Religjioni – Alternativë në luftën kundër narkomanisë

Është tani më e qartë se sistemi shekullar bashkëkohor nuk ka pasur sukses që në mënyrë adekuate t'i kundërvihet përhapjes së adikcionit ose të shërojë ata të cilët tani më janë bërë të varur.

Është fakt që në pjesën 'më moderne' të planetit tonë numri i varësve të rinj nga dita në ditë rritet, dhe që pushtetet dhe organizatat shëndetësore dhe entet e këtyre vendeve nuk vërejnë më mënyrë si të shërohen varësit e drogës, dhe që ata të cilët gjoja janë shëruar nga varshmëria e tyre, bile momentalisht, në një përqindje të madhe rikthehen në vesin e vjetër.

Bile edhe vendet e zhvilluara me organizim të lartë të shërbimit shëndetësor nuk disponojnë me shërime precize për përhapjen e varshmërisë nga substancat psikoaktive, kështu që shërimet për varshmërinë ndaj drogave zakonisht merren me rezervë të madhe. Por, ajo që është mjaft e sigurt është që numri i varësve në vendet e zhvilluara siç janë SHBA dhe vendet e unionit Evropian është në rritje të vazhdueshme. Sipas disa shënimeve në SHBA në vitin 1960 kanë qenë 45.000 varës, ndërsa në vitin 1972, 560.000 varës nga droga; në vitin 1996 mbi 500.000 varës vetëm nga heroina. Vetëm në vitin 1998 paraqiten 149.000 varës të rinj nga heroina prej të cilëve afro 80% kanë qenë nën moshën 26 vjeçare. Vetëm në SHBA numri i varësve dhe atyre që (keq)përdorin droga të ndryshme dhe substanca psikoaktive nga 14.500.000 në vitin 2000 rritet në 16.600.000 në vitin 2001. Momentalisht në SHBA sipas disa statistikave ka afro 20.000.000 varës nga droga dhe alkooli prej të cilëve afro 2.000.000 varës nga kokaina.1

1. Osman Sinanoviç, Varësia nga drogat dhe shkaset dhe pasojat, promovimi dhe shërimi, Tuzëll, 2001, faqe 6, si dhe uebfaqja:http://www.stopdrugadiction.com/drug...statistics.htm.


Situata nuk është fare më e mirë as në vendet e unionit Evropian ku vetëm nga të ashtuquajturat drogë të rëna marrin 7000 jetë në vjet, ndërsa numri i konsumuesve vazhdimisht rritet.2

2. Shih web-faqen BBC News si dhe shënimet e paraqitura në këtë faqe me titull: "Millions have tried heroin" në http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/532213.stm .


Edhe indikacionet më të dobëta që Perëndimi, duke u shërbyer me të arriturat e 'psikologjisë bashkëkohore' arrin të ndalë rritjen e numrit të narkomanëve janë pikëpyetje dhe kontraverze.

Me vite vendet më të zhvilluara të planetit sonë janë përpjekur për të ndalur rritjen e numrit të varësve nëpërmes sanksionimit juridik dhe ndjekjen penale të gjithë atyre që prodhojnë, distribuojnë ose posedojnë substanca psikoaktive. Të ballafaquar me rezultate humbëse në fund mu sikur SHBA në vitin 1930, Suedia në vitin 1930 dhe Bashkimi Sovjetik në vitin 1960 në rastin e prohibicionit të alkoolit tërësisht apo të kubizuar, thjeshtë kapitulluan para pamundësive që të ndalin rritjen e numrit të narkomanëve ose t'i ofrojnë shërim adekuat dhe të suksesshëm. Kur është në pyetje kampanja momentale kundër narkomanisë e cila udhëhiqet në Evropë, amerikanët me plot të drejtë e përshkruajnë me këto fjalë: "Lufta kundër drogës në Evropë së paku esencialisht ka përfunduar. Lëviz pa kthim në drejtim të legalizimit dhe marketëve të rregulluar të ashtuquajturave droga të lehta, narkotikëve që arrihen lehtë siç janë opijatet nëpërmes sistemeve të ndryshme shëndetësore për ata që janë të varur nga këto, si dhe një qasje pragmatike të keqpërdorimit të substancave psikoaktive në tërë Evropën."3

3. "America's Lonely Drug War." në web-faqen: http://www.motherjones.com/commentar...2/walters.html

Sot, shumica e vendeve të unionit Evropian jo vetëm që nuk parapenguan varësit e rëndë nga drogat në marrje por të njëjtat i merr edhe rregullisht, gjoja në sasi 'të kufizuara' dhe vetëm për nevojat e varësve të rëndë, i përshkruar në barnatoret e tyre ose organizon dhe mbikëqyr 'me rregullsi dhe përpikëri' konsumimin e narkotikëve në 'qendrat intervenuese' të tyre për narkomanë (injection rooms). Këso qendra të para janë hapur viteve të '70-ta, të shekullit të kaluar në Holandë, në mënyrë që pas udhëheqjes së keqe së shpejti në këtë shtet u mbyllën dhe pastaj gjatë viteve '90-ta, të hapen në Gjermani, Zvicër, Holandë, Spanjë, Britani, etj. Në vitin 1998 vetëm Zvicra ka pasur 13 këso ente, po aq edhe Gjermania në vitin 2000. Pasi që nga liderët lokal e merrnin drogë e nevojshme, dhe këtë përsëri në numër të kufizuar, varësit mund t'i vizitonin këto vende ku pa kurrfarë ndërhyrje të policisë dhe nën kontrollin mjekësor munden në mënyrë të volitshme të konsumonin narkotikun përkatës.

Sidoqoftë, të sprovuar me mossuksesin e këtyre qendrave në Evropë që të zvogëlojnë numrin e narkomanëve, të shpëtojnë jetën e tyre dhe të mbrojnë shoqërinë e tyre nga veprat kriminale kur këta nisen në kërkim të hollave që u nevojiten për të blerë drogë, australianët që i vendosën këto qendra në Australi në maj të vitit 2000 me të drejtë i karakterizuan si kapitullim para drogës.4

4. Shih: http://www.ce.canberra.edu.au.

Kjo do të ishte njëra prej metodave më bashkëkohore të 'botës moderne' në luftë kundër narkomanisë dhe varësisë? Pra, nëse punëtorët tonë social, ekspertët dhe masa e gjerë kultivojnë shpresë që me aplikimin e thjeshtë të arritjeve 'bashkëkohore' preventive dhe psikoterapeutike do të ndalin përhapjen e varësisë dhe të shërojnë ata që tani më janë bërë të varur, le të ballafaqohen me faktet dhe shikojnë të vërtetën në sy. Bile për më tepër, statistikat, kategorikisht dëshmojnë si sa mëshomë i afrohemi hyrjes në unionin Evropian 'modern' i cili nënkupton edhe reformën e shkollave tona dhe 'modernizimin' e mbrojtjes shëndetësore, numri i varësve tek ne po rritet. Statistikat e fundit në Kosovë flasin për 6000 narkomanë.

Pyetja që këtu shtrohet logjikisht është se si të shpjegohet mossuksesi i programeve rehabilituese dhe psikoterapeutike të perëndimit në luftë kundër narkomanisë.

Me fjalë tjera, përse modelet e tyre dhe teknikat e prevenimit si dhe shërimit të varësisë nuk kanë sukses. Disa shkencëtarë dhe punëtorë social përgjigjen në këtë pyetje e gjejnë në punën sociale shekullare, dhe veprimtarinë psikoterapeutike të cilët nuk potencialin shërues të fesë, duke e refuzuar që ta fusin në procesin rehabilitues të varësve. Në realitet, shekullarizmi si ideologji dhe fanar për qëllim ka të lirojë njeriun 'së pari nga kontrolli religjioz e pastaj metafizik mbi intelektin dhe gjuhën e tij', si dhe kështu t'i ndihmojë të njohë që 'bota është në duart e tyre dhe që më nuk mund të akuzojë fatin apo fatkeqësinë për atë që ai vet bën me botën' dhe që të orientojë 'vëmendjen njeriut nga botët tjera . . . ndaj kësaj bote dhe në këtë kohë."5

5. Sejjid Muhammed el-Attas, Islami dhe shekullarizmi, përkthim nga Xhemaludin Latiq (Sarajevë), 2003, 51,52.


Me fjalë tjera, të lirojë secilin veprim të njeriut nga mbikëqyrja dhe ndikimi i fesë.

Ndikimi i shekullarizmit në veprimtarinë psikoterapeutike në këtë kuptim bëhet posaçërisht i qartë kur merret parasysh që shekullarizmi në mes tjerave nënkupton 'olekonsekracionin ose nënvlerësimin e vlerave' d.m.th. dhënien e përhershme dhe sistemeve të pandryshuara vlerat kalimtare dhe statusin relativ. andaj, në mendimin shekullar faktikisht nuk ekzistojnë vera të përhershme dhe të pandryshueshme, religjioze ose tjera, morale dhe etike, të cilat si të këtilla duhet këshilluar tjerët. Principet e njeriut dhe kodekset etike janë produkt kultural i vështrimeve të ndryshuara njerëzore dhe meditime, të cilat nuk duhet t'i imponohen personit tjetër.6

6. Ibid, 53.

Kështu sipas konceptit të shkencës bashkëkohore një prej rregullave kryesore të punës hulumtuese shkencore është neutraliteti etik i tërësishëm, i cili praktikisht është i pamundur, sidomos në lëmin e shkencave shoqërore. Në kontekstin e veprimtarisë rehabilituese dhe psikoterapeutike kjo d.m.th. që më nuk ekziston pandryshueshmëri 'mirë' dhe 'keq' ose 'mëkat' në të cilin një psikoterapeutik ose punëtor social mund të thirret për të modifikuar sjelljen e dëmshme të një varësi.

Bile për më tepër, ata nuk guxojnë me disa 'moralitete' të rrezikojnë të drejtën suverale të pacientit, q1ë jetën e tij ta rregullojë sipas dëshirës dhe mendimit në pikëpamje etike dhe morale.7

7. Disa psikolog shekullar në Perëndim do të thonë se ky moralitet për 'mëkatin' mund që personin në fjalë pa nevojë ta përkujtojë në vlerat fetare të krishtera dhe morali i shekullit të mesëm, kur kisha në këtë emër në furra ka djegur nëpër tërë Evropën ka djegur mijëra njerëz të pafajshëm, dhe këtu me shqetësuar pacientin, i cili është drejtuar psikoterapeutikut për ndihmë. Malik Bedri, "training of Psuchosocial and Medical Practitioners in Fighting substance Addiction in Muslim and Arab cultures", The American Journal of Islamic Social Sciences 4 (1998), 1-18, 3-4, të theksuar si 'Training'.

Për të dhënë kontributin e tyre në procesin e shekullarizmit të shkencave shoqërore dhe veprimtarive psikoterapeutike, psikologët perëndimorë në konceptimin e tyre të natyrës njerëzore rregullit kanë lënë dimensionin shpirtëror të njeriut, d.m.th. shpirtin e tij, si orientues i rëndësishëm i gjendjes së tërësishme të psikike të njeriut dhe sjelljes së tij.8

8. Ibid, 4.

Për tërë këtë, modeli perëndimor i luftës kundër narkomanisë deri më tani thjeshtë ka refuzuar të edukojë shpirtin dhe zemrën e varësit ose tek ata të ndërtojë vlera të caktuara morale, të cilat do të mund të eksploatohen në shërimin e varësve. Të gjitha përpjekjet e tyre në këtë drejtim përmblidhen në të ashtuquajtura metoda të 'jashtme' dhe jete lufte kundër drogës. Për këtë pushtetet e vendeve perëndimore evropiane shpenzojnë bilionë në luftë kundër narkotikëve, ndërsa punëtorët shkencor bashkëkohorë dhe psikologë para se gjithash përpiqen të gjejnë ilaçe të rinj që varësve do tu ndihmojë që të lirohen nga droga.9

9. Ibid, 3-4.

Të konkludojmë, sa kanë qenë këto metoda të suksesshme mund të shihet nga shënimet statistikore të përmendura më lartë mbi përhapjen e narkomanisë, ndërsa të gjitha përpjekjet e vjetra si prohibicioni i alkoolit në fillim të shekullit të kaluar, dhe përpjekjet e reja që njeriut bashkëkohor t'i ndihmohet që të shërohet varshmëria kanë dështuar për arsye sa ai nuk është i përgatitur shpirtërisht, moralisht dhe psiqikisht për abstinencion.


Shfrytëzimi i fesë në qëllime psikiatrike


Meqë modelet shekullare terapeutike dhe rehabilituese nuk dhënë sukses të dëshiruar në luftë kundër drogës dhe varësisë, njeriut, të sotëm e veçanërisht myslimanit, nuk i mbetet asgjë vetëm të kërkojë strehim në fe.10

10. Gjithnjë e më shumë literatura në Perëndim për kapacitetet e fesë në prevenimin dhe terapinë është tregues i sigurt që edhe sistemet shëndetësore shekullare perëndimore mendojnë në shfrytëzimin e fuqisë shëruese fetare në qëllime terapeutike.

Është e çuditshme që në kohën kur folur në gjuhë popullore për të ashtuquajturin islam të inspiruar me fundamentalizëm dhe terrorizëm fare pak në mesin e punëtorëve social terapeutik aktiv flet, e aq më pak shfrytëzon potencialin e motivuar pozitivisht, edukues, prevenues, dhe terapeutik të cilin e bartë me vete islami pishtar, mënyrë e jetës dhe fe. Në fund edhe vet i Dërguari i Allahut i fundit, Muhammedi s.a.v.s. erdhi të përsosë moralin e njerëzve që në mes tjerave nënkupton modifikimin e veseve të tyre të dëmshme dhe traditave. Këto ndryshime para se gjithash kanë qenë të bazuara në fuqinë e fesë dhe besimit, dhe në mbështetje për këtë flet edhe fakti që pjesa e kaptinave mekase të Kur'anit kanë qenë e fokusuar në ndërtimin e fesë së fuqishme te myslimanët e parë, ndërsa ka përmbajtur pak ose aspak, rregullative ligjore të cilat kanë kërkuar nga besimtari që t'i praktikojë apo të shmanget, nga disa gjëra.

Ato erdhën tek më vonë, kur myslimanët e parë ishin 'shpirtërisht, moralisht dhe psiqikisht' të gatshëm për kryerjen e obligimeve fetare.

Siç kemi parë, problemi i psikoterapisë bashkëkohore është si nga brenda me e motivuar varësin aktiv dhe potencial të drogës në lërjen e kësaj praktike. Islami këtë problem e ka zgjidhur thjeshtë dhe efikas.

Në mësimin islam vend të veçantë zënë besimi (imani) i cili paraqet fuqinë themelore motivuese në islam. esenca e imanit nuk është në deklarimin e thatë të besimit, as në kryerjen formale të rregullave fetare apo në njohjen e parimeve themelore të islamit.

Imani është bindje e sinqertë psikologjike e cila tejkalon dyshimin e njeriut dhe e mbush si dimensionin e brendshëm dhe të jashtëm të personalitetit të tij. Në këtë kuptim Shejh Jusuf el-Kardavi me elokuencë thotë: "Imani, në esencën e tij nuk është vetëm vepër e gjuhës, trupit apo mendjes. Ky është më tepër një gjendje psikologjike e cila arrin deri në thellësitë e personalitetit njerëzor dhe prekë të gjithë dimensionet e tij, qofshin ato kognitive, emocionale apo të dëshiruara."11

11. Jusuf Kardavi, 'El iman vel hajat' (Imani dhe jeta), Bejrut: Risale, faqe 30. Marrë nga shefik falah Alavneh, 'Human Motivation: An Islamic Perspective', The American Journal of Islamic Social Sciences 4, 1998, 25.

Imani (besimi i sinqertë) i shërben besimtarit si kontrollues i veprimeve të vetëdijshme. Mënyra se si ai do t'i kënaqë nevojat e tij fiziologjike më elementare p.sh. direkt është e përcaktuar me fuqinë e imanit të tij.

Nga e tërë kjo, përsëri rezulton që potenciali motivues i imanit mund të jetë me rëndësi të madhe për psikologët e sotëm mysliman dhe punëtorët social në luftën kundër narkomanisë, fenomen të cilin islami që qindra vjet më parë e ka karakterizuar si kob i cili shkatërron shpirtin, mendjen dhe trupin e individit dhe shoqërisë.

E që me forcën e imanit vërtetë mund t'i kundërvihemi këtij moderniteti, mund të vërehet jo vetëm nga shembujt e myslimanit të parë dhe abstinencës së tyre masive ndaj alkoolit, por edhe nga shembujt e shumtë nga e kaluara e afërt nga Perëndimi. Në realitet, me vite amerikanët pa sukses janë përpjekur të zgjidhin problemin e krimit dhe narkomanisë në kuartet zezake të Harlemit. Pasi që e përshkruan agoninë në të cilën gjendeshin marrësit e drogës në mesin e zezakëve në këtë kuart të Nju Jorkut shkrimtari i njohur amerikan, Xhejms Baldvin (James Baldwin) thotë në bestsellerin e tij 'The Fire Next Time' që jeta e këtyre njerëzve pas kalimit të tyre në islam tërësisht ka ndryshuar.

Kryesisht alkoolikët e rëndë dhe narkomanët dhe të burgosurit e mëparshëm, me pranimin e tyre të sinqertë të islamit si mënyrë e jetesës këta njerëz gati brenda natës u bënë qytetarë të pastër dhe moral tek të cilët pa ndihmesën e deridikurshme e zëvendësoi ndjenja e krenarisë dhe qetësisë. Sipas fjalëve të Baldvinit, këtë lloj të ndryshimit nuk kanë arritur ta bëjnë asnjë projekt i mëparshëm i institucioneve vullnetare shtetërore, arsimore dhe psikologjike në Amerikë.12

12. James Baldwin, 'The Fire Next Time', London: Penguin Books, 1962, faqe 39 dhe 68.

Përvojë të ngjashme na përcjellë edhe Malcolm X në autobiografinë e tij ku përmend sukses fenomenal të përfaqësueseve të Kombit Islam në shërimin nga varësia e drogës pasi që e pranonin islamin. pasi që ky sukses u prezantua dhe dokumentua në revistën e njohur amerikane 'New York Times', agjensionet shtetërore për përkujdesin social në SHBA nga organizatorët e kësaj feje të kampanjës së motivuar kanë kërkuar ndihmë për përparimin e programeve të tyre rehabilitues.13

13. Ibid, 9.

Shembulli vijues, përveç që ilustron efikasitetin e terapisë shpirtërore islame në shërimin e narkomanisë gjithashtu tregon që fuqia e islamit dhe imanit është e dobishme dhe efikase në rehabilitimin e varësve mysliman pa marrë parasysh në përkatësinë fetare të punëtorit social apo psikologut i cili ndihmon rehabilitimin e tyre. Në realitet psikologu gjerman Karl Shmit (Karl Schmidt) një kohë ka punuar në qendrën për rehabilitimin e varësve nga droga dhe alkooli në Brunei. Pasi që ka shfrytëzuar të gjitha metodat dhe teknikat bashkëkohore të cilat i ka mësuar gjatë ngritjes së tij psikoterapeutike në Angli, ky shkencëtar thotë që vetëm një numër i vogël i varësve u rehabilitua, dhe një përqindje e tyre e madhe më vonë u kthye në shfrytëzimin e narkotikëve. Kur ky psikoterapeut u kujtua dhe në programin rehabilitues për varësit mysliman përveç aktivitetit fizik futi edhe aktivitetin islam sikurse namazin, biseda dhe filma të ngërthyer me tematikë fetare, numri i të shënuarve në krahasim me programin e përmendur më lartë ishte shumë më i madh, ndërsa përqindja e atyre që u kthyen në shfrytëzimin e drogës ka qenë shumë më i vogël.

Është interesant por njëkohësisht edhe pikëlluese që kur Shmiti i cili është jomysliman, paraqiti rezultatet e punës së tij në Kongresin Arab të psikiatrisë të mbajtur në Aman në vitin 1987, fjalën e morri një psikiatër arab i vesternizuar, i cili natyrisht bile deklarisht ishte mysliman, me cinizëm e pyeti këtë psikolog se si shkencëtar i trajnuar ka mundur të shfrytëzojë aktivitetet fetare në procesin e tij terapeutik. Me fjalë tjera, si ka mundur të përziejë religjionin dhe shkencën, dy fusha të cilat nuk duhet përzier. Psikologu gjerman atëherë i qetë dhe bindshëm iu përgjigj këtij 'shkencëtari' mysliman: "Unë nuk jam mysliman, por i krishterë. Mirëpo, meqë terapia e orientuar islame ka më shumë sukses në shërimin e myslimanëve se sa teknikat terapeutike shekullare atëherë si të tilla duhet shfrytëzuar pa marrë parasysh a beson dikush në islam apo jo."14

14. Ibid, 9-10.


Konkludim

Në fund, natyrisht parashtrohet pyetja çfarë duhet bërë konkretisht? Nëse fuqia e fesë dhe imanit mund të shfrytëzohet në mënyrë konstruktive dhe efikase duke e futur në procesin rehabilitues të varësve aktiv të drogës në mesin e myslimanëve, dhe e pamë se mund të inkorporohet, atëherë nuk na mbetet asgjë tjetër por që institucionet përgjegjëse islame të indojnë formimin e qendrave rehabilituese ose reparteve në qendrat ekzistuese në të cilat të punësuarit në modelet bashkëkohore (psiko)terapeutike dhe teknikat e inkorporuar me mjeshtëri si dhe potencialin lëvizës dhe motivues të dimensionit shpirtëror të njeriut. Natyrisht, kjo nënkupton krijimin e 'kuadrit profesional' i cili drejtë, parimisht dhe në mënyrë origjinale të kuptojë dhe shfrytëzojë potencialin e mësimit islam dhe imanin.

Në ndërtimin e këtyre ekspertëve me rëndësi të madhe do të kishin institucionet ekzistuese islame të cilat do të interesonin punëtorët aktiv social dhe të tjerë nëpërmes aktiviteteve seminarike të njohën me këtë kontekst, si dhe me mësimet dhe konceptet relevante islame, duke i ofruar mundësinë e aplikimit të tyre.

Medresantët, të cilët pas shkollës së mesme shpesh vendosin të vazhdojnë shkollimin në degët për punë sociale, pedagogji dhe psikologji, duhet të nxiten që në këtë rast të angazhuarit në entet rehabilituese për varësit e drogave përveç arsimimit profesional të arritur gjatë studimeve të tyre mund t'i ndihmojnë rehabilitimin e këtyre pacientëve. Për këtë, në botën myslimane tani më ekzistojnë këso qendra rehabilituese për konsumuesit e drogës të cilët me dëshirë të madhe mirëpresin që përvojën e tyre në aplikimin e fesë në luftë kundër varësisë ta transmetojnë tek vëllezërit e tyre kudo që janë.15

15. Një qendër e tillë ekziston në Kuvajt, me titull Besha'ir el-hajr (Lajmëtarët e dobisë).

Shpresojmë se këso dhe iniciativa të ngjashme do të japin fryte programeve dhe qendrave rehabilituese efikase të cilat do tu ndihmojnë myslimanëve kudo që janë e veçanërisht myslimanëve në Shqipëri e Kosovë, që të zgjidhin kobin e shkaktuar nga narkomania.


Artikulli i kaluar
Fenomenologjia e festave
Artikulli radhës
Në takim me Ramazanin

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi