Chengmai, fshati kinez me më shumë se 200 njëqindvjeçarë

Fshati Chengmai në ishullin tropik Hainan, në jug të Kinës, ka popullatën me jetëgjatësinë më të madhe në botë.

Në këtë fshat jetojnë më shumë se 200 njëqindvjeçarë dhe të paktën tre persona i kanë nga 110 vjet e të tillë në botë janë së paku 400.

Jetëgjatësinë e vet ata e shpjegojnë me punimin tokës, ushqimin e shëndoshë dhe lidhjen me familje.

Bashkësi me përqindje mbi mesatare të qindvjeçarëve ka edhe në vende të tjera në planetë: në Kubë, në ujdhesa greke, dhe në një siujdhesë të Kosta Rikës e shkencëtarët kanë konstatuar se jeta në këto vende ka disa karakteristika të përbashkëta. Në të gjitha këtë vende, pra, njerëzit jetojnë lidhur ngushtë me bashkësi në të cilat jeta familjare është shumë e rëndësishme, fakti se gjenden në fshat dhe jetojnë nga bujqësia që kërkon punë fizike - shumica e banorëve janë bujq, ushqehen me kryesisht me prodhime bimore. E gjitha vlen edhe prë fshatin Chengmai.

- Kurrë nuk kam ushtruar nëse nuk llogaritet puna e rëndë fizike, thotë Vang Kailu, i cili me gruan jeton Vu Aihe jeton në kasolle..

Ata janë martuar para 68 vjetëve, në ditën e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytët Botërore. Vang nxjerr ujë nga bunari dhe edhe në këto vite merrte me bujqësi.