Fjalimi përshëndetës i Mag. Muhidin Ahmeti me rastin e organizimit të manifestimit për 100 vjetorin e pavarësisë në Wels të Austrisë nga "Dardanët e rinj"
Bismilahirr-rrahmairr-rrahim
Të nderuar përfaqësues dhe drejtues të shoqatës kulturore „Dardanët e rinj“, ju falënderoj për ftesën dhe njëherazi ju uroj të gjithëve 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Të dashur bashkatdhetar, mysafirë të nderuar, ndjej staisfaksion tëveçantë dhe privilegjin që sot në këtë ditë të madhe për shqiptarët t’ju drejtohem me disa fjalë në shenjë të këtij manifestimi mbi 100 vjetorin e pavarësisë.
Çdo popull ka ngjarjet e veta historike të cilat i mban mend, i feston dhe i transmeton nga brezi në brez. Ato janë ditët e tubimeve masive përkushtuar manifestimit të ndjenjave të tij kombëtare, shoqërore - politike apo fetare me të cilat ngre dhe përforcon ndërgjegjen ideologjike të shoqërisë së vet.
Çdo popull në historinë e vet po ashtu ka momente të kthesave të mëdha, kur vendoset për fatin se do të hyjë apo nuk do të hyjë ai popull në histori, me fjalë tjera, kur vendoset se do të jetojë ai popull me dinjitet e krenari apo do të jetë i detyruar të eliminohet nga skena e jetës dhe historisë. Ato janë momente historike që jetojnë përgjithmonë në kujtesën e atij populli, bëhen burim i gjallë i frymëzimeve të reja. Janë momente kur shpirti kolektiv i atij populli, nxjerr nga gjiri i tij bijtë më të mirë për t’i bërë urëlidhëse dhe urëkaluëse ndërmjet së kaluarës dhe së tashmes dhe për t’i siguruar po atij shpirti kolektiv të popullit, vazhdimësinë e mbamendjes në shërbim të së ardhmes.
Këto ditë anembanë jo vetëm trojeve shqiptare, por edhe në Diasporë po organizohen aktivitete, po festohet dhe po përjetohen momentet e Njëqind vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
28 Nëntori, edhe pse nuk paraqet pavarësinë e plotë të shqiptarëve, megjithatë, ai për 100 vite të tëra i ka shërbyer memories kolektive të kombit duke inspiruar gjenerata të tëra shqiptarësh dhe duke mobilizuar energji tëbrendshme për mbrojtjen dhe ruajtjen e substancës sëidentitetitkombëtar.
Nuk ishin këto vetëm njëqind vjet pavarësi, por edhe një qind vjet sakrifica.
Fati deshi që ky komb të kalojë nëpër zjarrin e madh të sakrificave për të kalitur shpirtin dhe vullnetin e tij kolektiv. Individët bëhen të lavdishëm e të pavdekshëm vetëm nëpërmjet sakrificave e vetëmohimeve, e popujt të mëdhenj e të fuqishëm vetëm nëse janë të gatshëm për flijime për të mirën e kombit, për të mirën e përgjithshme.
Njeriu lind në kohën kur i duhet ta gjejë vendin e vet dhe në vendin ku i duhet ta gjejë kohën e vet. Ka rëndësi shumë të madhe që njeriu të dijë të jetojë me kohën dhe të jetë në gjendje të shfrytëzojë hapësirën. Gjendja më e keqe që mund t’i ndodhë njeriut është kur humbet në kohë dhe hapësirë. Koha më e lumtur (më e mirë) është koha e lirisë; hapësira (vendi) më i lumtur (më i mirë) është hapësira e atdheut. Mirëpo, kur bashkohet koha dhe hapësira, ka thënë Anshtajni, atëherë krijohet dimensioni i katërt. E ai është që ne si shqiptarë në Diasporë, nga pikëpamja hapësinore dhe gjeografike larg atdheut, të punojmë për të në këtë kohë dhe hapësirë të lirisë dhe shanseve që na i ofron shteti i Austrisë.
Te punosh për atdheun dhe popullin tënd është detyrë e shenjtë. Profeti ynë i dashur Muhammedi (a.s.) ka thënë: “Dy lloj të syve nuk do t’i djeg zjarri i xhehenemit. Syrin që ruan kufijtë e atdheut dhe syrin që qanë për All-llah.” Ky është misioni ynë e njëkohësisht edhe amaneti i baballarëve tonë. Ky mision dhe amanet konsiston në punën dhe veprimtarinë tonë të vazhdueshme për kauzën shqiptare duke krijuar me këtë rast imazhin më të mirë të shqiptarisë dhe të shqiptarëve dhe njëkohësisht duke ofruar profiline shqiptarit të vërtetë. Shumëshqiptarë me thonë të kontribuojmë edhe ne diçka për atdheun tonë, për trojet tona atje. Unë u them, po edhe unë e ndaj këtë mendim me ju, por me një dallim substancial dhe kualitativ, e ai është, sikurse thash më herët, të bëjmë bashkimin e kohës dhe hapësirës dhe atë kontribut ta sjellim këtu. Këtu ku jemi sonte me këta njerëz dhe këtë rini e fëmijë duke e festuar 100 vjet pavarësi. Por, nuk jetohet nga festimi. Festat janë të dobishme kur frymëzojnë dhe zgjojnë energji të reja për punë të palodhshme dhe kontribut tëçmuar për kombin dhe atdheun. Prandaj, ta sjellim atë jo vetëm sonte në këtë sall, por edhe në këtë vend ku jemi duke jetuar, ku i kemi familjet tona, fëmijët tonë, shtëpitë tona, punën tonë. Të punojmë këtu dhe të mos bëhemi barrë e shoqërisë vendore, t’i shkollojmëfëmijët tonë, t’i arsimojmë gratë shqiptare, ta ruajmë rininë tonë nga tëkëqijat sociale, droga, narkomania, prostitucioni, alkoolizmi etj., të integrohemi nëshoqërinë austriake, për ndryshe do të mbetemi të vetmuar, të izoluar, në geto. E ky pra nuk është qëllimi i shqiptarisë. E ky, pra nuk është misioni ynë. Misioni ynë këtu ështët’i ruajmë rrënjët tona, të ruajmë qenien tonë morale, kombëtare e fetare dhe të integrohemi në shoqërinë e vendore, në mënyrë që të ecim përpara, të zhvillohemi duke u ballafaquar intelektualisht dhe kulturalisht me sfidat e kohës.
Nuk është i huaj ai qëështë në kurbet, por është i huaj që nuk punon për kauzën e kombit të vet, qoftë edhe në shtëpi të vet. Prandaj, secili prej nesh duhet të bëjë punën e vet, sepse secili prej nesh është ambasador i vendit të vet. Duhet punë e vazhdueshme, vetëmohim e sakrificë që secili prej nesh, si shqiptarë dhe si myslimanë, me shembullin tonë personal, me traditën, moralin dhe kulturën tonë të mos bëhemi as barrëas rrezik për shoqërinë ku jetojmë, të jemi pjesë ezgjidhjes e jo e problemit, të dëshmojmë veten tonë nëpërmjet kualiteteve tona që e kanëkarakterizuar gjithmonë popullin shqiptar. Të punojmë në të gjitha fushat, të punojmë pa pushuar, pikërisht sikurse ka thënë N. Frashëri „punë, punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë.“
Ju faleminderit për vëmendje.
Mr. Muhidin Ahmeti