Emri i Zotit “er – Rrahim” - Mëshirëbërësi

All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë:

“All-llahu ia fali Pejgamberit, edhe muhaxhirëve edhe ensarëve, të cilët në çastin e vështirë shkuan pas tij, kur (nga vështirësitë) zemrat e një grupi nga ata gati u lëkundën, por Ai ua fali (i stabilizoi zemrat e) atyre. Vërtet Ai është i butë, i mëshirshëm ndaj tyre.” (Teube, 117)
“Er rrahim” – Mëshirëbërësi. Emër i lartë i Zotit. Veprimin e këtij emir do të shohin besimtarët e sinqertë në ahiret.
Të dashurin e Tij, Muhammedin s.a.v.s. e quan mëshirues:
“Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.” (Teube, 128)
Gjithashtu është e mundur që robi të zbukuroj shpirtin e tij me reflektimin e cilësive të Emrit të Zotit “er-Rrahim” deri në atë masë që edhe vetë quhet mëshirëbërës, këtë e vërteton verseti i Kur’anit fisnik:
“Ai (Jakubi) tha: "A t'ju besoj për këtë, vetëm sikurse u besova më parë për vëllain e tij (Jusufin), po All-llahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve". (Jusuf, 64)
“Ai tha: "Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve; Ai është më mëshirues i mëshiruesve!” (Jusuf, 92)
Në sëmundjen e rëndë dhe të gjatë Ejubi a.s. i lutet All-llahut të dashur duke thënë:
“(Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: "Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!" (Enbija, 83)
Emri i bukur i Zotit “Er Rrahim” kërkon nga robi bindje dhe dëgjim. Ndaj besimtarëve në këtë dhe në botën tjetër manifestohet me këtë Emër, ndërsa bukurinë e dhuratave të Tija i privon ndaj të pabindurve, të padijshmëve dhe pabesimtarëve:
“Njoftoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh. Po (njoftoji) se edhe dënimi Im është ai dënim i dhembshëm.” (Hixhr, 49-50)
Abdurrahman ibn Jahja (komentues i vjetër i Kur’anit fisnik) ka thënë: “Emri Mëshirues (er-Rrahman) është specifik për çështjen e emërtimit, ndërsa i përgjithshëm për çështjen e veprimit.
Ndërsa Emri Mëshirbërës (er-Rrahim) është i përgjithshëm për çështjen e emërtimit, ndërsa specifikë për çështjen e veprimit.
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush nuk i lutet All-llahut, Ai hidhërohet në të.” (Shënon Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh)
Kurtubiu shënon që një poet ka thurur këto vargjë të bukura:
All-llahu hidhërohet kur në vend
të lutjes dikush heshtë
ndërsa i biri i Ademit
kur t’i lutesh për diç ai hidhërohet
Mëshiruesi jep furnizim të gjitha krijesave, ndërsa Mëshirëbërësi u ofron lumturi besimtarëve. Mëshiruesi i jep pushim secilit organizëm, ndërsa Mëshirëbërësi qetëson shpirtërat e besimtarëve. Mëshiruesi zbulohet me manifestime, ndërsa Mëshirëbërësi me mirësinë e Tij menjanimit brengën. Mëshiruesi dhuron fenë, Mëshirëbërësi dhuron njohurinë. Mëshiruesi dhuron njohuri, ndërsa Mëshirëbërësi dhuron falje. Mëshiruesi dhuron begatinë e faljes, ndërsa Mëshirëbërësi dhuron jep kënaqësinë e fundit. Mëshiruesi fshihet, ndërsa Mëshirëbërësi dhuron bukurinë e faljes dhe shikimit.
Njeriu, zemra e të cilit është e ekspozuar ndikimit të veprimit të Emrit të bukur të Zotit “er-Rrahim” është në frikë permanente nga dënimi i All-llahut, në Ditën e Gjykimit dhe shpresës permanente – duke pritur dhe lutur për mëshirën e All-llahut.
Me qenë i mirë, i pastër, i ndershëm, stabil, janë cilësitë e veprimit të Emrit të Zotit “er-Rrahim”.
Për ta kuptuar manifestimin e këtij Emri të Zotit (tehakkul) d.m.th. të kuptuarit se në këtë botë ndodhin gjëra të pakëndëshme dhe të mira, prandaj të zbukurohesh me cilësitë e këtij Emri të Zotit (hahal—luk) d.m.th. të pranosh të gjitha obligimet e Sheriatit, duke iu bindur tërësisht, siç aludon verseti kur’anor: “…dhe në zbatimin e dispozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë…” (Nurë, 2)
All-llahu i Madhërishëm është Krijues, Mëshiruesi u dhuron mëshirë. Ne jemi krijesa andaj këtë mëshirë na nevojitet ta njohim, e jo të mendojmë për të në mënyrë sipërfqësore, kryesisht në formë racionale.
Kjo është vështirë, por vet Kur’ani fisnik tërheq vërejtjen:
“Juve u është bërë obligim lufta, ndonëse ju e urreni atë.” (El Bekare, 216)
Mëshiruesi ofron mëshirë (rahmet) kush do që dëshiron ta pranoj këtë mëshirë. Në anan tjetër, kush refuzon mëshirën, në Ditën e Gjykimit nuk do të ketë gjasa tjera për këtë dhuratë:
“…Zoti juaj ia ngjeshi vetes mëshirën. Kush bën prej jush ndonjë të keqe pa dije, e mandej pas asaj (të keqe) pendohet dhe përmirësohet, s'ka dyshim se All-llahu është që falë shumë dhe është Mëshirues.” (En’amë, 54)
H. Fejzullah ef. Ka thënë: “Kush e studion këtë emër dhe e përmend, zemra e tij do të ndien lehtësi dhe bukuri”
Dr. Abdullah Halim Mahmud thotë: “Kush e përmend këtë Emër njëqind herë në ditë, do ta kaloj mëshira e Zotit dhe zemra e tij do të zbukurohet.”
Kush e lexon shpesh këtë Emër “er-Rrahim” lutjet e tij do të pranohen, do të jet i sigurt nga peripecitë e rënda të kohës në të cilën jeton.”

All-llahu i dashur e di më së miri!



Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi