Në mëngjesin e së dielës (02:00), ka përfunuar llogaritja dimrore e kohës dhe me lëvizjen e akrepave për një orë para (03:00) ka filluar llogaritja verore e kohës, sipas zonës kohore të evropës qëndrore.
Edhe pse idetë për llogaritjen verore të kohës kanë ekzistuar edhe më parë, për herë të parë pas luftës së parë botërore, e ka futur Gjermania, për shkak të kursimit të burimit kryesor të energjisë - qymyrit. Shumë shpejtë ky shembull është ndjekur edhe nga Britania e Madhe.
Qëllimi i procedurës është pajtushmëria më e mirë mes orëve të ditës, kohës së punës e orarit shkollor. Kështu mbetet një orë e ditës më shumë për aktivitetet ditore. Edhe qeveritë zakonisht e justifikojnë si masë e kursimit të energjisë, pasi ajo lejon përdorimin më efikas të diellit natyrorë gjatë muajve të verës.
Në hemisferën llogaritja verore e kohës zakonisht fillon të dielën e fundit të muajit mars ose të dielën e parë të muajit prill dhe mbaron të dielën e fundit të muajit tetor. Megjithatë, ka përjashtime. Për shembull, që nga viti 2007 SHBA dhe Kanada llogaritjen verore të kohës e fillojnë të dielën e dytë të muajit mars dhe e përfundojnë të dielën e parë të muajit nëntor. Më herët, fillimi i llogaritjes verore të kohës në SHBA është bërë për shkak të presionit të imponuar nga disa lobe, si p.sh. kompanitë e mëdha të shitjes me pakicë të cilët pretendonin se kjo ka efekte pozitive në fitimet e tyre.
Nga viti 2002 BE-ja ka caktuar të dielën e fundit të muajit mars, si fillim dhe të dielën e fundit të muajit tetor, si përfundim të llogaritjes verore të kohës. Llogaritjën verore të kohës në Evropë e përdorin të gjitha vendet me përjashtim të Islandës, dhe të gjithë e fillojnë dhe e përfundojnë në të njëjtën ditë.
Nga viti 2011, Rusia ka marrë vendim për anulimin e lëvizjes së akrepave të orës, me këtë edhe anulimin e llogaritjes dimërore të kohës.
- Jemi mësaur t’i lëvizim akrepat e orës në pranverë dhe në vjeshtë, por kjo na pengon të gjithëve. Kjo me të vërtetë destabilizon ritmin biologjik të njeriut, kjo të nervozon. E çfarë të themi për lopët e gjora dhe kafshët tjera që nuk kuptojnë se koha ka ndryshuar dhe nuk kuptojnë pse duhet të mjelen në kohën tjetër – kishte thënë atëherë presidenti Dmitrij Medvedev.