Shtetasi britanik, Graham Hughes, ka vizituar 201 shtete me radhë për 1.426 ditë, pa përdorur avionin.
"Daily Mail" britanik shkruan se tridhjetë e tre vjeçari, Graham Hughes, ka kaluar gati 256.000 kilometra duke përdorur autobusë, taksi, trena, e një pjesë të rrugës edhe në këmbë, dhe duke shpenzuar vetëm 100 $ në javë
Hughes në udhëtimin e tij epik është nisur nga qyteti i tij i Liverpool, më 1. janar të vitit 2009, ndërsa atë e ka përfunduar në kryeqytetin e Sudanit Jugor, Xhuba.
“Unë i dua udhëtimet, dhe mendoj se arsyeja ime për ta bërë këtë është se kam kërkuar për të parë nëse kjo mund të bëhet nga një person që udhëton me mjete të vogla. Unë gjithashtu doja të tregoja se bota nuk është e madhe dhe e frikshme, por në fakt është e mbushur me njerëz të cilët duan të ndihmojnë edhe në qoftë se je i huaj”, tha ai.
Hughes ka udhëtuar në vende të ndryshme, përfshirë këtu Tajvanin, Palestinën, Kosovën, Irakun dhe Afganistanin...
Guinness tashmë ka konfirmuar se Hughes, cili filmoi ekspeditën e tij për një dokumentar, ka arritur rekord botëror.