"Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj."(Lukman 14)

Nëna, mbretëresha e çdo shtëpie, grua e cila me të gjitha forcat lufton për t’ia ofruar dhe siguruar mbrojtjen dhe edukatën më të mirë fëmijës së saj.
Nëntë muaj të ruan dhe të mban nën zemrën e saj, përcjellë çdo veprim tëndin, me lot në sy i kujton gjatë gjithë jetës hapat e tu të parë, dhe lut Allahun Fuqiplotë të të mbroj që nga hapat e tu të parë, e deri në të fundit, të ruaj, dhe të udhëzoj të ecësh në rrugën e drejtë. I harron ajo të gjitha vuajtjet dhe mundimet që i kishte gjatë lindjes, kur dëgjon vajin tënd, e të shtrëngon në kraharor. Askush në këtë botë nuk mund të dojë me aq dashuri, pa rezervë, me shumë ëmbëlsi dhe butësi. Çdo sukses yti e gëzon me shumë se ty, çdo lot yti i dhemb më shumë se sa ty. Nuk janë të mundimshme as netët të cilat i ka kaluar zgjuar pranë shtratit tënd, kur ishe i sëmurë, duke lutur Allahun e Mëshirshëm që të shëroj, kjo është ajo lutja e saj.
Për fat të keq, shumë shpejt i harrojmë orët që nënat na i kanë dhuruar duke u kujdesur për ne, pa menduar as për një moment për veten e tyre. Shumë lehtë e fshijmë nga kujtesa, psherëtimën e rëndë që dilte nga gjoksi i saj, lotët që rridhnin në fytyrën e saj të njomë, kur ne ishim të sëmura.
Dora e bukur e saj, derisa kalon mbi fytyrën tënde, është vetëm një thermi e butësisë që gjendet në zemrën e saj.
Ka shumë transmetime, hadithe të shumta dhe ajete kur’anore që flasin për nënat, të drejtat e tyre, rolin që duhet të ketë në jetën e çdo njeriu, si dhe vendin ku duhet të janë e vendosur në zemrat tona.
Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: "Xhenneti është nën këmbët e nënës."
A nuk meriton nëna, o njeri, të jetë e kënaqur.
Ajo kërkon shumë më pak se që të ka dhënë ty. Vetëm pak kujdes, vëmendje, fjalë të ngrohta dhe butësi, në ditët kur mosha e vjetër përfshin trupin e saj, që për vite të ka mbrojt si luaneshë, kjo është e gjitha që ajo dëshiron.
"E drejta e nënës është që ti të dish se ajo të ka bartur aty ku nuk do të kishte bartur askush, të ka dhënë frutin e zemrës së vet që askush askujt nuk ia jep, dhe të ka mbrojtur me të gjitha pjesët e trupi të saj. Nuk është brengosur a ka diç për të ngrënë deri sa të ushqehesh ti, a ka diç për të pirë deri sa të pish ti, a ka diç për të veshur deri sa të vishesh ti dhe nuk është brengosur pse ajo është në diell përderisa ti je nën hije. I ka lënë ëndrrat për shkak tëndin, të ka mbrojtur nga të nxehtit dhe të ftohtit, dhe gjithë këtë vetëm që të ketë ty. "(imam Zejnul Abidin)
"Të gjitha këto vetëm që të ketë ty! "Ja çfarë kërkojnë nënat tona prej nesh, që të jemi mirë dhe shëndosh, dhe si të tillë të mund të na shikojnë dhe t’i gëzojnë sytë e tyre me këtë skenë. Zemra e tyre është e kënaqur, kur arrijnë qëllimin e jetës së tyre. Kurse ne bëhemi aq arrogantë, dhe as atë nuk mund t’ua ofrojmë, nuk duam që vetvetes t’ia sigurojmë Xhennetin. Ato kanë të drejtë të kërkojnë shumë më tepër. Kjo është dëshmuar nga hadithi në vijim:
"Ebu Hurejre r.a. tregon se ka ardhur një njeri tek Muhamedi s.a.v.s. dhe e ka pyetut: "O i Dërguari i Allahut, cili prej njerëzve e meriton respektin tim maksimal? '' Nëna jote "-. Edhe kush tjetër? Pyeti ai. "Përsëri, nëna jote. '- Edhe kush tjetër? Pyeti ai. "Përsëri, nëna jote”. '- Edhe kush tjetër? Pyeti ai. "E më pastaj babai yt”. '- U përgjigj ai.”
Ja se çfarë thotë njeriu më i mirë në rruzullin tokësorë rreth rolit të nënës, respektit që ajo meriton dhe në të cilën ka të drejtë. Përse kjo neglizhencë? Përse i hedhin në errësirë, orë e orë të tëra të brengave të saj, përderisa na pret të kthemi nga shkolla, çdo kafshatë me të cilën ne ushqehemi është ushqim të ajo, e përgatitur me kujdes për ne, duke u përpjekur që gjithnjë e ngrohtë të na pres pranë tryezës.
T’i lëmë mënjanë për një çast të gjitha punët që e përmbushin ditën e sotme dhe t’ju kushtojmë pak vëmendje nënave tona. Të mos mundohemi që t'ju kthejmë të gjitha të mirat që i kanë bërë për ne, sepse kurrë nuk do ta arrijmë këtë qëllim, por të përpiqemi që me veprat tona t'i falënderojmë për kontributin e dhënë për ne. Të flasim me më tonë butë, sepse edha ato janë të buta ndaj nesh.
Abdullah ibn Ebu Evfa,r.a.transmeton: Në një moment, ndërsa ne ishin ulur me Resuli-Ekremin s.a.v.s. erdhi një person dhe i tha: "Ja Resula-Allah, është një djalosh i ri, i cili është i shtrirë në shtratin e vdekjes. Edhe pse po i sugjerohet të thotë La ilahe ilall-llah, ai nuk po mund ta thotë "Resuli-Ekrem, e pyeti:". A ka falur namaz? " Njeriu iu përgjigj: "Po". Pas kësaj, Pejgamberi s.a.v.s. u ngrit. U ne U ngritëm edhe ne baskë me të. Resuli - Ekrem, s.a.v.s. hyri tek djaloshi dhe e urdhëroi atë: "Thuaj La ilahe il-lallah." "Nuk mund ta them" Kur Pejgamberi s.a.v.s. e pyeti për arsyen, ata i thanë: "Ishte i pa dëgjueshëm ndaj nënës së tij". Pastaj i Dërguari i Allahut, s.a.v.s.pyeti: "A e ka nën gjallë". Të pranishmit iu përgjigjën, po. Atëherë Resulullahi s.a.v.s.urdhëroi: “Thirreni le të vijë”. Menjëherë pas thirrjes erdhi, dhe Pejgamberi s.a.v.s. e pyeti: "Shiko, sikur në atë anë të jetë ndezur një zjarr i madh, dhe sikur ty të thoshin: "Nëse kërkon mëshirën për djalin tënd , ne nuk do ta hedhim në këtë zjarr. E nëqoftëse ti nuk kërkon mëshirë ne do ta djegim, çfarë do të veproje? A do të përpiqeshe për të”? Gruaja tha: "Do të bëhesha ndërmjetësuese". Atëherë Pejgamberi, s.a.v.s. tha:" Në këtë rast, merre Allahun xh.sh. dhe mua për dëshmitar se ti je e lumtur me djalin tënd". Gruaja e dëgjoi: " O Allahu im, të marr ty dhe Resulullahun për dëshmitarë. Jam e kënaqur me djalin tim, ia fala hakun tim". Pejgamberi s.a.v.s. u kthye kah i sëmuri dhe i tha: “Thuaj La ilahe illa Allahvahdehu la sherike leh ve eshedu enne Muhammeden abduhu ve Resuluhu. " Djaloshi menjëherë e shqiptoi shehadetin. Pas kësaj Resulullahu s.a.v.s. tha: "Falënderimi i qoftë Allahut, me ndërmjetësimin tim, e shpëtoi këtë djalosh nga zjarri i xhehennemit." (Hadithi transmetohet nga Taberaniu dhe Ahmed ibn Hambeli)
" Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”. " (El-Isra: 23-24)



Përktheu dhe përshtati: Esat Rexha


Artikulli i kaluar
Ajetet e Allahut
Artikulli radhës
Nata e parë në varr