësi xhelal thuhet se paraqet manifestimin më të lartë të Qenies (Dhat).
Në një hadith kudsi thuhet:
“Madhështia (adhame) është petku Im, ndërsa Lartësia (kibrija) është mburoja Ime.” (Transmeton Hennad, shënon Ebu Davudi).
Andaj atributi i lartmadhërisë së Zotit (xhelal) paraprin në manifestimin e përgjithshëm të bukurisë së Zotit (xhemal). Që këto dy cilësi mendohen si manifestimet më të larta, paraqitje mahnitëse, gjurmë të ekzistencës hyjnore dhe veprime.
Shkronja e tretë në Emër është përsëri lami gjegjësisht lami (l) e dytë. Drejtpërdrejtë është e lidhur me lamin e parë, andaj thuhet se bëhet fjalë për të njëjtën gjë, por e thënë ndryshe. Andaj kjo shkronjë simbolizon cilësinë e bukurisë së Zotit (xhemal). Këto dy cilësi, xhelal dhe xhemal, veprojnë njëkohësisht, kështu që manifestimi i jashtëm, i zbuluar ndaj krijesave quhet bukuria madhështore (xhemalul – xhelal), ndërsa e brendshme e fshehur, ky manifestim paraqet në realitet madhështinë e bukurisë (xhelalul – xhemal).
Cilësitë e xhelal dhe xhemal manifestohen sikur paraqitet Dielli në agim. Por edhe agimi edhe perëndimi paraqesin paraqitjen e Diellit por në intervale të ndryshme dhe forma të ndryshme mu sikur këto dy cilësi hyjnore paraqiten në zemrën e njeriut por ai i ndien dhe përjeton ndryshe edhe pse e dimë që të dyja janë gjurmë e bukurisë dhe përsosmërisë Hyjnore.
Shkronja e katërt në Emër është elifi i cili theksohet por nuk shkruhet. Kjo shkronjë paraqet cilësinë e përkryer (kemal), sepse njeriu gjithnjë ka dëshirë me arrite përsosmërinë, por nuk mundet sepse përsosmëria e vërtet i takon kryesisht dhe vetëm All-llahut (el-kemalu lil-lahi vahdeh).
Dhe në fund, shkronja e pestë në Emër është he ( ) e cila paraqet cilësinë e Atij (huvrije), cilësi jo e prezencës së Qenies Hyjnore në botën e krijuar, edhe pse All-llahu i madhërishëm me veprimin e Tij në botë është prezent. Në këtë aludon verseti i Kur'anit fisnik: “Thuaj: Ai, All-llahu është Një!” (Ihlas, 1)
Ai mendohet se Ekzistencën hyjnore, të cilën nuk e njeh askush, e cila paraqitet, ndërsa në Emrin All-llah, mendohet në veprimin e Zotit në botë, në prezencën Hyjnore (hadret).
Duke u përpjekur që All-llahut të madhërishëm sa më parë ti afrohet nëpërmjet veprimit të Emrit të Zotit “All-llah”, njeriu për këtë Emër lidhet me dëshirë të përhershme që në vete ti përmbledhë cilësitë më të bukura dhe më të lavdëruara shpirtërore të cilat paraqesin refleks të veprimit të këtij Emri, sepse siç theksuam Emri All-llah paraqet përmbledhje të gjithë emrave të bukur, të cilësive dhe karakteristikave.
Zbukurimi i shpirtit me këtë Emër (tehal-luk) paraqet një aftësi të pa përshkruar (isti’dat) të ndjenjës mahnitëse të shikimit direkt Hyjnor (nadhar) në shpirtin e njeriut.
Dëshmia e vërtetë e veprimit në Emër të Zotit “All-llah” në shpirtin e njeriut vërehet në atë që ky individ së pari mendojnë All-llahun e pastaj në gjërat e tjera konkrete.
Transmetohet se Ebu Hasan Nuri, shtatë ditë kishte qëndruar në një vend, pa ngrënë, pa pirë dhe pa fjetur. Vetëm shqiptonte fjalët: All-llah, All-llah! Të afërmit e tij e njoftuan Xhunejd Bagdadiun për këtë. Ai tha:
“A është i kujdesshëm për namaz apo jo?”
“Po falë vetëm farzet” i thanë, Xhunejdi tha:
“Falënderimi i takon All-llahut (Elhamdu lil-lah) ia ka mbyllur rrugët shejtanit!”
Pas një kohe Xhunejd Bagdadiu tha:
“ejani ta vizitojmë, dhe do të kemi dobi nga ai, ose ai do të ketë dobi nga ne.”
Kur arritën Xhunejdi e pyeti:
“Ebu Hasan, çfarë ke?”
Nuri u përgjigj:
“Shqiptoj fjalët “All-llah, All-llah” dhe gjithnjë ndjej dëshirë të madhe.”
Xhunejdi i tha:
“Ke kujdes. A thua All-llah me All-llahun apo vetëm ashtu thua me gjuhë? Nëse thua vetëm me gjuhë atëherë je i vetëdijshëm për veten tënde. Nëse thua me zemër do të jesh i dehur (hajran) nga manifestimi i fuqishëm i këtij Emri të Zotit në temë!”
Ebu Hasani në këtë u përgjigj:
“Vërtet ti je një edukues i bukur”. Pastaj u kthye në gjendjen e mëparshme.
Një rast, kur Shibliu ishte në shoqëri me Xhunejdin me zë të lartë bërtiti “All-llah”, për çka Xhunejdi i tha:
“Hasan çka ke”
Të gjithë u çuditën, si përmendja emrit të Zotit me qenë haram: Xhunejdi shpjegoi:
“Nëse nuk je me All-llahun por me ne, e flet për All-llahun, e dimë që me përmendë dikë në mos prezencën tij në realitet është përgojim (gibet), e kjo është e ndaluar (haram). Nëse je me ne dhe tek ashtu e përmend Emrin All-llahut të madhërishëm, d.m.th. mos me e respektua Lartmadhërinë e Tij, e edhe kjo është haram.
Zbukurimi i zemrës së njeriut me veprimin e Emrit të Zotit “All-llah“, vërehet në preokupimin e tërësishëm të zemrës së njeriut dhe energjisë shpirtërore (himmet) në meditimin mbi All-llahun e madhërishëm. Kështu njeriu në këtë gjendje nuk sheh askënd përveç Tij, nuk kërkon kënd pos Atij, frika dhe shpresa e tij janë të lidhur vetëm për Të.
Lubejdi kishte thënë:
“Çdo gjë në të cilën nuk mendohet për All-llahun është jo e saktë”
Në Kur'anin fisnik tridhjetë e tre ajete fillojnë me Emrin e All-llahut.
Një dijetar ka thënë:
“Kush e shqipton këtë Emër, njëqind herë në ditë, do të arrij shpëtimin.”
Dr. Abdul Halim Mahmud ka thënë:
“Kush e lexon këtë Emër njëmijë herë do të arrij siguri dhe bindje në zemër (kemalul jekin), d.m.th. forcim të imanit dhe njohurisë në zemër.
All-llahu i Dashur e di më së miri!



Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi