Çfarë e pengon pranimin e lutjes

Ka shumë gjëra që bëhen pengesë për pranimin e lutjes. Ato mund t’i përmbledhim në këtë mënyrë:

Shirku ndaj Allahut

Allahu i Madhëruar thotë: "Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit." (Ez-Zumer, 65)

"Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Tij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt te doje. Kushdo që i bën shirk Allahut (në adhurim), ai me të vërtetë, ka humbur dhe është' larguar shumë prej udhës së drejtë."(En-Nisa.116.)

Te qenet i pasinqerte

Sinqeriteti është kusht për pranimin e lutjeve dhe adhurimeve. Vepra pa sinqeritet është vepër e pashpirt.

Të mos lutesh për prindërit

Nuk i pranohen lutjet atij që nuk lutet për prindërit e tij.

Të bësh padrejtësi

Për shembull, të kalosh njerëzit që janë në radhë para teje, është një padrejtësi. Kjo bëhet shkak që të mos pranohet lutja.

Mëkatet janë ato që e pengojnë pranimin e lutjeve dhe që sjellin fatkeqësi.

Transmetohet nga Enesi, radijallahu anhu. I thashë të Dërguarit të Allahut:
"0 i Dërguari i Allahut! Dua që të më pranohen lutjet”

I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, me tha: "0 Enes, fito hallall, vishu me hallall dhe ha nga hallalli, sepse atij që e ka rrobën prej haramit dhe atij që ka ushqim haram në stomak, nuk i pranohet adhurimi dyzet ditë!”

Përsëri Enesi, radijallahu anhu, transmeton: “I thashë të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ve selem: "0 i Dërguari i Allahut! Lutju Zotit që të më pranojë lutjet!”

I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, më tha: "0 Enes? Fitoje ushqimin nga hallalli! Nëse mjaftohesh me ushqim hallall. do të të pranohen lutjet." (Taberani)

-Atij që ha haram, nuk i pranohen lutjet dhe adhurimet (Ibrahim Xhanan, Enciklopedia e Hadithit, 14/306.)
-Trupi që ushqehet me ushqim haram, bëhet lëndë djegëse e xhehenemit
-Allahu nuk e pranon adhurimin e atij që ka ushqim haram në stomakun e tij"(lmam Gazaliu, Ihja, 2/239)
-Hallalli ka shpërblim, ndërsa harami ka ndëshkim.
Ushqimi haram e prish brezin dhe e shkatërron shoqërinë. Anarkia, vjedhja, rrëmbimi, dhunimi dhe agresiviteti që shkatërrojnë shoqërinë, ndodhin për shkak të ushqimit haram dhe mëkateve. I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, thotë:
"...Njeriu ngre duart drejt qiellit dhe lutet: “0 Zot, o Zot! Por, gjërat që ka i ngrënë, pirë dhe veshur janë haram. Si t'i pranohet lutja një njeriu të tillë?" (Muslim, Zekat, 19; Tirmidhi, 661; Bejhaki, Sunen, 6187.)

Këtu vihet në pah fakti se ushqimi, pirja dhe veshmbathja haram, janë disa prej pengesave më të mëdha për mospranimin e lutjeve.

-Gënjeshtrat dhe mëkatet e pakësojnë riskun e njeriut.

"Me të vërtetë, Allahu Teala nuk e pranon lutjen që del nga një zemër e pavetëdijshme dhe neglizhente."(Tirmidhi, Deavat, 11,66-374; Hakim, Mustedrek, 1/493.)
Musai, alejhis-selam, i tha Zotit: "0 Zot! Filan rob Yti ka shumë kohë që të lutet, por nuk i pranohet lutja. Cila është urtësia e kësaj?" Allahu Teala i tha: "0 Musa! Unë nuk e pranoj lutjen e atij robi, sepse rrobën që ka veshur, e ka marrë me para haram."

Edhe për një tjetër, Allahu (xh.sh.), i tha: "0 Musa! Unë kam më shumë mëshirë se ti për robërit e mi, por ky rob lutet me gjuhen e tij, ndërsa me zemër, mendon për qethjen e deleve dhe për shitjen e leshit të tyre. Unë nuk e pranoj lutjen e dikujt që e ka zemrën te delet"

"0 Musa! Edhe nëse robi i ngre duart lart aq sa mund t'i thyhen brinjët, Unë nuk ia pranoj lutjet, përderisa te mos zbatoje obligimet e tij." (el-Mu'xhemu'l-Kebir 12/212 Xhamiu'l-Ulum, fq. 108.)

Nëse njeriu e neglizhon predikimin e fesë dhe nuk e bën atë synim të jetës së tij, kjo ia pakëson riskun atij.

"Mos u anko për vonimin e pranimit të lutjeve, kur i ke mbyllur me mëkate rrugët e pranimit" (Hilje, 10/53.)

"Gjumi në mëngjes, është një pusi për risku. Risku shpërndahet në kohën e agimit"

Nëna e Sulejmanit a.s., i thoshte shpesh atij: "0 bir! Mos fli shumë natën, sepse gjumi i tepërt gjatë natës, e le njeriun të varfër Ditën e Kiametit"

-Të mos jesh mesatar në lutje dhe kalimi i kufijve ne te.
-Të mos nxitosh ne çështjen e pranimit të lutjes.
-Mosbindja ndaj Allahut Teala. Moszbatimi i farzeve.
-Së fundi, dobësimi në fe, lënia e namazit, zhytja në epshe, bindja ndaj shejtanit, kamata, prostitucioni, përhapja e zinasë në shoqëri dhe insistimi në mëkate, janë gjëra që e pengojnë pranimin e lutjes. Sepse mëkatet dhe mosbindja, janë pengesë për pranimin e lutjes.

Njëra prej gjërave që e pengon pranimin e lutjes është "shkëputja e marrëdhënieve me të afërmit".



Ibrahim Koç
Etika 59