Ajetete e Allahut janë kudo, rreth teje, ndoshta më i vogli ndër ata është e gjithë ajo me çka të udhëzoi.

Në veten tënde janë aq shumë ajete, vetem t’i hapësh sytë dhe me sigurinë më të madhe do t’i shohësh.

Kjo botë është përplot sekrete, nëse provon t’i shpjegosh nuk do të kesh mundësi.

Pyete mjekun e sëmurë: “Kush është ai që të ka sëmurë”?

Pyete të sëmurin të cilin mjekët nuk patën mundësi ta ndihmojnë: “Kush është ai i cili të shëroi”?

Pyete të shëndoshin i cili është duke vdekur: “Kush është ai i cili ta mori jetën duke qenë i shëndoshë”?

Pyete atë i cili duke parë gropën në rrugë bie në të: “Kush është ai i cili të shtyri në atë gropë”?

Pyete njeriun e verbër i cili në tollovi ecë pa kurrfarë mundi: “Kush është ai me ndihmën e të cilit je duke ecur”?

Pyete foshnjën në mitër: “Kush është ai i cili të ruajti dhe për ty është kujdesur”?

Pyete foshnjën e cila posa lindi filloi të qajë: “Kush është ai që ta dhuroi zërin me të cilin je duke qajtur”?

Kur e sheh gjarprin duke lëshuar helmin, pyete: “Kush është ai që ta mbushi gojën me helm”?

Dhe pyete: “Si mund të jetosh përderisa gojën e ke të mbushur me helm”?

Pyete bletën prej nga i vjen mjalta, dhe pyete mjaltën kush të ëmbëlsoi!

Pyete qumështin, e pastër dhe të bardhë: “Kush të bëri qumësht”?

Kur e sheh një (zog) të gjallë nga (veza) e vdekur duke dalë, pyete: “Kush është ai që të ngjalli”?

Pyete bimën e cila thahet pas gjelbërimit: “Kush të ka tharë”?

Kur e sheh trëndafilin në shkretëtirë duke lulëzuar, pyete: “Kush është ai i cili në shkretëtirë jetën ta dhuroi”?

Kur e sheh hënën qiellin duke ndriçuar, pyete: “Kush është ai i cili dritën ta dhuroi”?

Pyeti rrezet e diellit që janë lëshuar, derisa ai (dielli) qëndron lartë: “Kush është ai i cili ju lëshoi kaq poshtë”?

Kur e sheh palmën e cila nga nga një farë e vogël mbiu, pyete: “Kush është ai që nga fara e vogël të degëzoi”?

Kur e sheh zjarrin e ndezur, pyete: “Kush është ai që të ndezi dhe të nxehtë të bëri”?

Kur e sheh kodrën e madhe duke qëndruar mbi re, pyeti majet e saj: “Kush është ai i cili ju ngreu kaq lartë”?

Kur e sheh gurin i cili nga uji copëtohet, pyete: “Kush është ai që duke qenë kaq i fortë, të thërrmoi”?

Kur e sheh lumin e pastër duke rrjedhur, pyete: “Kush është ai i cili të lëvizë”?

Kur e sheh detin e njelmët dhe të shqetësuar, pyete: “Kush të bërë të njelmët dhe të valëzuar”?

Kur e sheh natën e errët, pyete: “Kush të bëri kaq të errët”?

Kur e sheh mëngjesin, e freskët, pyete: “Kush është ai që pas errësirës të bëri të ndriçuar”?

Të gjitha këto shenja përgjigje do të japin, do t’i kuptosh të gjitha, nëse deri më sot nuk i ke kuptuar!

Ai është ALLAHU, Një, I Vetmi, të gjitha që i kemi Ai na ka dhuruar.

O Ti që lulen e bëre të rritet dhe të lulëzon, lulëzimin dhe aromën kurrë nuk e humb ai që të thërret

O Ti që lumenjtë i bëre të rrjedhin, rrjedhën e udhëzimit kurrë nuk e ka humbur ai që të thërret

O njeri, ndalu dhe shiko rreth vetes, kthehu tek ALLAHU me pendim dhe sinqeritet që më vonë mendja mos të vret.

Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë). (Kur’an”: 2-22)


Artikulli i kaluar
Emri im është PARA!
Artikulli radhës
Nëna