Në Britani lind kali më i vogël në botë
Më datë 22 prill në fermën e kuajve në New Hampshire lindi kali më i vogël në botë. Kali i racës pinto, i cili mund të thyej çdo rekord të vendosur deri tani, erdhi në këtë botë me vetëm 2.7 kilogramë dhe me lartësi gjithsej 35 centimetra dhe quhet Einstein
“Ishte aq i vogël dhe as që mund të lëvizte, kur e pashë mendova se nuk është i gjallë”, ka thënë kujdestarja e kuajve Judy Smith dhe ka shtuar se së shpejti ajo do të kontaktojë me komisionin e librit të rekordeve Guinness.
Ajo është e bindur se Einstein do të hyjë në histori sepse për më shumë se 20 vjet sa merret me kujdesin ndaj kuajve, nuk ka parë një kalë aq të vogël siç është Einstein.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës