Gjeniu dy vjeçar nga Anglia

Djaloshi dy vjeçar nga Anglia, Adam Kirby, është bërë anëtari më i ri në moshë i Mensës, shoqëria më e vjetër dhe prestigjioze e njerëzve që konsiderohen gjeni.

Koeficienti i inteligjencës së tij është më i lartë se dy i liderëve më të pushtetshëm në botë, Barack Obamas dhe David Cameronit.

Gjatë jetës së tij dy vjeçare, djaloshi i vogël ka lexuar Shekspirin dhe ka mësuar gjuhën japoneze, spanjolle dhe franceze.
Që kur nisi të lexonte në moshën një vjeçare, prindërit e kuptuan se kishin të bënin me një fëmijë ndryshe nga të tjerët.

“Është e jashtëzakonshme, derisa fëmijët tjerë mësonin të ecnin, djali ynë lexonte libra”, thotë babai i gjeniut të vogël me koeficient inteligjence 141.