Edhe pse kam pamje të thjeshtë, dhe strukturë të dobët fizike, unë jam në gjendje të ndryshoj rendin botëror.
Gjithashtu, jam në gjendje të ndryshoj sjelljen dhe natyrën e njerëzve, sepse ata më adhurojnë pa masë. Shumë njerëz, në emrin tim, ndryshojnë personalitetin e tyre, tradhtojnë miqtë e tyre, shesin trupat e tyre dhe në fund, humbasin edhe besimin e tyre (imanin)!
Nuk e kuptojnë dallimin mes drejtësisë dhe ligësisë, por njerëzit, megjithatë, më përdorurin si pikë referimi për përcaktimin e pozitës në shoqëri, dhe sipas meje vendosin nëse një person është i pasur apo i varfër, ose më mirë të themi, i nderuar apo i çnderuar.
Edhe pse nuk jam Iblisi (Shejtani), njerëzit për shkakun tim shpeshherë bëjnë mëkate.
Nuk jam palë e tretë, por shumë burra dhe gra ndahen për mua.
Është e dukshme se nuk jam Zot, por shumica e njerëzve më adhurojnë si të jem Ai. Në fakt, robtë e Zotit, shpeshherë më nderojnë, edhe pse Zoti i ka porositur që t’mos bëhen rob të mi.
Është dashur të jem në shërbim të njerëzimit, megjithatë, shumica e njerëzve janë në shërbimin tim!
Edhe pse kurrë nuk do të sakrifikohesha për dikë, shumë njerëz janë të gatshëm të vdesin për mua.
Duhet t'ju kujtoj se unë jam instrument për pagesën e ilaqeve tuaja, por kurrsesi nuk mund t’ju zgjas jetën.
Kur një ditë do të dilni para Zotit, unë nuk do të jem me ju, as nuk do të jem shpengim për mëkatet tuaja. Ju do të përballeni vetë me Krijuesin tuaj dhe të pranoni gjykimin e Tij.
Ndoshta në atë kohë do të pyeteni: “A më keni përdorur mua për një arsye të mirë, ose më keni barazuar me Zotin???
Duhet ta dini edhe këtë, unë nuk do të jem me ju në Parajsë!!!
Pra, mos më kërkoni atje ...