Emri i Zotit “er-Rrahman”- Mëshiruesi

All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron e thotë:

Ajo (gruaja - Belkisa) tha: "O ju pari, mua më ka arritur një letër madhështore!" (e lexova) Kjo është prej Sulejmanit (mandej e hapi, kur qe, në të) "Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!" (Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim!) (En Neml, 29-30)
“Er-Rrahman-Meshiruesi. Ky është atribut special i All-llahut, i cili jep të mirat e të këqiat, është i butë dhe i mëshirshëm, qoftë ai besimtar apo jo besimtar. Dielli i All-llahut shndërrit çdo kend.”
Në kaptinën Fatiha çdo ditë lexojmë:
“Falënderimi i takon vetëm All-llahut, Zotit të botëve! Bamirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit” (El-Fatiha, 1-2)

Në Kur’anin fisnik thuhet:
“Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.” (El-Bekare, 163)
Me këtë emër të Zotiti “Er-Rrahman” nuk lejohet të emërohet askush, ngase ky ka statusin e emrit “All-llah”, gjegjësisht paraqet një prej Emrave të lartë të All-llahut.
Në kaptinën Isra thuhet:
“Thuaj: "Thërrisni: All-llah ose thërrisni Er Rrahman, me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit…” (El-Isra, 110)
Me këtë emër veten e emëroi i dërguari i rrejshëm Musejleme “Rrahman el-Jemam”, i cili njihet me emrin Musejlem Kedhdhab (gënjeshtar i madh.)
Në kaptinën Enbija, All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Thuaj: "Kush ju mbron juve prej (dënimit të) të Madhëruarit natën e ditën?" Por jo, ata ua kthejnë shpinën këshillave të Zotit të tyre.” (El-Enbija, 42)
Mëshiruesi është Ai i cili mbronë, e këtu, mbrojtja e Tij është me kuptim të përgjithshëm (‘āmm) d.m.th. ka të bëjë me të gjithë njerëzit.
Në kaptinën Ja sin thuhet:
“E sikur të duam Ne, i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin. Përveç nga mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar.” (Ja sin, 43-44)
Kështu i Gjithmëshirshmi të gjithë i shpëton, besimtarëve do t’ju tregonë mëshirë, ndërsa pabesimtarëve do t’ju ofrojë kënaqësi, për një kohë të caktuar dhe në afat të caktuar.
Veprimi i Emrit të Bukur të Zotit “Mëshiruesi” shprehet gjatë krijimit të çdo gjëje, të botës së dukshme dhe asaj të padukshme. Për këtë, në mes tjerash në Kur’an thuhet:
“(E Ai është) Mëshiruesi që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.” (Ta Ha, 5)
Çfarë paraqet krijimin, udhëheqjen dhe realitetin e të gjitha gjërave, të gjitha krijesave dhe çdo gjëje që ekziston.
Veprimin e Tij përmes Emrit “Mëshirues”, All-llahu i Madhërishëm dëshiron të sheh edhe tek robërit e Tij, prandaj ju drejtohet:
“Unë jam All-llahu, Unë jam Mëshiruesi. Kam krijuar lidhjet familjare (er-Rahim), duke emëruar sipas emrit Tim (er-Rrahman). Andaj kush i bashkon (i mbanë), do t’ia mundësoj të takohet me Mua (vuslet), ndërsa kush i ndërprenë, do ta largoj nga Unë.” (Transmeton Abdurrahman ibn Avf, shënon Tirmidhiu)
Kuptimi i ndjenjës së veprimit të Emrit të Zotit “Mëshirues” fillon me dhembshuri dhe brengosje, kur kuptojmë se dikush është në brengë dhe dhembje, dhe mu kjo dhembshri që e ndiejmë na vënë në lëvizje që t’i ndihmojmë [ersonit në brengën që e ka.
All-llahu i Madhërishëm e ka ofruar mqëshirën e Tij tek të gjitha krijesat duke manifestuar përmes Emrit të Tij të bekuar "Mëshiruesi”.
Kur njeriu në zemrën e tij tërësisht e pranon (tehakkuk) veprimin e Emrit të Zotit “Mëshiruesi”, do t’i dhurohet lartësi shpirtërore të cilën do ta dijë vetëm ai, e askush tjetër.
Personi, zemra e të cilit është nën ndikimin e Emrit të Zotit “Mëshiruesi” , ka mëshirë ndaj të tjerëve, i falë dhe i ndihmon të tjerët.
All-llahu i Madhërishëm i dërgoi pejgamberët (alejhimusselam), duke i zbukuruar me sjelljen më të bukur, dhe duke u dhuruar butësi dhe mëshirë në zemrat e tyre.
Përkojtojmë versetet në Kur’anin fisnik:
“Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë…” (Ali Imran, 159)
“Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.” (Tevbe, 128)
Personi, zemra e të cilit i është ekspozuar manifestitimit të Emrit të Zotit “Mëshiruesi”, e pranon secilin, për secilin kujdeset, me secilin është në paqe.
Në Kur’an thuhet:
“E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: "Paqe!" (Furkan, 63)
Fejzullah efendiu ka thënë: “Kush e përmend këtë Emër të Zotit me siguri do të jet i mbrojtur nga fatkeqësitë”
Dr. Abdul Halim Mahmud thotë: “Kush e lexon këtë Emër njëqind herë pas çdo farzi do t’i largohet harresa, indiferenca dhe vrazhdësia e zemrës dhe do të jet i ruajtur nga ngatërresat e dunjasë.”
Kush e shkruan këtë Emër dhe e futë në ujë, e pastaj e pinë këtë ujë, do t’i ulet temperature e lartë.
Kush, ditën e xhumasë, pas ikindisë e lexon “ja All-llah, ja Rrahman” derisa të perëndoj dielli, All-llahu i Madhërishëm do t’i jep çfarë do të kërkon.
All-llahu i Dashur e di më së miri!



Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi