Hong-Wu (i njohur edhe si Zhu Yuanzhang) ishte një perandor kinez i cili sundoi gjatë periudhës 1368 - 1398. Ishte perandori i parë i dinastisë Ming, që udhëhoqi ushtrinë e cila e çliroi vendin nga dinastia mongole Yuan.
Edhe pse nuk ishte musliman, Hong-Wu kishte urdhëruar të ndërtohen disa xhami në qytetet: Nanjing, Yunnan, Guangdong dhe Fujian. Ai rindërtoi xhaminë Jinjue në Nanjing, ndërsa gjatë sundimit të tij një numër i madh i Hui muslimanëve (muslimanë me prejardhje kineze) janë zhvendosur në këtë qytet.
Në ushtrinë e tij kishte dhjetë gjeneralë muslimanë, disa prej tyre ishin: Chang Yuchun, Lan Yu, Ding Dexing, Mu Ying, Feng Sheng dhe Hu Dahai. Përveç kësaj, gruaja e perandorit Hong Wu, perandoresha Ma, ishte pasardhëse e një familjeje muslimane, e ai, gjithashtu, ishte edhe anëtar i një grupi rebel islamik të udhëhequr nga Guo Zhixin.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/hongwu_1361569560.jpg[/img]
Perandori kinez Hong Wu
Perandori Hong Wu shkroi një poemë prej njëqind fjalëve, qindra karaktereve kineze, ku lavdëron dhe falënderon Islamin, Allahun xh.sh., e Muhamedin s.a.v.s., dhe urdhëroi që këto vargje të vendosen në secilën xhami të ndërtuar.
Poema është shkruar në formë të këngës, ku secili varg cilën përmban katër fjalë, katër karaktere kineze dhe katër rrokje. Duke pasur parasysh pamundësinë e ruajtjes së kësaj teknike gjatë përkthimit, dhe për të ruajtur kuptimin e poemës, ne kemi hequr dorë nga kjo përpjekje, prandaj poemën do ta paraqesim ashtu që ta ruan kuptimin sa më të plotë.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/chinesepoemmuha_1361569487.jpg[/img]
Poemë për Muhamedin s.a.v.s.
Që nga krijimi i Universit,
Zoti vendosi të dërgojë,
Këtë njeri të mrekullueshëm që thërret në besim
Në Perëndim ka lindur,
Librin e shenjtë e pranoi,
Librin tridhjetë pjesësh,
Të jetë udhëzues i tërë njerëzimit,
Sundimtar mbi të gjithë sundimtarët,
Udhëzues i të gjitha të mirave,
I ndihmuar nga i Lartësuari,
Që popullin e tij ta mbrojë,
Me pesë namaze ditore,
Në heshtje duke shpresuar për paqe,
Zemra e tij e kthyer kah Allahu,
Të varfrit nga fatkeqësitë i ka mbrojtur,
Përmes errësirës së kohës duke shikuar,
Shpirtrat i ka shpëtuar,
Nga errësira e mëkateve të tyre,
Mëshira e botërave,
Rrugën e lashtë e të drejtë u ka treguar,
Duke fshirë të keqen,
E përhapi besimin e tij të pastër dhe të vërtetë,
Muhammedi,
Fisniku dhe madhështori.