Gratë në nikab qepin topa për Ligën e Kampionëve

Topi me të cilin Bayerni i Mynihut mposhti Borussia Dortmundin në Champions League në finalen e Wembledonit në Londër, është punë e grave pakistanezë të cilët me duart e tyre qepin topat për kompaninë e mirënjohur Adidas, por edhe për gjigandët tjerë të industrisë sportive.

Revista gjermane Der Spiegel flet për historinë e grave që qepin çdo pjesë të topit, veç e veç, i pastrojnë me peshqirë, dhe vetëm më pas topi kalon në testin final, në makina.
Me një top merren 17 gra, dhe të gjitha pjesët i punojnë me dorë.
Është fakt interesant se në fabrikat pakistaneze më nuk punojnë fëmijët. Kontrollet janë aq të rrepta sa që askush nuk rrezikon më me gjëra të tilla.
90 për qind të topave fabrika pakistaneze ia shet Adidasit, derisa brenda ditës prodhon 20.000 copë.
Për punën e tyre gratë marrin 90 € në muaj, e në raftet e dyqaneve evropiane një top shitet për 140 euro.